Afera e Inceneratorit/ SPAK mësynë në Bashkinë Tiranë, lëshon 15 urdhër-arreste, në pranga dhe i 'besuari' i Veliajt
BRIN: Skandali 100 milionë euro, SPAK lëshon 15 masa sigurie për incineratorin e Tiranës 8 Dhjetor, 23:02 ...
BRIN: Skandali 100 milionë euro, SPAK lëshon 15 masa sigurie për incineratorin e Tiranës 8 Dhjetor, 23:02 ...
U arrestua sot në Kosovë, kush është Gëzim Çela, efektivi i policisë që u kthe në baron drog...
"Shqipëria në majën e historisë"/ Berisha për fjalimin e Ramës: 35 përqind e popullatës në 10 ...
'21 Janari'/ Ulsi Manja: Vendimi i Strasburgut i hapi rrugë drejtësisë 8 Dhjetor, 12:08 Balluku në Kongr...
• Ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe ka përfunduar në stadiumin Air Albania pa gola. • Të dyja pjesët e ndeshjes përfunduan pa asnjë gol edhe pse raste ka pasur shumë. • Tashmë ne kemi gjithsej 15 pikë dhe kemi siguaruar vendin e parë në grup. • Shqipëria pas ndeshjes me Moldavinë ka siguruar kualifikimin në Euro24. • Pas ndeshjes në Air Albania nisi festë e madhe për shkak të kualifkimit. • Tifozët e shumtë kanë qëndruar në stadium pas përfundimit të ndeshjes për të festuar kualifikimin historik të Shqipërisë në Euro24.
15 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Festa në Air Albania po vazhdon ritmike dhe energjike. Pas përfundimit të ndeshjes kundër Ishujve Faroe, në fushën e gjelbërt kanë zbritur sërish lojtarët në mënyrë që të përshendeten me tifozët dhe të festojnë së bashku me ata.
Ndërkoh që festës i është bashkuar edhe këngëtarja Juliana Pasha, e cila po elektrizon tifozët me këngë dhe me valle.
TIRANË- Videoja e mëposhtme është nga stadiumi Air Albania pas përfundimit të ndeshjes mes Kombëtares dhe Ishujve Faroe. Siç shihet pas ndeshjes të gjithë tifozët nuk janë larguar nga stadiumi.
Por në këtë koment janë fikur dritat e stadiumit dhe të gjithë tifozët kanë ndezur celularët. Pamja e mëposhtme duket spektakolare, ndërkohë që ka nisur festa në stadium.
TIRANË-Ndeshja e Kombëtares Kuqezi me Ishujt Faroe ka përfunduar me rezultatin 0-0 në Air Albania. Në fushën e blertë ka dominuar kombëtarja po pa raste të qarta për të shënuar.
Shqipëra përveç zyrtarisht është e kualifikuar në EURO 2024 dhe rezulton e para në grup.
Shqipëria ka zhvilluar fushatë eliminatoresh fantastike, duke lënë mbrapa kombëtare të mëdha. Në 7 ndeshje, ekipi i Sylvinhos ka grumbulluar 14 pikë.
TIRANË- Ndeshja e sotme e Kombëtares kundër Ishujve Faroe ka bërë kryeministrin Edi Rama dhe Armend Dukën bashkë në stadium. Nga fotot e mëposhtme, Rama shihet krah Dukës në këmbë.
Ndërkohë që bashkëshortja e tij Linda dhe djali Zaho janë më të mënjanuar duke shijuar festën e tifozëve. Ata nuk kanë ngurruar të marrin dhe vetë pjesë në festë, duke lavëvitur qesën e zënë që kanë në duar.
TIRANË- Përfundoi pjesa e parë midis Shqipërisë dhe Ishujt Faroe. Shënohet sonte ndeshja e fundit e grupit, ku Shqipëria ka siguruar kualifikimin për në EURO 2024.
Kombëtarja përballet me Ishujt Faroe, me synimin për të marrë një fitore dhe për të ruajtur vendin e parë në grup. Ndërkohë, në ndeshjen e kaluar me Moldavinë, Shqipëria siguroi kualifikimin për Kampionatin Europian të Futbollit.
TIRANË-Ka nisur ndeshja mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe në Air Albania pak minuta më parë. Kombëtarja kuqezi luan për të parën e grupit në këtë ndeshje pas një performance të suksesshme që ka bërë që ekipi të kualifikohet në EURO ’24.
Kombëtarja shqiptare arriti një barazim të vlefshëm në sfidën me Moldavinë, duke marrë një pikë e cila e kualifikoi në fazën tjetër të “Euro 2024”.
TIRANË- Atmosferë e jashtëzakonshme në stadiumin 'Air Albania'. 'Tifozat Kuq e Zi' kanë shpalosur flamurin gjigant, ashtu siç e premtuan.
Në vetëm pak minuta, “legjionarët” e Kombëtares sonë do të presin në mitikun “Air Albania”, përfaqëuesen e Çekisë, në përballjen e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, sfidë e cila pritet të jetë vendimtare në lidhje me kualifikimin e “shqiponjave” tona në fazën e grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm për ekipet Kombëtare në Evropë.
Nga pamjet e siguruara nga Dosja.al shihen qartazi të gjithë tifozat e pranishëm kanë ngritur plasmaset “kuqezi” dhe vetëm pak sekonda më pas, ashtu siç kishin paralajmëruar “Tifozët Kuq e Zi” shpalosin një banderolë gjigande në tribunën e mitikut “Air Albania”, ashtu si në miqësoren e vitit 2004, ndaj Greqisë.
TIRANË-Kombëtarja kuqezi edhe për pak orë pret Ishujt Faroe në Air Albania, ku lufton për një pikë për të siguruar vendin e parë në grup ka zbardhur formacionin. Në portë luan Strakosha, ndërsa përpara tij do jenë të vendosur Mitaj, Balliu, Ismajli dhe Gjimshiti.
Mesfusha përbëhet nga Asllani dhe Bare. Mirlind Daku do ketë mbështetjen e Uzunit dhe Asanit nga krahët, ndërsa Muçi prapa shpinës së tij. Shqipëria në këto 7 ndeshje ka grumbulluar 14 pikë.
Formacioni: Strakosha, Mitaj, Ismajli, Gjimshiti, Balliu, Asllani, Bare, Asani, Uzuni, Muçi, Daku.
TIRANË- Kryeqyteti është elektrizuar mbrëmjen e sotme nga tifozët kuqezi. Falë kualifikimit të Kombëtares në Euro 2024, sot do të mbahet një festë e madhe në stadiumin Air Albania.
Festa është parashikuar që të mbahet pas përfundimit të ndeshjes me Ishujt Faroe. Por mesa duket festa ka nisur që para nisjes së ndeshjes.
Të shumtë janë tifozët kuqezi që janë mbledhur në disa pika në Tiranë dhe e kanë marrë me valle dhe këngë patriotike. Siç shihet dhe nga videoja e mëposhtme, tifozët po këndojnë të lumtur për kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Evropian.
TIRANE - “Air Albania” është gati për të festuar. Gjithçka është legjitime, pasi kuqezinjtë kanë arritur të sigurojnë një biletë për në “Gjermani 2024”.
Hera e dytë për Shqipërinë që arrin në një nivel të tillë pas “Euro 2016”. FSHF në bashkëpunim me organet kompetente, kanë hartuar një plan festiv, para dhe pas ndeshjes me Ishujt Faroe.
Ja programi:
Ora 17:45 - Hyrja e tifozëve në stadium
Ora 20:37 - Hapja e flamurit në tribunën lindore dhe koreografia me plasmasët kuqezi në të gjithë stadiumin.
Ora 20:45 - Nis ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe
Ora 21:30 - Ansambli i këngëve dhe valleve popullore do të performojë në fushë.
Ora 22:40 - Festë me fishekzjarrë.
Ora 22:50 - Prezantimi i klipit “RRUGËTIMI I SHQIPËRISË NË FUSHATËN KUALIFIKUESE PËR EURO 2024”.
Ora 23:00 - E ftuar speciale Juliana Pasha - kolazh me këngë popullore.
Ora 23:20 - Kombëtarja shqiptare rikthehet në fushë dhe përshëndetet me tifozët.
Ora 00:00 - Festë me fishekzjarrë
B.T (Dosja.al)
TIRANË- Mbrëmja e sotme pritet që të jetë festë në të gjithë vendin, për shkak të kualifikimit të kombëtares për në Euro2024. Pas ndeshjes së sotme që është e fundit për kombëtaren tonë, pritet që të mbahet një festë e madhe në stadiumin Air Albania.
Në ndeshjen e sotme pritet që të vendosët një flamur gjigand në stadium nga tifozët. Disa pamje janë shpërndarë në rrjet ku shihet flamuri që do të shpaloset mbrëmjen e sotme.
TIRANË-Djemtë e heroit Afrim Bunjaku do jenë bashkë me Tifozat Kuq e Zi në ndeshjen Shqipëri - Ishujt Faroe.
"Bashkë me ne sot, në festën e kombëtares tonë, janë edhe dy djemtë e heroit të Republikës, Afrim Bunjakut", shkruan Gëzim Bajrami nga TKZ.
Kujtojmë se më 24 shtator polici Afrim Bunjaku mbeti i vrarë nga forcat serbe që u futën në Banjskë (Banjë) të Kosovës, në një sulm të organizuar kundër shtëtit kosovar.
TIRANE - “Tifozët Kuqezi”, ata që nuk e braktisën Shqipërinë as në të ftohtin e Kishinjevit, as në Rejkjavik, as në Ishujt Faroe, apo në transferta të nxehta, si ato në Zenicë e Strumicë, festojnë 20-vjetorin e krijimit.
Një ngjarje për “TKZ”, në një ndeshje festive si ajo kundër Ishujve Faroe sonte në mbrëmje. Mbështetësit pa kushte të Kombëtares i kanë dedikuar një koreografi përvjetorit të tyre dhe pritet ta shpalosin në stadium.
Veç koreografisë në fundvit ata pritet të bëjnë edhe një festë madhështore në kryeqytet. Detajet mbeten për t'u zbuluar, por e sigurt është që do të jetë një mbrëmje për të mos u harruar.
“TKZ” nuk janë thjesht një grupim tifozerik. Që në ditët e para të krijimit, në dhjetor të vitit 2003, ata frymuan për bashkim kombëtar, morën pjesë në aksione të ndryshme, u kthyen në vullnetarë e bamirës, në të mirë të Kombit, të shqiptarëve kudo ku janë në trojet tona. Një shembull për t'u ndjekur dhe mbështetur.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Tashmë për ministrin Taulant Balla, tashmë i njohur si një tifoz i thekur i kuqezinjve të Kombëtares, “kanë nisur” edhe ndeshjet e finaleve të “Euro 2024”. Madje ai i ka siguruar edhe tri pikët e para… Shikojeni videon....
Pasi ishte pjesë e tifozëve që ndoqën Kombëtaren në Kishinjev, në barazimin 1-1 historik ndaj Moldavisë, ku Shqipëria preu “biletën” për në “Euro 2024”, sot atij i bllokuan derën e institucionit që ai drejton një grup tifozësh nga Struga, të cilët kishin ardhur në Tiranë për të ndjekur ndeshjen Shqipëri - Ishujt Faroe në “Air Albania”.
Takimi ishte shumë i përzemërt… Ministri Balla, ndër të tjera, krijon edhe një mjedis festiv, duke gjetur dhe pyetur midis tyre një tifoz gjerman të veshur me simbolet e kuqezinjve: “Nëse ndeshja hapëse e Europianit, do të ishte Shqipëri - Gjermani kush do të fitojë?”. Tifozi gjerman nuk u mendua shumë, por shpejt u përgjigj: “Fiton 2-0 Shqipëria”…
Rrugëtimi i kuqezinjve në “Euro 2024” ka nisur… “Tri” pikët e para u fituan ndaj Gjermanisë…
B.T (Dosja.al)
TIRANË-Policia e Shtetit ka bërë një reagim zyrtar në lidhje me masat që janë marrë për ndeshjen Shqipëri-Ishujt Faroe në Air Albania. Uniformat e policisë bëjnë thirrje që të tifozët t’i shmangen incidenteve dhe të zbatojnë rregullat. Nga ana tjetër policia bën me dije gadishmërinë dhe garancinë e krijuar për zhvillimin e sigurt të ndeshjes.
NJOFTIMI I POLICISË
Mbrëmja e sotme ku do të luhet ndeshja “Shqipëri – Ishujt Faroe”, në stadiumin “Air Albania”, është padyshim një mbrëmje festive për të gjithë shqiptarët.
Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar rendin dhe sigurinë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të aktivitetit sportiv, me qëllim që atmosfera festive e kësaj mbrëmjeje të mos venitet nga ndonjë incident.
Apelojmë për tifozët, sportdashësit dhe të gjithë qytetarët që të zbatojnë udhëzimet e Policisë, për bllokimim e rrugëve dhe rregullat për hyrjen në stadium, duke mos tentuar që të futin në stadium asnjë send të kundërligjshëm, pasi kontrolli do të jetë i rreptë, njësoj siç është vepruar në ndeshjet e tjera ndërkombëtare.
Gjithashtu, Policia ka marrë të gjitha masat edhe për festimet që do të zhvillohen pas ndeshjes, në sheshe, lokale dhe në rrugët e vendit, prandaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve, që të festojnë në mënyrë të kulturuar, që ta vulosim këtë fitore të kombëtares sonë, me vulën e imazhit më pozitiv të vendit.