Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
Berisha-Ballës: Rama urdhëroi pengun e tij Mazniku të veprojë në mënyrë të njëanshme për refor...
Berisha-Ballës: Rama urdhëroi pengun e tij Mazniku të veprojë në mënyrë të njëanshme për refor...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
• Nënkomisari Arben Pjeçi i ka dhënë fund jetës pasditen e sotme në zyrën e tij në Komisariatin e Durrës. • Pjeçit i është komunikuar shkarkimi nga detyra dhe pas këtij njoftimi i ka vrarë veten me armën e shërbimit. • Policia e Durrësit ka reaguar pas vetëvrasjes së Pjeçit. • Sipas policisë, rreth orës 16:15, në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës është hapur me forcë zyra dhe nënkomisari është gjetur i vdekur. • Pjeçi ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me punë në komunitet për plagosje të lehtë pas një sherri me komshiun dy vjet më parë. • Sipas kësaj aryse, policia njofton se Pjeçi në rrethana depresive i ka dhënë fund jetës.
3 artikuj për këtë temë.
DURRËS- Fotoja e mësipërme është e nënkomisarit në Policinë e Durrësit që u vetevra ditën e sotme. Mësohet se Arben Pjeçi ndodhej në gjendje të rëndë psikologjike prej disa ditësh, për shkak të pezullimit nga puna.
Ditën e sotme atij i është komunikuar shkarkimi nga detyra që kishte, për shkak se ishte dënuar nga Gjykata e Durrësit për plagosje të lehtë. Ndërkohë që policia e Durrësit nuk ka treguar në njoftimin për mediat, nëse Pjeçit i është ofruar ndihmë psikologjike për shkak të gjendjes që ndodhej prej disa ditësh.

DURRËS- Policia e Durrësit ka dalë me njoftim zyrtar për vetëvrasjen e nënkomisarit Arben Pjeçi në zyrën e tij. Në njoftim theksohet se ai kishte mbyllur derën dhe ishte familja e cila denoncoi rastin në polici, pasi nuk po komunikonin dot me atë. Policia më pas ka hapur derën e zyrës me forcë dhe e ka gjetur të vetëvrarë me armën e shërbimit. Po ashtu theksohet se Pjeçi ishte dënuar me vendim të prerë për plagpsje të lehtë dhe për këtë është shkarkuar nga detyra që mbante.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak Sot, më datë 25.01.2024, nga ana e familjarëve të oficerit të Policisë Arben Pjeçi, është njoftuar Komisariati i Policisë Durrës, për humbjen e kontakteve me familjarin e tyre, i cili aktualisht është në detyrë specialist i Policisë Kriminale në këtë komisariat. Nga Komisariati i Policisë Durrës filluan veprimet për kërkimin dhe gjetjen e specialistit. Për njoftimin e bërë nga familjarët është marrë kallëzim, është njoftuar prokurori i gatshëm, janë kryer një sërë veprimesh procedurale, si dhe janë vënë në kontroll numrat telefonikë, me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së këtij shtetasi.
Në kuadër të të gjitha veprimeve operacionale dhe procedurale për kërkimin e tij, rreth orës 16:15, në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës është hapur me forcë zyra e oficerit Policisë Gjyqësore, Arben Pjeçi, i cili është gjetur i vetëvrarë, me armën e shërbimit. Punonjësi i Policisë Arben Pjeçi është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kundravajtjen penale “Plagosje e lehtë”, në bazë të nenit 89 të Kodit Penal.
Vendimi i Gjykatës i formës së prerë ka filluar të ekzekutohet nga strukturat përgjegjëse të Shërbimit të Provës dhe Policisë së Shtetit. Punonjësi i Policisë, në kushtet e depresionit për penalitetet që sjell vendimi i dënimit të formës së prerë që e kushtëzonte në të ardhmen me ndërprerjen e marrëdhënies së punës me Policinë e Shtetit, është vetëvrarë me armën e shërbimit në ambientet e zyrës së punës, në Komisariatin e Policisë Durrës. Për këtë ngjarje është krijuar një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë. Për këtë ngjarje është njoftuar dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Në lidhje me rrethanat dhe për sqarimin përfundimtar të motivit, do të kemi njoftim shterrues në përfundim të veprimeve hetimore paraprake.

DURRËS- Nënkomisari në Policinë e Durrësit është vetëvrarë në rajon pasditen e sotme. Mësohet se Arben Pjeçi i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit në zyrën e tij.
Bëhet me dije se Pjeçi prej ditësh ishte në gjendje të rënduar psikologjike. Ndërkohë që ditën e sotme iu komunikua dhe shkarkimi nga kjo detyrë.