Mbledhje me drejtuesit e qarqeve/ Rama: Për Sazanin kemi vetëm një propozim që i bën mirë vendit, Porti i Durrësit është aset dhe qeveria aksionere
Amnistia Penale, Rama: Do votojmë për një akt që Parlamenti e ka bërë pa ndarje 19 Mars, 10:12 P...
Amnistia Penale, Rama: Do votojmë për një akt që Parlamenti e ka bërë pa ndarje 19 Mars, 10:12 P...
E rëndë në Tapizë/ Foshnjën e sapolindur e futi në qese dhe e hodhi në lumë, arrestohet 42-vjeçar...
"Je dele e Edi Ramës"/ Plas debati te "Ligjet", Gogu-Dogjanit: Mos më dhuno 18 Mars, 14:51 Kundër aktit normat...
SPAK i komunikoi akuzën, Beqaj: Prokurori nuk hetoi plotësisht, operacionet janë kryer në kushte të sigurta 18 Mars, ...
•Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta bie pre e grabitësve. •Mbrëmë, ai ka denoncuar vjedhjen e 50 mijë eurove dhe bizhuteri me vlerë 10 mijë euro nga banesa e tij në Prishtinë. •Shkrela tha se paratë janë mbledhur për arsyen e larjes së një borxhi, e se i përkasin baxhankut të tij. • Rrahim Podvorica, prokurori i çështjes, i pyetur nëse Shkreta ka deklaruar se paratë kanë qenë të mbledhura edhe nga një bashkë familjar i tij, shkurtimisht ka deklaruar se “Nuk mund të jap detaje për shkak të hetimeve”. • Ndërkohë që në raportin e Policisë thuhet se nuk kanë gjetur shenja se dera e banesës është hapur me forcë. •Deputeti ka reaguar pas lajmeve të publikuara për të, duke u shprehur se ka deklaruar të gjitha të ardhurat e tij, e se ka punuar gjithë jetën si mjek bashkë me të shoqen. •Hetimet kanë nisur dhe po vijojnë.
4 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta ka rënë pre e një grabitjeje, pasi denoncoi se kishin vjedhur 50 mijë euro dhe stoli në vlerë prej 10 mijë euro. Shkreta në Polici ka deklaruar se paratë nuk ishin vetëm të tij, por edhe të baxhanakut.
Pas kësaj ngjarje, nuk ka munguar reagimi i vetë deputetit në rrjetin e tij social, Facebook, ku ka shkruar se i ka përmbushur obligimet sipas ligjit në lidhje me deklarimin e pasurisë dhe të njëjtën gjë do ta bëjë edhe në mars të vitit 2023.
“Rrugëtimi im profesional nuk është vetëm në fushën e politikës. Për të gjithë opinionin e gjerë, ne jemi një çift mjekësh, të cilët e ushtrojnë me nder e dinjitet këtë profesion prej më shumë se 20 vitesh dhe gëzojnë respektin e të gjithë pacientëve, studentëve, kolegëve dhe të njohurve të tyre. Vetëm që 1 vit e gjysëm kam marrë detyrën e deputetit, asnjëherë nuk kam pasur pozita ekzekutive dhe i kam përmbushur sipas ligjit të gjitha obligimet e mia në lidhje me deklarimin e pasurisë. Të njëjtën do ta bëj edhe për deklarimin e këtij viti në mars të vitit 2023, ashtu siç thotë ligji. Prandaj, tendenca për ta lidhur gjithçka me këtë post është qëllimkeqe dhe thellësisht e padrejtë, aq më tepër kur e njëjta lidhet edhe me qëndrimet dhe deklarimet e mia politike,”- ka shkruar ai.
KOSOVË- Deputetit të Lëvizjes VetëVendosje në Kosovë Mirsad Shkreta i janv vjedhur 50 mijë euro cash dhe flori në vlerën e 10 mijë eurove të padeklaruara.
Denoncimin e ka bërë vetë Shkreta në polici ku ka thënë se paratë kanë qenë kursime të atij dhe familjarëve të tij, kryesisht baxhanakut. Megjithatë, këtë shumë nuk e ka deklaruar në Agjencinë Kosovare kundër Korrupsionit.
Sipas AKK-së, Shkreta ka deklaruar se i ka mbi 100 mijë euro para të gatshme nëpër institucione financiare në Kosovë dhe Shqipëri.
Me rastin e vjedhjes që ka ndodhur të enjten në lagjen Kalabria, po merren Krimet e rënda të Rajonit të Prishtinës.
“Viktima ka deklaruar në polici se i janë vjedhur 50 mijë euro para kesh dhe ari në vlerë 10 mijë euro. Viktima ka thënë se paratë nuk kanë qenë të gjitha të tij por edhe të baxhanakut”, ka thënë për Pararacin një burim brenda Policisë.
|
|||
7c7cb00f bf26 4170 933b 418a6ecf9eab 768x548 |
Përveç si deputet, Shkreta punon edhe si mjek stomatolog dhe kirurg oral në një klinikë dhe profesor në UBT. Në AKK ai ka deklaruar se në pronësi të përbashkët ka një shtëpi banimi në vlerë prej 200 mijë eurosh dhe katër lokale afariste në vlerë totale prej 165 mijë e 400 euro.
Si pronë të tij, Shkreta ka deklaruar një banesë, të cilën e ka blerë nga kredia, trashëgimia dhe të hyrat vetanake, vlera e së cilës është 70 mijë euro. Ai ka deklaruar një veturë në vlerë prej 25 mijë euro, e cila, sipas tij, është blerë me kredi dhe është në pronësi të përbashkët. Para të gatshme, Shkreta ka deklaruar se ka mbi 100 mijë euro në bankë.
PRISHTINË- Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, pretendon se i janë vjedhur 50 mijë euro cash në banesë në Prishtinë, para këto që nuk figurojnë të deklaruara në Agjencinë Kundër Korrupsionit, pasi sipas tij ishin të baxhanakut. Por duket se me denoncimin që ka bërë, Shkreta i ka hapur probleme vetes.
Në një përgjigje me shkrim dhënë Gazetës Express, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha se për rastin “vjedhje e rëndë” janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, ndërsa në pyetjen nëse deputeti Shkreta do të hetohet për mosdeklarim të pasurisë, ajo tha se “nuk mund të japin informata shtesë”.
“Ju njoftojmë se për rastin e “Vjedhjes së rëndë” janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave të kësaj çështjeje penale. Meqenëse rasti është në hetime, aktualisht nuk mund të japim informata shtesë, andaj për zhvillimet e tjera do të njoftoheni në kohë,”- tha Ulaj për Gazetën Express.
Përveç vjedhjes së 50 mijë eurove, sipas raportimeve në media, deputetit të VV-së i janë vjedhur nga banesa edhe stoli ari në vlerë prej 10 mijë euro. Siç raportohet, deputeti ka deklaruar në polici se paratë nuk kanë qenë të tij, por edhe të baxhanakut, megjithatë kjo mbetet për t’u vërtetuar.
PRISHTINË- Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta pretendon se i janë vjedhur 50 mijë euro dhe bizhuteri, me vlerë 10 mijë euro. Paratë, sipas deputetit, nuk kanë qenë tijat por të një të afërmi të tij, ndaj dhe nuk i kishte raportuar këtë shumë të parave në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Përveç si deputet, Shkreta punon edhe si mjek stomatolog dhe kirurg oral në një klinikë dhe profesor në UBT.
Në AKK, ai ka deklaruar se në pronësi të përbashkët ka një shtëpi banimi në vlerë prej 200 mijë eurosh dhe katër lokale afariste në vlerë totale prej 165 mijë e 400 euro. Si pronë të tij, Shkreta ka deklaruar një banesë, të cilën e ka blerë me kredi dhe të ardhura të trashëguara, vlera të cilës është 70 mijë euro. Po ashtu, ai ka deklaruar një veturë në vlerë prej 25 mijë euro, e cila, sipas tij, është blerë me kredi dhe është në pronësi të përbashkët.
Në deklarimin e pasurisë së tij në AKK, Shkreta ka bërë me dije gjithashtu se ai dhe bashkëshortja e tij janë aksionarë në një kompani, të quajtur “Integrident”.
Ai ka deklaruar një veturë në vlerë prej 25 mijë euro, e cila, sipas tij, është blerë me kredi dhe është në pronësi të përbashkët. ndërsa si para të gatshme, Shkreta ka deklaruar se ka mbi 100 mijë euro në bankë.