LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

EKONOMIA/ Prezantohet paketa fiskale 2023, debate mes deputetëve, Sinaj: Hiqni akcizën për birrën. Braçe: Ku u bazuat

• Prezantimi i paketës fiskale për vitin 2023 ka hapur debat në Komisionin e Ekonimisë dhe Financave. Debati nisi nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila tha se është shkelur ligji duke prezantuar paketën fiskale në mungesë të tre ligjeve që ndikojnë gjithashtu në buxhet. Replika e Tabakut u mbështet dhe nga deputetët e tjetër të Opozitës. Ajo dhe deputeti Edmond Spaho kërkuan shtyrjen e mbledhjes, por maxhoranca kundërshtoi. • Deputeti i Partisë Socialiste ishte gjithashtu kritik pasi kërkoi që t’i viheshin në dispozicion dy dokumente ku është bazuar Partia Socialiste, analiza e bërë dhe ligji i Bashkimit Evropian. • Socialisti tjetër, Vullnet Sinaj doli kundër rritjes së akcizës për birrën vendase. Sipas Sinajt, birra vendase është e vetmja që lëshon pullë fiskale. • Çfarë përmban paketa e re fiskale për vitin 2023? • Paketa e re fiskale për vitin 2023 u prezantua në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave nga ministrja Delina Ibrahimaj. Efektet totale të Paketës se re Fiskale në të ardhura janë 992 milionë lekë plus, ose 8.4 milionë euro më shumë, sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave. • Paketa e re fiskale parashikon ndërhyrje dhe rregullime në disa ligje që zbatohen aktualisht, por edhe propozime për projektligje të reja, si: projektligji i ri “Për Tatimi mbi të Ardhurat”; “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar”; “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.61/2012 ‘Për akcizat në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”; “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920/2008 ‘Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar”. Nga janari 2023, tatimpaguesit e mëdhenj (subjekt i tatimit mbi fitimin) nëse kapen nga organet tatimore duke bërë furnizime pa fatura për herë të dytë do të gjobiten me 1.5 milionë lekë (rreth 13 mijë euro), ose 10 herë më shumë se në legjislacionin aktual, që deri tani ishte 150 mijë lekë. • Sakaq pika 3 germa A në nenin 123 i procedurave tatimore aktualisht thotë: “Për tatimpaguesin, i cili, për herë të dytë brenda vitit kalendarik, kryen një shkelje, merren edhe masat e mëposhtme: gjobë prej 50 000 lekësh për tatimpaguesit e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël pa TVSH-në; 100 000 lekë, për tatimpaguesit e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël me TVSH-në; 150 000 lekë, për tatimpaguesit e tjerë të regjistruar për tatim fitimi dhe TVSH-në”. • Ndryshimi me Paketën e re Fiskale konsiston në unifikimin e tarifës së akcizës për birrën e bërë nga malto nga prodhues vendas e të huaj me sasi më të vogël dhe më të madhe se 200,000 HL në vit. Konkretisht, propozohet që si për prodhuesit vendas dhe të huaj, për sasi më të vogël se 200,000 hl, të barazohet niveli i akcizës në masën 710 lekë/HL, sikurse është aktualisht. Masa nënkupton taksim të njëjtë si për fabrikat që prodhojnë sasi të mëdha (birrat e importit), si për punishtet shqiptare që kanë prodhime shumë herë më të vogla. Kjo mënyrë taksimi i bën automatikisht jokonkurruese birrat vendase nga ato të importit. • Në Paketën Fiskale 2023 vendosen limitet e mbajtjes “cash” në arkat e bizneseve për të detyruar bizneset që të mbajnë likuiditet në banka. Ministria e Financave shpjegoi se, me këtë masë synon të kufizojë hapësirat për evazion fiskal, duke siguruar menaxhim më të mirë të parasë cash. Ligji i Procedurave Tatimore do të ndryshojë, duke iu mundësuar tatimeve të krijojnë një databazë të plotë të individëve që realizojnë të ardhura të tatueshme. • Për të lehtësuar disi situatën, Ministria e Financave ka propozuar që në Paketën Fiskale të vitit 2023 të përjashtohen nga TVSH-ja deri në 31 dhjetor 2023 disa artikuj me mbrojtjen dhe mbështetjen e individëve në kushtet e një krize energjetike si kjo e tanishmja. Artikujt janë pajisje të tilla si akumulatorë baterish, që përdoren në instalimet e paneleve diellore.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Sinaj kundër qeverisë për rritjes së akcizës së birrës vendase: Është i vetmi që lëshon pullë fiskale

EKONOMIA/ Prezantohet paketa fiskale 2023, debate mes deputetëve, Sinaj:
Vullnet Sinaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Vullnet Sinaj ka kërkuar që të mos rritet akciza tek birra vendase. I pranishëm në Komisionin e Ekonomisë, Sinaj tha se të gjitha vendet kanë akcizë të diferencuar dhe nuk aplikpojnë të njëjtën normë. Ai shtoi më tej se birra është i vetmi biznes që vendos pullë fiskale dhe ekciza e rëndon më tej. 

"Keni parashikuar që akciza e birrës do të rritet për 5 vjet, keni parashikuar që në 2027 ajo të shkojë në shifrat 710 leke për hektolitër. Në relacionin e sotëm unë nuk shikoj asnjë gjë të tille të parashikuar sesi do të përshkallëzohet rritja e akcizës së birrës. Çfarë ka menduar MF për këtë shkallëzim të rritjes së akcizës së birrës për prodhues vendas dhe ata me nën 200 mijë hektolitra në vit. Sipas këtij propozimi parashikohet te mos aplikohet një shkallë e nivelit të akcizës, sipas direktivës 92-94 vendet anëtare u lejohet te aplikojnë një normë. Vetë direktiva parashikon që të kemi një akcizë të diferencuar të prodhuesve të birrës. Kam informacion vendet e komunitetit, kane akcizë të diferencuar me birrën e importit. Si do ta marrim direktivën e Europës ashtu siç e thoni ju apo ashtu siç thonë bizneset e birrës të cilët thonë që kjo direktive bën diferencimin. Nuk e di nëse keni bërë ndonjë analizë çfarë do ndodhë me biznesin vendas të prodhimit të birrës, i vetmi biznes që vendos pullë fiskale mbi birrën, veç akcizës, nuk e kuptoj si ka mundësi që tatimet të ngrejë probleme se ka të fshehur të ardhura nga birra, kur është me pullë fiskale dhe s’ka shanse të shitet jashtë prodhimit, dua një informacion më të zgjedhur. Patjetër që më duhet të shoh llogarinë që keni bërë. Të dyja dokumentet i dua,"- tha Sinaj. 

3 VITE ME PARE

EKONOMIA/ Tatimi mbi fitimin, Braçe: Dua dokumentet, ligjin e BE-së dhe analizat ku jeni bazuar

EKONOMIA/ Prezantohet paketa fiskale 2023, debate mes deputetëve, Sinaj:
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe kërkoi t'i vihej në dispozicion dy dokumente në të cilat vërtetohet se si është arritur në përfundimin e krijimit të paketës fiskale 2023. I pranishëm në Komisionin e Ekonomisë, Braçe tha se biznesi i madh është i ngarkuar me gjoba, por biznesi i vogël ka presion. 

"Në vijim të kerkesave që paraqita dje, përsa i përket paketës fiskale për strategjinë e të ardhurave për heqjen e përjashtimeve. E para, lidhet me përjashtimet nga taksat dhe mendoj që është e nevojshme për një analizë. Kemi këtu të shkruar, jo vetëm sipas bizneseve por edhe efektet që ky proces ka sjellë në arkëtimet e taksave, kjo është e domosdoshme sepse ju dëgjova të thonit që politikën e re të ndëshkimit e keni adresuar tek biznesi i madh. Ndërsa tek biznesi i vogël, presionin e ka më të madh për të mos marrë mall pa faturë. Kështu që do të ishte më e rëndësishme të kemi analizë të procesit të fiskalizimit. Ligji mbi tatimet për të ardhurat është shtrirë për shumë kohë. Jeni mbështetur diku, në ligjin e BE-së, ose në analizat që keni bërë. Unë i dua të dyja. Nga kaq sa ju thatë, të vijojmë të dëgjojmë që të tatohen vetëm me 8%, është pak...më kuptoni....,"- tha Braçe.

3 VITE ME PARE

EKONOMIA/ Braçe-Opozitës: Dje kishit të drejtë, por ikët, s'i dëgjuart kërkesat e mia

EKONOMIA/ Prezantohet paketa fiskale 2023, debate mes deputetëve, Sinaj:
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe u ka dhënë të drejtë deputetëve të Opozitës që u revoltuan një ditë më parë në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë. I pranishëm në Kuvend, Braçe tha se duhet të pajiset me çdo dokument të nevojshëm për të parë se ku është bazuar qveeria për të arritur në këto përfundime. 

"Procedura ka nisur me kalendarin e shqyrtimit të paketës fiskale, kjo mungonte dje, pavarësisht se secili prej nesh e ka marrë dokumentin. Ky kalendari është shpërndarë dhe duhej të miratohej dje. Dje nuk ndodhi, po ndodh sot. Ligji i fundit për tatimet dhe taksat për ndikimet në buxhet është depozituar, plotësohet i gjithë korpusi i ligjeve, pra ka ardhur. Nëse doni të dini se si është operuar, kështu është operuar gjihtmonë, është prezantuar buxheti e të gjithë, për çdo korpus të buxhetit. Të gjitha me radhë. Tani, sa kohë që korpusi i ligjeve u plotësua deri para pak, a ka mundësi të vazhdojmë me prezantimin dhe t'i japim kohë vetes për të hyrë në diskutime në lidhje me këtë gjë, kemi detyrime politke, edhe ju edhe ne. Ju në qëndrimin tuaj, ne në tonin, të merremi me këtë gjë, të mos humbim kohë me procedurat, të miratojmë kalendarin, të shpërndahet dhe ligjin për tatimet dhe nga nesër në vijim të vazhdojmë me detyrimet e tjera. Kishit të drejtë dje, por sot nuk keni. A ka mundësi të vazhdojmë më prezantimin e ligjeve fiskale. Zonja do të bëjë prezantimin e vet, kështi ka ndodhur gjithmonë. Ju ikët dje, unë paraqita një dosje me kërkesa. Tani të dëgjojmë propozimin tjetër, është gjëja më normale në botë, të miratojmë kalendarin,"- tha Braçe ndër të tjera. 

3 VITE ME PARE

DEBATE/ Agalliu: Ishim si nxënës shkolle dje, dëgjonim ministren. Spaho: Të mos bëjmë punë përciptas

EKONOMIA/ Prezantohet paketa fiskale 2023, debate mes deputetëve, Sinaj:
Blerina Gjylameti

TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Blerina Gjylameti është përplasur me deputetët e Partië Demokratike në Kuvend. Teksa drejtonte mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, Gjylametit iu drejtua deputeti i PD-së Arbi Agalliu, i cili tha se një ditë më parë kanë dëgjuar si nxënës shkolle raportimin e ministres Delina Ibrahimaj. Të njëjtën gjë tha edhe Edmond Spaho. 

Pjesë nga replikat: 

Blerina Gjylameti: Të gjithë ata njerëz që presin të hyjnë në fuqi ligjet dhe më pas të shohim se si ka shkuar situata, ta kursejmë këtë retorikë. Jam e bindur që nuk ka nevojë asnjë nga kolegët e këtij Komisioni që të na japë leksione për ligjet. Përsa kohë nuk kemi diskutime për kalendarim, të vijojmë me prezantimin e paketës fiskale. Vëmë në dukje për projektligjet që ju flisni, për tatimet mbi të ardhurat apo lojërat e fatit nuk janë përfshirë sepse politikat shtetërore ekonomike sociale mjedisore janë atribute të këshillit të ministrave. Kjo është shumë e qartë. Është detyrë ekskluzive e Këshillit të Ministrave të hartojë gjithçka në lidhje me ligjet, Kuvendi nuk i imponohet dot për një iniciativë ligjore. Qeveria ka diskrecion të plotë mbi këtë çështje. Ministrja do të marrë fjalën dhe do të na shpjegojë se kur do të jemi në Kuvend  për të diskutuar për ligjet përkatëse. Në rregullore parashikohet dhe e drejta e nismëtarit që të tërheqë të drejtën në momentin që nuk është votuar në parim. Bazuar në këtë përcaktim, ligjërisht nuk ka nevojë për analizë të thelluar. Për tatimet mbi të ardhurat, sqarojmë se në nenin 78, shqyrtimi i projekligjit të buxhetit të shtetit, futet menjëherë në Kuvend. Ka marrë mbi dy vite kohë për tu përgatitur në Kuvend. Ministre fjalën për tre ligjet që nuk janë pjesë

(Flitet në Komision)

Jorida Tabaku: Jemi ende tek procedura, ju lutem

Blerina Gjylameti: Nuk ju shkon ky rol, por prit ju lutem, nuk ka ndërmend të fillojë preznatimi

Opozita: Kemi të drejtën për procedurë

Arbi Agalliu: Zonja drejtuese dhe dje në fund të mbledhjes mu hoq fjala, kam diçka për procedurë për sqarim. Dje qëndrova për respekt. Tani të lutem, unë kam një pyetje, dje pavarësisht se ishte nul për respket të kolegëve të punës së kolegëve kam qëndruar. Jemi mbledhur sot, edhe njëherë, ne jemi.....S'po bëj politikë. Ne jemi mbledhur sot për të diskutuar projektbuxhetin. Dje rreth një orë ka lexuar gjithë materialein, ne qëndruam këtu dhe si nxënës shkolle, e dëgjuam. Do të ishte e udhës që gjithë materiali të na vihej në dispozicion, të kemi kohë për të diskutuar. Të mblidhemi këtu dhe të dëgjojmë të lexohet diçka që ne nuk e kemi. Dje u lexua materiali, ku kemi kohë të dëgjojmë të lexohet materiali, mendoj të flasim për pjesën që mendojmë ndryshe, jo të rrimë 20 veta të dëgjojmë ministren të lexojë. Të vijnë të gjitha materiale, të marrim kohën tonë dhe ta kthejmë në diskutim. Ne nuk kemi pasur asnjë problem me kolegët

Blerina Gjylameti: Ky diskutim nuk është procedurë, ku qëndron procedura

Arbi Agalliu: Për çfarë jemi ne sot, të dëgjojmë leximin?

Blerina Gjylameti: Për mua është e pavend ndërhyrja, nëse një drejtues i një institucioni vjen këtu prezanton apo lexon, është në dorën e tij ta vendosë se si e prezanton punën. Është në dorën e drejtuesit të vendosë se si e bën. E ka zoti Spaho për procedurë.

Arbi Agalliu: Nuk rrimë dot të lexojmë këtu

Edmond Spaho: Nuk kam asnjë qëllim t'ju vështirësoj punën për paketën fiskale sepse këto do të miratohen, por ne nuk na kushton asgjë që të jemi korrektë me procedurën. Dje u bë në kundërshtim me rregulloren, filloi shqyrtimi i buxhetit pa pasur paketën fiskale. U bë në kundërshtim me kalendarin e Komisionit të Ekonomisë. Tradita 30-vjeçare e Kuvendit është që të shqyrtohen bashkë. nëse gjeni rast që buxheti të ketë filluar më parë, unë tërhiqem. Edhe dje u thashë që deputetët vihen në vështirësi, të mos bëjmë punë përciptas, nuk ka kuptim kjo. 

3 VITE ME PARE

Tabaku 'shpërthen' në Komision: S'na bëni dot për budallenj, as kur ishte Gramoz Ruçi në Kuvend s'ka ndodhur kjo gjë

EKONOMIA/ Prezantohet paketa fiskale 2023, debate mes deputetëve, Sinaj:
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka kaërkuar llogari për Paketën Fiskale 2023. Ajo tha se deputetët nuk janë pajisur me dokumentin e nevojshëm në lidhje me këtë paketë dhe nuk mund të diskutojnë pa pasur ligjet përpara.

"Ndërprerja që u bë në Komisionin e Ekonomisë është e paligjshme, duhet për caktuar e veçantë e miratimit të projektligjit. Në nenin 81 thuhet se menjëherë Komisioni i Ekonomisë për Fiancat fillon shqyrtimin. A ka mundësi të lexojmë ligjet që prezantojmë në Komision? Nuk ka ndodhur asnjëherë në momentin që Ministrja prezanton ligjet të zhvillohet mbledhja që miraton këto projekligje. Asnjëherë nuk ka ndodhur. Do kisha dashur që argumentet tona t'i përdornim për të diskutuar, ndërkohë që ne sot nuk kemi as luksin për të folur. Komisioni i Ekonomisë dhe i Financave nuk e ka ende të plotë, kanë ardhur vetëm tre ligje, ndërsa tre ligjet që kanë një efekt prej 100 milionë eurosh nuk kanë ardhur. Nuk e kemi paketën e plotë fiskale në asnjë fletë. Nuk ndahet buxheti i shtetit dhe projektligjet financiare, këto gjenerojnë efekte financiare që janë reflektuar në buxhet, kush është miratuar një ligj për lojërat e fatit, ne nuk mund të diskutojmë në ajër. Kurdo që ta ketë të nevojshme qeveria, të vijë dhe të diskutojmë, nuk mund të diskutojmë kështu, s'na bëni dot për budallenj. Pas anulimit të mbledhjes së djeshme, unë besoj që spot ne duhet të marrim ligjet e paketës fiskale, t'i lexojmë ato dhe të diskutojmë siç thotë rregullorja e këtij parlamenti. Kam 24 orë që përpiqem. E kuptoj që kemi një arrogancë që vjen nga pushteti, por për 30 vite nuk ka ndodhur kurrë që të vijmë këtu, si nën drejtimin e Jozefina Topallit apo edhe të Gramoz Ruçit, të vijmë dhe të diskutojmë në këtë mënyrë. Kur të ketë koha ministrja të vijmë të diskutojmë sërish,"- tha Tabaku ndër të tjera.  

komisioni i ekonomise 27 tetor 2022 erion brace vullnet sinaj arbi agalliu jorida tabaku blerina gjylameti

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim