LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Diskutohen në Kuvend problemet e zgjedhësve, Gjekmarkaj: Po qeverisemi nga robotë që marrin pushtetin për të vjedhur!

• Në Kuvend është zhvilluar seanca plenare e radhës. • Në rend të ditës ishin diskutimet mbi problematikat e evidentuara nga ligjvënësit gjatë takimeve me zgjedhësit. • Java e kaluar ishte javë e gjelbër, të cilën deputetët e Kuvendit të Shqipërisë e kanë shfrytëzuar për t’u takuar me zgjedhësit në zonat e tyre.  • Deputeti Flamur Noka në fjalën e mbajtur në seancën e parlamentit ka folur për dy raportet e fundit ndërkombëtare, atë të OLAF dhe të UNICEF, që kanë rrëzuar propagandën e qeverisë së Edi Ramës. • Sipas Nokës, OLAF ka zbuluar vjedhjen e 33 mln euro të parave të taksapaguesve të BE-së, ndërsa UNICEF na thotë se, 47 për qind e fëmijëve keq ushqehen, nuk hanë dot tre vakte. • Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj gjatë fjalës së tij u shpreh se ne qeverisemi nga robotë që sipas tij marrin pushtet për të vjedhur e vjedhin për të mbetur në pushtet. • Gjekmarkaj tha se sot lidershipi opozitar gjendet nën represion, duke shtuar se Sali Berisha ndodhet në arrest pa asnjë akuzë, në kundërshtim me Kushtetutën. • Ndërkohë pavarësisht rëndësisë që kanë diskutimet e sotme, Kuvendi është gati bosh. • Mungesat janë të shumta si në krahun e opozitës edhe në atë mazhorancës. • Në veçanti në seancë bien në sy mungesat e ministrave që kanë fluturuar drejt Gjermanisë për të parë ndeshjen e kombëtares me Spanjën.

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

BE ndërpreu fondet për bujqësinë/ Shehaj: Krifca u kërkonte përqindje fermerëve përmes një zyre konsulence

Diskutohen në Kuvend problemet e zgjedhësve, Gjekmarkaj: Po qeverisemi
agron shehaj

TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se aryseja pse u ndërprenë ndihmat e BE-së për bujqësinë në Shqipëri ështe vjedhja e këtyre ndihmave nga qeveria.

Shehaj akuzoi ish-ministren e Bujqësisë, Frida Krifcën, e cila më herët ishte drejtuese e AZHBR-së, se iu kërkonte përqindje fermerëve nëpërmjet një zyre konsulence në Tiranë. Sipas tij qeveria i grabit edhe paratë e falura nga Bashkimi Europian për fermerët, me këta të fundit që humbën mundësinë për të investuar në fermat e tyre dhe tashmë duhet të përballen edhe me falimentim.

PJESË NGA FJALA E SHEHAJT:

Para 3 ditësh, në datën 21 Qershor, Bashkimi Europian bllokoi 112 milionë euro ndihma, pjese te programit IPARD, Para që do shkonin tek femerët si ndihmë financiare. Bashkimi Europian ka vendosur të bllokojë keto ndihmat sepse zbuloi se 33 milionë euro të dhënë më përpëra, pjesë te IPARD-it, janë vjedhur nga ish drejtoresha e AZHBR-së, ish ministrja e Bujqësisë dhe këshilltarja aktuale e kryeministrit të Shqipërisë, Frida Krifca. 

Sipas OLAF, Zyra Antikorrupsion e Bashkimit Europian, paratë e taksavepaguesve europianë, në vend që të shkonin tek fermerët shqiptarë, AZHBR-ja, e cila në atë kohë drejtohej nga ish ministrja dhe këshilltarja aktuale e kryeministrit, u kërkonte përqindje përmes një studio konsulence në Tiranë.

