LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sulmet kibernetike/ Çuçi: Nxorrëm mësim të mirë. Balluku: Jemi rritur me sfida. Kim: SHBA jep 50 milionë dollarë

•Ditën e sotme u zhvillua konferenca ‘Sfidat e Sigurisë Kibernetike në Shqipëri’. •Pjesë e konferencës ishin ministra, përfaqësues të institucioneve dhe ambasadorë. •Ministri i brendshëm Bledi Çuçi u shpreh se vendi ynë ka nxjerrë mësim pas sulmeve kibernetike. •Çuçi u shpreh se Policia e Shtetit duhet të jetë e mobilizuar për t’iu përgjigjur sfidave që po sjellë kjo epokë e re. •Zv.Kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se Shqipëria do t’ia dalë sfidave përballë këtyre sulmeve se përmes bashkëpunimit dhe investimeve serioze mund t’i përgjigjemi sfidave të së ardhmes/ • Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka thënë se SHBA mbeten krah Shqipërisë sa i takon sigurisë kibernetike. •Kim tha se sulmet ishin të rrezikshme dhe dashakeqe teksa shtoi më tej se SHBA ka dërguar ekspertët e sigurisë kibernetike.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Sulmet kibernetike në Shqipëri, Xhaçka: Nuk e prisnim, ishte agresion shtetëror i paprovokuar

Sulmet kibernetike/ Çuçi: Nxorrëm mësim të
Olta Xhacka

TIRANË- Ministrja Olta Xhaçka teksa ishte e pranishme në konferencën për Sigurinë Kibernetike u shpreh se sulmet kibernetike në Shqipëri ishin të papritura. Ajo tha se sulmet ishin agresion shtetëror i paprovokuar e se ishte sulm të cilit nuk do t’i kishin rezistuar më mirë as vende me shumë më tepër eksperiencë.

DEKLARATA E XHAÇKËS:

'Besoj që nuk e teproj kur them që sulmi i 15 korrikut ishte një nga ngjarjet më të rënda që ka përjetuar vendi ynë në dekadat e fundit. Në mënyrë krejt të paprovokuar, vendi ynë u bë objekt i një sulmi të organizuar nga një aktor shtetëror.  Jo nga ndonjë aktor shtetëror çfarëdo, por nga Irani, një fuqi e madhe me një CV të pasur sulmesh të organizuara e sponsorizuara qoftë në Lindjen e Mesme por edhe më gjerë. Një vend, që është identifikuar tashmë si autori i kushedi sa sulmeve me dronë e raketa në Lindjen e Mesme, ku spikasin padyshim sulmet kundër vendeve mike me Shqipërinë në Gjirin Persik apo rrëmbimet e anijeve, sponsorizimet e sulmeve terroriste, etj. Ishte një vendim i padëshiruar nga ne, por që besoj që i bën nder Shqipërisë, fakti që pas këtij sulmi ne shkëputëm marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Siç e thashë, sulmi ishte krejtësisht i paprovokuar. Askush nuk e priste një sulm të këtyre përmasave e aq me pak nje sulm te organizuar nga një aktor shtetëror. Kolegët e AKSHIT e AKCESKUT më kanë treguar më pas, që sistemet tona qeveritare, infrastruktura jonë digjitale i nënshtrohet çdo ditë – cdo ditë – një numri të jashtëzakonshëm sulmesh kibernetike nga individë e organizata kriminale, por këto sulme nuk ia kishin dalë kurrë të komprementonin këto sisteme.

Ajo që ndodhi në 15 korrik ishte dicka e një magnitude e shkalle krejtësisht të re sigurisht. Ky ishte një sulm të cilit nuk do t’i kishin rezistuar dot më mirë  as vende me shumë më tepër eksperiencë, me kapacitete shumë më të mëdha, e me risurse financiare shumë herë më të mëdha sesa tonat. 15 korriku ishte një akt agresioni shtetëror të paprovokuar kundër një vendi të pavarur e sovran. Nuk u sulmuam me raketa e me dronë e eksplozivë dhe nuk pati ndërtesa të shkatërruara e të vrarë nëpër rrugë, kjo eshte e vertete. U sulmuam me kode e tastiera por nëse sulmi do të kishte qenë i suksesshëm në nivelin e parashikuar nga autorët e tij, do të kishin shkaktuar në infrastrukturën tonë digjitale dhe në infrastrukturën tonë të shërbimeve një dëm po aq të madh sa kanë shkaktuar në qytetet e Ukrainës raketat e bombat ruse. Pasojat per qytetaret shqiptare do te kishin qene te jashtezakonshme. Ky nuk është një ekzagjerim, pasi Shqipëria ështe sot një vend, që ofron 95% të shërbimeve online dhe nëse ky sulm do të kishte qenë i suksesshëm aftësia jonë për të ofruar shërbimet do të ishte kompromentuar shumë. Akoma më shumë do të ishte kompromentuar besimi i qytetarëve tek këto sisteme duke i dhënë kështu një goditje të rëndë njërës prej reformave më të rëndësishme të qeverise sone. Nje reforme qe jo vetëm që ka rritur standardin e shërbimeve por ka rritur edhe transparencën, ka shmangur sportelet, duke dhënë një kontribut të ndjeshëm në luftën kundër korrupsionit.

Sa më sipër, janë disa nga argumentet kryesore që kemi diskutuar gjatë këtyre muajve me të gjithë partnerët dhe aleatët, qoftë në NATO, në BE, por edhe më gjerë, ku do të veçoja me mirënjohje sidomos Izraelin e Emiratet e Bashkuara Arabe me të cilat sot kemi një bashkëpunim vërtet të dobishëm në fushën e sigurisë kibernetike. E vërteta është që asnjë vend në botë, nuk është sot i aftë të përballojë i vetëm sfidat e  sigurisë kibernetike. Këto sulme, fatkeqësisht janë bërë sot një pjesë thelbesore e strategjisë së luftës hibride që përdorin vende si Irani, Rusia, Koreja e Veriut etj, në përballjen me Perëndimin dhe familjen e kombeve demokratike ku ben pjese edhe Shqiperia. Dhe në kontekstin e luftës në Ukrainë dhe të pasojave që ka prodhuar ajo për arkitekturën e sigurisë dhe sistemin ndërkombëtar të bazuar tek rregullat, kemi çdo arsye të mendojmë që sulmet kibernetike vetëm sa do të shpeshtohen.

Për fat të mirë nuk jemi vetem. Ky është një vlerësim e nje shqetesim që e ndajnë të gjithë aleatët e partnerët. Si kurrë më parë, çështja e sulmeve kibernetike, apo më saktë, e nevojës për të ngritur kapacitete mbrojtëse ndaj këtyre sulmeve po bëhet më qendrore në çdo organizatë ndërkombëtare ku ne bëjmë pjesë, duke filluar nga NATO e BE deri tek OSBE apo Kombet e Bashkuara. Gjatë këtyre muajve, Shqipëria e ka trajtuar këtë çështje në çdonjërin prej këtyre forumeve. Sot mund të ndaj me kolegët lajmin që në vitin e dytë të mandatit tonë në Këshillin e Sigurimit siguria kibernetike do të jetë një nga temat kryesore që do të trajtohen për të gjeneruar mbështetje e bashkëpunim me sa më shumë vende.

E padyshim, në çdo angazhim tonin me BE dhe NATO, por edhe në angazhimet bilaterale, siguria kibernetike, nevoja për ta trajtuar këtë çështje si një çështje të sigurisë tonë kolektive e për të mbështetur të gjithë vendet aleate, është kthyer sot në një kryefjalë të punës tonë diplomatike. Bashkimi Evropian për shembull, po luan një rol kyç në krijimin e strategjive të përshtatshme të sigurisë kibernetike, politikave dhe legjislacionit në modelin e ENISA (Agjencia e BE-së për Sigurinë Kibernetike) apo me asistencë teknike dhe ekspertizë përfshirë vendet kandidate në BE si Shqipëria. Një zhvillim konkret në rajonin tonë, është ngritja e Qendrës për Rritjen e Kapaciteve Kibernetike në Ballkanin Perëndimor të ngritur në Podgoricë me mbështetjen e Francës dhe Sllovenisë e cila përveç trajnimit të operatorëve dhe ekspertëve nga i gjithë rajoni, do të synojë të forcojë kapacitetet reaguese operacionale dhe institucionale të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Por padyshim, fokusi kryesor i punës tonë diplomatike përsa i përket përballimit të sfidave të sigurisë kibernetike ka qenë me aleatin dhe partnerin tonë strategjik, Shetet e Bashkuara te Amerikes të cilat na u gjendën pranë me kapacitete e mbështetje që në momentet e para të sulmit të 15 korrikut. Çështja e sigurisë kibernetike dhe të mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë si një aleat dhe partner i besueshëm, ishte një nga pikat kryesore të diskutimit gjatë dialogut strategjik që ne zhvilluam në Uashington në tetor. Ne kemi diskutuar tashmë hapur e pa doreza me SHBA për nevojën e madhe që kemi për mbështetje qoftë përsa i përket përballimit të fazës emergjente të sulmit, qoftë përsa i përket ngritjes së kapaciteteve dhe infrastrukturës së nevojshme që do t’i lejonte Shqipërisë të përballonte akoma më mirë sulme të tilla në të ardhmen.

Unë jam e inkurajuar që Shtetet e Bashkuara e kuptojnë nevojën për ta mbështetur Shqipërinë dhe kanë gatishmërinë për ta mbështetur Shqipërinë jo thjesht sepse Shqipëria është një aleat e partner i besueshëm, por edhe sepse kjo ne fakt eshte nje sfide e perbashket dhe nje kercenim per sigurine e te gjitheve ne. Prandaj besoj qe ne muajt ne vijim bashkepunimi yne me SHBA ne kete fushe do pershpejtohet duke prodhuar rezultate konkrete.Unë jam shumë e kënaqur nga bashkëpunimi që kemi pasur me të gjithë kolegët në këtë përpjekje të përbashkët. MEPJ do të vazhdojë ta trajtojë sigurinë kibernetike si një prioritet në çdo aspekt të punës së saj dhe nuk kam asnjë dyshim, që duke punuar ngushtë së bashku ashtu siç kemi bërë gjatë këtyre muajve, do të arrijmë t’i sigurojmë vendit kapacitetet dhe infrastrukturën e nevojshme për të përballuar sfidat e sigurisë të një epoke vërtet shumë të pasigurt për rajonin, Europën dhe mbarë botën.'- u shpreh ministrja.

3 VITE ME PARE

Sulmet kibernetike, ambasadorja e BE në Tiranë: Policia e Shtetit duhet të ndërtojë kapacitetet e nevojshme teknologjike

Sulmet kibernetike/ Çuçi: Nxorrëm mësim të
Christiane Hohmann

TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Europian, Christiane Hohmann ishte e pranishme ditën e sotme në Konferencën për Sigurinë Kibernetike. Gjatë fjalës së saj, ajo vlerësoi se sulmet kibernetike të vitit të shkuar në vendin tonë nxitën partnerët ndërkombëtarë që të qëndrojnë përkrah Shqipërisë, duke ofruar mbështetje në mënyrë të menjëhershme. Ambasadorja tha se ndihma e Bashkimit Europian për dixhitalizimin në Shqipëri, gjatë viteve të ardhshme, kap vlerën e 15 milionë eurove.

'Sulmet e bëra vjet bënë mjaft dëm. Nxitën partnerët që të qëndrojnë krah Shqipërisë. Ju keni parë jo vetëm SHBA-në, Izraelin, BE që u përpiqën ti kundërvihen këtyre sulmeve. Edhe BE solli ekipin e vet, ata erdhën dhe dalluan dicka të re, se BE ishte këtu duke mbështetur ndërtimet dhe sigurinë dixhitale. Kishim kohë që merreshim me këtë fushë. 

Nuk duam të japim zgjidhje të momentit por afatgjatë. Ndihma jonë përkrahjen e dixhitalizimit shkon në shifrën e 15 milionë euro në vitet e ardhshme. Kjo është një detyrë që të gjithë duhet ta marrim shumë seriozisht. Zbatimi është gjë e rëndësishme se do përmbajë elementë të gjërave që duhet bërë. AKSHI duhet të përmirësojë kapacitete e veta.Duhet të përmirësojë rolet e veta për mbikqyrjen e fushës kompjuterike, këtu kërkohet edhe bashkëpunimi i institucioneve që merren me këto pasi siç e dini sistemet e IT janë aq të forta saç është hallka më e dobët që kanë. Kështu që po u prish hallka më e dobët prishet edhe zinxhiri. Futja në këtë nisëm e sektorit privat është shumë e rëndësishme sepse kufiri shkon te shërbimet qeveritare por këto sulme mund të ndodhin në çdo nivel. 

E njëjta gjë vlen dhe për policinë e shtetit, ndërtimi i kapaciteteve të nevojshme teknologjike është shumë i rëndësishëm për të gjitha këto sektorë. Kompanitë duhet të kenë kërkesa të tjera në lidhje me sigurinë kompjuterike, harmonizimi i strukturave ligjore do të jetë sfidë.'- tha ambasadorja.

3 VITE ME PARE

'S'ka plumb magjik për t'i zhdukur'/ Sulmet kibernetike, Kim: 50 milionë dollarë në mbështetje të mbrojtjes së Shqipërisë

Sulmet kibernetike/ Çuçi: Nxorrëm mësim të
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim i konsideron të rrezikshme dhe dashakeqe sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë. Teksa ishte e pranishme në konferencën e sotme për “Sigurinë Kibernetike”, ambasadorja theksoi se SHBA ka shprehur mbështetjen për Shqipërinë dhe do të vazhdojë ta bëjë. Ambasadorja amerikane Yuri Kim theksoi se 50 milionë Dollarë do të përdoren në mbështetje të mbrojtjen kibernetike të Shqipërisë.

'Sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë kanë qenë të rrezikshme, dashakeqe dhe janë një kërcënim për popullin shqiptar dhe për kombin shqiptar. Shtetet e Bashkuara nuk do të hezitojnë t’i përgjigjen me forcë aktorëve keqdashës kibernetik kur veprimet e tyre kërcënojnë Shtetet e Bashkuara ose aleatët, miqtë dhe partnerët tanë. SHBA ndërmorri veprime për të mbështetur Shqipërinë. Sekretari i Shtetit Blinken dhe këshilltari i sigurisë kombëtare Sullivan i përcollën drejtpërdrejt Kryeministrit Rama mbështetjen tonë dhe dënoi ashpër sulmin e Iranit dhe shprehu mbështetjen e plotë për Shqipërinë përballë këtij sulmi. Departamenti i Thesarit i SHBA njoftoi sanksione domethënëse ndaj Ministrisë së Inteligjencës së Sigurisë së Iranit, përfshirë ministrin e Inteligjencës. Duke filluar nga muaji Korrik, SHBA kanë dërguar vazhdimisht pa ndërprerje ekspertët tanë më të aftë të sigurisë kibernetike për të punuar së bashku me homologët shqiptarë përfshirë doktor Igli Tafën, për të analizuar, identifikuar dobësitë dhe kërcënimet ekzistuese dhe të mundshme si dhe për të ndërmarrë hapa konkretë për forcimin e sigurisë kibernetike të Shqipërisë ndaj kërcënimeve të ardhshme. Në njërin nga angazhimet e tij të para, ambasadori ynë i ri për hapësirën kibernetike dhe politikën dixhitale, erdhi në Shqipëri dhe së bashku me doktor Tafën ndihmoi në bashkërendimin e reagimit tonë të përbashkët ndaj sulmeve të Iranit dhe asistencës për sigurinë kibernetike të Shqipërisë.

Dy javë më parë, ministri juaj i Mbrojtjes Peleshi diskutoi përgjigjen tonë të përbashkët për sigurinë kibernetike me Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA dhe me drejtuesit e komandës kibernetike të SHBA. SHBA kanë punuar përkrah Shqipërisë për një përgjigje të gjerë ndërkombëtare duke filluar me aleatët e NATO dhe partnerë të tjerë të ngushtë për të dënuar sulmin e Iranit dhe për të shprehur mbështetje për Shqipërinë. Ju nuk jeni vetëm në të qenit të synuar për sulm kibernetik dhe sigurisht nuk jeni të vetëm në këtë përgjigje. Duke punuar së bashku me doktor Tafën, SHBA dhe Shqipëria po zbatojnë një nga përpjekjet tona më të mëdha të ndihmës kibernetike që arrin në 50 milionë Dollarë në mbështetje të mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë dhe ky është vetëm fillimi. Ne kemi qenë duke punuar së bashku me sektorin e mbrojtjes për të forcuar këtë sektor me 25 milionë Dollarë mbështetje. Kjo shumë është përveç 24 milionë Dollarëve të asistencës së SHBA për sulmet kibernetike të Iranit. Ky është fillimi i asistencës dhe nuk është plotësia e saj”, tha Kim. 

3 VITE ME PARE

Shqipëria 'pre' e hakerave, Çuçi: Nxorrëm mësim të mirë pas sulmit kibernetik ndaj policisë

Sulmet kibernetike/ Çuçi: Nxorrëm mësim të
Bledi Cuci

TIRANË- Në Konferencën për “Sigurinë Kibernetike”, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi solli në vëmendje sulmet iraniane ndaj sistemeve të Policisë së Shtetit. Gjatë konferencës, ai pranoi se sulmet ngritën alarmin tek autoritetet shtetërore. 

“Problem më akut është dhe do vijojë të jetë gjatë siguria e informacionit dhe mbrojtja nga sulmet kibernetike. Siguria vjen e para. Ky është çmimi që ne duhet të paguajmë për sfidën e vazhdueshme me modernitetin, sfidë me të cilën ne do përballemi gjithmonë e më shumë. Ashtu siç kemi bërë me sistemet tona për t’i kthyer më efiçente, tashmë kemi përgjegjësin e madhe të ngremë gjithë kapacitetet për të garantuar sigurinë e të dhënave dhe shërbimet e ofruara. Do ndalesha pak te Policia e Shtetit, e cila është e përfshirë në këtë sfidë me modernitetin në mënyrë të dyfishtë. Nga njëra anë si agjenci themelore për sigurinë kombëtare, policia nuk është vetëm target i sulmeve në sistemin e saj të ruajtjes apo sulmeve ndaj shërbimeve që ofron vetë policia, por nga ana tjetër ajo ka pëgjegjësinë ligjore për të hetuar krime të kësaj natyre. Dhe për t’u shërbyer sa më mirë qytetarëve, ne punojmë që Policia e Shtetit të modernizohet përmes adaptimit të teknlogjisë dhe sistemeve inovative”.

Çuçi pranoi se sulmi kibernetik ndaj sistemeve të policisë ishte një mësim i mirë, duke bërë që të shtohet buxhetin për Policinë e Shtetit me 7.6 herë më shumë se ai i vitit 2022.

“Pas sulmit kibernetik në sistemet e Policisë së Shtetit, na u desh që të nxirrnim një mësim të mirë për t’u fokusuar gjithnjë e më shumë tek mbrojtja e sistemeve tona. Për t’i bërë të padepërtueshme këto sisteme në vtin 2023 kemi reaguar duke e shtuar buxhetin e Policisë së Shtetit për zërin investime në teknologji dhe mbrojtja kibernetike me 7.6 herë më shumë se viti paraardhës. Sulmi që na ndodhi pati edhe anën e vetë të mirë sepse ngriti alertin si kurrë më parë tek ne për t’u përqëndruar në garantimin e infrastrukturës dixhitale. Ky ishte alarmi edhe për një strategji të re me burime njerëzore shumë më të kualifikuara. Sulmet mbi infrastruktrën kritike janë kosto e jashtëzakonshme për qeveritë kudo në botë. Për të krijuar një ekosistem të sigurisë na duhet të investojmë në mënyrë të qëndrueshme. Rezultatet do të duken jo menjëherë”, theksoi ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

3 VITE ME PARE

“Sfidat e sigurisë kibernetike në Shqipëri”, Balluku: Jemi rritur me sfida por do ia dalim!

Sulmet kibernetike/ Çuçi: Nxorrëm mësim të
Belinda Balluku

TIRANË- Zv.Kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishte e pranishme ditën e sotme në konferencën me temë “Sfidat e sigurisë kibernetike në Shqipëri”. Gjatë fjalës së saj, ajo u shpreh se Shqipëria do t’ia dalë e se përmes bashkëpunimit dhe investimeve serioze mund t’i përgjigjemi sfidave të së ardhmes.

“Sfidat në fushën e sigurisë kibernetike, janë impenjative. Jo vetëm për sektorin publik, por erdhe atë privat.

Ndodhemi të gjithë në të njëjtin pozicion. Vetëm përmes bashkëpunimit, investimeve serioze, ne mund t’i përgjigjemi sfidave të së ardhmes. Ne do t’ia dalim edhe këtë herë, me mbështetjen e partnerëve dhe me punën tonë. Jemi një vend që jemi rritur me sfida, që për të tjerë mund të duken të papërballueshme, por ne ia kemi dalë,” tha Ballaku.

sfidat e sigurise kibernetike ne shqiperi belinda balluku bledi cuci

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje