LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Inaugurohet xhamia e Namazgjasë/ Rama: Erdhi dita e çeljes së këtij tempulli! Erdogan: E kemi projektuar si strukturë që në brendësinë e saj mbart vlera që nga lashtësia

• Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kryer sot një vizitë zyrtare në Tiranë. • Erdogan u shoqërua nga bashkëshortja e tij Emine Erdogan, ministri i Jashtëm Hakan Fidan dhe zyrtarë të tjerë të lartë. • Vizita e tij ka nisur me mbërritjen në Presidencë, ku u prit me ceremoni zyrtare nga homologu i tij, Bajram Begaj. • Dy presidentët do të kenë fillimisht një takim kokë me kokë. • Më pas u vijua me takimin dypalësh ku do t’i shtohen delegacionet e dy vendeve. • Erdogan pas Presidencës është zhvendosur te Kryeministria, ku u firmosën marrëveshje dhe u zhvillua një konferencë për shtyp. • Po ashtu disa orë më pas u zhvillua dhe ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë.• Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sot erdhi dita e çeljes së tempullit për besimtarët myslimanë. • Në fjalën e tij të mbajtur në inagurimin e xhamisë së Namasgjasë, Rama theksoi se hapja e kësaj xhamie është një moment i shumëpritur i komunitetit mysliman që është shtyrë ndër vite për shumë arsye. • Po ashtu Rama theksoi se kjo xhami hynë në sofrën e tempujve që mishërojnë harmoninë fetare në vendin tonë. • Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka marrë fjalën e tij gjatë ceremonisë së inaugurimit të xhamisë së Namazgjasës. • Erdogan tha se ndihej me fat që ndodhej sot në këtë ambient të shenjtë. • Ai shtoi se xhamia e Namazgjasë është më e madhja në Ballkan dhe themelet e saj u hodhën në vitin 2015. • Ai tha se shpreson që kjo xhami të sjellë dobi pë besimtarët shqiptar dhe ata në të gjithë Ballkanin. • Erdogan tha sot gjatë fjalës së tij në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë se kjo e fundit është projektuar si strukturë që në brendësinë e saj mbart vlera që nga lashtësia, deri te teknologjia që është përdorur gjatë ndërtimit. • Ai tha se xhamia e Namagjasë, tashmë do zëri vendin e saj në kujtimet tona që i kanë rrënjët shumë të thella, duke tejkaluar 6 shekuj. • Ai tha se Shqipëria dhe Turqia kanë dhënë një shembull për mbarë komunitetin ndërkombëtar në goditjen nga tërmeti.• Erdogan shtoi se xhami ekziston në qendër të civilizimit dhe themelet e qytetërimit.

15 artikuj për këtë temë.

4 JAVE ME PARE

“Kemi përgjegjësi ndaj myslimanëve”, Erdogan thirrje ndërkombëtarëve nga Tirana: Të kemi një qëndrim të përbashkët, Netanyahu vijon sulmet barbare në Gaza dhe Liban

Inaugurohet xhamia e Namazgjasë/ Rama: Erdhi dita e çeljes së
Recep Tayyip Erdogan

TIRANA- Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan foli gjatë inagurimit të xhamisë së Namazgjasë dhe për luftën në Lindjen e Mesme. Erdogan tha se qeveria izraelite vazhdon sulmet e saj barbare ndaj fëmijëve, grave, minorenëve si dhe të moshuarve në Palestinë dhe tani Izraeli e ka çuar politikën e tij sulmuese, barbare, agresive në drejtim të Libanit. 

Ai shtoi se është një detyrim i moralit, i ndërgjegjes tonë njerëzore për të gjithë ata që ndjejnë, kanë zemra, të qëndrojnë kundra terrorizimit shtetëror për të cilën aplikohet nga Izraeli në Palestinë. Gjithashtu Erdogan tha se qeveria e Izraelit dhe e Netanyahu ka treguar serish se nuk ka ndërmend të vendosë paqen atje në rajon dhe së fundmi e tregoi qartë duke e sulmuar dhe shtetin e Libanit. 

Nga xhamia e Namazgjasë, Erdogan i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar se ndaj myslimanëve duhet të kemi përgjegjësi dhe ndërgjegje dhe ne nga ana tjetër duhet të mbajmë një qëndrim të përbashkët, tha ai.

Pjesë nga fjala e Erdogan:

Të dashura motra dhe vëllezërit e mi shqiptarë. Siç e dini dhe ju, ka kaluar një vit nga fillimi i gjenocidit i cili është startuar nga Izraeli në Gaza dhe në territoret e saj të pushtuara, në tokat palestineze.

Janë 50 mijë vëllezër tanë të pafajshëm palestinezë të cilët kanë rënë martirë, shehidë, janë vrarë në sulmet e Izraelit si dhe mbi 100 mijë janë plagosur. Janë bombarduar xhami, kisha, shkolla, universitetet dhe vendet e pazarit të tregut apo të punës ku ata ushqeheshin. Qeveria izraelite vazhdon sulmet e saj barbare ndaj fëmijëve, grave, minorenëve si dhe të moshuarve në Palestinë dhe tani Izraeli e ka çuar politikën e tij sulmuese, barbare, agresive në drejtim të Libanit.

Është një detyrim i moralit, i ndërgjegjes tonë njerëzore për të gjithë ata që ndjejnë, kanë zemra, të qëndrojnë kundra terrorizimit shtetëror për të cilën aplikohet nga Izraeli në Palestinë. Qeveria e Izraelit dhe e Netanyahu ka treguar serish se nuk ka ndërmend të vendosë paqen atje në rajon dhe së fundmi e tregoi qartë duke e sulmuar dhe shtetin e Libanit.

Të dashur vëllezër dhe motra shqiptarë dhe një herë dua t’i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar nga ky vend i shenjë, nga këtu edhe një herë ndaj myslimanëve duhet të kemi përgjegjësi dhe ndërgjegje dhe ne nga ana tjetër duhet të mbajmë një qëndrim të përbashkët. I ndodhur brenda këtyre mendimeve dhe ndjenjave i lutem Allahut Xheleshanuhu të gjitha adhurimet, duatë, që do bëhen në këtë xhami të pranohen tek i madhi Zot. Shpresoj që xhamia jonë e Namazgjasë të jetë e hairit, të sjellë dobi për myslimanët shqiptarë, për myslimanët e mbarë Ballkanit. Ju përshëndes dhe ju falënderoj përzemërsisht, me ndjenjat e mia më të përzemërta, më të thella, me respekt, me konsideratë dhe me dashuri!

4 JAVE ME PARE

VIDEO/ Inagurohet xhamia e Namasgjasë, pritet shiriti nga Erdogan dhe Rama

Inaugurohet xhamia e Namazgjasë/ Rama: Erdhi dita e çeljes së

TIRANË- Xhamia e Namasgjasë është inaguruar pasditën e sotme. Gjatë inagurimit ka qenë prezent vetë Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan së bashku me zonjën e parë dhe kryeministrin Edi Rama. Shiriti i hapjes së xhamisë është prerë nga Presidenti Erdogan së bashku me zonjën e parë dhe nga çifti Rama. 

 

Xhamia e Namasgjasë ka një kapacitet prej 10 mijë vendesh falje për besimtarët mysliman. Kjo është xhamia më e madhe në rajonin e Ballkanit. 

4 JAVE ME PARE

"Xhami ekziston në qendër të civilizimit", Erdogan: Kemi dhënë një shembull për komunitetin ndërkombëtar me ndërtimin e spitalit në Fier dhe pallateve në Laç

Inaugurohet xhamia e Namazgjasë/ Rama: Erdhi dita e çeljes së
Recep Tayyip Erdogan

TIRANA- Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, tha sot gjatë inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë se xhamia do të jetë simbol i miqësisë, vëllazërisë dhe i solidaritetit mes popujve. Ai tha se Shqipëria dhe Turqia kanë dhënë një shembull për mbarë komunitetin ndërkombëtar në goditjen nga tërmeti. Erdogan shtoi se xhami ekziston në qendër të civilizimit dhe themelet e qytetërimit.

"Xhamia është ndërtuar jo vetëm si një objekt kulti, ibadeti dhe adhurimi, por është multifunksional për të cilët do t'u shërbejë besimtarwve, kompleks social ka salla konferencash, bibliotekë, dhoma studimi, ashensorë për ata me aftësi të kufizuar. Xhamia do të jetë simbol i miqësisë, vëllazërisë dhe i solidaritetit mes nesh.

Në mesin tuaj dua të përgëzoj të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë vepër që do të mahnisë të gjithë ata që e shikojnë, sidomos me qetësi shpirtërore. Kanë dhënë një shembull për mbarë komunitetin ndërkombëtar në goditjen nga tërmeti. Njëra nga veprat më bazike të këtij solidariteti shumë të sinqertë ka qenë spitali i ndërtuar në qytetin e Fierit, si dhe rezidencat e ndërtuara në qytetin e Laçit. Xhami ekziston në qendër të civilizimit dhe themelet e qytetërimit", tha Erdogan.

4 JAVE ME PARE

Inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë/ Erdogan: E kemi projektuar si strukturë që në brendësinë e saj mbart vlera që nga lashtësia

Inaugurohet xhamia e Namazgjasë/ Rama: Erdhi dita e çeljes së
Recep Tayyip Erdogan

TIRANA- Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha sot gjatë fjalës së tij në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë se kjo e fundit është projektuar si strukturë që në brendësinë e saj mbart vlera që nga lashtësia, deri te teknologjia që është përdorur gjatë ndërtimit. Ai tha se xhamia e Namagjasë, tashmë do zëri vendin e saj në kujtimet tona që i kanë rrënjët shumë të thella, duke tejkaluar 6 shekuj.

"Dëshiroj të shpreh konsideratën, mirënjohjen dhe falënderimet e mia më të thella për Ramën dhe gjithë shqiptarët që kanë kontribuar në realizimin e kësaj vepre madhështore. Xhamia e Namagjasë, tashmë do zëri vendin e saj në kujtimet tona që i kanë rrënjët shumë të thella, duke tejkaluar 6 shekuj. Xhaminë e madhe e kemi projektuar si strukturë që në brendësinë e saj mbart vlera që nga lashtësia, deri te teknologjia që është përdorur gjatë ndërtimit", tha Erdogan.

4 JAVE ME PARE

Inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë, Erdogan: Jam shumë me fat sot që ndodhem në këtë ambient shumë të shenjtë

Inaugurohet xhamia e Namazgjasë/ Rama: Erdhi dita e çeljes së
Recep Tayyip Erdogan

TIRANA- Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka marrë fjalën e tij gjatë ceremonisë së inaugurimit të xhamisë së Namazgjasës. Erdogan tha se ndihej me fat që ndodhej sot në këtë ambient të shenjtë. Ai shtoi se xhamia e Namazgjasë është më e madhja në Ballkan dhe themelet e saj u hodhën në vitin 2015. Ai tha se shpreson që kjo xhami të sjellë dobi pë besimtarët shqiptar dhe ata në të gjithë Ballkanin.

"Më lejoni t'ju falenderoj përzemërsish me ndjenjat e mia më të thella dhe të pëzemërta. Sot jam veçnaërisht i lumtur që jam këtu së bashku me ju. Për këtë arsye du të falenderoj gjithsecilin nga ju për këtë emocion që më dhuruat. Jam shumë me fat sot që ndodhem në këtë ambient shumë të shenjtë për këtë arsye i lutem Zotit që xhamia e Namazgjasë, që është më e madhja në Ballkan, themelet e së cilës i hodhëm në 2015, të sjllë dobi pë të gjithë shqiptarët dhe myslimanët në Ballkan", tha Erdogan.

4 JAVE ME PARE

Inagurohet xhamia e Namasgjasë, Rama: Erdhi dita e çeljes së këtij tempulli

Inaugurohet xhamia e Namazgjasë/ Rama: Erdhi dita e çeljes së
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sot erdhi dita e çeljes së tempullit për besimtarët myslimanë. Në fjalën e tij të mbajtur në inagurimin e xhamisë së Namasgjasë, Rama theksoi se hapja e kësaj xhamie është një moment i shumëpritur i komunitetit mysliman që është shtyrë ndër vite për shumë arsye.

"Fort i nderuar dhe shumë i shtrenjti miku im, presidenti Erdogan, shumë e nderuara zonja Erdogan, fortë të nderuar klerikë, të dashur miq, dhe fort të respektuar besimtar, ja ku erdhi dita e çeljes së këtij tempulli kaq i shumëpritur në rrjedhën e viteve. Kjo faltore që frymon nga një besim universal, është trashëgimia e një populli të tërë. Fillesat e kësaj punë të bekuar 10 vite më para e pata quajtur si çlirimin e Namazgjasë. Se harroj dot se sa vullnet i mirë u desh për ta pastruar truallin e Namazsgjasë të kthyer në një shesh pazari dhe nevojën e besimtarëve myslimanë për ta pasur tempullin e tyre" tha Rama.  

Po ashtu Rama theksoi se kjo xhami hynë në sofrën e tempujve që mishërojnë harmoninë fetare në vendin tonë.

“Ka qenë për mua çështje nderi dhe peshë e detyrës që xhamia e madhe, si një objekt i munguar kulti në këtë vend ku tempujt mishërojnë harmoninë fetare ndërsa njerëzit bashkëjetojnë, siç e ka thënë Papa Françesku në vizitën e tij, jo në harmoni por në vëllazëri shqiptare. Sot pas 10 vjetësh, xhamia e madhe hynë në sofrën e kësaj vëllazërie si ilustrim i shumë çkaje të lidhur me besimin. Në lidhje me këtë ajet të lartë dijetari ynë shpjegon se ashtu siç e kanë i konsideron librat të zbritur fjalë të zotit fjalë pa zë e pa gërma. Kjo xhami i jep domethënien e plotë katrorit të faltoreve të kryeqytetit duke e përmbyllur skicën e këtij flamuri, identitetin tonë mbështjellë brenda tij. Flamur bujar për njerëzimin”, tha Rama.

4 JAVE ME PARE

FOTOLAJM/ Nga snajperistët në tarraca te përqafimi Rama-Erdogan, momentet e mbërritjes së presidentit turk në Tiranë

Inaugurohet xhamia e Namazgjasë/ Rama: Erdhi dita e çeljes së
pamje nga vizita e erdogan

TIRANË- Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare njëditore. Ai ka ardhur iu shoqëruar nga bashkëshortja e tij Emine Erdogan, ministri i Jashtëm Hakan Fidan dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Nga aeroporti i Rinasit, Erdogan ndalimin e tij të parë e kishte në Presidencë ku u prit me ceremoni zyrtare nga presidenti Bajram Begaj. Pas takimit mes tyre, lideri turk iu drejtua Kryeministrisë, ku u prit nga kreu i qeverisë Edi Rama. Dyshja ka zhvilluar një takim kokë më kokë, ndërsa pak më vonë do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për mediat.

Përgatitjet për pritjen e presidentit turk kanë nisur prej dy ditësh, ndërsa sot janë vendosur edhe masat e rrepta të sigurisë për mbarëvajtjen e vizitës. Kryeqyteti është blinduar me forca sigurie, ku në total mbi 700 forca policie që përfshijnë Antiterrorin, Gardën, FNSH, RENEA, efektivë të rendit, por edhe të policisë Rrugore të Tiranës do të jenë në terren për mbarëvajtjen e rendit dhe të sigurisë gjatë vizitës së Erdogan. Përveç policisë, në terren, ka dhe snajperistë të cilët janë vendosur në ndërtesat pranë insitucioneve shtetërore dhe pranë xhamisë për të garantuar sigurinë e presidentit turk. 

Vizita e presidentit turk do të mbyllet me inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë, ku i pranishëm do të jetë edhe Rama. Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, është lënë jashtë kësaj ceremonie, fakt i njoftuar publikisht nga vetë ai, ndërsa në emër të komunitetit, në inagurim do të jetë Myftiu i Tiranës, Gazmend Teqja, i cili pritet të jetë edhe imami zyrtar i Xhamisë së Madhe. 

4 JAVE ME PARE

Vizita zyrtare e Erdogan në Tiranë/ Zbardhet lista e marrëveshjeve që pritet të nënshkruhen mes dy vendeve

Inaugurohet xhamia e Namazgjasë/ Rama: Erdhi dita e çeljes së
erdogan, rama

TIRANË- Është zbardhur lista e tre marrëveshjeve që pritet të nënshkruhen mes dy vendeve, pas takimit kokë më kokë të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. 

Marrëveshjet përfshijnë bashkëpunimin në fushën e buqjësisë, arsimit dhe fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin. 

Lista e marrëveshjeve që pritet të nënshkruhen: 

1. Deklarata e synimit mbi bashkëpunimin në fushën e sigurimeve në bujqësi të mbështetur nga shteti midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë të Republikës së Turqisë.

Zyrtarët nënshkrues:
Për palën shqiptare: znj. Anila Denaj, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Për palën turke: z. Ibrahim YUMAKLI, Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë

2. Protokoll ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Lartë të Arsimit të Republikës së Turqisë për Hapjen e Degës, Njësisë Akademike, Programeve të Studimit nga Universiteti Teknik i Stambollit në Shqipëri.

Për palën shqiptare: znj. Ogerta Manastirliu, Ministër i Arsimit dhe Sportit
Për palën turke: z. Erol Ozvar, President i Kryesisë së Këshillit të Arsimit të Lartë e Republikës së Turqisë.

3. Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Media dhe Informim të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë për bashkëpunim në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin.

Zyrtarët nënshkrues:
Për palën shqiptare: z. Alteo Hysi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim;
Për palën turke: z. Fahrettin Altun, Drejtor i Komunikimit të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë

4 JAVE ME PARE

Presidenti turk Erdogan mbërrin në Kryeministri, takim kokë më kokë me Ramën

Inaugurohet xhamia e Namazgjasë/ Rama: Erdhi dita e çeljes së
edi rama, rexhep tajip erdogan

TIRANË- Pas Presidencës, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka mbërritur në Kryeministri, ku u prit nga kreu i qeverisë Edi Rama. Dy liderët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, ndërsa më pas do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë mes delegacioneve të dy vendeve. Pas mbledhjes, pritet të nënshkruhen 3 marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve.  Rreth orës 14:35 pritet konferenca për shtyp mes Ramës dhe Erdogan.

Vizita e presidentit turk do të mbyllet me inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë, ku i pranishëm do të jetë edhe Rama. Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, është lënë jashtë kësaj ceremonie, fakt i njoftuar publikisht nga vetë ai, ndërsa në emër të komunitetit, në inaugurim do të jetë Myftiu i Tiranës, Gazmend Teqja, i cili pritet të jetë edhe imami zyrtar i Xhamisë së Madhe.

4 JAVE ME PARE

Presidenti turk Erdogan mbërrin në Presidencë, pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj

Inaugurohet xhamia e Namazgjasë/ Rama: Erdhi dita e çeljes së
erdogan ne presidence

TIRANË- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka mbërritur në Presidencë, ku u prit nga homologu i tij, Bajram Begaj. 

Dy presidentët do të kenë fillimisht një takim kokë me kokë. Më pas do të vijohet me takimin dypalesh ku do t’i shtohen delegacionet përkatëse të dy vendeve.

Erdogan pas Presidencës do të zhvendoset te Kryeministria, ku do të zhvillojë po ashtu takim kokë më kokë me kreun e qeverisë, Edi Ramën. Gjithashtu do të ketë edhe një konferencë të përbashkët mes tyre. 

 

4 JAVE ME PARE

Presidenti turk pritet në Rinas nga ministrat, Hasani ndan foto: Mirëseerdhe në Tiranë, president Erdogan!

Inaugurohet xhamia e Namazgjasë/ Rama: Erdhi dita e çeljes së
foto nga pritja

TIRANË- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka mbërritur para pak minutash në Tiranë. Ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij Emine Erdogan, ministri i Jashtëm Hakan Fidan dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Ndërkohë në aeroportin e Rinasit u prit nga disa prej ministrave të kabinetit qeveritar dhe zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku. 

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka ndarë një foto nga momenti i pritjes në aeroport, ku e ka shoqëruar me mbishkrimin: "Mirëseerdhe në Tiranë, president Erdogan!" 

4 JAVE ME PARE

Tirana blindohet nga forcat policore/ Masa të rrepta sigurie për vizitën e Erdogan, vendosen snajperistë në tarracat e ndërtesave pranë Xhamisë së Namazgjasë

 

Inaugurohet xhamia e Namazgjasë/ Rama: Erdhi dita e çeljes së
snajperiste

 

TIRANË- Kryeqyteti është blinduar me forca sigurie për ardhjen e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan. Në total mbi 700 forca policie që përfshijnë Antiterrorin, Gardën, FNSH, RENEA, efektivë të rendit, por edhe të policisë Rrugore të Tiranës do të jenë në terren për mbarëvajtjen e rendit dhe të sigurisë gjatë vizitës së Erdogan.

Përveç policisë, në terren, ka dhe snajperistë të cilët janë vendosur në ndërtesat pranë xhamisë për të garantuar sigurinë e presidentit turk. Gjithashtu në oborrin e sallës së parlamentit janë vendosur të tjera forca policie si dhe një makinë që përdoret për bllokimin e valëve të telefonave me qëllim shmangien e ndonjë incidenti.

Po ashtu edhe SHISH do të kenë agjentë të shumtë në terren. Në terren nga policia do të jenë edhe grupet anti-eksploziv që vëzhgojnë rrugët kryesore dhe kanë në mbikëqyrje gjithë perimetrin e sigurisë. Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash të detajuara për sigurinë e presidentit turk duke filluar nga aeroporti i Rinasit, shoqërimi drejt Tiranës në vendet ku do të zhvillohen takimet dhe shoqërimi në përfundim të vizitës.

Një nga masat e planit të detajuar konsiston në sigurimin e rrugëkalimit të presidentit turk. Masat e ndërmarra nga Policia e Shtetit janë në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese turke. Eskortimi i presidentit Erdogan dhe siguria e tij do të bëhet grupi i posaçëm i eskortës së tij të sigurisë, mbështetur edhe nga Garda e Republikës dhe RENEA. Ndërkohë që nga Ankaraja kanë mbërritur efektivë të Gardës turke e gjithashtu edhe shërbimet sekrete nga ky vend.

Shërbimet e Policisë do të jenë prezente në të gjitha akset rrugore hyrëse dhe dalëse të qytetit të Tiranës dhe në rrugët e tjera në brendësi të kryeqytetit, me qëllim marrjen e masave për të siguruar dhe rregulluar trafikun në rrugët alternative.

4 JAVE ME PARE

REL: Me bekimin e Erdoganit, Tirana bëhet gati për hapjen e Xhamisë së Namazgjasë (FOTO)

Inaugurohet xhamia e Namazgjasë/ Rama: Erdhi dita e çeljes së
Tiranë

TIRANË- Në Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë po bëhen përgatitjet e fundit për përurimin e saj, që do të zhvillohet të enjten në praninë e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Pas Shqipërisë, Erdogan pritet të vizitojë edhe Serbinë. Ndërtimi i xhamisë - me vlerë rreth 30 milionë euro - u financua nga Kryesia e Çështjeve Fetare e Turqisë dhe Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare i Turqisë.

Në fasadën e objektit fetar janë vendosur tashmë flamuj të Turqisë dhe të Shqipërisë. Të martën, Komuniteti Mysliman Shqiptar (KMSH) njoftoi për përurimin që pritet, por e la të paqartë se kush do ta administrojë atë që njihet edhe si Xhamia e Madhe e Tiranës.

"Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të përfaqësohet nga Myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja, i cili do të jetë, gjithashtu, edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët mes KMSH-së dhe palës tjetër, që do ta administrojë Xhaminë e Namazgjasë më tej”, thuhet në njoftimin e KMSH-së.

Të pyetur se kush është “pala tjetër”, nga zyra e shtypit në KMSH thanë se “është Turqia”. Po një ditë më parë, mediat përcollën lajmin se Ministria e Çështjeve Fetare në Turqi e ka caktuar tashmë imamin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë dhe se bëhet fjalë për Enes Basturin.

Ai e shpërndau vetë këtë lajm në rrjetet sociale, por më pas e fshiu postimin. Ky lajm dhe njoftimi i KMSH-së u pasuan me një njoftim të Myftinisë së Tiranës, ku theksohet se imam zyrtar i kësaj xhamie do të jetë drejtuesi i Myftinisë së Tiranës.

"Hapjen e xhamisë do ta nderojë edhe myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja, si imami zyrtar i Xhamisë së Madhe të kryeqytetit, njëkohësisht dhe kreu i Fondacionit që do të jetë autoriteti i vetëm administrues i këtij kompleksi", thuhet në njoftimin e Myftinisë.


Aty thuhet, po ashtu, se Myftinia falënderon popullin turk dhe presidentin Erdogan “për kontributin e tyre historik në përkrahje të nevojave të Shqipërisë dhe popullit shqiptar”. Fondacioni për të cilin flasin KMSH-ja dhe Myftinia e Tiranës nuk dihet se kë ka në përbërje të tij, por vetëm kryesuesi.

Në shtator të këtij viti u bë publike në media një letër e KMSH-së, ku theksohej se ky institucion jep pajtimin që Xhamia e Namazgjasë të administrohet nëpërmjet një fondacioni, i cili do të jetë “autoriteti i vetëm në këtë aspekt” dhe do të ketë si qëllim të veçantë të tij “marrjen përsipër të menaxhimit, administrimit, funksionimit dhe përdorimit pa afat të xhamisë, si dhe të kompleksit përreth saj”.

Në atë letër thuhej se "kryetari i Fondacionit ka të drejtën ta përfaqësojë atë përpara të tretëve, si dhe të drejtën për të firmosur çdo akt që ka të bëjë me regjistrimin”. Një prej besimtarëve, njëkohësisht drejtues i një tjetër xhamie në Tiranë, Lulzim Plloçi, thotë se përurimi i Xhamisë së Madhe është një lajm i gëzueshëm.

“Një xhami e tillë do ta zbukurojë aktivitetin fetar në vend. Duke qenë xhamia më e madhe në Ballkan, ajo e bën Shqipërinë edhe më të veçantë. Do t’i plotësojë shumë nevoja dhe do të ofrojë shumë shërbime për besimtarët dhe praktikantët myslimanë”, thotë Plloçi për Radion Evropa e Lirë.

“Sërish nuk e plotëson nevojën për t’i zënë të gjithë besimtarët - për shembull në faljen e namazit të Bajramit - ndërkohë që numri i besimtarëve rritet, por është gëzim i madh që pas kaq vitesh kjo xhami hapet", shton ai.

Sipas tij, zyrtarisht dihet që xhaminë do ta drejtojë imami i Myftinisë së Tiranës, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe një imam turk.

"Një xhami kaq e madhe sigurisht që do të kishte nevojë për më shumë se një imam, apo një myezin, apo më shumë se një funksionar. A mund të jetë një imam i dytë turk, apo arab? Nuk ka asgjë të keqe, do ta shtonte bukurinë e kësaj xhamie, duke mos harruar se populli turk, shteti turk është investitori i kësaj xhamie”, thotë Plloçi.

Ndërtimi i xhamisë nisi në vitin 2015 dhe themeli u vendos nga presidenti turk, Erdogan. Punimet u tha se do të përfundonin për tre vjet, por, në fakt, për to u deshën rreth nëntë vjet. Xhamia e Namazgjasë ka një sipërfaqe prej 10.000 metrash katrorë dhe ka kapacitet për 5.000 besimtarë.

Pjesë e saj janë edhe bibliotekat, qendra kulturore, parkingu, kursi i librit të shenjtë, Kuranit, salla e ekspozitave, mensa, salla e konferencave etj. Nëse në krye të xhamisë më të madhe në Shqipëri do të caktohej edhe një imam turk, kjo nuk do të ishte hera e parë që një objekt kulti në këtë vend do të drejtohej nga shtetas të huaj.

Kisha Ortodokse në Shqipëri, prej shumë vitesh, drejtohet nga kryepeshkopi Anastas Janullatos, i ardhur nga Greqia. Po ashtu, dioqezat e Kishës Katolike, ndër vite, janë drejtuar nga priftërinj italianë./ REL

4 JAVE ME PARE

Erdogan vizitë sot në Tiranë/ Nga Rinasi te Rruga e Elbasanit, ja rrugët ku do të bllokohet qarkullimi me ardhjen e presidentit turk

Inaugurohet xhamia e Namazgjasë/ Rama: Erdhi dita e çeljes së
rexhep tajip erdogan

TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë publike masat që do të merren për të garantuar sigurinë e vizitës së sotme të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Tiranë.

Mësohet se Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash, duke filluar nga aeroporti i Rinasit, shoqërimi drejt Tiranës në vendet ku do të zhvillohen takimet dhe shoqërimi drejt Rinasit, në përfundim të vizitës.

Po ashtu bëhet me dije se në këtë kuadër do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të takimeve dhe aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë vizitës, në Tiranë.

Njoftohet se drejtuesit e automjeteve duhet të shfrytëzojnë autostradën e re Kashar - Rinas, për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi aksi i vjetër Kashar - Rinas nga ora 10:00 deri në 11:30, si dhe nga ora 17:00, deri në orën 18:00, të datës, 10.10.2024, do të jetë i bllokuar.

Rrugë të tjera që do të bllokohen janë:

Nga Rinasi - Qafa e Kasharit - Mbikalimi tek Casa Italia - nënkalimi te ish-sheshi “Shqiponja”, Unazë (Astir) - Rrethrrotullimi i Saukut, Rruga e Elbasanit.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura te ish-Hotel Dajtit deri te sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ibrahim Rugova” rruga “Ukraina e Lirë”, bulevardi "Zhan D'Ark" dhe rruga "Xhorxh Bush".

4 JAVE ME PARE

Presidenti turk vizitë sot në Tiranë! Nga takimi me Ramën te inagurimi i Xhamisë së Namazgjasë, zbardhet axhenda e Erdogan

Inaugurohet xhamia e Namazgjasë/ Rama: Erdhi dita e çeljes së
rexhep tajip erdogan dhe edi rama

TIRANË- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vjen ditën e sotmepër vizitë njëditore në Tiranë. Në orën 11:30, presidenti turk do pritet në Presidencë me ceremoni, ndërkohë do zhvillojë edhe një takim kokë më kokë me Begajn.

Më pas në 12:15 pritet takimi me kreun e qeverisë në ambientet e Kryeministrisë. Axhenda do të vijojë me mbledhjen e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë mes delegacioneve të dy vendeve në orën 13:15.

Rreth orës 14:35 pritet konferenca për shtyp mes Ramës dhe Erdogan, ndërkohë që në orën 14:15 pritet të nënshkruhen 3 marrëveshje mes delegacioneve të dy vendeve. Ndërkohë, rreth orës 15:00, në Pallatin e Brigadave pritet të shtrohet një drekë në nder të presidentit Edogan.

Vizita e presidentit turk do të mbyllet me inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë, ku i pranishëm do të jetë edhe Rama. Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, është lënë jashtë kësaj ceremonie, fakt i njoftuar publikisht nga vetë ai, ndërsa në emër të komunitetit, në inaugurim do të jetë Myftiu i Tiranës, Gazmend Teqja, i cili pritet të jetë edhe imami zyrtar i Xhamisë së Madhe.

Axhenda e Plotë:

11:30 – 11:40
Ceremonia e pritjes

11:40 – 12:40
Takim koke me koke

12:40 – 13:40
Mbledhja e keshillit te bashkerendimit te nivelit te larte

13:40 – 14:00
Ceremonia e firmosjes se marreveshjeve

14:00 – 14:30
Konferenca per shtyp

16:30 – 17:30
Ceremonia e inaugurimit te Xhamise

rexhep tajip erdogan ne tirane

Sondazh

Poll

Vala migratore/ Orban: Jam i vetmi kryeministër që ka mbijetuar, duhet të mbrojmë kufijtë tanë

Vala migratore/ Orban: Jam i vetmi kryeministër që ka mbijetuar, duhet të mbrojmë kufijtë tanë

"Shqipja është gjuhë parajse"/ Rama batuta me Orban: Duhet përjetësi për ta mësuar

Ku do e vendosni Putin, pro luftës apo paqes? Orban: Nuk është detyra ime kjo

A e hapët shampanjën për Trump/ Orban: E kam mbajtur këtë premtim, rezultat fantastik

Rama në konferencë më Viktor Orban: Jam optimist, vendi i Shqipërisë në Evropë

Një ditë pas fitores së Trump/ Orban: Nuk mund të presim që amerikanët të na mbrojnë

Debatet për buxhetin faktik 2023, Noka: Derrat e majmë zhgërryhen në 80 mijë euro në muaj!

Diskutimi për buxhetin/ Ministri Malaj: Parashikohen investime kapitale dhe fonde sociale

“Bëni tender që të burgosurit të vishen me Hugo Boss!" Momenti kur Sula i dorëzon veshjen ministrit

Nallbati: Shqetësohuni kur ngrini dorën për të kaluar miliona për koncesione

"Puna jonë është t'iu kontrollojmë ju",Bylykbashi: Miratimi i rregullores ishte kampi i përqendrimit

"Duam emrat e gjithë policëve", Xhixho për arrestimin e Metës: Sot është data finale

Shehaj: Ministri i Brendshëm të na sqarojë për mbetjet toksike? Hoxha: Urdhri po ekzekutohet

"Të vazhdojmë me diskutimin!" Majko ironizon opozitën: Më kujtoni veten kur isha student

Bardhi: Ushtari i bandave detyroi policinë të referojë në Prokurori opozitën! Hoxha: Je gënjeshtar

"E kemi humbur respektin për presidentin", Bardhi: Mos të shitet për dy leje ndërtimi

Vasili: Hetoni pse sekretariati i rregullores nuk mblidhet për kërkesat e opozitës

"Na i faturuat karriget e djegura nga 2 mln lekë i gjetëm të vjetra", Nallbati: Edhe këto i vodhët?

"Shoku President bën fushatë!" Korreshi: A ka përgjegjësi ky njeriu? Spiropali: Trego respekt për të

“Ju kemi mundur në 30 vite e do ju mundim sërish!” Klosi-opozitës: Ju dënon ligji dhe Rregullorja

Baçi-ministrit Hoxha: Kanë qenë me armë dhe duhet të mbani përgjegjësi

“Ke marrë rolin e Nafijes te Gjuetia e fundit”/ Spiropali replikë Nokës: Na kishe munguar

"Jemi këtu për betejë, jo për diskutime me ju", Noka: Mllefin tuaj ndaj opozitës e rrëzoi dhe SPAK

“Nuk arrini dot të ndizni zjarr idesh dhe ndizni karriget”, Gogu: Thërritini arsyes

Spaho për përjashtimin e 24 deputetëve: A ju vret ndërgjegja sot?A nuk mund ti thoni më fal opozitës

"Turp të keni!" Sula në Kuvend: Po përdorni vendimin e Kushtetueses për letër higjenike

Peleshi-opozitës: Duhet të ndajmë mendjen se çfarë qëndrimi do të mbajmë për vendimet e gjykatave

"Përjashtuat 24 deputetë të opozitës se iu donte qejfi", Zhupa: Mbani në komisione Plarent Ndrecën

"Vazhdoni duke e shkelur rregulloren", Dogjani-Spiropalit: Nikolla nuk ishte e sëmurë!

Vendimi i Gjykatës Administrative për deputetët e opozitës, Balla: Ka ulur masën

"Bllokuat deputetët e opozitës për 30 ditë pa ligj", Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen

Kuvendi nis mes tensionesh, Garda futet në sallën e seancës plenare

"Do bëjmë së bashku gjëra që duken të pamundura!" Rama mbyll takimin me shqiptarët në Selanik

“Kjo do të kërkojë kohë e vet!" Rama: Së shpejti, program për fëmijët për mësimin e gjuhës shqipe

Diaspora/ Rama në Selanik: Votimi do të bëhet me postë, fleta do të vijë me zarf

Reforma në drejtësi nga Amerika? Rama në Selanik: SHBA është në çdo vendet të rajonit

Rama në Selanik: Më nxjerrin një listë me fotografi e emra ku unë duhet të ndihem përgjegjës

Rama në Selanik: Për herë të parë politikanët i janë nënshtruar forcës së ligjit

"Pagat reale në sektorin privat në Shqipëri, konkurruese me rajonin!" Rama: Kthehuni në tokën tuaj

Rama kërkon votën nga shqiptarët të Selanikut: Ta ngremë flamurin e Skënderbeut në Bruksel

"Shqiptarët dhe Selaniku, histori dashurie!" Rama: Fatkeqësia e shekullit XX, është treguar harraqe

Rama: Ka qenë një shqiptar që e ka shpëtuar Selanikun nga një kob historik

“Termi Vorio Epir ka vdekur!” Protesta e nacionalistëve grekë/ Rama: Janë fosile për gjynah!

Protesta e nacionalistëve grekë/ Rama nga Selaniku: Një grup fantazmash të gjalla të së shkuarës

Ndalimi i gazetarëve shqiptarë në kufirin grek, Rama në Selanik: Absurd, arsyet nuk i njohim

Rama në Selanik, prezanton atje mësueset e gjuhës shqipe: Janë këtu 8 nga 15 arsimtarët e parë

"Më thanë ‘a është Enkelejdi ky që ka automatik'!" Qefalia replikë me Alibeajn: Isha në SPAK

Mbetjet toksike në Durrës/ Braçe: Nuk ia futëm dot Taljlandës tani do helmokemi popullin shqiptar

Açka: Do të asgjësohen në det, merrni masa! Kumbaro: Të hedhësh plumba në ajër është e dëmshme

“Janë kontejnerë, jo kuti kartoni që t’i fshehim”, Hoxha: Po krijojmë infrastrukturën