Praktikisht merrte përqindje për ndihmat. Pasi përzgjithte se kush do fitonte, atyre u mërrte një përqindje. Këtë nuk po e them unë. Këtë e thotë investigimi i OLAF. Dhe pas këtij investigimi, Bashkimi Europian vendosi të bllokojë ndihmat. Me pak fjalë, edhe para të falura nga Bshkimi Europian që qeveria duhet të shpërndante tek fermerët, këta i zhdukin dhe i marrin për vete.

Praktikisht fermerët humbën 112 milionë euro. Humbën mundësinë që të investonin në fermat e tyre, që të rrisin biznesin, të ardhurat e tyre. Pse?! Sepse qeverisen nga qeveritarë të korruptuar dhe të pangopur, që kanë vetëm një qëllim; të pasurohen dhe të mbajnë pushtetin me çdo kusht. 


 


 

1 VITE ME PARE

Kuvendi gati i boshatisur, ministrat dhe deputetët "braktisin" karriget për ndeshjen Shqipëri-Spanjë

Diskutohen në Kuvend problemet e zgjedhësve, Gjekmarkaj: Po qeverisemi

TIRANË- Prej rreth tre orësh në Kuvend po mbahet seanca e radhës parlamentare e quajtur ndryshe "seanca e gjelbër". Java e kaluar ishte java e gjelbërt, të cilën deputetët e Kuvendit të Shqipërisë e kanë shfrytëzuar për t’u takuar me zgjedhësit në zonat e tyre, e ndërsa sot në seancë diskutohen problematikat e evidentuara gjatë takimeve.

Por pavarësisht rëndësisë që kanë diksutimet e sotme, Kuvendi është gati bosh. Mungesat janë të shumta si në krahun e opozitës edhe në atë mazhorancës. Në veçanti në seancë bien në sy mungesat e ministrave që kanë fluturuar drejt Gjermanisë për të parë ndeshjen e kombëtares me Spanjën.

1 VITE ME PARE

Salianji uron Kombëtaren dhe ironizon mazhorancën: Një Shqipëri që shkëlqen dhe disa përfaqësues që bëjnë sikur shqetësohen

Diskutohen në Kuvend problemet e zgjedhësve, Gjekmarkaj: Po qeverisemi
ervin salianji

TIRANË- Në Kuvend po zhvillohet seanca e sotme plenare. Nga vendi i tij në parlament, deputeti demokrat, Ervin Salianji, i ka uruar fitore Kombëtares shqiptare në përballjen e sotme në Dyserdolf, ndërkohë që ironizon mazhorancën.

“Sot gjithë sytë tek kombëtarja. Një Shqipëri që shkëlqen dhe disa përfaqësues që e kanë zhytur në lëngim e sot bëjnë sikur shqetësohen”, shprehet Salianji.

Shqipëria do të përballet me Spanjën në "Merkur Spiel-Arena" në Düsseldorf, stadiumi ku Fortuna Düsseldorf zhvillon ndeshjet e saj. Me kapacitet për rreth 51.500 njerëz, ai është klasifikuar si një stadium i kategorisë së lartë të UEFA-s dhe është inauguruar në janar 2004. Pritet që tifozët shqiptarë të dominojnë në stadiumin gjerman. 

1 VITE ME PARE

"Po qeverisemi nga robotë që marrin pushtetin për të vjedhur", Gjekmarkaj në Kuvend: Ju bëj thirrje aleatëve ndërkombëtarë të ngrenë zërin

Diskutohen në Kuvend problemet e zgjedhësve, Gjekmarkaj: Po qeverisemi
agron gjekmarkaj

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka mbajtur fjalën e tij në seancën e sotme plenare në Kuvend. Gjekmarkaj u shpreh se ne qeverisemi nga robotë që sipas tij marrin pushtet për të vjedhur e vjedhin për të mbetur në pushtet. Ai tha se qeveritarët janë në luftë me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ndaj, shtoi më tej "rrëmbimi dhe e pandershmja është misioni i tyre".

Gjekmarkaj tha se sot lidershipi opozitar gjendet nën represion, duke shtuar se Sali Berisha ndodhet në arrest pa asnjë akuzë, në kundërshtim me Kushtetutën. Ai u shpreh se Berishës po i pengohet jeta politike si ndihmë për Qeverinë në vit elektoral.  Ndër të tjera deputeti demokrat iu drejtua mazhorancës duke shprehur se mbijetesën e tyre e  shpresoni jo tek alternativa, por duke tentuar asgjësimin e opozitës.

Gjekmarkaj kishte një thirrje edhe për ndërkombëtarët: "Ju bej thirrje sot miqve dhe aleateve të ngrihen ne lartesine e nevojave qe Shqiperia ka duke i nderuar vendet që perfaqesojnë, të ngenë zërin dhe doren politike në mbrojtje të zgjedhjeve të lira e të ndershme, në mbrojtje të Opozites dhe të drejtave të saj!"

FJALA E PLOTË E GJEKMARKAJ:

Të jesh i qeverisur sot në Shqiperi nga “Rilindja” dhe Edi Rama:  Jozef Prudon mund të thoshte i bie,  të jesh i vëzhguar nga patronazhimi, i inspektuar nga taksidaret militantë, i spiunuar, i kushtezuar, i perzgjedhur per tu goditur në enkroçat, i parkuar në qoshet e harreses, i indoktrinuar nga emisionet e darkes, lutes në zyra, prites në korridore, i kontrolluar në vullnete politike, i ekzekutuar në Sky, i peshuar me para si polic i lartë, i censuruar si intelektual, i komanduar si qytetar, nga qenie që nuk kanë as titull, as shkencë, as virtyt!

Keta quhen pushtetarë, ministra  në shpine me kanistra, quhen kryebashkiakë e kaluara e të cileve shkelqen si kajmak, quhen zyrtarë që të bëjnë për të marrë, realitetin e bëjnë me barrë! Karakteristikë kanë një tru që bindet, një bark që nuk nginjet, shetisin mbi makinë me xhama të zinj, zgerdhihen me buzeqeshje estetike, na sajdisin me  hare propagandistike , me veprime  të komanduara, mendime të bllokuara!

Ne qeverisemi nga robot që marrin pushtet per të vjedhur e vjedhin per të mbetur në pushtet, pasurohen nepermjet sundimit e sundojnë duke u pasuruar!

Në luftë janë me zgjedhjet e lira e të ndershme, ndaj rrembimi dhe e pandershmja ështe misioni i tyre. Një kamer e padukshme u prin. Aty artikulojnë Shqiperinë imagjinare,deshtimet e një grupi, bij të babezise, prind të egos pa cak, luftetare të paepur të pasurimit personal!

Gjuha e re, lepe peqe e lyer me vajin e korrupsionit shqiptohet me tingujt e axhit propit si në filmat e kinostudios! Ajo synon  shperlarjen e trurit shqiptar! Sterkalkat e peshtymes bien mbi fytyren e një vëndi si virus mpirjeje.

Në fillim duke ndryshuar njëanshem Kushtetuten tani duke çuar reformen zgjedhore drejt deshtimit, duke mohuar në menyrë totalitare kualicionet parazgjedhore një atentat  ndaj paqes sociale në sytë e gjithkujt po realizohet. Historia e zgjedhjeve në Shqiperi u shnderrua në leksion regresi dhe provokimi. Sui generis, si transformohet vullneti elektoral.

Nga kjo foltore dua ti kujtoj faktorit nderkombetar në Tiranë, miqve dhe aleatëve  të cilet u bënë kumbar të “marrëveshjes  së 5 Qershorit 2020” e cila pak ditë më vonë në menyrën më të pabesë, u prish që të pengohej rrotacioni, duke i lënë ata me gisht në gojë pa justifikim e shpjegim se koha per të reflektuar eshte sot!

