LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

I jepet sot lamtumira e fundit Artur Zhejit! Homazhe për gazetarin dhe kurora me lule pranë arkëmortit: Ikje e parakohshme

• Familja, miqtë dhe kolegët i japin sot lamtumirën e fundit gazetarit dhe analistit të njohur, Artur Zheji. • Homazhet për ndërimin e kujtimit të tij po mbahen në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura. • Politikanë, aktorë dhe figura të njohura janë parë duke bërë homazhe, për gazetarin që më 29 gusht do të festonte ditëlindjen e 64-t. • Pasi mori pjesë në homazhe, kreu i PD-së, Sali Berisha tha se Zheji ishte një personalitet i mirënjohur i gazetarisë, i analizës, publicistikës dhe botimeve. • Ai shtoi se gazetari ishte një zë më vete në analizat e tij. • Berisha shprehu ngushëllimet familjes dhe miqve të tij dhe shtoi se lutet që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar. • Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha për gazetarët jashtë ambienteve të Universitetit të Arteve të Bukura, se lajmi për vdekjen e Zhejit ishte pikësllues dhe se ikja e tij ishte e parakoshme. • Ministri Blendi Gonxhe tha se përtej gazetarit që shihej në ekrane ishte një Zhej më artist dhe më krijues dhe që sipas tij do i jepte shumë vendit në vitet në vijim. • Gonxhja shtoi se ndarja e tij nga jeta ishte e parakohshme. • Aktori Timo Flloko ishte një ndër personalitetet që mori pjesë në homazhet për gazetarin ku tha se Zheji ishte një artist i madh në shpirt. • Ai tregoi se i kishte dhënë mësim, ndërsa shtoi se dijet e tij ishin të mëdha. • Gazetari ishte duke drekuar në një restorant në rrugën ‘Butrinti’, bashkë me bashkëshorten dhe djalin, kur papritur ka pësuar një arrest kardiak. • Sipas njoftimit të Policisë, familjarët kishin telefonuar urgjencën për ndihmë, por pavarësisht ndërhyrjes, ai nuk ka mundur të mbijetojë. • Artur Zheji i lindur më 29 gusht 1961 ishte gazetar, publicist dhe analist shqiptar. • I biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit, Zheji la pas një boshllëk të madh në gazetarinë shqiptare.

6 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

Homazhet për Artur Zhejin, Timo Flloko: Ishte personalitet i dimensioneve të jashtëzakonshme, iku shumë shpejt

I jepet sot lamtumira e fundit Artur Zhejit! Homazhe për gazetarin dhe
timo flloko

TIRANË - Aktori Timo Flloko ishte një ndër personalitetet që mori pjesë në homazhet për gazetarin dhe publicistin e njohur,  Artur Zheji. Flloko tha në prononcimin e tij për mediat se Zheji ishte një artist i madh në shpirt. Ai tregoi se i kishte dhënë mësim, ndërsa shtoi se dijet e tij ishin të mëdha. 

"Ishte personalitet i dimensioneve të jashtëzakonshme. Nuk flas në prerjen politike të çështjes, apo si një analist i jashtëzakonshëm në televizione e në media. Arturi ishte një artist i madh në shpirt, me një sensibilitet të padallueshëm, të dukshëm, por të thellë e të brendshëm. Një erudit i përmasave të mëdha. Unë i kam dhënë mësim, leksionet i përgatisja për të më shumë, sepse dijet e tij ishin të tilla sa dinte gjithçka. Ishte djali i Petro Zhejit, por Arturi ishte një bir i tij, kishte edhe një nënë të nderuar, një artiste të madhe. Kam pasur miqësi të afërt. Iku shumë shpejt”, tha Flloko.

10 MUAJ ME PARE

I jepet lamtumira Artur Zhejit/ Ministri Gonxhe: Ikje shumë e parakohshme

I jepet sot lamtumira e fundit Artur Zhejit! Homazhe për gazetarin dhe
blendi gonxhe

TIRANË- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe ka marrë pjesë në homazhet për nderimin e kujtimit të Artur Zhejit. Ministri tha se përtej gazetarit që shihej në ekrane ishte një Zhej më artist dhe më krijues dhe që sipas tij do i jepte shumë vendit në vitet në vijim. Gonxhja shtoi se ndarja e tij nga jeta ishte e parakohshme.

“E njoh Zhejin si gazetar dhe si publicist. Me siguri pas Zhejit që kemi parë në ekrane, ka qenë një Zhej akoma më artist, më krijues dhe do jepte shumë më tepër në vitet që do vinin, por fatkeqësisht për komunitetin artdashësve dhe gazetarin, jeta është shumë e ashpër në këto ngjarje që janë kaq të papritura. Nuk dimë si ta ngushëllojmë familjen, botën që ai përfaqëson dhe që la. Ikje shumë e parakohshme”, tha Gonxhja.  

10 MUAJ ME PARE

Tedi Blushi: Lajmi për humbjen e Artur Zhejit ishte pikëllues, do kujtohet gjithmonë me nderim dhe respekt

I jepet sot lamtumira e fundit Artur Zhejit! Homazhe për gazetarin dhe
tedi blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ishte i pranishëm sot në homazhet për gazetarin e njohur, Artur Zheji. Blushi tha për gazetarët jashtë ambienteve të Universitetit të Arteve të Bukura, se lajmi për vdekjen e Zhejit ishte pikësllues. 

Në emër të PL-së, të tij dhe të Ilir Metës, ai shprehu ngushëllimet familjes së gazetarit dhe të gjithë komunitetit të gazetarëve e shoqërisë shqiptare. Blushi tha se Artur Zheji ishte një nga mendjet e ndritura të kombit, patriot dhe intelektual i angazhuar që sipas tij jo vetëm në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së medias, por edhe të parimeve të shtetit të së drejtës.

"Lajmi për humbjen e parakohshme të intelektualit të jashtëzakonshëm, gazetarit dhe analistit Artur Zheji, ishte vërtet pikëllues. Sot, në emër të Partisë së Lirisë, të Presidentit Meta dhe në emrin tonë personal, u shprehëm ngushëllimet më të sinqerta familjes Zheji, të gjithë komunitetit të gazetarëve e shoqërisë shqiptare për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme. Z. Zheji ishte një nga mendjet e ndritura të kombit, patriot dhe intelektual i angazhuar që luftoi aq shumë jo vetëm në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së medias, por edhe të parimeve të shtetit të së drejtës, sepse dua t’ju kujtoj kontributin e tij madhor, si bashkëkryetar i Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës. Z. Zheji do të kujtohet gjithmonë me nderim dhe me respekt dhe sot pa dyshim që shoqëria jonë është më e mpakur me humbjen e këtij përfaqësuesit të spikatur të medias dhe mendimit kritik, të këtij gazetari, kontributi dhe vepra e të cilit gjithmonë do të nderohet!", tha Blushi. 

10 MUAJ ME PARE

Homazhet për Artur Zhejin, Berisha: Lutem që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar! Ishte një zë më vete në analizat e tij

I jepet sot lamtumira e fundit Artur Zhejit! Homazhe për gazetarin dhe
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë në homazhet për gazetarin dhe publicistin e njohur, Artur Zhejin, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë.

Berisha foli shkurtimisht për mediat dhe tha se Zheji ishte një personalitet i mirënjohur i gazetarisë, i analizës, publicistikës dhe botimeve. Ai shtoi se gazetari ishte një zë më vete në analizat e tij. Berisha shprehu ngushëllimet familjes dhe miqve të tij dhe shtoi se lutet që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar.

"Erdha të shpreh ngushëllimet më të ndjera dhe nderimin tim të thellë për Artur Zhejin, një personalitet i mirënjohur i gazetarisë me një eksperiencë të gjatë, i analizës, publicistikës, botimeve. Artur Zheji ishte një zë në vete në analizat e tij, në të cilat edhe po të mos ishe dakord me pikëpamjen, mënyrën civile të servirjes dhe të shtruar të mbrojtjes që ai bënte, do ta respektoje patjetër. Me këtë rast shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së tij të nderuar, miqve, shokëve dhe lutem së bashku me ta që shpirti i tij, shpirti i Artur Zhejit të gjejë paqen e merituar.", u shpreh Berisha. 

10 MUAJ ME PARE

FOTO/ Familja, miqtë dhe kolegët i japin sot lamtumirën e fundit gazetarit Artur Zheji

I jepet sot lamtumira e fundit Artur Zhejit! Homazhe për gazetarin dhe
artur zheji

TIRANË- Familja, miqtë dhe kolegët i japin sot lamtumirën e fundit gazetarit dhe analistit të njohur, Artur Zheji. Homazhet për ndërimin e kujtimit të tij po mbahen në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura. Politikanë, aktorë dhe figura të njohura janë parë duke bërë homazhe, për gazetarin që më 29 gusht do të festonte ditëlindjen e 64-t.

I jepet sot lamtumira e fundit Artur Zhejit! Homazhe për gazetarin dheI jepet sot lamtumira e fundit Artur Zhejit! Homazhe për gazetarin dheI jepet sot lamtumira e fundit Artur Zhejit! Homazhe për gazetarin dheI jepet sot lamtumira e fundit Artur Zhejit! Homazhe për gazetarin dhe

Gazetari ishte duke drekuar në një restorant në rrugën ‘Butrinti’, bashkë me bashkëshorten dhe djalin, kur papritur ka pësuar një arrest kardiak. Sipas njoftimit të Policisë, familjarët kishin telefonuar urgjencën për ndihmë, por pavarësisht ndërhyrjes, ai nuk ka mundur të mbijetojë. 

Artur Zheji i lindur më 29 gusht 1961 ishte gazetar, publicist dhe analist shqiptar. I biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit, Zheji la pas një boshllëk të madh në gazetarinë shqiptare.

10 MUAJ ME PARE

U nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, homazhet për Artur Zhejin mbahen sot në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura

I jepet sot lamtumira e fundit Artur Zhejit! Homazhe për gazetarin dhe
artur zheji

TIRANË- Homazhet për gazetarin dhe analistin e njohur, Artur Zhejin, i cili u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, do të zhvillohen sot nga ora 10:00 deri në 12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura, ku familja, miqtë dhe kolegët do të nderojnë kujtimin e tij. 

Gazetari ishte duke drekuar në një restorant në rrugën ‘Butrinti’, bashkë me bashkëshorten dhe djalin, kur papritur ka pësuar një arrest kardiak. Sipas njoftimit të Policisë, familjarët kishin telefonuar urgjencën për ndihmë, por pavarësisht ndërhyrjes, ai nuk ka mundur të mbijetojë. 

Artur Zheji i lindur më 29 gusht 1961 ishte gazetar, publicist dhe analist shqiptar. I biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit, Zheji la pas një boshllëk të madh në gazetarinë shqiptare.

homazhet per artur zhejin

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më