Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
"Ca të nënës dhe të njerkës"/ Bardhi akuza mazhorancës: Po shkelni rëndë parlamentarizmin! Keni futur n&...
"Ca të nënës dhe të njerkës"/ Bardhi akuza mazhorancës: Po shkelni rëndë parlamentarizmin! Keni futur n&...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
• Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një 18-vjeçareje, ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Durrës. • Mësohet se në aksident kanë qenë të përfshirë një 26-vjeçar nga Fieri si dhe një 18-vjeçare, e cila fatkeqësisht ka humbur jetën. • Automjeti tip ‘BMW X5’ ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë dhe më pas ka devijuar, duke dalë nga mbikalimi në urën e Dajlanit. • Viktimë ka mbetur 18-vjeçarja Vikena Greku, ndërsa i plagosuri është shtetasi Arbër Xhaxhaj. • Nga aksidenti të plagosur kanë mbetur edhe dy këmbësorë përkatësisht 33 dhe 35 vjeç që ndodheshin rastësisht aty.
3 artikuj për këtë temë.

DURRËS- Fotoja e mësipërme është pas aksidentit të rëndë mbrëmjen e kaluar në urën e Dajlanit në Durrës. Mësohet se automjeti tip ‘BMW X5’ ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë dhe më pas ka devijuar, çka dyshohet se ka qënë shkaku kryesor që makina ka dalë nga mbikalimi në urën e Dajlanit.
Ndërkohë që viktimë mbeti 18-vjeçarja Vikena Greku, e cila ishte pasagjere. Ndërsa i plagosuri është shtetasi Arbër Xhaxhaj, i cili ishte i dehur në timon./Dosja.al
DURRËS- Detaje të reja lidhur me ngjarjen tragjike që i mori jetën 18-vjeçares, janë zbardhur. Nga burime paraprake, mësohet se automjeti tip ‘BMW X5’ ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë dhe më pas ka devijuar, çka dyshohet se ka qënë shkaku kryesor që makina ka dalë nga mbikalimi në urën e Dajlanit.
Humbi jetën tragjikisht një 18-vjeçare, ndërsa drejtuesi i mjetit, një 26-vjeçar nga Fieri, mbeti i plagosur rëndë dhe mesohet se për momentin ndodhet në spital. Forcat policore vendore bëjnë me dije se, të plagosur kanë mbetur edhe dy këmbësorë, përkatësisht 33 dhe 35 vjeç. Gjithashtu mësohet se shërbimet zjarrfikëse ndërhynë për nxjerrjen e personave nga automjeti, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./Dosja.al
DURRËS- Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një 18-vjeçareje, ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në Durrës. Sipas informacionit paraprak, automjeti me drejtues 26-vjeçarin me iniciale, A. XH., ka rënë nga mbikalimi.
Për pasojë, ka ndërruar jetë pasagjerja, V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, si dhe dy këmbësorë, T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët mësohet se ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Durrës/Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit."/Dosja.al