6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i është drejtuar këtë të enjte Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë zyrtare që lidhet me deputeten dhe njëherazi zëvendëskryeministren Belinda Balluku. • SPAK kërkon autorizimin e Parlamentit për heqjen e imunitetit të saj, si dhe lejen për masë arresti ose kufizim të lirisë. • Menjëherë pas këtij zhvillimi, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili ka shprehur qëndrimin e tij përmes rrjeteve sociale. • Kreu i qeverisë ka vënë theksin te përdorimi i masave të arrestit pa një vendim përfundimtar gjykate, duke e konsideruar problematike situatën ku, sipas tij, numri i personave në paraburgim tejkalon atë të të dënuarve. • Rama ka theksuar se kjo praktikë dëmton parimet e shtetit të së drejtës dhe krijon një realitet të papranueshëm për një vend që synon standarde europiane. • Në lidhje me kërkesën e SPAK, kryeministri ka sqaruar se grupi parlamentar i Partisë Socialiste do ta shqyrtojë çështjen në mënyrë institucionale dhe do të marrë një vendim të bazuar në ligj dhe përgjegjësi politike.
6 artikuj për këtë temë.

TIRANA- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), përmes një shkrese zyrtare të firmosur nga kreu Altin Dumani, i ka drejtuar Kuvendit të Shqipërisë një kërkesë për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku. Në dokument, SPAK kërkon që masat aktuale të sigurimit personal të Ballukut, ndalimi i daljes jashtë shtetit dhe pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik, të zëvendësohen me masa si arrest në burg ose arrest në shtëpi.
Bashkë me kërkesën, Prokuroria ka dërguar edhe relacionin e arsyetuar me provat përkatëse, si dhe urdhër për ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit të materialeve të procedurës.
Shkresa e SPAK tashmë pritet të shqyrtohet nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin më 19 dhjetor, dhe më pas do të kalojë për vendim në seancën plenare të Kuvendit.
SHKRESA E PLOTË:
I nderuar z. Kryetar i Kuvendit,
Të nderuar Deputetë të Kuvendit,
Mbështetur në nenet 73, 95,103 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenet 260, 288, 289 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ ministrit/ zëvendëskryeministrit Belinda BALLUKU, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal nga ajo e “Ndalimit të daljes
jashtë shtetit” e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, në atë të arrest në burg/në shtëpi, parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale, në kuadrin e procedimit penal nr.136 të vitit 2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Gjithashtu, në respektim të nenit 288, pika 2, të Kodit të Procedurës Penale, bashkëlidhur gjeni relacionin e arsyetuar, të shoqëruar me provat përkatëse, si dhe urdhrin për ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit të akteve, datë 16.12.2025. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.
Altin DUMANI

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës./ Dosja.al
TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i është drejtuar këtë të enjte Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë zyrtare që lidhet me deputeten dhe njëherazi zëvendëskryeministren Belinda Balluku. SPAK kërkon autorizimin e Parlamentit për heqjen e imunitetit të saj, si dhe lejen për masë arresti ose kufizim të lirisë.
Të premten Komisioni i Mandateve dhe Imuniteteve pret Prokurorinë e Posaçme për shqyrtimin e çështjes.
NJOFTIMI I SPAK:
SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministrit
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbështetur në nenet 73, 95 dhe 103 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenet 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ka paraqitur kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit:
Belinda Balluku, lindur dhe banuese në Tiranë, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë.
Kjo shtetase është marrë në cilësinë e të pandehurit në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale:
“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal, në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.
Gjithashtu, shtetasja Belinda Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:
“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;
“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;
“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;
“Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”.
Kjo kërkesë ka për qëllim marrjen e autorizimit nga Kuvendi për procedimin e mëtejshëm ligjor.
Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas kërkesës së SPAK, drejtuar Kuvendit për të hequr imunitetin ndaj Belinda Ballukut. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha u shpreh se Rama nëpër rrjeshta shpall se ai do mbrojë Ballukun, me çdo çmim sepse mbron veten e tij. Lideri i opozitës tha se data 22 dhjetor do të jetë dita e protestave, ku populli do të thotë fjalën e tij.
“Rama do të përdorë si mburojë fustanin e Lubisë! Në reagim të kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunutetit dhe arrestimin e Lubisë, Rama nëpër rrjeshta shpall se ai do mbrojë Lubinë me çdo çmim sepse mbron veten e tij. 50 milionë euro i kanë ndarë bashkë. Reagimi i tij në X mund të mblidhet me dy fjalë: “Jetën e japim Lubinë nuk e japim.” Imagjinoni kur t’i komunikojnë akuzën vetë atij? Qytetarë është ora juaj! Populli do të thotë fjalën e tij me 22 Dhjetor”, u shpreh Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka kërkuar mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për miratimin e kërkesës për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e Zv/Kryeministres, Belinda Balluku. Blushi tha se miratimi i autorizimit, duhet të vendoset si pikë e parë e rendit të ditës të seancës plenare të datës 18 dhjetor.
Deputeti i PL-së u shpreh se vjedhja e taksave të shqiptarëve nuk mund të ketë më asnjë sekondë më shumë imunitet politik. Në fund, Blushi tha se Kuvendi nuk mund të shndërrohet kurrë në mburojë të korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të afërt të tij.
"Në zbatim të Rregullores së Kuvendit, neneve 13 dhe 118, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, kërkoj mbledhjen sa më parë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për miratimin e kërkesës për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e Zv/Kryeministres, Belinda Balluku. Miratimi i autorizimit të vendoset si pikë e parë e rendit të ditës të seancës plenare të datës 18 dhjetor. Vjedhja e taksave të shqiptarëve nuk mund të ketë më asnjë sekondë më shumë imunitet politik dhe Kuvendi nuk mund të shndërrohet kurrë në mburojë të korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të afërt të tij" tha Blushi./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme në Kuvend për të hequr imunitetin zv.kryeministres Belinda Balluku. Me anë të një postimi në X, Rama shkruan se pasi u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, prokurori i çështjes Balluku, po kërkon arrestimin me burg ose shtëpi të zv.kryeministres.
Rama më tej ka komentuar vendimet për paraburime në Shqipëri, duke e cilësuar këtë si një modë e vrazhdë që ka shqetësuar dhe Këshillin e Europës. Në fund të postimit, Rama lajmëron se për këtë çështje do të angazhohen me të gjithë përgjegjësinë e tyre dhe do të përgatiten për të mbajtur një qëndrim të drejtë.
Postimi i Plotë:
Pasi u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin antikushtetues dhe antidemokratik të një anëtari të qeverisë, pa u tharë ende boja e vendimit të Kushtetueses, prokurori në fjalë i kërkon Kuvendit, autorizimin për të arrestuar zv.kryeministren - me burg ose në shtëpi. Që arrestet pa gjyq, në daç në shtëpi e në daç me burg, janë bërë një modë e vrazhdë në Shqipëri, e që Shqipëria është bërë një vend me më shumë të paraburgosur se sa të burgosur - një fakt i turpshëm pa asnjë lidhje me standartet demokratike europiane - gjë që ka shqetësuar seriozisht edhe Këshillin e Europës, kjo dihet botërisht. Por sigurisht që në rastin në fjalë, ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special, por duke qenë se ndryshe nga proceset e tjera, ku ne si rregull s’flasim për përmbajtjen e çështjeve, këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë, ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate, e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi.
Pasi u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin antikushtetues dhe antidemokratik të një anëtari të qeverisë, pa u tharë ende boja e vendimit të Kushtetueses, prokurori në fjalë i kërkon Kuvendit, autorizimin për të arrestuar zv.kryeministren - me burg ose në shtëpi.
— Edi Rama (@ediramaal) December 16, 2025
Që…
Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës./Dosja.al
TIRANË- Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Kuvendit ditën e sotme heqjen e imunitetit të deputetes dhe zv.kryeministres Belinda Balluku. Në njoftimin e SPAK, theksohet se është paraqitur kërkesë zyrtare për dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë të Ballukut.
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbështetur në nenet 73, 95 dhe 103 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenet 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ka paraqitur kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit: Belinda Balluku, lindur dhe banuese në Tiranë, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë.
Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës./Dosja.al