Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një tjetër goditje ndaj call-centerave! Jusel Mici dhe Mendim Domi janë vënë në euro pas një hetimi të nisur prej një viti nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në total janë kontrolluar 13 ambiente, apartamente, qendra tregtare e ndërtesa në të cilat janë gjetur 162 pajisje kompjuterike (njësi kompjuterike, servera,DVR, etj) etj., aparate celulare, si dhe 11 pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetasve J.M dhe M.D (banesa, truall, aktivitete tregtare, etj). • Gjithashtu, 11 pasuri të paluajtshme në pronësi të personave të arrestuar (banesa, truall, aktivitete tregtare, etj) janë sekuestruar. Dy të arrestuarit akuzohen për kryerjen e veprave penale “Mashtrim kompjuterik” në formën e grupit të strukturuar kriminal. • Hetimi nisi pas një kërkese të prokurorisë së Pizës në Itali dhe pas koordinimit me EUROJUST u ra dakord për krijimin e skuadrës së përbashkët hetimore në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), i koordinuar nga Eurojust me seli në Hagë, Holandë. • SPAK bën me dije se hetimet nxorrën në dritë ekzistencën e një grupi kriminal që synonte kryerjen e mashtrimeve ndaj individëve të cilët banonin në Itali dhe në vende të tjera evropiane (Spanjë dhe Gjermani), të kontaktuar kryesisht përmes telefonit, i bindnin viktimat e tyre të investonin në instrumente financiare realisht inekzistente, me premtimin e normave të larta të kthimit. • Në periudhën nga muajt e parë të vitit 2019 deri në verën e vitit 2020, është verifikuar që këto investime pilotoheshin në platformën e tregtimit financiar online “CAPITAL COIN EXCHANGE” e menaxhuar nga kompania “DIRECT COIN LIMITED” në Londër, e cila premtonte rendimente shumë të larta ekonomike.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Zbulohen emrat e dy personave që janë prangosur gjatë aksionit të SPAK që zgjati 3 ditë, e që goditi 'call center-at' në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në pranga kanë përfunduar Jusel Mici dhe Mendim Domi. Sipas njoftimit të dhënë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë kontrolluar 13 ambiente, qendra thirrjesh dhe banesa. Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan, 162 pajisje kompjuterike (njësi kompjuterike, servera,DVR, etj) etj., aparate celulare, si dhe 11 pasuri të paluajtshme në pronësi të të arrestuave.
Një hetim i nisur nga SPAK me kërkesë të Italisë në 2021 është finalizuar me 13-15 dhjetor të këtij viti, për tre ditë, në Shqipëri dhe Itali u zhvillua operacioni policor “HOAX”. Hetimet nxorën në dritë ekzistencën e një grupi kriminal që synonte kryerjen e mashtrimeve ndaj individëve të cilët mashtronin qytetarë të shumtë që banonin në Itali dhe në vende të tjera evropiane (Spanjë dhe Gjermani), të kontaktuar kryesisht përmes telefonit, i bindnin viktimat e tyre të investonin në instrumente financiare realisht inekzistente, me premtimin e normave të larta të kthimit. Hetimet kanë nisur nga muajt e parë të vitit 2019 deri në verën e vitit 2020.
TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e zhvillua ndaj call centerave. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se numri i viktimave të këtij mashtrimi të madh në internet llogaritet në qindra persona dhe në një vlerë të përafërt 15 milionë euro. Gjatë operacioneve policore të zhvilluara në datat 13, 14 dhe 15 dhjetor 2022 u angazhuan shërbime policore të Shqipërisë dhe të Italisë.
Ky operacion policor u zhvillua në Shqipëri dhe në Itali, ku u kontrolluan qendra thirrjesh, banesa dhe ambiente të ndryshme. Në kuadër të operacionit janë shoqëruar, arrestuar dhe shpallur në kërkim persona të dyshuar në lidhje me këtë aktivitet kriminal.
Njoftimi:
Operacioni policor i koduar “HOAX” u zhvillua nga Njësia C – Hetimi i Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore, të koordinuar nga Eurojust, me seli në Hagë, Holandë.
Ekzekutohen masat e sigurisë “Arrest në burg”, për 2 shtetas.
Bllokohen pasuri të paluajtshme në pronësi të këtyre shtetasve.
Njësia C – Hetimi i Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka regjistruar në fillim të vitit 2021, një procedim penal për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në bazë të informacioneve të marra nga shteti italian, për veprimtari kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik dhe më saktësisht në lidhje me subjektet call center, nëpërmjet të cilave mashtroheshin shtetas të huaj, kryesisht italianë.
Me kërkesë të SPAK-ut dhe të Njësisë C, Eurojust dhe Europol kanë mbështetur një hetim të përbashkët duke ngritur dhe një skuadër të përbashkët hetimore.
Numri i viktimave të këtij mashtrimi të madh në internet llogaritet në qindra persona dhe në një vlerë të përafërt 15 milionë euro. Gjatë operacioneve policore të zhvilluara në datat 13, 14 dhe 15 dhjetor 2022 u angazhuan shërbime policore të Shqipërisë dhe të Italisë.
Ky operacion policor u zhvillua në Shqipëri dhe në Itali, ku u kontrolluan qendra thirrjesh, banesa dhe ambiente të ndryshme. Në kuadër të operacionit janë shoqëruar, arrestuar dhe shpallur në kërkim persona të dyshuar në lidhje me këtë aktivitet kriminal.
Operacioni policor i koduar “HOAX” nisi në Tiranë, më datë 13.12.2022. Në bashkëpunim dhe me ekspertët italianë të fushës kibernetike, në bazë të vendimit të datës 11.12.2022, të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë kontrolluar 13 ambiente, si më poshtë:
• 1 subjekt call center, me 9 ambiente, në rrugën “Shyqyri Bërxolli”;
• banesa e shtetasit J. M., në rrugën “Ramazan Bogdani”, Tiranë;
• banesa e shtetasit J. M., në rrugën “Isa Boletini”, Tiranë;
• banesa e shtetasit M. D., në rrugën “Bubulina”, Tiranë;
• banesa e shtetasit M. D., në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, Tiranë.
Gjatë kontrolleve në këto ambiente u gjetën dhe u sekuestruan: 450 euro, 18 700 lekë, 162 pajisje kompjuterike (njësi kompjuterike, servera, dvr etj), 1 aparat celular, dokumente në gjuhën italiane, kontrata pune, libreza pune, fatura banke, vula të përdorura për aktivitetin e jashtëligjshëm etj.
Po ashtu, me vendimin e datës 12.12.2022, të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:
J. M., 30 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në formën e grupit të strukturuar kriminal;
M. D., 29 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore janë bllokuar pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetasve J. M. dhe M. D. (banesa, truall, aktivitete tregtare etj).
Operacioni u zhvillua dhe në shtetin italian, konkretisht në qytetet Cagliari, Padova dhe Piacenza, ku Karabinierët e Komandës Provinciale të Pizës zbatuan një urdhër paraburgimi dhe dy vendime sekuestrimi paraprake për një vlerë totale mbi 3 milionë euro, të lëshuara nga GIP e Gjykatës së Pizës dhe Piacenza-s, sipas kërkesës të Prokurorisë Publike të Pizës, përkundrejt llogarive rrjedhëse dhe depozitave bankare në dispozicion të 3 subjekteve me kombësi shqiptare (2) dhe italiane (1), që ishin në një ortakëri, të cilave iu shtua edhe 1 subjekt tjetër i lidhur, por jo pjesëmarrës në strukturën kriminale, të gjithë të lidhur me bashkëpunim kriminal, për mashtrim të rëndë dhe ushtrim të ndërmjetësimit financiar pa autorizim përkatës, lidhur me investimet e shumave të mëdha parash në letra me vlerë dhe kriptovaluta dhe pastrim parash.
Fusha e veprimtarisë së këtij rrjeti kriminal u arrit të ndërtohej nëpërmjet një aktiviteti shumë intensiv hetimor, i cili është kryer dhe nëpërmjet metodave speciale të hetimit, si në mënyrë tradicionale, ashtu dhe në rrjetet kompjuterike.
Fazat e veprimtarisë së rrjetit kriminal:
Faza e parë: Qasja fillestare konsistonte në garantimin e një përfitimi të menjëhershëm ekonomik kundrejt një investimi të vogël të viktimave, i cili shërbente për t'i bindur ata të investonin. Më pas, viktima, duke u konsultuar me një platformë mashtruese në internet, krejtësisht fiktive, bindej nëpërmjet një ndërmjetësuesi të rremë, që të investonte gjithnjë e më shumë para.
Faza e dytë: Krijohej një "marrëdhënie besimi" midis investitorëve dhe këshilltarëve financiarë të rremë, i cili lejonte këta të fundit (përmes një programi kontrolli të veçantë në distancë) të hynin në faqet personale bankare të viktimave, duke marrë kështu njohuri për të dhënat dhe gjendjen ekonomike të këtyre të fundit dhe duke arritur, në shumë raste, për t'i bindur ata të investojnë të gjithë kapitalin ekonomik që kishin në dispozicion.
Faza e tretë: Viktimat që zbulonin mashtrimin duke kërkuar marrjen e investimit, kontaktoheshin nga anëtarë të tjerë të vetëquajtur të kompanive të mbledhjes së borxheve, të cilët i bindnin të paguanin para shtesë për të rikuperuar shumat e humbura ose e shtynin të merrte aksione në kompani të reja, të krijuar nga vetë të dyshuarit. Gjatë hetimit u konstatua se, nëpërmjet këtyre veprimeve, viktimat janë bindur të investojnë në kriptovaluta dhe në fund iu kanë përvetësuar shumat e marra dhe më pas janë bërë të paarritshëm për t’u kontaktuar.
Analizat financiare, të realizuara nga hetuesit nëpërmjet verifikimeve të ndryshme, kanë nxjerrë në dritë faktin se paratë e viktimave në pjesën më të madhe të rasteve, shndërroheshin në kriptovaluta të lidhura me llogari rrjedhëse jashtë shtetit, në mënyrë që të bëheshin të pagjurmueshme.
Aktivitetet hetimore, teknike, tradicionale dhe kibernetike kanë bërë të mundur identifikimin e eksponentëve më në zë të këtij rrjeti kriminal dhe në veçanti të atyre shtetasve të cilët drejtonin këtë skemë mashtrimi ndaj qytetarëve europianë.
Investitorët e mundshëm europianë dhe jo vetëm, këshillohen që të jenë tepër vigjilentë kur bëjnë investime në rrjet dhe të kontrollojnë nëse faqet e internetit i përkasin ndërmarrjeve që veprojnë në mënyrë legjitime.
Njësia e hetimit kibernetik bën me dije të gjithë shtetasit se mashtruesit janë mjaft të aftë për të krijuar afrimitet me viktimat potenciale: bisedat e tyre mund të jenë për situatë reale po ashtu edhe për situata personale apo sentimentale dhe familjare të viktimave dhe shfrytëzojnë vetminë e krijuar nga situata e ndryshme duke u vetofruar si miq dhe persona të besuar.
Viktimat mund të jenë si gra dhe burra të të gjitha moshave, shtëpiakë, profesionistë dhe pensionistë dhe që kanë dëshirën për të fituar para lehtësisht. Viktima, pas komunikimit me ta, krijon një besueshmëri kaq të madhe në raste të caktuara, duke e lejuar mashtruesin të kryejë cdo lloj veprimi i cili i shërben atij për të arritur qëllimin. Megjithatë mashtruesit nuk mjaftohen me kaq. Në raste të caktuara ata mund të kontrollojnë postën elektronike, fotografitë dhe dokumentet e viktimave. Të gjitha këto informacione shfrytëzohen për të patur në dorë viktimat në rast se ata do të hezitojnë për të bërë investime të tjera. Jo në pak raste, atëherë kur mund të perceptojnë hezitime tek viktimat, mund të bëhen agresivë dhe të pamëshirshëm duke shfrytëzuar në këtë rast informacionet e marra dhe duke bërë të mundur që t’i bindnin duke u kërkuar financime për investimet e reja.
Policia e Shtetit fton të gjithë qytetarët që kanë informacion për këtë lloj veprimtarie kriminale, të denoncojnë në strukturat për hetimin e krimeve kibernetike, me qëllim mbrojtjen e pasurive të tyre dhe të qytetarëve të tjerë.
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë ka zhvilluar një tjetër operacion kundër mashtrimit përmes ‘Call Center-a’. Sipas njoftimit që ka dhënë Prokuroria janë kontrolluar 13 ambiente, qendra thirrjesh dhe banesa. Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan, 162 pajisje kompjuterike (njësi kompjuterike, servera,DVR, etj) etj., aparate celulare, si dhe 11 pasuri të paluajtshme në pronësi të personave të identifkuar me iniciale J.M. dhe M.D. (banesa, truall, aktivitete tregtare, etj).
Një hetim i nisur nga SPAK me kërkesë të Italisë në 2021 është finalizuar me 13-15 dhjetor të këtij viti, për tre ditë, në Shqipëri dhe Itali u zhvillua operacioni policor “HOAX”. Hetimet nxorën në dritë ekzistencën e një grupi kriminal që synonte kryerjen e mashtrimeve ndaj individëve të cilët mashtronin qytetarë të shumtë që banonin në Itali dhe në vende të tjera evropiane (Spanjë dhe Gjermani), të kontaktuar kryesisht përmes telefonit, i bindnin viktimat e tyre të investonin në instrumente financiare realisht inekzistente, me premtimin e normave të larta të kthimit. Hetimet kanë nisur nga muajt e parë të vitit 2019 deri në verën e vitit 2020.
Njoftimi i SPAK
SPAK mbi bazën fillimisht të një kërkesë për ndihmë juridike, të Prokurorisë e Republikës pranë Gjykatës të Pizës, Itali, ka regjistruar në vitin 2021 procedimin penal nr.166, për veprën penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Pas kordinimit me Eurojust, u ra dakord për krijimin e skuadrës së përbashkët hetimore mes Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë së Pizës, Itali.
Në datat 13 – 15 Dhjetor 2022, në Shqipëri dhe Itali u zhvillua operacioni policor “HOAX”. Ky operacion në Shqipëri u krye nga Njësia C – Hetimi i Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Hetimore, Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), i koordinuar nga Eurojust me seli në Hagë, Holandë.
Gjatë këtij operacioni në Shqipëri janë kontrolluar 13 ambjente, qëndra thirrjesh dhe banesa. Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan, 162 pajisje kompjuterike (njësi kompjuterike, servera,DVR, etj) etj., aparate celulare, si dhe 11 pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetasve J.M dhe M.D (banesa, truall, aktivitete tregtare, etj).
Hetimet nxorrën në dritë ekzistencën e një grupi kriminal që synonte kryerjen e mashtrimeve ndaj individëve të cilët mashtronin qytetarë të shumtë që banonin në Itali dhe në vende të tjera evropiane (Spanjë dhe Gjermani), të kontaktuar kryesisht përmes telefonit, i bindnin viktimat e tyre të investonin në instrumente financiare realisht inekzistente, me premtimin e normave të larta tëkthimit. Në periudhën nga muajt e parë të vitit 2019 deri në verën e vitit 2020, është verifikuar që këto investime pilotoheshin në platformën e tregtimit financiar online “CAPITAL COIN EXCHANGE” e menaxhuar nga kompania “DIRECT COIN LIMITED” në Londër, e cila premtonte rendimente shumë të larta ekonomike.
Po ashtu me Vendimin Nr.93, datë 12.12.2022 të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë caktuar masat e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasit:J.M dhe M.D., të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrim kompjuterik” në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b/1 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.