LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

‘Fijet’/ Shërbenin si ‘sytë’ e grupeve kriminale, hiqen 23 kamera në Korçë, Vlorë e Durrës, 13 persona në hetim

• Çmontohen kamera të tjera sigurie të vendosura nga grupet kriminale në qarqe të ndryshme. •Në 3 qarqet, Durrës, Korçë e Vlorë janë hequr në total 23 kamera. •Pas çmontimit, në qarkun Korçë janë vënë nën hetim 6 persona, në Vlorë 4 persona dhe në Durrës 3 persona. •Në total, që prej fillimit të operacionit janë çmontuar 531 kamera. •Në Korçë deri më tani janë çmontuar dhe sekuestruar në total 54 kamera dhe janë iniciuar hetime të thelluara për 20 persona. •Në Vlorë, janë çmontuar në total 26 kamera. •Që prej fillimit të operacionit “Fijet” policia ka asgjësuar 531 kamera sigurie të vendosura pa leje dhe me synim spiunimin e grupeve rivale dhe efektivëve të policisë. 

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

EMRAT- Sekuestrohen kamera edhe në Bilisht, i përkisnin dy personave me precedent penal

‘Fijet’/ Shërbenin si ‘sytë’ e grupeve

BILISHT- Vazhdon operacioni "Fije". Nga kontrolli i Komisariatit të Bilishtit, në vijim të operacionit “Fijet”, u konstatuan kamera në banesat e Andrea Bletës në fshatin Baban, dhe Sokol Anxhit në qytet.

Sipas informacioneve, të dy personat janë me precedentë në fushën e narkotikëve, ndërsa Sokol Axhi mësohet se vuan masën e “arrestit të shtëpisë”. Ndërkohë që kamerat janë vendosur për të monitoruar lëvizjet lidhur me këtë aktivitet. Deri më tani, konfirmohen 2 kamera të sekuestruara ndërsa do të vijohet me kontrolle edhe në ditët në vazhdim.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit, 24 orë në terren, për të goditur krimet me objekt korrupsionin, mashtrimin, kontrabandën, vjedhjet dhe narkotikët. Aksioni i rradhës i planit operacional “Fijet” sekuestroi 23 kamera të tjera që cënonin jetën private të qytetarëve në Korçë, Vlorë dhe Durrës. Për këtë paligjshmëri, u iniciuan hetimet ndaj 13 shtetasve. DVP Tiranë zhvilloi gjatë këtyre 24 orëve, një betejë frontale kundër paligjshmërive. -Kundër krimeve ekonomike u finalizuan operacionet “Skaneri” dhe “Devices”. Operacioni i parë vuri në pranga 2 mjekë që u merrnin para pacientëve, për të shmangur procedurën standarde spitalore, për shërbimin e skanerit. Operacioni i dytë vuri në pranga 5 shtetas dhe shpalli në kërkim 5 të tjerë, shqiptarë dhe të huaj, për mashtrim përmes një call center-i.

-Operacioni “Procesi” goditi një rast të shpërndarjes së kanabisit dhe sekuestroi gjysmë kilogrami të kësaj lënde narkotike dhe mjete që i shërbenin këtij krimi. -Autori i një plagosjeje me mjet prerës, të ndodhur më 21 janar, në zonën e quajtur “Ish-blloku”, u vu në pranga. Operacioni “Shitjet” në Durrës vuri në pranga 1 shtetas dhe inicioi hetimet për 1 tjetër, pasi tregtonin në biznesin përkatës, një shumëllojshmëri produktesh të kontrabanduara. Raste vjedhjesh u goditën dhe u zbardhën në Elbasan dhe në Dibër. 2 aksidente me pasojë humbjen e jetës së një shtetasi dhe prishjen e infrastrukturës rrugore, në Tiranë dhe në Shkodër, u zbardhën dhe u dokumentuan ligjërisht.

3 VITE ME PARE

'Fijet' në Vlorë, çmontohen 26 kamera të paligjshme, nisin hetimet për 4 persona

‘Fijet’/ Shërbenin si ‘sytë’ e grupeve
Policia

VLORË- Policia ka çmontuar 26 kamera të paligjshme në Vlorë dhe në Delvinë. Deri tani, janë iniciuar hetime të thelluara për 4 persona, pasi kishin montuar kamera, në mënyrë të kundërligjshme. Kamerat janë zbuluar në lagjet “Pavarësia”, “29 Nëntori” dhe “28 Nëntori”, aty ku janë çmontuar 8 kamera, si dhe janë në hetim, shtetasit E. A., N. Zh. dhe V. P.  Plani operacional ka vijuar dhe në qytetin e Delvinës, ku u çmontuan dhe u sekuestruan 2 kamera dhe nisën hetimet për shtetasin E. S. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon zbatimi i planit operacional policor, mbarëkombëtar, të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Shkon në 26 numri i kamerave të çmontuara. Në vijim të fazës së tretë të këtij plani operacional të zhvilluar në qarkun Vlorë, Policia çmontoi në Vlorë dhe në Delvinë, 10 kamera të tjera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Deri tani, janë iniciuar hetime të thelluara për 4 shtetas, pasi kishin montuar kamera, në mënyrë të kundërligjshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Delvinë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, konkretisht në disa lagje të qyteteve të Vlorës dhe të Delvinës, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë vijuar me punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit. -Në vijim të fazës së tretë të këtij plani operacional, në Vlorë, në lagjet “Pavarësia”, “29 Nëntori” dhe “28 Nëntori”, janë çmontuar 8 kamera, si dhe janë në hetim, shtetasit E. A., N. Zh. dhe V. P.

-Plani operacional ka vijuar dhe në qytetin e Delvinës, ku u çmontuan dhe u sekuestruan 2 kamera dhe nisën hetimet për shtetasin E. S. Materialet i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Vlorë dhe Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Deri më tani, operacioni "Fijet" për heqjen e kamerave të sigurisë të vendosura në mënyrë të paligjshme nga krimi është shtrirë në 12 qarqe ku janë hequr 451 kamera. Operacioni nisi në Shkodër fillimisht dhe më pas u shtri në të gjithë vendin. Në Tiranë, Policia hoqi kamerat e sigurisë të emrave më të njohur të botës së krimit të cilët monitorojnë hyrjet dhe daljet në zonat e tyre për të parë nëse rrezikohen./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Operacioni 'Fijet' në Durrës, shkon në 7 numri i kamerave të çmontuara

‘Fijet’/ Shërbenin si ‘sytë’ e grupeve
Policia

DURRËS- Policia ka zbuluar kamera të tjera të vendosur në mënyrë të paligjshme në Durrës. Shkon në 7 numri i kamerave të çmontuara. Në vijim të fazës së katërt të këtij plani operacional të zhvilluar në qarkun Durrës. Kjo fazë u shtri në Shënavlash dhe në lagjen nr.8 Durrës. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 3 shtetas, nga këta, 2 persona në Xhavzotaj, dhe 1 shtetas në lagjen nr. 8, Durrës, të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Qarku Durrës/Vijon zbatimi i planit operacional policor të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit. Shkon në 7 numri i kamerave të çmontuara. Në vijim të fazës së katërt të këtij plani operacional të zhvilluar në qarkun Durrës. Kjo fazë u shtri në Shënavlash dhe në lagjen nr.8 Durrës. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 3 shtetas, nga këta, 2 shtetas në Xhavzotaj, dhe 1 shtetas në lagjen nr. 8, Durrës, të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme.

Strukturat hetimore të DVP Durrës, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë Durrës, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, në disa lagje të qyteteve në qarkun e Durrësit, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

-Gjatë fazës së katërt të këtij plani operacional, në Durrës, në lagjet nr. 8 janë çmontuar 3 kamera, dhe nisiën hetimin për shtetasin F. K. -Plani operacional ka vijuar dhe në fshatin Xhavzotaj, Durrës, ku janë çmontuar 4 kamera, si dhe janë nën hetim shtetasit I. B, dhe A. P. Në bashkëpunim me prokuroritë pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Durrës dhe Krujë, vijon puna intensive për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së kamerave në Nikël dhe në Krujë, si dhe për identifikimin dhe procedimin penal të shtetasve që i kanë vendosur këto kamera.

Deri më tani, operacioni "Fijet" për heqjen e kamerave të sigurisë të vendosura në mënyrë të paligjshme nga krimi është shtrirë në 12 qarqe ku janë hequr 451 kamera. Operacioni nisi në Shkodër fillimisht dhe më pas u shtri në të gjithë vendin. Në Tiranë, Policia hoqi kamerat e sigurisë të emrave më të njohur të botës së krimit të cilët monitorojnë hyrjet dhe daljet në zonat e tyre për të parë nëse rrezikohen./Dosja.al

3 VITE ME PARE

'Fijet'/ Çmontohen 23 kamera të tjera në Korçë, Vlorë dhe Durrës (VIDEO)

‘Fijet’/ Shërbenin si ‘sytë’ e grupeve
Policia

TIRANË- Vijon operacioni i koduar “Fijet“. Policia bën të ditur se janë çmontuar edhe 23 kamera të tjera të vendosura në kundërshtim me ligjin në qarqet Korçë, Vlorë dhe Durrës.

Në qarkun Korçë, në vijim të fazës së pestë, Policia ka çmontuar dhe sekuestruar 6 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 6 shtetas. Deri tani, në këtë qark, janë çmontuar dhe sekuestruar në total 54 kamera dhe janë iniciuar hetime të thelluara për 20 persona.

Në qarkun Vlorë, në vijim të fazës së tretë, Policia ka sekuestruar 10 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, në Vlorë dhe në Delvinë. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 4 persona. Deri tani, në këtë qark, janë çmontuar në total 26 kamera.

Në qarkun Durrës, në vijim të fazës së katërt, Policia ka sekuestruar 7 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 3 persona.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon zbatimi i planit operacional policor, mbarëkombëtar, të koduar "Fijet", i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Policia ka çmontuar dhe sekuestruar disa kamera të tjera që ishin vendosur në kundërshtim me ligjin, në disa qarqe të vendit, si dhe janë iniciuar hetime të thelluara për disa shtetas, për veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.

-Në qarkun Korçë, në vijim të fazës së pestë, Policia ka çmontuar dhe sekuestruar 6 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 6 shtetas. Deri tani, në këtë qark, janë çmontuar dhe sekuestruar në total 54 kamera dhe janë iniciuar hetime të thelluara për 20 shtetas. -Në qarkun Vlorë, në vijim të fazës së tretë, Policia ka sekuestruar 10 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, në Vlorë dhe në Delvinë. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 4 shtetas. Deri tani, në këtë qark, janë çmontuar në total 26 kamera. -Në qarkun Durrës, në vijim të fazës së katërt, Policia ka sekuestruar 7 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 3 shtetas. Vijon puna hetimore, në bashkëpunim me prokuroritë respektive, për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit të kamerave të vendosura në kundërshtim me ligjin.

kamerat e krimit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj