LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Helmohen 70 fëmijë në një kopsht në Gramsh/ Analizat zbuluan prani të bakterit të salmonelës, ngrihet grup pune me inspektor higjene, “Nelsa shpk”, kompania furnizuese: Ne çojmë vetëm ushqimet!

• 70 fëmijë të një kopshti në Gramsh janë helmuar nga ushqimi. • Analizat e fëmijëve treguan prani të madhe të bakterit të salmonelës. • Dyshimet paraprake janë se helmimi ka ardhur nga ushqimi i ofruar nga kompania e shërbimit katering. • Fëmijët gjatë këtyre ditëve janë paraqitur me shqetësime dhe të vjella në spitalin e qytetit të Gramshit dhe kjo ka alarmuar prindërit. Ata i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe analizave. • Fillimisht prindërit kishin dyshuar për gjendje gripale të fëmijëve, por analizat  e kryera treguan se ata ishin helmuar nga ushqimi. • Helmimi u shkaktoi temperaturë të lartë, përzierje dhe dhimbje të forta koke. • Drejtoresha e Spitalit të Gramshit, Greta Lena thekson se situata është nën kontroll dhe se në spital janë paraqitur vetëm disa fëmijë. • Ajo shtoi se një rast ka pasur simptoma më të rënda dhe 2 të tjerë më lehtë. •  Lena theksoi se kopshti që fëmijët frekuentojnë është dezinfektuar. • Drejtoresha gjithashtu ka konfirmuar se në analizat e fëmijëve kanë gjetur prezencë të bakterit salmonelë. • Në lidhje me ngjarjen mësohet se është ngritur një grup pune e përbërë nga disa inspektorë higjene. • Ata po ndjekin situatën e referuar nga Spitali i Gramshit. •  Prindërit kërkojnë përgjigje dhe ndëshkime. • Shumë prej tyre janë të shqetësuar që rasti mund të mbulohet dhe që askush të mos mbajë përgjegjësi. • Ata kanë paralajmëruar që në fillim të javës do protestojnë para kopshtit. • Një nga pistat kryesore të hetimit është furnizuesi i ushqimeve me katering për kopshtin. • Mësohet se furnizuesi i ushqimit me katering është kompania “Nelsa shpk”. •  Kopshti mësohet se ka një kontratë me një operator privat për përgatitjen dhe shpërndarjen e ushqimit. •  Ky subjekt dyshohet se ka rezultuar më parë me shkelje të rregullave higjeno-sanitare gjatë një inspektimi të AKU-së në vitin 2023, por ka vijuar të operojë normalisht. • Në kuzhinën e kopshtit nuk kishte frigoriferë funksionalë për ruajtjen e produkteve të ndjeshme si mishi dhe qumështi një fakt i konstatuar edhe nga specialistë të AKU-së që kanë ndërhyrë pas incidentit. •  Përveç furnizimit me ushqime katering të çerdheve, kopshteve dhe konviktit të shkollës së mesme në bashkinë Gramsh, “Nelsa shpk” furnizon me ushqime dhe spitalet e burgjet. • Administratorja e “Nelsa SHPK” ka folur në lidhje me ngjarjen. • Në një prononcim telefonik, Elsa Kamberi Balla shprehet se ata furnizojnë me ushqimet bazë kopshtin në fjalë, si bulmetra, mishi,etj. • Ajo shton se produktet e ofruara janë të kontrolluara.

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Helmimi i fëmijëve në kopsht, reagon "Nelsa SHPK": Ne çojmë vetëm ushqimet!

Helmohen 70 fëmijë në një kopsht në Gramsh/ Analizat
Foto

GRAMSH- Administratorja e “Nelsa SHPK”, kompanisë që furnizon me ushqime kopshtin ku u helmuan fëmijët në Gramsh ka folur në lidhje me ngjarjen. Në një prononcim telefonik për ZËRI-n, Elsa Kamberi Balla shprehet se ata furnizojmë me ushqimet bazë kopshtin në fjalë, si bulmetra, mishi,etj. Ajo shton se për produktet e ofruara janë të kontrolluara.

“Ne nuk ofrojmë shërbime kateringu. Ne kemi një kontratë me kopshtin në fjalë ku dërgojmë furnizime me ushqime nga më të ndryshmet, si bulmetrat apo edhe mishi. E kam ndjekur situatën në fjalë, por ushqimet që dërgojmë ne janë të kontrolluara. Jam e gatshme t’ju vë në dispozicion analizat e tyre,” u shpreh Balla.

70 fëmijë të një kopshti në Gramsh janë helmuar nga ushqimi ndërsa në analizat e tyre u gjet prani e madhe të bakterit të salmonelës. Dyshimet paraprake janë se helmimi ka ardhur nga ushqimi i ofruar nga kompania e shërbimit katering. 

Një grup i madh i fëmijëve gjatë këtyre ditëve është paraqitur me shqetësime dhe të vjella në spitalin e qytetit të Gramshit dhe kjo ka alarmuar prindërit. Fillimisht prindërit kishin dyshuar për gjendje gripale të fëmijëve, por analizat  e kryera treguan se ata ishin helmuar nga ushqimi. Helmimi u shkaktoi temperaturë të lartë, përzierje dhe dhimbje të forta koke.

1 VITE ME PARE

“Nelsa shpk”, kompania që furnizoi kopshtin ku u helmuan 70 fëmijë në Gramsh, furnizues edhe për spitalet e burgjet

Helmohen 70 fëmijë në një kopsht në Gramsh/ Analizat
Foto ilustruese

GRAMSH- Rreth 70 fëmijë të një kopshti publik në qytetin e Gramshit, janë helmuar dhe janë paraqitur në urgjencën e spitali me temperaturë dhe te vjella. Dyshohet se shkak i helmimit ka qenë bakteri salmonela. Ende nuk është përcaktuar saktë shkaku ndërsa analizat laboratorike janë ende në proces për të konfirmuar burimin dhe shkallën e kontaminimit.

Një nga pistat kryesore të hetimit është furnizuesi i ushqimeve me katering për kopshtin. Mësohet se furnizuesi i ushqimit me katering është kompania “Nelsa shpk”.  Kopshti mësohet se ka një kontratë me një operator privat për përgatitjen dhe shpërndarjen e ushqimit. Ky subjekt dyshohet se ka rezultuar më parë me shkelje të rregullave higjeno-sanitare gjatë një inspektimi të AKU-së në vitin 2023, por ka vijuar të operojë normalisht.

Në kuzhinën e kopshtit nuk kishte frigoriferë funksionalë për ruajtjen e produkteve të ndjeshme si mishi dhe qumështi një fakt i konstatuar edhe nga specialistë të AKU-së që kanë ndërhyrë pas incidentit. Në lidhje me ngjarjen mësohet se është ngritur një grup pune e përbërë nga disa inspektorë higjene. Ata po ndjekin situatën e referuar nga Spitali i Gramshit. 

Përveç furnizimit me ushqime katering të çerdheve, kopshteve dhe konviktit të shkollës së mesme në bashkinë Gramsh, “Nelsa shpk” furnizon me ushqime dhe spitalet e burgjet. “Nelsa shpk” rezulton të jetë aktualisht në pronësi të Elsa Kamberi (Balla), por themelues dhe pronar fillestar është babai i saj, Nexhmi Balla, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Në vitin 2016, Balla u arrestua së bashku me disa biznesmenë të tjerë dhe zyrtarë të lartë të burgjeve për një skandal të madh korrupsioni që përfshinte manipulimin e tenderëve për ushqimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Përveç Nexhmi Ballës, në pranga ranë edhe biznesmenët Ylber Kalaja dhe Shemsi Sinani, si dhe drejtori i përgjithshëm i burgjeve në atë kohë, Artur Zoto, dhe zëvendësi i tij Iljaz Labi. Kompanitë e tyre kishin ndarë mes tyre tenderë me vlera të mëdha, përmes skemave korruptive. Pas këtij skandali, Balla i kaloi pronësinë dhe drejtimin e kompanisë vajzës së tij, Elsës.

1 VITE ME PARE

Helmimi i fëmijëve në Gramsh/ Ushqimi në kopsht përgatitej nga një kompani kateringu, subjekti më parë rezulton me shkelje të rregullave higjeno-sanitare

Helmohen 70 fëmijë në një kopsht në Gramsh/ Analizat
Foto ilustruese

GRAMSH- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me helmimin e 70 fëmijëve të një kopshti publik në Gramsh. Ngjarja raportohet se ka ndodhur të martën ku disa prindër shkuan në urgjencë me fëmijët e tyre të cilët ishin kthyer nga kopshti me temperaturë të lartë dhe shqetësime gastrointestinale.

Brenda 24 orëve, të paktën 12 fëmijë u paraqitën në spitalin e Gramshit, ndërsa disa prej tyre u mbajtën nën kujdes intensiv pediatrik për shkak të dehidratimit të theksuar. Në analizat e tyre u gjet prani e madhe të bakterit të salmonelë. Mostrat janë marrë nga ushqimi i shërbyer në kopsht, si dhe nga uji dhe ambientet e kuzhinës. Një nga pistat kryesore të hetimit është furnizuesi i ushqimeve me katering për institucionin në fjalë.

Kopshti mësohet se ka një kontratë me një operator privat për përgatitjen dhe shpërndarjen e ushqimit. Ky subjekt dyshohet se ka rezultuar më parë me shkelje të rregullave higjeno-sanitare gjatë një inspektimi të AKU-së në vitin 2023, por ka vijuar të operojë normalisht.

Në kuzhinën e kopshtit nuk kishte frigoriferë funksionalë për ruajtjen e produkteve të ndjeshme si mishi dhe qumështi një fakt i konstatuar edhe nga specialistë të AKU-së që kanë ndërhyrë pas incidentit. Në lidhje me ngjarjen mësohet se është ngritur një grup pune e përbërë nga disa inspektorë higjene. Ata po ndjekin situatën e referuar nga Spitali i Gramshit. 

1 VITE ME PARE

Helmimi i fëmijëve nga bakteri salmonela/ Reagon Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor në Gramsh: Janë marrë 76 mostra! Nuk ka vend për shqetësim

Helmohen 70 fëmijë në një kopsht në Gramsh/ Analizat
Foto

GRAMSH- Reagimi i parë zyrtar ka ardhur në lidhje me helmimin e 70 fëmijëve të një kopshti në Gramsh. Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor në Gramsh në reagim bën me dije se njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor është vënë menjëherë në ndjekje të rastit.

Sipas tyre një fëmijë është paraqitur me shqetësime të lehta gastrointestinale dhe është referuar për analiza laboratorike nga mjekja pediatre përkatëse. Më tej bëhet me dije se janë marrë 76 mostra të cilat janë në proces analizimi. Në reagim ata theksojnë se nuk ka vend për shqetësimin por duhet theksuar se ngjarja ka 4 ditë që ka ndodhur dhe institucionet kanë heshtur.

Një tjetër detaj që ngre dyshime në këtë rast është se mediat raportojnë për 70 fëmijë të helmuar ndërsa në reagime theksohet se ka pak raste të cilat kanë patur probleme jo të rënda. Drejtoresha e Spitalit të Gramshit, Greta Lena theksoi se situata është nën kontroll dhe se në spital janë paraqitur vetëm disa fëmijë. Ajo shtoi se një rast ka pasur simptoma më të rënda dhe 2 të tjerë më lehtë.

Lind pyetja se si është e vërteta, sa fëmijë janë të helmuar dhe pse institucionet kanë vonuar për të reaguar. Prindërit kërkojnë përgjigje dhe ndëshkime. Shumë prej tyre janë të shqetësuar që rasti mund të mbulohet dhe që askush të mos mbajë përgjegjësi. Ata kanë paralajmëruar që në fillim të javës do protestojnë para kopshtit.

Reagimi i plotë i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor në Gramsh:

Në vijim të raportimeve në media mbi një situatë të ndodhur në një institucion parashkollor në qytetin e Gramshit, sqarojmë se Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor është vënë menjëherë në ndjekje të rastit.

1 fëmijë është paraqitur me shqetësime të lehta gastrointestinale dhe është referuar për analiza laboratorike nga mjekja pediatre përkatëse. Në kuadër të hetimit epidemiologjik janë marrë gjithsej 76 mostra nga fëmijët dhe punonjësit, dhe janë në proces analizimi.

Rezultatet e analizave nuk kanë dale ende përfundimtare dhe priten të jenë të disponueshme ditën e nesërme, më 25 maj 2025. NJVKSH Gramsh ka njoftuar Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU) dhe Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) dhe po bashkëpunojnë ngushtësisht me strukturat vendore për të garantuar një vlerësim të plotë dhe të kujdesshëm të situatës.

Theksojmë se të gjitha veprimet janë ndërmarrë në kohë dhe me profesionalizëm, dhe nuk ka vend për shqetësim të shtuar në këtë fazë. Çdo informacion i mëtejshëm do të bëhet publik në mënyrë transparente, sapo të përfundojnë analizat dhe verifikimet përkatëse.

1 VITE ME PARE

Helmimi i të miturve në Gramsh/ Prindërit paralajmërojnë protestë para kopshtit: Fëmija im ishte me temperaturë 39 dhe nuk pushonte së vjelluri!

Helmohen 70 fëmijë në një kopsht në Gramsh/ Analizat
Foto ilustruese

GRAMSH- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me helmimin e disa fëmijëve në Gramsh. Prindërit shprehen se fëmijët e tyre kanë pasur temperaturë dhe të vjella për shkak të helmimit. Brenda 24 orëve, të paktën 12 fëmijë u paraqitën në spitalin e Gramshit, ndërsa disa prej tyre u mbajtën nën kujdes intensiv pediatrik për shkak të dehidratimit të theksuar.

Një prind ka theksuar se nuk e dinte se kishte edhe fëmijë të tjerë në të njëjtën gjendje shendetësore si fëmija i tij teksa shtoi se këtë e mësuan në urgjencë. Ata shtojnë se kopshti nuk i ka njoftuar për asgjë.

“Fëmija im ishte me temperaturë 39 dhe nuk pushonte së vjelluri. E çuam në urgjencë dhe vetëm atëherë mësuam se kishte edhe të tjerë në të njëjtën gjendje,” tha një prind.

“Kopshti nuk na njoftoi për asgjë. As nuk e dinim se mund të ishte helmim,” shtoi prindi.

Prindërit kërkojnë përgjigje dhe ndëshkime. Shumë prej tyre janë të shqetësuar që rasti mund të mbulohet dhe që askush të mos mbajë përgjegjësi. Ata kanë paralajmëruar që në fillim të javës do protestojnë para kopshtit.

 

1 VITE ME PARE

Helmimi i fëmijëve nga bakteri salmonela në Gramsh, ngrihet grup pune me inspektor higjene

Helmohen 70 fëmijë në një kopsht në Gramsh/ Analizat
Foto

GRAMSH- Një grup pune e përbërë nga disa inspektorë higjene është ngritur në lidhje me helmimin e 70 fëmijëve në Gramsh. Raportohet se grupi hetimor do të kryesohet nga inspektor Gazmend Miza. Ata po ndjekin situatën e referuar nga Spitali i Gramshit.

Për të patur një ide tepër të qartë për shkakun, duhet të pritet deri në rezultatin e daljes së analizave për të gjithë fëmijët e kopshtit publik të Gramshit. 70 fëmijë të një kopshti në Gramsh janë helmuar nga ushqimi ndërsa në analizat e tyre u gjet prani e madhe të bakterit të salmonelës. Dyshimet paraprake janë se helmimi ka ardhur nga ushqimi i ofruar nga kompania e shërbimit katering. 

Një grup i madh i fëmijëve gjatë këtyre ditëve është paraqitur me shqetësime dhe të vjella në spitalin e qytetit të Gramshit dhe kjo ka alarmuar prindërit. Fillimisht prindërit kishin dyshuar për gjendje gripale të fëmijëve, por analizat  e kryera treguan se ata ishin helmuar nga ushqimi. Helmimi u shkaktoi temperaturë të lartë, përzierje dhe dhimbje të forta koke.

 

1 VITE ME PARE

Helmimi i fëmijëve nga bakteri salmonela/ Drejtoresha e Spitalit Gramsh: Kopshti u dezinfektua menjëherë! Situata është nën kontroll

Helmohen 70 fëmijë në një kopsht në Gramsh/ Analizat
Foto ilustruese

GRAMSH- Drejtoresha e Spitalit të Gramshit, Greta Lena ka folur në lidhje me rastin e helmimit të 70 fëmivë të cilët janë paraqitur me probleme shëndetësore. Lena thekson se situata është nën kontroll dhe se në spital janë paraqitur vetëm disa fëmijë.

Ajo shtoi se një rast ka pasur simptoma më të rënda dhe 2 të tjerë më lehtë. Lena theksoi se kopshti që fëmijët frekuentojnë është dezinfektuar. Drejtoresha gjithashtu ka konfirmuar se analizat e fëmijëve kanë gjetur prezencë të bakterit salmonelë. 

“Fillimisht në urgjencë është paraqitur një fëmijë me simptoma më të rënda me temperaturë të lartë, diarre dhe të vjella. E referuam për ekzaminime te higjena dhe analizat konfirmuan prezencë të bakterit salmonelë. Më pas në spital mbërritën edhe dy fëmijë të tjerë me simptoma më të lehta frekuentues të kopshtit, ku analizat laboratorike konfirmuan sërish prezencë salmonele. U krye menjëherë dezinfektimi i ambienteve të kopshtit dhe në vijim, të paktën në spital, nuk janë paraqitur më raste fëmijësh me simptoma," u shpreh drejtoresha e spitalit.

70 fëmijë të një kopshti në Gramsh janë helmuar nga ushqimi ndërsa në analizat e tyre u gjet prani e madhe të bakterit të salmonelës. Dyshimet paraprake janë se helmimi ka ardhur nga ushqimi i ofruar nga kompania e shërbimit katering. 

Një grup i madh i fëmijëve gjatë këtyre ditëve është paraqitur me shqetësime dhe të vjella në spitalin e qytetit të Gramshit dhe kjo ka alarmuar prindërit. Fillimisht prindërit kishin dyshuar për gjendje gripale të fëmijëve, por analizat  e kryera treguan se ata ishin helmuar nga ushqimi. Helmimi u shkaktoi temperaturë të lartë, përzierje dhe dhimbje të forta koke.

1 VITE ME PARE

U paraqitën në spital me të vjella dhe temperaturë/ Helmohen nga ushqimi 70 fëmijë në një kopësht në Gramsh, analizat zbuluan prani të bakterit të salmonelës

Helmohen 70 fëmijë në një kopsht në Gramsh/ Analizat
Foto

GRAMSH- 70 fëmijë të një kopshti në Gramsh janë helmuar nga ushqimi. Raportohet se analizat te fëmijëve treguan prani të madhe të bakterit të salmonelës. Dyshimet paraprake janë se helmimi ka ardhur nga ushqimi i ofruar nga kompania e shërbimit katering. 

Një grup i madh i fëmijëve gjatë këtyre ditëve është paraqitur me shqetësime dhe të vjella në spitalin e qytetit të Gramshit dhe kjo ka alarmuar prindërit. Ata i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe analizave por ende nuk ka asnjë reagim zyrtar lidhur me situatën që dyshohet se është edhe më e rëndë sesa thuhet paraprakisht pasi analizat kanë treguar prani të madhe të bakterit të salmonelë.

Fillimisht prindërit kishin dyshuar për gjendje gripale të fëmijëve, por analizat  e kryera treguan se ata ishin helmuar nga ushqimi. Helmimi u shkaktoi temperaturë të lartë, përzierje dhe dhimbje të forta koke.

helmimi i 70 femijeve ne gramsh

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit