Edi Rama
TIRANË- Kreu i Qeverisë, Edi Rama ka treguar se në takimin e fundit me kryeministrin Kurti është diskutuar për dy financime të huaja. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama duke folur në lidhje me investimet në infrastrukturë, theksoi se ekziston një plan konkret, për të ndërtuar 530 km hekurudhë sipas standardeve të BE, të elektrifikuara në rrjetet evropiane.
Rama në fjalën e tij përfundoi se hekurdha Durrës-Tiranë, do jetë linja e parë e elektrifikuar në vend, do fillojë operimet në fillim të vitit të ardhshëm. Ndërkohë që për aeroportin e Tiranës, kryeministri deklaroi se falë punës së Ballukut është bërë pikë kyçe e aviacionit rajonal.
”Flasim pak për hekurudhat. Të rilindësh hekurudhën nga hiçi duhet përpjekje dhe durim, por edhe reputacion i vendit, situatë ekonomike dhe situatë financimi, që deri dje Shqipëria nuk e kishte. Nuk kemi thjesht një synim, por kemi plan konkret, për të ndërtuar 530 km hekurudhë sipas standardeve të BE, të elektrifikuara në rrjetet evropiane. Projekte konkrete. Hekurdha Durrës-Tiranë, do jetë linja e parë e elektrifikuar në vend, do fillojë operimet në fillim të vitit të ardhshëm. Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, ndërtimi pritet në fund të këtij viti. Ka përfunduar studimi i fizibilitetit dhe projekti paraprak për hekurudhën e kombit, Durrës-Prishtinë. Në takimin e fundit me kryeministrin Kurti kemi folur për dy financime të huaja. Po studiohet rindërtimi i hekurudhës Durrës-Vlorë. Edhe kjo, diçka e këtyre 6 viteve.
Kemi sjellë operatorë të rinj, duke sjellë ulje të biletave. Duke e bërë Tiranën, pikën kyçe të aviacionit rajonal. Kemi qenë ne në qeveri, kur fluturohej nga Shqipëria apo për në Shqipëri, biletat ishin më të shtrenjta në Europë. Sot kemi aeroportin me kapacitet më të madh në Ballkanin Perëndimor, kemi lënë pas aeroportin e Beogradit. Aeroporti i Tiranës sot ka 80 destinacione dhe 27 linja ajrore, duke përpunuar në vitin që sapo u mbyll, 11.6 milionë pasagjerë, 247 përqind më shumë, krahasuar me vitin 2019, para se të futej në funksion strategjia që sapo folëm. Aeroporti i Vlorës do fusë edhe modele të reja biznesi të aviacionit. Tani që po përfundon, për Vlorën më e mira është e gjithë përpara”, tha Rama./Dosja.al