Ne qershorin e vitit 2020 ata  lejuan, ose nuk e priten që Ujku të hungrojë me piskamë, të marrë mbi qafë jo vetem melçitë, por edhe zorret, organet e jashtqitjes me te cilat ndyu zgjedhjet e vitit 2021, duke nxjerre në fund një diferencë prej 37 mijë votash e cila prodhoi shumë mandate, dhe rreth 87 mije vota të pavlefshme!!

Kjo njollë nuk e bëri qeverinë e Edi Rames më demokratike, me bashkëpunuese, më të ndershme, me respektuese thjesht me agresive, me të perqendruar në korrupsion e skandale, më të strukturuar në manipulinin e votes, më të yshtur në shitblerjen e saj. Armike të çdo standarti, mike të çdo vesi!

Frika e ndeshkimit ju ka bërë të  hazdisur në ndertimin e piramides se fajit. Si skllever te Keopsit vetem gurë të rinj shtoni mbi të. Ndersa ata, dorëzanet faktori nderkombetar ne vend qe të shfaqej me reagues u ndie me i anashkaluar më i kompleksuar, më tolerant më hajdutin dhe më i ashper me viktimen.

Ata shpesh në keto vite kur kanë deshtuar ta bindin Kryeministrin të ndryshojë rrugë kanë insistuar të fusin opoziten në rrugen e tij.

Një sjellje kjo “ buona per l’Albania” por e papranueshme në vendet e tyre fanar demokracie e shprese neper ujdhesat e humanitetit.

Ju bej thirrje sot miqve dhe aleateve të ngrihen ne lartesine e nevojave qe Shqiperia ka  duke i nderuar  vendet që perfaqesojnë, të ngenë zërin dhe doren politike në mbrojtje të zgjedhjeve të lira e të ndershme, në mbrojtje të Opozites dhe të drejtave të saj!

Në fund ta bëjnë per Shqiperine per të cilen taksapaguesit e tyre kane paguar miliarda euro e dollare…! Ta bëjnë në emer të misione paqeruajtese e stabilizuese qe dikur sollen per te shuar konfliket!

Ta bëjnë për NATO-n dhe BE-ne qe na ka dhënë iluzionin e aspirantit….! Ta bëjnë per shqiptaret se perpjekjet e tyre ne histori për të mbetur pjese e Perendimit e meritojnë!

Miqtë nderkombetar në Tirane gjinden në një paradoks mes demokracise dhe stabilokracise dhe çudia është se ata e dinë mirë teorikisht se goditja e së pares shkallmon dhe të dyten.

Sot lidershipi opozitar gjindet nen represion. Sali Berisha në arrest pa asnjë akuzë në kundershti me Kushtetuten. Atij i pengohet jeta politike si ndihme per Qeverine ne vit elektoral. Kjo ndihme do jetë fatkeqesia juaj.

Koleget socialist veç dy gjera mbllaçisin në ligjerimin e tyre , “non grata dhe ballkoni”  a thua se kjo ju mbron nga skandalet, a thua  se kjo ju bën me të ndershem , më pak të merzitshem, me pak hajdutë, më pak genjeshtarë, më shumë kurajozë, a thua se kjo është liçense per të vrarë pluralizmin dhe demokracinë, a thua se kjo ju heq tisin e banalitetit dhe mungeses  se turpit  qe ju karakterizon , a thua se kjo po i ndalon shqiptaret të ikin nga sytë , këmbet, a thua se kjo Republiken tonë të perdhunuar dhet ta ktheje në një Mbreteri të betonuar?!

Mbijetesen tuaj e shpresoni jo tek alternativa  se prej shume stinesh nuk jeni më por duke tentuar asgjesimin e Opozites , duke provokuar popullin e saj. Ju siguroj se ringritja e saj është e pandalshme e bashkë me të fundi juaj politik!

Miqtë nderkombetare shohin dhe degjojnë, ata e dinë se qeveria nuk mund ta zgjidhë problemin të cilin ajo vetë krijon çdo ditë! Koha për të folur është tani! The Time is Noë! Pastaj fjala u takon qytetarve të ketij vendi.

Në paradoks gjendet dhe Opozita e cila jeton dilemen e madhe per formen e rezistences se saj!

Per aq sa themi sot se në Shqiperi ka demokraci e themi se ka opozite dhe persa themi se në Shqiperi ka regjim e themi pikerisht per ketë Qeveri dhe Kryeminister , binom ky qe mendon  se frika mund deshperimin , paraja guximin, kercenimi revolten, krimi voten e lire pa vënë në hesap se vendi i tyre, vendi yne dhe i imi i ngjan nje tenxhereje me presion gati të shpertheje.

Vertete euro bie duke vënë në pikpyetje stabilitetin ekonomik po kjo sdo të thotë se ka rënë deshira për të mbrojtur liritë e fituara me shumë mund.

Vertete kullat e parasë së droges ngrihet po mos vini bast së krenaria e shqiptarve është ulur apo  asgjesuar! Nuk ka një qeveri të dytë në Europe që e ka shnderruar Parlamentin në teater komedie! Kryeministri iken çdo ligji dhe rregulloreje , çdo debati me opoziten!

Nuk ka një vend të dytë në Europe ku  zgjedhjet shnderrohen në prelud tragjedie per demokracinë e cila është me afer autoritarizmit sesa vetë konceptit në momentin që flasim, kur dihet e duhet të shenonin persosjen e saj!

Nuk ka një tjeter vend në Europe ku drejtësia nuk heton krimin zgjedhor duke e perligjuar atë me dosjet e famshme që bënë bujë në shtypin botëror por jo në ndergjegjet profesionale  të gjykatave tona.

Të jesh i qeverisur nga kjo pseudomazhorancë që pengon rrotacionin si qellim në vetvete , me instrumenta të pistë, me hile dhe korrupson do të thotë të jesh, në çdo operacion, ose në çdo aksion , në çdo lëvizje, i shënuar, i regjistruar, i rishikuar, i vulosur, i prerë, i cituar,i këshilluar, i ndaluar , i reformuar, i rregulluar, i korrigjuar, i persekutuar!

“Do të thotë, nën pretekstin e dobisë publike dhe në emër të interesit të përgjithshëm, të detyrohesh të kontribuosh, të stërvitesh që të zhvatesh, të shfrytëzohesh, të monopolizosh, të shtrydhesh, të mistifikohesh, të grabitesh; pastaj, me rezistencën më të vogël, në fjalën e parë të protestës, të gjindesh , i shtypur, i gjobitur, i sharë, i gjuajtur, i ngacmuar, i rrahur, i çarmatosur, i lidhur, i burgosur, i gjykuar, i dënuar, i dëbuar, i flijuar, i shitur, i tradhtuar dhe, si të mos mjaftonte, i tallur, i indinjuar, i çnderuar”.

Këtu është qeveria, ja drejtësia e saj, ja morali i saj në 12 vite  ku i dhuruan Shqiperise vetem mjekrrat e tyre duke i rrembyer asaj gjithçka tjeter!

Por ketu është edhe Opozita, këtu është Partia Demokratike dhe mbeshtetesit e saj, ketu është shoqeria Shqiptare e cila do të perballet me ju duke lenë per një çast menjane kristianizmin dhe islamizmin duke shkuar thelle ne kohe ne gjeneze tek religjion hebraik, duke u kujtuar se jemi ketu per tu perballur dhemb per dhemb e sy per sy ne emer te vlerave më të mira që ky vend mbart , ne emer të vlerave europiane qe duam ti bejme tonat kunder çdo mishele te politikes me krimin, te krimit qe vjedh zgjedhjet per te mbajtur ne kembe nje qeveri qe po shuan Shqiperine!

Mos luani me reformen zgjedhore, mos luani me zgjedhjet, mos ja dorezoni totalisht Shqiperine krimit te organizuar, parlamentin ligjet dhe pronat publike atyre ! Shqiptaret po i fusni ne udhekryq! Sot ata janë mes krimit dhe demokracise mes lirise se zgjedhjes dhe zgjedhjes se detyruar! Nese dikush atyre duhet tu dale zot perballe kriminelve  dhe qeverise simbol i tyre me cdo  sakrifice te zakonshme a sublime deputetet e Opozites do të jene në ballë të betejes!

Nese doni me patjeter  të na vini kriminelet perballe e të na shnderroni ne gjah  gje qe ne se duam se jemi njerez të zakonshem në një situatë të pazakonshme sepse  deshirojme  normalitetin , standaret jo konfrontimin, bujrum bejeni , e keni traditë që nga 1945, mund ta beni perseri, por do merrni dhe faturen po kaq edhe gjykimin!

Krimet e gjenezes dhe lidhjet me to në bashkohësi ju kane bere te humbisni gjenezen e atdheut! I vetmi gur kufi qe ju lidh me të është kerrthiza mbi zhaben e pushtetit! Ne legjenden e Kamelotit thuhej “i sherbejme njeri tjetrit qe te mbetemi të lirë” ndersa ju i sherbeni nje njeriu qe te te shnderrohemi te gjithe ne rober! Nuk do ju lejojmë!

1 VITE ME PARE

Noka: OLAF thotë se janë vjedhur 33 mln euro nga fondet e BE, UNICEF thotë se 47% e fëmijëve janë të kequshqyer

Diskutohen në Kuvend problemet e zgjedhësve, Gjekmarkaj: Po qeverisemi
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti Flamur Noka në fjalën e mbajtur në seancën e parlamentit ka folur për dy raportet e fundit ndërkombëtare, atë të OLAF dhe të UNICEF, që kanë rrëzuar propagandën e qeverisë së Edi Ramës. Sipas Nokës, OLAF ka zbuluar vjedhjen e 33 mln euro të parave të taksapaguesve të BE-së, ndërsa UNICEF na thotë se, 47 për qind e fëmijëve keq ushqehen, nuk hanë dot tre vakte.

"Këto ditë, dy prej organizmave më të rëndësishme dhe më serioze në botë, janë verbuar nga sukseset e qeverisë, madje mund te ju them qe dhe kanë lajthitur fare. Në fillim Bashkimi Europian, që me anë të zyrës që heton mashtrimet dhe abuzimet me financat e qytetarëve të BE, konkludoi se 33 milionë euro ishin keqpërdorur, pra ishin vjedhur nga rrjeti i sekserëve që Ministria, Qeveria kishte ngritur. Bujqit e varfër shqiptarë për të marrë një mbështetje, duhej të jepnin 1 të tretën, ose më shumë nën dorë. 33 milionë euro të vjedhura nga suksesi, nga përparimi i madh i qeverisjes, taksa këto të gjermanëve, francezëve, italianëve, e qytetarëve të vendeve të Bashkimit Europian. Para këto të destinuara për prodhimin tonë vendas në fshat.

Dhe kush është më e keqja. Zyra e Bashkimit Europian, ka rekomanduar ngrirjen pa afat të 112 milionë eurove që ishin planifikuar si program mbështetje për bujqësinë tonë. Ku është SPAK këtu do thoni ju? Sepse provat janë. I ka zbuluar vetë BE. Por SKAP dhe Dumani nuk i shohin jeto fakte dhe këto prova. Sepse s’kanë marrë urdhër nga Padroni ata janë full të zënë në betejën kundër PD dhe opozitës. Ju vidhni në çdo institucion dhe opozita sulmohet e burgoset. Keni dëgjuar që SPAK të ketë nisur ndonjë procedim, apo të ketë arrestuar njeri. Jooooo se Frida e krifcat e Ramës në Bujqësi, kanë mbështetjen e tij. I mban ata Rama, nuk i lëshon. Sepse nga krifcat e Ramës kanë ngjyer të gjithë gishtin në këto miliona. Dhe bashkëpunëtorët më të afërt të lali vjedhësit kanë marrë fonde nga AZHBR për të bërë resorte luksoze në jug. Një tjetër Institucion Ndërkombëtar, Unicef, nuk po i dallon dot sukseset e Edi Ramës. Është e çuditshme se si UNICEF nuk mendon si Elisa apo si Ulsiu, dhe se si bën publikime pa marrë lejen e Fugës. Ndryshe nuk do të thoshte se 47 përqind, pra gjysma e të vegjëlve e të miturve nën 5 vjeç janë në varfëri ushqimore. Ushqehen keq. Hanë vetëm dy vakte, ose vakte shumë jo cilësore, pa kaloritë e duhura.

Një gjendje alarmante kjo. Këta fëmijë të kequshqyer, do ta kenë pasojë gjithë jetën, këtë mungesë pasi ndikon në zhvillimin e tyre fizik dhe mendor. Dhe ju thoni se Shqipëria po arrin majat, ikën me shpejtësinë e dritës nga njëri sukses në tjetrin. Po Eurostat, është verbuar dhe ky institucion nga arritjet tuaja të mëdha. Javën që kaloi shpalli se 41 përqind e popullsisë është nën kërcënimin e varfërisë. Si ka mundësi të ndodhë kjo. ? Ndërkohë që ju jeni duke kapur majat, po e çoni Shqipërinë në ato lartësi që kurrë s’ka qenë. Ulsi. Ky Eurostat, lajthiti vallë papritur. Kush e mbulon nga ju, kujt ja ka lënë për detyrë Skenderbeu ta kontrollojë këtë organizëm? Të njëjtat raporte e nxjerrin Shqipërinë të fundit në Europë për të ardhurat për frymë, për fuqinë konsumatore. Fondet më të pakta për strehimin, për frymë. Shpenzimet më të mëdha nga xhepi për shëndetësinë," tha Noka.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Nis seanca plenare në Kuvend, deputetët përgjysmojnë seancën

Diskutohen në Kuvend problemet e zgjedhësve, Gjekmarkaj: Po qeverisemi
Kuvendi

TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ka nisur ditën e sotme 30 minuta me vonesë nga parashikimi i nisjes. Sot është java e gjelbër dhe në këtë seancë pritet që të diskutohen problemet e evdentuara nga zgjedhësit. 

Seanca e sotme plenare ka nisur me 30 minuta vonesë, pasi nuk po plotësohej kuorumi i nevojshëm për nisjen e punimeve.

1 VITE ME PARE

"Java e gjelbër", sot seancë plenare, ligjvënësit pritet të diskutojnë rreth takimeve me zgjedhësit

Diskutohen në Kuvend problemet e zgjedhësve, Gjekmarkaj: Po qeverisemi
Foto ilustruese

TIRANA- Sot do të zhvillohet seanca plenare e radhës në Kuvend e cila pritet të nisë në orën 14:00 dhe në rend të ditës janë diskutimet mbi problematikat e evidentuara nga ligjvënësit gjatë takimeve me zgjedhësit.

Java e kaluar ishte javë e gjelbër, të cilën deputetët e Kuvendit të Shqipërisë e kanë shfrytëzuar për t’u takuar me zgjedhësit në zonat e tyre.

Byroja e Kuvendit, në hartimin e rendit të ditës, ka caktuar që seanca e sotme të zgjasë 4 orë, ku 128 minuta të jenë në dispozicion të mazhorancës, 74 minuta do të jenë në dispozicion të deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, 12 minuta kohë do të kenë respektivisht grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” dhe “Drejtësi dhe Integrim”.

Ndërkohë Partia e Lirisë dhe Partia Socialdemokrate do të kenë në dispozicion nga 2 minuta dhe në fund deputetët jashtë grupeve parlamentare do të kenë në dispozicion nga 4 minuta kohë.

seance plenare 24 qershor 2024

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë