E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
• Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner kanë vizituar disa zona në Vlorë, mes tyre Zvërnecin dhe zonën e Portonovës. • Çifti mbërritën në Vlorë paraditen e kësaj të mërkure, ndërsa mësohet se kanë mbajtur takime private me arkitektë të njohur. • Vizita e tyre konsiston në vlerësimin e infrastrukturës ekzistuese dhe mundësive që kjo zonë ofron për projekte të ardhshme. • Më pas, në mbrëmje Ivanka Trump dhe Kryeministri Edi Rama kanë zhvilluar një takim në Vlorë. • Dyshja ka qëndruar pak momente jashtë ambienteve ku u zhvillua takimi, duke shkëmbyer një bisedë të shkurtër dhe më pas janë nisur në drejtim të Orikumit ku kanë darkuar. • Ndërkohë, Jared Kushner nuk ka qenë pjesë e darkës, pasi ka qenë në Vlorë disa orë gjatë paradites dhe më pas është larguar për në Davos.
5 artikuj për këtë temë.
VLORË- Detaje të reja janë zbuluar nga darka e Ivanka Trump dhe Kryeministrit Edi Rama. Mësohet se bashkëshorti i Ivankës, Jared Kushner nuk ka qenë pjesë e darkës. Ky i fundit qenë në Vlorë disa orë gjatë paradites dhe më pas është larguar për në Davos.
Ndërkohë, Rama ka darkuar me Ivanka Trump në Vlorë dhe për pritjen është përgatitur edhe një performancë nga një grup polifonik./Dosja.al

VLORË- Takimi mes Ivanka Trump dhe Kryeministrit Edi Rama ka përfunduar. Pas takimit, dyshja ka qëndruar pak momente jashtë ambienteve ku u zhvillua takimi, duke shkëmbyer një bisedë të shkurtër dhe më pas janë nisur në drejtim të Orikumit.
Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner mbërritën së bashku paraditen e kësaj të mërkure në Vlorë, ndërsa Kryeministri Rama mbërri mbasdite, i shoqëruar nën masa të shumta sigurie./Dosja.al

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë, ku pritet të zhvillojë një takim me vajzën e Presidentit amerikan, Ivanka Trump. Bëhet me dije se vizita po zhvillohet nën masa të shumta sigurie, ndërsa nuk janë bërë ende publike detaje mbi axhendën dhe temat që do të diskutohen gjatë takimit.
Ndërkohë, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner mbërritën së bashku paraditen e kësaj të mërkure./Dosja.al
VLORË–Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner, i shoqëruar kanë vizituar disa zona të qytetit bregdetar, mes tyre Zvërnecin dhe zonën e Portonovës në Vlorë. Siç shikohet edhe nga videoja, ata kanë zgjedhur të shkrepin edhe foto në këto zona.
Çifti, Trump-Kushner, mbërritën në Vlorë paraditen e kësaj të mërkure, ndërsa mësohet se kanë mbajtur takime private me arkitektë të njohur. Vizita e tyre konsiston në vlerësimin e infrastrukturës ekzistuese dhe mundësive që kjo zonë ofron për projekte të ardhshme./Dosja.al

VLORË- Dhëndri i Donald Trump ka mbërritur ditën e sotme në Vlorë. Nën masa të rrepta sigurie, Jared Kushner është filmuar në zonën e Ujit të Ftohtë.
Ndërkohë që ditën e sotme, pritet që Kushnër të takohet me një studio arkitekturore ku do të diskutohet për mënyrën e realizimit të projektit, investimit në ishullin e Sazanit./Dosja.al