All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

E rëndë në Volos/ 40-vjeçari shqiptar vret në sy të fëmijës gruan e tij, debati mes tyre agravoi në hyrje të pallatit, arratiset autori: Babi theri mamin me thikë! (EMRAT+FOTO)

• Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Volos. • Një 40-vjeçar shqiptar raportohet se ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare, Marjola Nakoleci. Pas ngjarjes së rendë autori, Pandeli Nakoleci është arratisur. • Ngjarja e rëndë ka ndodhur në pallatin ku jeton familja në rrugën Konstanta. • Sherri filloi në apartamentin e tyre dhe çifti zbriti në hyrje të pallatit ku vazhduan të ziheshin. • Më pas, burri dyshohet se vrau gruan e tij gjithashtu shqiptare me një objekt të mprehtë dhe u largua nga vendi i ngjarjes. • Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të njërit prej 4 fëmijëve. • Fëmija mësohet se ka deklaruar para policisë se ka parë babain e tij duke therur me thikë mamanë. • Mediat greke kanë raportuar se viktima ka vdekur nga gjakderdhja ndërsa plaga dyshohet se është shkaktuar nga një thikë ose nga përplasja në një dritare xhami. • Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes duket dera kryesore e thyer e pallatit ndërsa ka dyshime se xhamat mund të kenë jenë ngulur në trup duke i shkaktuar vdekjen shqiptares. • Autori raportohet se është tullac, i veshur me pantallona të shkurtra gri dhe një bluzë të bardhë, me një tatuazh në krahun e djathtë. • Dyshohet se 40-vjeçari është larguar në këmbë, ndërsa vijon puna për kapjen e tij. • Katër fëmijët e mitur të çiftit ishin gjithashtu në apartament dhe u larguan nga policia. • Aktualisht, sipas informacioneve paraprake nuk ka histori të dhunës në familje. • 40-vjeçari ishte përdorues droge dhe dyshohet se tentoi vetëvrasje qershorin e kaluar. • Një nga vajzat ka folur shkurtimisht për mediat ku u shpreh se prindërit e saj kishin grindje të shpeshta. • Këtë mëngjes, ndërsa e gjithë familja ishte në shtëpi, shpërtheu një tjetër grindje dhe më pasi 40-vjeçari rrëmbeu një thikë e goditi gruan në qafë dhe shpinë. • 16-vjeçarja zbuloi se 40-vjeçari ishte xheloz për nënën e saj dhe për një kohë ajo e kishte larguar nga shtëpia.

10 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

Një mesazh në telefonin e 36-vjeçares solli tragjedinë? Zbardhen detaje nga vrasja e shqiptares në Greqi, autori i akuzuar më parë drogë dhe organizatë kriminale vijon i lirë

E rëndë në Volos/ 40-vjeçari shqiptar vret në sy
cifti
All - Paragraf - 1

GREQI- Pandeli Nakoleci, autori i vrasjes së gruas së tij, Marjola Nakoleci, 36 vjeçe, vijon të jetë i lirë, ndërsa autoritetet greke po punojnë për kapjen e tij. Ndërkohë, detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen që tronditi sot komunitetin e Volosit në Greqi. 

Mediat greke raportojnë se një mesazh në celularin e viktimës ishte ai që solli veprimin fatal të 40-vjeçarit shqiptar, Pandeli Nakoleci, i cili ishte xheloz dhe dyshonte se ajo kishte një lidhje të jashtëmartesore. Vajza 16-vjeçare e çiftit zbuloi se 40-vjeçari ishte xheloz për nënën e saj dhe për një kohë ajo e kishte larguar nga shtëpia.

E mitura është në gjendje shoku pasi ka parë çfarë ka ndodhur, ndërsa tre fëmijët e tjerë në familje kanë parë grindjen e prindërve të tyre. Një fqinj i çiftit ka treguar për MEGA-n atë që pa menjëherë pas krimit brutal.

"Pashë një dritare të thyer dhe një grua të mbuluar me gjak. Një infermiere erdhi për t'i matur pulsin, ajo nuk kishte puls dhe pastaj pashë fëmijën e saj, ajo po i mbante qafën."

Fqinji është shprehur se kishte parë edhe 40-vjeçarin duke ikur me vrap, i cili ishte kthyer në rrugicën e parë dhe që atëherë vijon i zhdukur.

"Pashë një zotëri që vraponte këtu me një mjet të mprehtë në dorë, duke shkuar përpara dhe duke bërtitur 'po më ndjekin', zbathur."

Policia vijon me kërkimet për të gjetur autorin e krimit, ndërsa në hyrje të pallatit, oficerët e Policisë Rrugore mblodhën prova të vrasjes. Oficerët e Nëndrejtorit të Sigurisë janq përqendruar pamjet filmike nga kamerat e sigurisë të vendosura përreth rrugëve Konstanta dhe Gladstonos.

40-vjeçari është akuzuar në të kaluarën për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe shkelje të ligjeve për drogë, ndërsa në fund të qershorit 2025 ai u transferua me urdhër të prokurorit në një klinikë për ekzaminim psikiatrik, ku qëndroi për shtrim në spital.

9 MUAJ ME PARE

Vrasja e 36-vjeçares shqiptare në Volos, flet daja i autorit të arratisur: Nëse më sheh i them që të dorëzohet! Ka patur probleme të shëndetit mendor

E rëndë në Volos/ 40-vjeçari shqiptar vret në sy
cifti nakoleci

TIRANË- Jetnor Lumani, daja i Pandeli Nakolecit ka folur lidhur me krimin e rëndë që ka kryer nipi i tij ditën e sotme në Volos të Greqisë dhe i ka bërë thirrje atij të dorëzohet në polici. 

Në deklaratën për mediat, daja i 40-vjeçarit që vrau gruan e tij 36-vjeçare, Marjola Nakolecin, është shprehur se ngjarjen e kanë marrë vesh nga televizori. Ai ka treguar më tej se 40-vjeçari ka patur probleme të shëndetit mendor dhe ishte me kartelë.

Të dorëzohet, atë e bëri si të tërë, e bëri për mirë a për keq ai aq kuptovi aq bëri. Ne e morëm vesh nga televizori dhe u detyruam që erdhëm tek motra jonë. Ne nuk dimë asnjë gjë, nipi përderisa e bëri këtë gjë e bëri me vetdije nuk e bëri pa vetdije. Kanë patur apo jo probleme nuk e di. Nëse nipi më sheh unë i them që të dorëzohet, të tregoj për çfarë arsye e bëri duke mos ulur kështu as kokën e fëmijëve. Po është e vërtet ka patur probleme të shëndetit mendor se këtu ne Shqipëri njihet që ka marrë kemp, ka qenë i kartelizuar”, është shprehur ai.

Vrasja e shqiptares në Volos

Një 40-vjeçar shqiptar raportohet se ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare, Marjola Nakoleci. Pas ngjarjes së rendë autori, Pandeli Nakoleci është arratisur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në pallatin ku jeton familja në rrugën Konstanta. Sherri filloi në apartamentin e tyre dhe çifti zbriti në hyrje të pallatit ku vazhduan të ziheshin. Më pas, burri dyshohet se vrau gruan e tij gjithashtu shqiptare me një objekt të mprehtë dhe u largua nga vendi i ngjarjes. 

Krimi ka ndodhur në sy të njërit prej 4 fëmijëve. Fëmija mësohet se ka deklaruar para policisë se ka parë babain e tij duke therur me thikë mamanë. Mediat greke kanë raportuar se viktima ka vdekur nga gjakderdhja ndërsa plaga dyshohet se është shkaktuar nga një thikë ose nga përplasja në një dritare xhami. Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes duket dera kryesore e thyer e pallatit ndërsa ka dyshime se xhamat mund të kenë jenë ngulur në trup duke i shkaktuar vdekjen shqiptares.

Autori raportohet se është tullac, i veshur me pantallona të shkurtra gri dhe një bluzë të bardhë, me një tatuazh në krahun e djathtë. Dyshohet se 40-vjeçari është larguar në këmbë, ndërsa vijon puna për kapjen e tij. Katër fëmijët e mitur të çiftit ishin gjithashtu në apartament dhe u larguan nga policia.  Aktualisht, sipas informacioneve paraprake nuk ka histori të dhunës në familje. 40-vjeçari ishte përdorues droge dhe dyshohet se tentoi vetëvrasje qershorin e kaluar. Një nga vajzat ka folur shkurtimisht për mediat ku u shpreh se prindërit e saj kishin grindje të shpeshta. Këtë mëngjes, ndërsa e gjithë familja ishte në shtëpi, shpërtheu një tjetër grindje dhe më pasi 40-vjeçari rrëmbeu një thikë e goditi gruan në qafë dhe shpinë. 16-vjeçarja zbuloi se 40-vjeçari ishte xheloz për nënën e saj dhe për një kohë ajo e kishte larguar nga shtëpia.

9 MUAJ ME PARE

Krimi makabër në familjen shqiptare në Greqi/ Zbardhet dëshmia e vajzës së çiftit: Babi ishte xheloz! Mami e dëboi nga shtëpia

E rëndë në Volos/ 40-vjeçari shqiptar vret në sy
pamje nga vendngjarja

GREQI- Detje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen makabre të 36-vjeçares shqiptare në Greqi. Njëra nga vajzat është shprehur për mediat se prindërit e saj kishin grindje të shpeshta. Vajza gjithashtu është shprehur 40-vjeçari ishte xheloz për nënën e saj dhe për një kohë ajo e kishte larguar nga shtëpia.

Sakaq, mediat greke kanë publikuar edhe momentin kur një nga vajzat e viktimës mbërrin në vendngjarje dhe sheh pellgun e gjakut në hyrje të pallatit ku jeton familja shqiptare.

“Nuk e di pse u grindën”, tha vajza e tyre 16-vjeçare, e cila zbuloi se 40-vjeçari ishte xheloz për nënën e saj dhe për një kohë ajo e kishte larguar nga shtëpia.

Pas sherrin në banesë me bashkeshortin, 36-vjeçarja vrapoi për tu arratisur duke u larguar nga apartamenti në katin e parë në rrugën Konstanta, ku jeton familjaa, por ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri.

Pastaj ai e shtyu gruan në deren prej xhami dhe duke e parë të mbuluar me gjak në dysheme, ai iku me vrap në Rrugën Gladstonos, ndërsa policia ka nisur një kërkim për ta gjetur dhe arrestuar.

Gruaja 36-vjeçare pësoi lëndime fatale në qafë dhe shpinë.  Sipas informacioneve nga protothema.gr, autori i krimit ishte përdorues droge dhe kishte tentuar vetëvrasje në qershor.

9 MUAJ ME PARE

Sherri agravoi në vrasjen e 36-vjeçares, publikohet fotoja e çiftit shqiptar

E rëndë në Volos/ 40-vjeçari shqiptar vret në sy
Çifti shqiptar

GREQI- Personat në foto janë çifti shqiptar i cili tronditi sot të gjithë Volosin për ngjarjen makrabre. 36-vjeçarja në foto është shqiptarja e cili mbeti viktimë nga dora e bashkëshortit të saj. Ndërsa burri me bluzë blu është autori 40-vjeçar.

Emrat e tyre nuk janë bërë ende publikë nga autoritetet greke. Autori është ende në arrati edhe pse kanë kaluar më shumë se tre orë nga ngjarja. Vrasja u regjistrua në hyrje të pallatit ku jetonte çifti së bashku me tre fëmijët e tyre. Ata kishin debatuar në banesë dhe më pas kishin dalë jashtë duke folur kur shqiptari e plagossi gruan në qafë dhe shpinë. Ajo humbi jetën nga gjakderdhja. 

9 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Nëna iu vra nga babai në hyrje të pallatit, vajza e 36-vjeçares shqiptare shpërthen në lot në vendin e ngjarjes

E rëndë në Volos/ 40-vjeçari shqiptar vret në sy
Vajza

GREQI- Vajza e 36-vjeçares shqiptare e cila u vra sot nga bashkëshorti i saj është parë në vendin e ngjarjes. Mediat greke kanë kapur momentin kur një nga vajzat e viktimës mbërrin në vendngjarje dhe sheh pellgun e gjakut në hyrje të pallatit ku jeton familja.

Ajo ulet para derës së hyrjes së pallatit ndërsa para saj ka pamjen më të rëndë, një pellg gjaku të nënës së saj e cila ndërroi jetë nga dora e babait. Pas disa sekondash vajza ngrihet dhe futet brenda në banesë. Në sfond dëgjohen banorët.

Një nga vajzat ka folur shkurtimisht për mediat ku u shpreh se prindërit e saj kishin grindje të shpeshta. Këtë mëngjes, ndërsa e gjithë familja ishte në shtëpi, shpërtheu një tjetër grindje dhe më pas shtetasi 40-vjeçar shqiptar rrëmbeu një thikë dhe e goditi gruan në qafë dhe shpinë.

"Nuk e di pse u grindën", tha vajza e tyre 16-vjeçare. 

9 MUAJ ME PARE

FOTO/ Xhama të thyer dhe vendi i larë në gjak, pamje nga hyrja e pallatit ku mbeti e vrarë 36-vjeçarja shqiptare, autori ende në arrati

E rëndë në Volos/ 40-vjeçari shqiptar vret në sy
Pamje nga vendi i ngjarjes

GREQI- Pamje të reja nga vendi i ngjarjes ku u vra 36-vjeçarja shqiptare janë publikuar. Mediat greke kanë shpërndarë foto nga hyrja e pallatit ku ndodhi ngjarja e rëndë ndërsa vendi është i larë në gjak.

Në foto duken edhe xhamat e thyer të derës. Mediat greke kanë raportuar se viktima ka vdekur nga gjakderdhja ndërsa plaga dyshohet se është shkaktuar nga një thikë ose nga përplasja me xhamat e thyer.

Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes duket dera kryesore e thyer e pallatit ndërsa ka dyshime se xhamat mund të kenë jenë ngulur në trup duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të njërit prej 4 fëmijëve.  Fëmija mësohet se ka deklaruar para policisë se ka parë babain e tij duke therur me thikë mamanë.

9 MUAJ ME PARE

Vrasja e shqiptares në Volos/ Vajza njoftoi ambulancën, gjeti nënën të mbuluar në gjak, banorët: Britma si në filmat horror!

E rëndë në Volos/ 40-vjeçari shqiptar vret në sy

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e shqiptares e cila ka tronditur Volosin. Mësohet se 36-vjeçarja shqiptare ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe nuk mun dtë bëhej asgjë për ta shpëtuar. Vajza e viktimës raportohet se ka njoftuar ambulancën pasi ka parë nënën e saj të mbuluar në gjak.

Autori mësohet se vuante më parë nga problemet e shëndetit mendor. Ai ka qenë i kuruar për këto probleme por ende s’dihen shkaqet që nisi sherri në familje. Banorët e zonës thonë se asnjëherë nuk ka pasur probleme në familjen e tyre dhe nuk kanë qenë asnjëherë problem me fqinjët.

Ata gjithashtu kanë raportuar se në zonë u dëgjuan britma si nëpër filmat horror dhe kur shkuan panë skenën e rëndë të krimit. Ende nuk dihen shkaqet e sherrit që solli në agravimin e situatës deri në vrasje. Autoritetet greke kanë paralajmëruar qytetarët të mos i afrohen autorit i cili ndodhet në arrati në rast se e konstatojnë në ndodnjë vend. Ai konsiderohet i rrezikshëm dhe mund të mbajë ndonjë objekt të mprehtë me vetë dhe kanë kërkuar që në çdo rast të njoftohet policia.

9 MUAJ ME PARE

Vrasja e shqiptares në Volos/ Autori qershorin e kaluar tentoi të vriste veten, ishte përdorues i drogës, dyshimet e para sesi ndodhi ngjarja tragjike

E rëndë në Volos/ 40-vjeçari shqiptar vret në sy
Pamje

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 36-vjeçares shqiptare në Volos. Mediat greke kanë raportuar se viktima ka vdekur nga gjakderdhja ndërsa plaga dyshohet se është shkaktuar nga një thikë ose nga përplasja në një dritare xhami. Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes duket dera kryesore e thyer e pallatit ndërsa ka dyshime se xhamat mund të kenë jenë ngulur në trup duke i shkaltuar vdekjen.

Ngjarja ndodhi në hyrje të pallatit ku banonin rreth orës 11:00. Sipas raportimeve, çifti kishte pasur një sherr i cili agravoi në hyrje të ndërtesës. Shqiptari raportohet se është tullac, i veshur me pantallona të shkurtra gri dhe një bluzë të bardhë, me një tatuazh në krahun e djathtë.

Dyshohet se 40-vjeçari është larguar në këmbë, ndërsa vijon puna për kapjen e tij. Katër fëmijët e mitur të çiftit ishin gjithashtu në apartament dhe u larguan nga policia. Aktualisht, sipas informacioneve paraprake nuk ka histori të dhunës në familje. 40-vjeçari ishte përdorues droge dhe dyshohet se tentoi vetëvrasje qershorin e kaluar.

9 MUAJ ME PARE

"Babi theri mamin me thikë", vrasja e 36-vjeçares shqiptare në Greqi ndodhi në sy të fëmijës (FOTO)

E rëndë në Volos/ 40-vjeçari shqiptar vret në sy
Foto

GREQI- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e 36-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj në Volos. Njëri nga katër fëmijët e çiftit mësohet se ka qenë prezent kur 40-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij me thikë.

Fëmija mësohet se ka deklaruar para policisë se ka parë babain e tij duke therur me thikë mamanë. Vrasja ka ndodhur në pallatin ku jetonte familja pas një sherri. Mësohet se konflikti kishte nisur në banesë dhe më pas vijoj në hyrje të pallatit ku edhe ndodhi ngjarja.

Policia dhe një ambulancë janë në vendun e ngjarjes por shqiptarja nuk arriti tiu mbijetonte plagëve. Endenuk është zbardhur identiteti i viktimës dhe autorit i cili ndodhet në arrati. Autori mësohet se nuk ka asnjë procedim në lidhje me dhunë në familje por mësohet se ishte përdorues droge.

9 MUAJ ME PARE

Tragjike në Greqi/ 40-vjeçari shqiptar vret gruan në hyrje të pallatit, pak para ngjarjes kishin debatuar, autori në arrati

E rëndë në Volos/ 40-vjeçari shqiptar vret në sy
Pamje nga vendi i ngjarjes

GREQI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Volos. Një 40-vjeçar shqiptar raportohet se ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare. Pas ngjarjes së rendë autori është arratisur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në pallatin ku jeton familja në rrugën Konstanta. Sherri filloi në apartamentin e tyre dhe çifti zbriti në hyrje të pallatit ku vazhduan të ziheshin. Më pas, burri dyshohet se vrau gruan e tij gjithashtu shqiptare me një objekt të mprehtë dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në sytë e njërit prej fëmijëve të familjes. Mësohet se ai ka thënë para policisë: "E pashë babin duke e therur mamin me thikë". Çifti ka katër fëmijë. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e autorit. Autori mësohet se nuk ka asnjë procedim në lidhje me dhunë në familje por mësohet se ishte përdorues droge.

vrasja e shqiptares ne volos

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje