Tronditet Elbasani/ Konflikti përfundon në përdorimin e armës së zjarrit, plagosen tre adoleshentë
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Grabitje me armë zjarri në Divjakë. • Pasditen e sotme, një person ka hyrë në një pikë këmbimi valutor që ndodhet në qendër të qytetit dhe ka marrë gjithë paratë e xhiros ditore. • Sipas të dhënat e deritanishme, grabitësi ka qenë i maskuar dhe me kallashnikov, e ka mbërritur në vendin e ngjarjes më motor dhe në momentin që ka hyrë brenda në biznes ka kërcënuar punonjësin për t'i hapur derën. • “Hap derën se do të vras,”-i ka thënë grabitësi. • Në momentin që ka hyrë brenda ka marrë gjithë paratë, por ende nuk ka një total. • E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë, por në fillim nuk është raportuar nga Policia. • Lajmin e dha deputeti i PD-së, Saimir Korreshi. • Policia e Shtetit po kërkon autorin.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Policia e Shtetit ka dhënë informacione në lidhje me grabitjen e ndodhur në Divjakë, duke konfirmuar denoncimin e bërë nga deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi. Në njoftimin zyrtar thuhet se nuk bëhet fjalë për tre, por vetëm një person ka marrë paratë dhe është larguar me shpejtësi. Aktualisht po punohet për kapjen e tij dhe zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Pasditen e sotme, në qytetin e Divjakës, në një pikë këmbimi valutor, një person i vetëm, ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur një shumë parash dhe më pas është larguar me shpejtësi. Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrolli i zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
LUSHNJE- Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Lushnjes, Saimir Korreshi ka denoncuar sot një vjedhje me armë në një pikë këmbimi valutor. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Korreshi pretendon se 3 persona e kanë bërë grabitjen me armë zjarri, por shton se Policia e ka mbajtur gjithë ngjarjen e fshehtë.
“Divjaka në gjendje lufte vetëm se kësaj radhe nuk bëhet me lajm edhe pse ky i dyti është më i frikshëm. Në qëndër të Divjakës, sot në orën 15:40 është vjedhur me armë nga 3 persona të maskuar. Në ato momente Policia ka qenë në drejtim të paditur dhe pikërisht në drejtim të paditur ikën dhe autorët. Shteti në kaos, këto janë pasojat e fukarallëkut dhe të shtetit të shpartalluar,”- shkruan Korreshi.
Po sot, në Divjakë u plagos edhe kryebashkiaku Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij, nga një ish-punonjës i administratës. Autori i plagosjes është Ergest Xhelili. Ai qenë për 4 vite punonjës i IT-së në Bashkinë e Divjakës dhe më pas ishte shkarkuar nga puna. Ky vendim u pasuar me largimin nga puna të bashkëshortes së Xhelilit, Besa Xhelili, e cila ishte drejtoreshë e Poliklinikës së Divjakës. Tashmë Xhelili ndodhet pas hekurave. Ai qëlloi fillimisht me thikë Kokoneshin dhe më pas shoferin e tij, Gazmend Bullari që ndërhyri për t’i ndarë. Tani të dy janë në spitalin e Traumës në Tiranë, por shoferi është më rëndë.