Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka nisur sot turin e tij në Ballkan. • Ndalesa e parë ishte Maqedonia e Veriut. • Rama u takua me homologun e tij Dimitar Kovaçevski në selinë e qeverisë dhe më pas të dy zhvilluan një konferencë të përbashkët për median, aty ku Kovaçevski tha se procesi nuk ka përfunduar, pasi “Ballkani i Hapur” dha rezultate të prekshme. •Nga ana tjetër, kryeministri i vendit, Edi Rama, tha se edhe nëse do të kthehej pas, 1000 herë do ta bënte nismën e “Ballkanit të Hapur”. •Por shtoi gjithashtu se nuk ka asnjë "lajmërim vdekjeje" për të bërë lidhur me nismën. •Kovaçevski tha se nisma dha rezultate konkrete për Maqedoninë, Shqipërinë dhe Serbinë, ndërsa shtoi se do të ofrojë risi. •Në fjalën e tij, Rama shtoi se më 16 tetor Shqipëria do të mikpresë samitin e Berlinit. Gjithashtu ai foli për një takim informal në Tiranë ku pritet të kenë prezentë dhe miq të Bashkimit Europian dhe liderat e rajonit. •Sa i takon tensioneve Kosovë-Serbi, numri një i qeverisë maqedonase bëri thirrje për kthim në dialog dhe marrjen e masave urgjente për uljen e tensioneve. •Ndërsa kryeministri, Rama tha se ende ka shpresë që do të arrijë ta takojë Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Prishtinë. •Në fjalën e tij, Rama i kujtoi Kurtit Kanunin, që edhe kur hasmi vjen në shtëpi, i hapet dera. E më pas, duke qeshur tha se çështjen nuk dëshironte që ta diskutonte me 'maqedonasit'. • Kreu i qeverisë, do niset sot për një vizitë në Kosovë, ku do të qëndrojë edhe nesër. •Në Prishtinë, Rama pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.
14 artikuj për këtë temë.
SHKUP- Dy kryeministrat, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski kanë lënë të mbyllur çështjen e përfundimit apo jo të nismës së Ballkanit të Hapur. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, Dimitar Kovaçevski tha se procesi nuk ka përfunduar, pasi “Ballkani i Hapur” dha rezultate të prekshme. Nga ana tjetër, kryeministri i vendit, Edi Rama, tha në konferencë se edhe nëse do të kthehej pas, 1000 herë do ta bënte nismën e “Ballkanit të Hapur”. Por shtoi gjithashtu se nuk ka asnjë "lajmërim vdekjeje" për të bërë lidhur me nismën.
PJESË NGA KONFERENCA:
PYETJE: Ka konfuzion mes gazetarëve, Ballkani i Hapur ka përfunduar apo jo?
Kovaçevski: Nuk ka përfunduar, dha shumë rezultate. Unë të dielën do të jem me Brnabiç ku do promovojmë korridorin 10. Ballkani i Hapur nuk e ka mbyllur misionin e vetë. Sisteme të tilla dinë të kenë një pasqyrë ndyrshe nga ajo që ka publiku.
Rama: E dhashë përgjigjen dy herë. Po e përsëris prapë. Nuk është faji im. Ballkani është një nga 72 nismat. Procesi i Berlinit kishte ngecur, nuk ecte. Përveç asaj që përmendi Dimitri, do të përfundojmë edhe "one stop" që është produkt i Ballkanit të Hapur. Nëse doni lajmërim vdekjeje nuk e kam dhe nuk e kam nxjerrë. Nëse doni ta dini si do të vazhdojë, sapo ua thashë. Jeta është e bukur sepse secili prej jush zgjedh që të këndojë këngën e tij. Kush e ka pritur të dështojë, le të këndojë këngën e vdekjes. Dhe Procesi i Berlinit ka përftuar nga Ballkani i Hapur. Nuk e kuptoj si ka dyshime për këtë kur faktet flasin qartë. Përsa i përket asaj të vëllazërisë apo të gjakderdhjes, mendoj që është rruga më e gabuar e mendimit shqiptar sot. Nuk ka rrugë më të gabuar se sa të vazhdojmë të rrijmë në të shkuarën dhe të akuzojmë njëri-tjetrin se kush është patriot i vërtetë. Patriot i vërtetë është ai që e do vendin e vet dhe nuk i do të keqen askujt tjetër. “Ballkani i Hapur” i ka bërë një shërbim të madh rajonit.
MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, duke folur për nismën e Ballkanit të hapur tha se dha rezultate të prekshme e së nuk e ka kryer akoma misionin e vet. Ai shtoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka përparuar në disa fusha, ku këtu përmendi shkëmbimin e jashtëm tregëtar në vend, i cili është rritur me 50%.
"Ballkani i Hapur nuk është në kundërshtim me asnjë nismë tjetër. U krijua si ide nga 3 vendet e rajonit. E dini që në pjesë të takimeve kanë qenë të pranishëm kryeministrat e Turqisë, Hungarisë...si mysafirë. Do të jetë i hapur për të gjithë kjo iniciativë. Iniciativat maten sipas rezultateve. Shkëmbimi i jashtëm tregëtar i RMV është rritur me 50%. Ne as nuk mund ta imagjinonim që të kishim portalin më të madh të verës në vend. Kjo është e mundur vetëm nëse shkonim bashkarisht. Ne jemi eksportuesi i dytë rajonal i verës. Ajo që kishin hall në BE të bënin, njohjen e diplomave, qarkullimin e lirë, ne i bëmë të gjitha. E vërtetuam se mund të bëhëj. Ka mbështetjen e mbi 70% të qytetarëve. Do vazhdojmë të punojmë për përfitime të reja", tha Kovaçevski.
MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçveski ka komentuar situatën në veri të Kosovës dhe tensionet me Serbinë. Në konferencën e përbashkët për median, me kryeministrin Rama, ai i bëri thirrje palëve që të marrin masa për shtensionimin e situatës dhe rikthimin e tyre në procesin e dialogut.
"Për mua është me rëndësi që kjo nismë tregoi se mes bashkëpunimit të përbashkët midis vendeve. Implementimin e marrëveshjes që arritën në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve. Ky është një proces që përfshin vendime në të dyja shtete fqinje, por politikanët duhet të sillem si burrë shtetas dhe tu qasen zgjidhjeve të hapuara e me dialog", tha Kovaçevski.
SHKUP- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se është i bindur që ka bërë gjënë e duhur me nismën e “Ballkanit të Hapur”. Në fjalën e tij gjatë konferencës për shtyp me homologun e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Rama tha se “Ballkani i Hapur” i ka bërë një shërbim të madh rajonit. Ndaj dhe ka bindjen që ka bërë një shërbim të mirë për vendin.
PJESË NGA KONFERENCA:
A duhet të bëjmë një vëllazëri me të ashtuquajturin hasëm (Serbinë)?
Rama: Pyetjen e bën sikur kam bërë një faj nga i cili kam nxjerrë një mësim. Ballkanin e Hapur, 1000 herë të kthehesha pas, 1000 herë do e ribëja. Është një nga 72 iniciativat që ka në rajon. Çfarë e keqe i ka ardhur rajonit? Cilat janë të mirat? Merrni dhe shikoni shifrat e tregëtisë mes vendeve dhe mos harroni që çfarë është nuk zhbëhet. Nuk e kuptoj sesi ka dyshime për të kur faketet flasin qartë. Sa i përket vëllazërisë dhe gjakderdhjes, mendoj që është rruga më e gabuar e mendimit shqiptar. Të anatemojmë njëri-tjetrin për të zbuluar se kush është patrioti i vërtetë. Këto janë... Gjergj Fishta kishte një fjalë për to; dokrra hini. Për pjesën që ka të bëjë me Kosovën, do flas atje se do jem atje. Kush nuk ka marrë pjesë ka bërë gabim për vetën e tij, por nuk është Ballkani i Hapur gabim.
MAQEDONI E VERIUT- Nga Shkupi, kryeministri Edi Rama tha se ende ka shpresë që do të arrijë ta takojë Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Prishtinë. Në fjalën e tij, Rama i kujtoi Kurtit Kanunin, që edhe kur hasmi vjen në shtëpi, i hapet dera. E më pas, duke qeshur tha se çështjen nuk dëshironte që ta diskutonte me 'maqedonasit'. Ndërsa pyetjes për takimin me kreun e Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, Rama iu përgjigje me ironi.
PJESË NGA KONFERENCA:
Koment për Albin Kurtit, edhe kryetari i BESA Bilal Kasami, dhe njëkohësisht kreu i komunës së Tetovës, të dy refuzuan takimin me ju?
Edi Rama: Unë si kam takuar takim! Ka menduar se do i takoj takim. Refuzim provokativ quhet ky. Kreu i Komunës së Tetovës, djalë i mirë. Nuk do e hiqja nga puna e Komunës, për Samitin e NATO-s.
A cënohet imazhi në rajon?
Rama: Do e trajtojmë mes shqiptarësh. Kam shpresë që Albini nuk e ka harruar kanunin, që kur të vjen edhe hasmi nuk i mbyllet dera pa mbaruar fjalën.
MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka pritur në vizitë zyrtare kryeministrin shqiptar, Edi Rama ku kanë diskutuar për sfidat e përbashkëta të dy shteteve. Në konferencën e përbashkët, Kovaçevski tha se Ballkani i Hapur dha rezultate konkrete për Maqedoninë, Shqipërinë dhe Serbinë, ndërsa shtoi se nisma do të ofrojë risi.
"Procesi i Berlinit është i rëndësishëm, për nismat që do t’i ndërmarrim në energjetikë, ekonomi, shëndetësi dhe fushat tjera ku kemi sfida të përbashkëta. Krahas mesazheve politike, këto nisma kanë edhe përfitime financiare dhe shoqërore në rajon. Këtë nismë qytetarët e ndjejnë. Me këtë nismë ne e mbajmë gjallë idenë evropiane. Për qytetarët, gjendja ekonomike është shumë e rëndësishme dhe për këtë jemi këtu për të diskutuar. Ballkani i Hapur dha rezultate konkrete për Maqedoninë, Shqipërinë dhe Serbinë. Kjo nismë edhe më tutje do të ofrojë risi", tha ai.
SHKUP- Në vizitën e tij në Shkup ku u prit nga kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski, numri një i qeverisë shqiptare Kryeministri Edi Rama tha se me homologun ka një dakordësi që nga Bashkimi Europian të kërkojnë më shumë mbështetje financiare për Ballkanin Perëndimor, sidomos për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në fjalën e tij, Rama shtoi se më 16 tetor Shqipëria do të mikpresë samitin e Berlinit. Gjithashtu ai foli për një takim informal në Tiranë ku pritet të kenë prezentë dhe miq të Bashkimit Europian dhe liderat e rajonit.
"Do punojmë me kancelarinë në Berlin dhe po diskutojmë me Komisionin Europian në Bruksel. Kemi dakordësi të plotë jo thjeshtë në parim, por edhe nga ajo që buron nga realiteti i përditshëm i kësaj lagje që quhet Ballkan Perëndimor. Shqipëria dhe RMV kanë një bilanc me BE, jo vetëm sa i përket reformave, por linjëzimin e plotë 100% me politikat e BE. Kjo është një vlerë që ne mishërojmë dhe jo të gjithë e kanë 100%. Lajmi i mirë është se Komisioni siç e ka shprehur edhe presidentja Von der Leyen, po punon dhe së shpejti do të kemi një tjetër takim informal në Tiranë për të diskutuar konkretisht me planin. Na duhet ky plan dhe kjo mbështetje. Dhe e meritojmë që të mos shihemi thjeshtë si ata që duhet të bëjnë detyrat. BE ka nevojë për ne, sa kemi ne për BE. Samiti i NATO-s është temë tjetër që diskutuam. Së shpejti do të kemi një tjetër takim informal ku do të jenë prezentë miq të BE-së për të diskutuar konkretisht planin. Na duhet ky plan na duhet mbështetja dhe e meritojmë. Që të mos shihemi thjesht si ata që i bëjnë detyrat vetëm por dhe kontribuojnë. Sot më shumë se kurrë është e qartë se BE ka nevojë për ne siç kemi ne nevojë për ta,”-tha Edi Rama.
MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski ka vlerësuar 30 vite marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë, ndërsa falenderoi kryeministrin Rama dhe Qeverinë Shqiptare për raportet e ruajtuara mes dy vendeve. Në konferencën e përbashkët në Shkup, Kovaçevski tha se tashmë qëllimi i përbashkët mbetet anëtarësimi në Bashkimin Evropian.
Miqësia jonë shihet përmes procedurave. 30 vjet marrëdhënie diplomatike shënojmë këtë vit mes 2 vendeve tona. Marrëdhënia jonë u fuqizua mes 2 mbledhjeve qeveritare duke e vënë fokusin në fushat ekonomike dhe energjitike. Tek ne, procedura ka përfunduar, në Shqipëri po ashtu. Ikonat që u nxorrën do të kthehen në shtetin tonë dhe nuk ka konfirmim më të madh kur trashëgimia jonë e kishës tonë dhe kulturës tonë do ta zërë vendin ku i përket. Falenderues Ramës dhe institucioneve tonë dhe ministres tonë. Bashkëpunojmë me sukses në kuadër të NATO-s, projekteve IPA. Dëshiroj që sa më shpejt t’i gëzohemi sukseseve tona dhe të realizojmë anëtarësimin në BE. Biseduam për koordinimin për samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Shqipëri ku qeveria është e përkushtuar në zhvilimin me sukses të këtij samiti.
MAQEDONI E VERIUT- Në kuadër të turit 2-ditor në Ballkan, kryeministri i vendit Edi Rama është ndalur fillimisht në Maqedoninë e Veriut. Në një konferencë të përbashkët, homologu i tij Dimitar Kovaçevski është shprehur se fokusi i takimit të tyre ka qenë mbajtja e Samitit të Berlinit në Shqipëri si dhe për një sërë nismash të tjera. Ai gjithashtu është shprehur se Shqipëria do të ketë mbështetjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë proces.
"Ishte procesi i Berlinit në kuadër të të cilit vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan 3 marrëveshje që kanë të bëjnë me njohjen, kualifikimin e arsimit të lartë dhe lirinë e qarkullimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në Samitin e Berlinit që do të ndodhë në Tiranë, Shqipëria e ka mbështetjen tonë në atë proces, mirënjohje për vendin dhe rajonin. Procesi i Berlinit është i rëndësishëm për rajonin për shkak të nismave që duhet të ndërmerren dhe kanë të bëjnë me energjitikën, ekonominë, infrastrukturën, bashkëpunim edhe në shumë fusha të tjera mes vendeve. Krahas nismave politike, ne si rajon na nevojiten përfitime të shpeshta që do ta rrisin potencialin ekonomik të rajonit dhe do të reduktojnë hendekun mes vendeve. Më e rëndësishme gjendja ekonomike, zhvillimi ekonomike, sundimi i ligjit", tha Kovaçevski.
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij Dimitar Kovaçevski në selinë e qeverisë. Në orën 12:00 do të jetë konferenca e përbashkët për shtyp.
Maqedonia e Veriut është shteti i parë, ku Kryeministri Edi Rama nisi turin e vizitave në Ballkan. Rama u prit në aeroportin e Shkupit nga zëvendëskryeministri Artan Grubi.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka konfirmuar se ka pranuar 13 marrëveshjet e përbashkëta Kosovë-Shqipëri, të cilat kryeministri Edi Rama njoftoi se i ka nënshkruar sot.
“Ju njoftojmë se sot i kemi pranuar 13 marrëveshje nga Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.
SHKUP- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shkup. I shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, sapo ka zbtirut nga avioni i “Air Albania” në Shkup, Rama është pritur nga zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. Por nga e gjithë pritja ka rënë në sy, shoqëruesi i Ramës.
Ministri Peleshi duket se kishte marrë "plaçka" të rëndësishme me vete, pasi në asnjë sekondë nuk e hoqi nga shpina çantën e tij. Edhe pse e dinte që do pritej nga mediat maqedonase dhe ato shqiptare, sërish zgjodhi një 'look' modest, duke i mbajtur vetë bagazhet e tij. Ndoshta dhe nuk ia besuar dot askujt tjetër...
Kushedi ç'mban në çantë. Mbase dhe draftin "top secret" të kryeministri Rama, më të cilin krenohet se do të zgjidhë çështjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë. Kujt më mirë mund t'ja besonte se ministrit të Mbrojtjes?! Vetëm se Peleshi, ka shkelur në mirëbesim protokollin me çantën e shpinës. Ndoshta dhe sepse zyrtari që i priste ishte gjithashtu shqiptar. Ose ndoshta prej porosisë së kryeministrit për të fshehur gjurmët e udhëtimeve me 'çarter personal', në këtë rast me "Ismailin", duke u treguar modest. Por më shumë se modest, kësaj here kapën limitet e qesharakes.
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shkup, në kudër të turit ballkanik për proccesin e Berlinit.
Rama shihet teksa zbret nga avioni i “Air Albania” në Shkup, ku është pritur nga zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.
Në orën 11.00 Rama do të takohet me homologun e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
TIRANË- Me rastin e nisjes së turit të tij ballkanik në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit, kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Maqedoninë e Veriut dhe më pas do të shkojë në Kosovë, ku edhe do të kalojë natën.
Në Prishtinë, ai pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca. Presidenca e Kosovës ka njoftuar se takimi zhvillohet nga ora 16:00. Pas Kosovës, Rama do të udhëtojë drejt Bosnjës, pastaj në Mal të Zi si dhe e mbyll turin e tij në Serbi.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, dy foto me agjendën e tij për datën 6 dhe 7 korrik.