All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

"I kam parë, Kryeministri i takon drejtuesit e mafias në zyrë!", Ahmetaj flet nga arratia! Kompani ministrash të përfshirë në kontratat Shqipëri-Itali, Rama sonte intervistë për Rai 3

• Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj duket se ka refuzuar të heshtë ndonëse në arrati. • Teksa audienca mbetet në pritje të reportazhit të radhës të bërë me dije se do të publikohet nga Rai 3, sërish në emisionin "Report", në lidhje me Shqipërinë, Ahmetaj ka hedhur deklaratat e tij.•  I intervistuar nga mediat italiane, Ahmetaj ka deklaruar se grupet kriminale në Shqipëri i fitojnë kontrata falë ndërmjetësve dhe pastrojnë para përmes ndërtimit. • Ai ka shtuar se këto grupe kriminale koordinohen me kryeministrin Edi Rama. • Ish-numri dy i qeverisë ka pohuar se ka parë drejtues të mafias në zyrën e kryeministrit Rama. • Nga ana tjetër mediat italiane japin dhe versionin e Ramës i cili ka thënë se Ahmetaj bën pjesë te njerëzit që nuk duhen marrë seriozisht dhe se politika shqiptare nuk është e ndotur nga mafia. • Mëtej në artikull përmenden emra biznesmenësh dhe personash të lidhur me politikën, por edhe me kartelat krimale ndërkombëtare. • Po ashtu mediat italiane vijonë të shkruajnë referuar çështjes së marrëveshjes së dy shteteve për qendrat pritëse për emigrantët.• Mbetur në këtë atmosferë e transmetimit të reportazhit tjetër të emisonit Report, mediat nga përtej Adriatikut kanë shpalosur disa artikuj ku publikojnë copëza nga ajo çka pritet të dalë nga emisioni. • Korrupsioni, kontratat e paligjshme, lidhjet politike, ndërtimi si sektor i pastrimit të parave janë vetëm disa nga çështjet që prekin artikujt.• Nuk mbeten pas as të implikuarit nga pala italiane, ku përmendet një ministër dhe djali i tij si dhe kompanitë e investimeve në të dyja shtetet. • Kryeministri Edi Rama pritet të shfaqet mbrëmjen e sotme në ekranin e Rai 3, në emisionin Report në një intervistë ekskluzive për ta. • Kjo intervistë vjen pas akuzave të ndërjsella të bëra në distancë që pas publikimit të reportazhit të parë. • Mediat italiane shkruajnë se emisioni Report e ka vijuar hulumtimin edhe në këtë episod të dytë në vendin tonë. • Sipas tyre, hulumtimi i emisionit Report konsiston në mbledhjen e provave dhe dëshmive të reja për ndërhyrjet në politikën dhe ekonominë shqiptare të organizatave mafioze, të cilat, sipas Report, kanë ndikuar në sferat më të larta institucionale. • Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije me anë të një postimi në Facebook se sonte në emisionin Report të Rai 3, do të transmetohet një episod i dytë dedikuar Shqipërisë ku nuk do të mungojë dhe fjala e tij me anë të intervistës. • Rama e ka shoqëruar postimin me një foto ku shihet i përqafuar me gazetarin italian dhe shkruan në fund të fjalëve të tij se Giorgia Meloni, kryeministrja italiane, është shenjestra kryesore e emisionit Report të Rai 3. • Ndër të tjera, Rama shkruan se emisioni bëri para disa javësh një reportazh ku përzieu në të njëjtin kazan, sipas tij, prodhimet e sherrit politike italian mbi marrëveshjen Itali-Shqipëri për qendrën e pritjes së emigrantëve në Shëngjin. • Ai shton se kjo u përzie me llumin e eksportuar nga kanalet e ujërave të zeza politike e mediatike të Tiranës, duke cënuar imazhin e Shqipërisë dhe dinjitetin e shqiptarëve.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Dëgjoni e gjykoni vetë, nesër flasim, këtu jemi", intervista sonte për Rai 3, i përqafuar me gazetarin italian, Rama: Giorgia, shënjestra kryesore e emisionit

"I kam parë, Kryeministri i takon drejtuesit e mafias në
Gazetari italian dhe Edi Rama
All - Paragraf - 1

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije me anë të një postimi në Facebook se sonte në emisionin Report të Rai 3, do të transmetohet një episod i dytë dedikuar Shqipërisë ku nuk do të mungojë dhe fjala e tij me anë të intervistës. Rama e ka shoqëruar postimin me një foto ku shihet i përqafuar me gazetarin italian dhe shkruan në fund të fjalëve të tij se Giorgia Meloni, kryeministrja italiane, është shenjestra kryesore e emisionit Report të Rai 3.

Ndër të tjera, Rama shkruan se emisioni bëri para disa javësh një reportazh ku përzieu në të njëjtin kazan, sipas tij, prodhimet e sherrit politike italian mbi marrëveshjen Itali-Shqipëri për qendrën e pritjes së emigrantëve në Shëngjin. Ai shton se kjo u përzie me llumin e eksportuar nga kanalet e ujërave të zeza politike e mediatike të Tiranës, duke cënuar imazhin e Shqipërisë dhe dinjitetin e shqiptarëve. 

Rama shton se drejtori i programit “Report” iu përgjigj pozitivisht ftesës së tij publike drejtuar atij personalisht, për të ballafaquar faktet në sytë e audiencës së Rai 3. Ai thotë se ata ranë dakort që përveç copave të intervistës së bërë në zyrë, të cilat, sipas Ramës, ata do t’i marrin e do t’i presin dhe qepin sipas skenarit të tyre (me qëllimin lehtësisht të lexueshëm të vazhdimit të përzierjes në të njëjtin kazan të sherrnajës politike italiane me llumin e eksportuar nga Tirana), intervista e pacensuruar, shton kryeministri, do të publikohet e plotë njëkohësisht në rrjetet sociale të Report, si edhe në faqen e tij.

Postimi i plotë i Ramës:

“VOGLIO BENE A GIORGIO MA VOGLIO DI PIU A LA VERITA”*
SONTE 20:00

“RAI3 Report” bëri para disa javësh një reportazh ku përzieu në të njëjtin kazan prodhimet e sherrit politike italian mbi marrëveshjen Itali-Shqipëri për qendrën e pritjes së tremijë migrantëve në Shëngjin, me llumin e eksportuar nga kanalet e ujërave të zeza politike e mediatike të Tiranës, duke cënuar imazhin e Shqipërisë dhe dinjitetin e shqiptarëve. Dihet “lufta” që pasoi e që u bë temë e mediave italiane pas kundërvënies sime ndaj asaj llumnaje.

Drejtori i programit “Report” iu përgjigj pozitivisht ftesës sime publike drejtuar atij personalisht, për të ballafaquar faktet në sytë e audiencës së RAI3. Ramë dakord, që përveç copave të intervistës së bërë në zyrën time, të cilat ata do t’i marrin e do t’i presin dhe qepin sipas skenarit të tyre (me qëllimin lehtësisht të lexueshëm të vazhdimit të përzierjes në të njëjtin kazan të sherrnajës politike italiane me llumin e eksportuar nga Tirana) intervista e pacensuruar do të publikohet e plotë njëkohësisht në rrjetet sociale të Report, si edhe këtu në këtë faqe.

Sonte në mbrëmje shikoni, dëgjoni e gjykoni vetë, unë s’po bëj asnjë koment. Nesër flasim, këtu jemi prapë
*Kujdes e kam fjalën për Giorgio-n, gazetarin në foto, jo për Giorgia-n, shënjestrën kryesore të “RAI3 Report”

 

2 VITE ME PARE

"Emigrantët"/ Meloni në takimin elektoral: Le t’i japim një përqafim Ramës, u masakrua vetëm sepse ndihmoi Italinë

"I kam parë, Kryeministri i takon drejtuesit e mafias në
edi rama, giorgia meloni

ITALI- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, gjatë fjalimit të saj në një takim elektoral ka falënderuar homologun shqiptar Edi Rama për nënshkrimin mes tyre të marrëveshjes për pritjen e refugjatëve. 

Në një aktivitet të Fratelli d’ Italia dje në Romë, Meloni tha se kryeministri Rama meritonte një përqafim, për ndihmën ndaj vendit të saj. Ajo shtoi se Rama është "masakruar" vetëm sepse i shtriu dorën Italisë.

“Të dëshpëruar u munduan të na përshkruajnë si qeveri cinike dhe çnjerëzore, që kënaqej duke pare barka me emigrantë tek përmbyseshin pak metra prej brigjeve italiane. Veçse keto varka nuk përmbysen prej qeverisë sonë. Por për faj të kriminelëve pa skrupuj që ata bëjnë sikur s’i shohin ndërsa ne i luftojmë. E kuptojnë italianët dhe në Europë, ku Italia ka ndryshuar qasjen ndaj emigrantëve duke ndjekur marrëveshje me vendet e Afrikës veriore dhe duke propozuar zgjidhje inovatore si ajo Itali- Shqipëri. I dërgojmë një përqafim kryeministrit socialist shqiptar Edi Rama, të cilin po e “masakrojnë” vetëm se u përpoq të ndihmonte Italinë“-u shpreh kryeministrja italiane gjatë një fjalimi në një takim elektoral.


Po ditën e djeshme u raportua se kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të vizitojë Shqipërinë në 5 qershor. Ashtu si në mediat në vendin tonë vizita e Melonit në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja. Media italiane, "ANSA" në një artikull ka shkruar për këtë vizitë e cila është parashikuar që do të jetë në qendër të diskutimeve kampet e refugjatëve që po ndërtohen në Shëngjin dhe në Gjadër të Lezhës. Kjo media shkruan po ashtu se Meloni mund të mos shkelë as në Tiranë në vizitën e shkurtër edhe pse agjenda e takimeve nuk është publikuar akoma. 

2 VITE ME PARE

"Ndërhyrjet në politikë dhe ekonomi të organizatave mafioze!" Sonte Rai 3 "rikthen sytë" nga Shqipëria, Rama intervistë ekskluzive për median italiane pas akuzave, çfarë pritet?

"I kam parë, Kryeministri i takon drejtuesit e mafias në
Edi Rama dhe Giorgia Meloni

ITALIA- Kryeministri Edi Rama pritet të shfaqet mbrëmjen e sotme në ekranin e Rai 3, në emisionin Report në një intervistë ekskluzive për ta. Kjo intervistë vjen pas akuzave të ndërjsella të bëra në distancë që pas publikimit të reportazhit të parë. 

Mediat italiane shkruajnë se emisioni Report e ka vijuar hulumtimin edhe në këtë episod të dytë në vendin tonë. Sipas tyre, hulumtimi i emisionit Report konsiston në mbledhjen e provave dhe dëshmive të reja për ndërhyrjet në politikën dhe ekonominë shqiptare të organizatave mafioze, të cilat, sipas Report, kanë ndikuar në sferat më të larta institucionale.

Artikulli i plotë:

Për çështjen e marrëveshjes me Italinë, kryeministri shqiptar Edi Rama jep për herë të parë një intervistë për Report. Pas hetimeve të mëparshme për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët, emisioni Report u kritikua ashpër nga dy kryeministra: ajo italiane Giorgia Meloni dhe ai shqiptar Edi Rama. Pavarësisht kësaj, rrugëtimi ynë vazhdon në anën tjetër të Adriatikut ku kemi mbledhur prova dhe dëshmi të reja për ndërhyrjet në politikën dhe ekonominë shqiptare të organizatave mafioze, të cilat kanë ndikuar në sferat më të larta institucionale.

Vitet e fundit, Shqipëria është kthyer edhe në një tokë pushtuese për politikanët italianë dhe ish-politikanë që kërkojnë biznes. Reporti zbulon sesi një ish-kryeministër italian dhe një ministër aktual kanë ngritur aktivitetet e tyre në sektorin e konsulencës institucionale dhe lobimit në Tiranë, duke arritur rezultate të shkëlqyera. Rezultat për të cilin deri tani misioni italian që zbarkoi në Shqipëri për ndërtimin e qendrave që do të presë emigrantët nuk mund të mburret.

Fillimi i aktiviteteve ishte planifikuar për datën 20 maj, por nga sa zbuluam duke vizituar kantieret, nuk do të flasim deri në nëntor. Ndërkohë shpenzimet vijojnë të rriten dhe pothuajse të gjitha kontratat tashmë janë dhënë. Kështu kanë nisur të dalin emrat e kompanive të përfshira në hetime për korrupsion dhe manipulime të ofertave ose të lidhura me hetimin e Mafisë së Kapitalit. Për çështjen e marrëveshjes me Italinë, presionin e fortë mafioz dhe interesat e politikanëve italianë në Shqipëri, kryeministri shqiptar Edi Rama ka dhënë për herë të parë një intervistë për Report.

2 VITE ME PARE

"Çdo tre kulla ka poshtë hetim për korrupsion ose lidhje me trafikun e drogës", mediat italiane: Shqipëria e narkos dhe punët e djalit të ministrit të kabinetit të Romës

"I kam parë, Kryeministri i takon drejtuesit e mafias në
Foto ilustruese

ITALIA- Mediat italiane vijonë të shkruajnë referuar çështjes së marrëveshjes së dy shteteve për qendrat pritëse për emigrantët. Sonte audienca është në pritje të reportazhit të radhës të bërë me dije se do të publikohet nga Rai 3, sërish në emisionin "Report", në lidhje me Shqipërinë. Mbetur në këtë atmosferë, mediat nga përtej Adriatikut kanë shpalosur disa artikuj ku publikojnë copëza nga ajo çka pritet të dalë nga emisioni Report.

Korrupsioni, kontratat e paligjshme, lidhjet politike, ndërtimi si sektor i pastrimit të parave janë vetëm disa nga çështjet që prekin artikujt. Nuk mbeten pas as të implikuarit nga pala italiane, ku përmendet një ministër dhe djali i tij si dhe kompanitë e investimeve në të dyja shtetet.

Artikulli i plotë:

Mbrëmjen e sotme emisioni Report rikthehet në Shqipëri pak ditë pas reklamës së Giorgia Melonit për qendrat e emigrantëve. Do të jetë një reklamë e përgjysmuar, ajo e 5 qershorit. Qendrat e zhvendosura në ish-koloninë, të cilën qeveria premtoi ta hapte më 20 maj, nuk janë ende aty, siç dihet.

"Puna do të përfundojë në nëntor," tha kujdestari i kantierit për Giorgio Mottoladi të Report. Por është Edi Rama, kryeministri shqiptar që bëri marrëveshjen me kryeministren italiane dhe e përkufizoi episodin e parë të emisionit të Ranucci-t si “të neveritshëm”: në një intervistë thuajse në përleshje, Rama hedh poshtë me përbuzje akuzën e drejtimit të një shteti të ndotur nga paratë e trafikut të drogës.

Meloni, megjithatë, nuk pranoi të fliste për Report. Ose telemelon ose asgjë. Ndërkohë dje sërish i ka dërguar “një përqafim” Ramës dhe ka kujtuar se 14 vende të tjera të Bashkimit Europian janë gati të ndjekin Italinë në zhvendosjen e emigrantëve. Por Shqipëria flet vetë. Në Tiranën e rrokaqiejve, ku Rama ka qenë kryetar bashkie përpara se të ishte kryeministër, çdo tre kulla ka poshtë hetim për korrupsion ose lidhje të dyshuara me trafikun e drogës.

Dhe 60% nga 3.7 miliardë euro investime në pasuri të paluajtshme në 2023, shpjegon Report me ndihmën e gazetares Ola Xama. Shqiptari, nuk vjen nga qarku bankar dhe për rrjedhojë nuk gjurmohet. Sa i përket qendrave të emigratëve, kostot kanë shkuar nga 39 në mbi 65 milionë: një shumë joproporcionale për 3000 vende. Kontratën për pozicionimin e objekteve të montuara në Gjader e ka fituar Ri Group Spa, një kompani që i referohet Salvatore Tafuro, e dërguar në gjyq në 2018 dhe më pas e përshkruar në 2019 për manipulim të ofertave dhe korrupsion të oficerëve të lartë të forcave ajrore në lidhje me qendrën e identifikimit në Foggia.

Kontrata e menaxhimit, me një ulje prej 4.9% që e çon atë në 134 milionë euro në 4 vjet, shkoi për Medihospes. Dhe një gjigant në sektor, i lidhur me La Cascina, atë historik kooperativa e "Comunione e Liberazione" e cila ka përparuar për dekada derisa udhëheqësit e saj u vendosën për korrupsionin në hetimin e njohur si Mafia e Kapitalit edhe pse atëherë nuk ishte mafia. Medihospes është menaxheri kryesor i qendrave të emigrantëve në Romë, gjithashtu i menaxhon ato gjetkë dhe kushtet çnjerëzore në të cilat jetonin të huajt në qendrën e saj në Foggia u dokumentuan nga Fabrizio Gatti në L'Espresso. Italianët e tjerë, thuhet ne raport, ata bëjnë biznes në Shqipëri. Një fije e kuqe lidh Pietro Urso, kreun e një kompanie lobimi, Italian World Service,  nga e cila babai i tij Adolfo u shkëput përpara se të merrte rolin e ministrit të 'Made in Italy', me ish-politikanin e fuqishëm shqiptar Artan Gaci dhe me të njëjtin Rama.

Francesco Becchetti, sipërmarrësi kontrovers nga Roma që hapi kanalin Agon TV në Tiranë, foli për këtë për Report. Ai u dënua me 17 vjet në Shqipëri dhe tani po kërkon 135 milionë euro nga qeveria shqiptare në bazë të një vendimi të arbitrazhit ndërkombëtar. Në Dhomën e Tregtisë Shqiptare Urso jr. është pronar i Asigest Broker Albania, një emër i ngjashëm me spa italiane Asigest Broker e cila operon në sektorin e sigurimeve nën përgjegjësinë e Ministrisë së 'Made in Italy', dikur e Zhvillimit Ekonomik dhe e drejtuar pikërisht nga Urso babai. Në Asigestin Shqiptar ndodhet edhe një kompani tjetër nga Tirana, Generate, në pronësi të Andi Canaj, gjithashtu ortak i italianëve të tjerë në të dy brigjet e Adriatikut. Ai është takuar me Pietro Urson, ka shpjeguar për Report, “me miq të përbashkët”. Ndërsa Urso Jr. thotë se nuk e njeh partnerin. 

Canaj është i lidhur me Gacin: është “punëtor i tij”, ka konfirmuar për Report. Për më tepër, ai përdor një adresë emaili IN nga Atcc, një kompani Gaci. Nuk është kushdo, Gaci. Socialist, i afërt me kryeministrin, ish-deputet dhe kryetar i komisionit të miqësisë italo-shqiptare dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme të Ramës, Olta Xhaçka. Gaci po ndërtonte një resort luksoz me vlerë mbi 5 milionë euro pak metra larg detit, në jug të Vlorës, por operacioni përfundoi në qendër të një hetimi korrupsioni dhe kantieri u sekuestrua nga drejtësia shqiptare. Plazhi përballë iu dha për përdorim ekskluziv nga qeveria, anëtare e së cilës ishte gruaja e Gacit, kompanisë Agtcc Hotel Manager të një burri të lidhur me ish-politikanin e cila është e vendosur në të njëjtën adresë si Generate, kompania Canaj nga ana e saj është partnere e Pietro Urso.

2 VITE ME PARE

"I kam parë, Rama takon drejtues të mafias në zyrë!" Ahmetaj nga arratia për mediat italiane: Grupet kriminale koordinohen me kryeministrin për pastrimin e parave

 

"I kam parë, Kryeministri i takon drejtuesit e mafias në
Arben Ahmetaj

ITALIA- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj duket se ka refuzuar të heshtë ndonëse në arrati. Teksa audienca mbetet në pritje të reportazhit të radhës të bërë me dije se do të publikohet nga Rai 3, sërish në emisionin "Report", në lidhje me Shqipërinë, Ahmetaj ka hedhur deklaratat e tij. 

I intervistuar nga mediat italiane, Ahmetaj ka deklaruar se grupet kriminale në Shqipëri i fitojnë kontrata falë ndërmjetësve dhe pastrojnë para përmes ndërtimit. Ai ka shtuar se këto grupe kriminale koordinohen me kryeministrin Edi Rama.

Ish-numri dy i qeverisë ka pohuar i ka parë drejtuesit e mafias në zyrën e kryeministrit Rama. Nga ana tjetër mediat italiane japin dhe versionin e Ramës i cili ka thënë se Ahmetaj bën pjesë te njerëzit që nuk duhen marrë seriozisht dhe se politika shqiptare nuk është e ndotur nga mafia. Mëtej në artikull përmenden emra biznesmenësh dhe personash të lidhur me politikën, por edhe me kartelat krimale ndërkombëtare.

Artikulli i plotë:

Giorgia Meloni është e gatshme të japë dorën e saj për të në zjarr."Më ndihmo t'i dërgoj solidaritet Edi Ramës sepse u linçua vetëm për tentativë për të ndihmuar kombin tonë”, tha ajo në konferencën e programit FdI në prillin e kaluar pas episodit të emisionit Report për marrëveshjen për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë. Giorgia është e bindur për akuzat e qeverisë për bashkëpunim. Rama me mafian shqiptare janë propagandë e pastër. Dora e saj në zjarr, megjithatë, kryeministrja rrezikon të digjet. Në hetimin “La campagna d'Albania” të cilin emisioni Report e transmeton sonte, ne kemi marrë dëshminë e ish-zëvendëskryeministrit shqiptar, Arben Ahmetaj, krahu i djathtë i Edi Ramës.

Një vit e gjysmë më parë ndaj tij ishte paralajmëruar urdhër-arresti për korrupsion në një hetim për inceneratorë që bënë të dridhej gjysma e qeverisë Për të shmangur burgun, Ahmetaj u arratis në Zvicër dhe partneri më i besuar i Ramës është tashmë një nga akuzuesit e tij. Ahmetaj zbuloi rolin jetësor të mafias në ekonominë dhe politikën shqiptare: “Grupet kriminale fitojnë kontrata falë ndërmjetësve dhe pastrojnë para në Shqipëri përmes ndërtimit. Ata koordinohen me Edi Ramën”.

Sipas akuzave të Ahmetajt, Rama kishte marrëdhëniet e drejtpërdrejta me udhëheqësit e klanit:

“Ai takon bosët e mafias në zyrën e tij në godinën e qeverisë i kam parë”.

Ahmetaj pretendon se marrëdhëniet ndërmjetësohen nga një sipërmarrës nga Durrësi, Ergys Agasi, biznesmen dhe djali i një ish-deputet socialist të fuqishëm në listë. Në intervistën e gjatë me Report, Rama zgjidh ankesat e
duke përgënjeshtruar ish-krahun e tij të djatht:

"Njerëz që nuk duhen marrë merre seriozisht. Politika shqiptare nuk është e ndotur nga mafia".

Jo shumë, disa kohë më parë, megjithatë, pikërisht në zyrën e Ramës, u mbajt një mbledhje, për të cilën emisioni Report është në gjendje të tregojë provat fotografike, në të cilat ka marrë pjesë Luftar Hysa, konsideruar nga autoritetet kanadeze një nga individët kryesorë të karteli Sinaloa.

Dy muaj pas bisedës me kryeministrin shqiptar, biznesmeni mori licencën për të hapur një kazino në një hotel luksoz në Vlorë vetëm për klanet mafioze shqiptare. Vitet e fundit shumë sipërmarrës italianë e kanë kërkuar fatin e tyre përtej Adriatikut. Mes tyre edhe Massimo D'Alema. Report zbuloi se vitin e kaluar ish-kryeministri hapi një kompani lobimi, A&I, në Tiranë, ku deri para disa muajsh kompanitë e sapo krijuara nuk paguanin asnjë taksë.

"Në Shqipëri ai merret me kripto-valutat", pohon Ahmetaj. I pyetur nga Report, D'Alema e mohon. Por në Tiranë ai hapi dyert që nga 2019 'ConsulcesiTech', një kompani e inauguruar në Maltë një fond i specializuar në investime në kriptovaluta. Consulce i referohet Massimo Tortorella, ish-partner i D'Alema në kantinë e tij në vitin 2019, D'Alema dhe Ramahu ishin të parët që filluan biznesin së bashku në Tirana di Consulcesi Tech, duke marrë pjesë në një konferencë mbi blockchain-et. 

report arben ahmetaj edi rama

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj