E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
• Anglia vazhdon të mbetet një tabu për kombëtaren shqiptare. • Kuqezinjtë u mposhtën sërish ndaj Tre Luanëve në këto kualifikuese, edhe këtë radhë 2-0, por ishte një rezultat që nuk pasqyron atë që u pa në fushën e lojës. • Sinjalin e parë në këtë ndeshje e dha Anglia me Declan Rice, por gjuajtja e këtij të fundit ishte e dobët dhe u prit pa shumë probleme nga Strakosha. • Në minutën e 17, Rice tentoi sërish por gjuajtja e tij përfundoi mbi portën e Strakoshën, në krahun tjetër kombëtarja jonë shënoi tentativën e parë me një gjuajtje nga distanca të Elseid Hysaj, por edhe në këtë rast topi përfundoi jashtë. • Në minutën e 26, Sylvinho bëri një zëvendësim të detyruar teksa Hysaj me probleme fizike la fushën për t’u zëvendësuar nga Ivan Balliu. • Në minutën e 37, Strakosha shpëtoi portën teksa devijoi në goditje këndi një gjuajtje të Bowen. • Pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0, por pavarësisht këtij rezultati në fushën e lojës u pa një ndeshje me shumë ritëm me të dyja skuadrat që i bënë përpjekjet e tyre. • Pjesa e dytë nisi menjëherë me një rast të rrezikshëm për kombëtaren tonë me Lacin që tentoi me një gjuajtje me thembër por porta angleze mbeti e paprekur. • Pak më vonë ishte Arbër Hoxha që rrezikoi me një gjuajtje nga topi u devijua në goditje këndi. • Më pas Kombëtarja kreu një kundërsulm fantastik por që Hoxha nuk e mbylli sic duhej dhe topi përfundoi në duart e portierit Henderson. • Në minutën e 60, Anglia tentoi me Bellingham gjuajtja e të cilit përfundoi mbi portën e Strakoshës. • Në minutën e 66 bajrami gaboi në gjuajtjen e tij pas një krosimi të Hoxhës që bëri një aksion individual fantastik. • Por në momentin më të mirë të mirë të kombëtarës, në minutën e 73, Anglia mori avantazhin 1-0 me golin e Harry Kane. • Në minutën e 80 Gjimshiti pati një mundësi për të barazuar me një gjuatje me kokë, por pa sukeses, ndërsa në minutën e 82 Anglia na ndëshkoi sërish edhe këtë radhë me harry Kane që shkon në 78 gola me kombëtaren angleze. • Kombëtarja e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë sepse i kishte kryer të gjitha zëvendësimet në momentin kur Broja pësoi një dëmtim në kavilje që e detyroi atë të dilte nga fusha me barrelë. • Pas kësaj historitë e ndeshjes nuk ndryshuan më dhe sfida u mbyll me suksesin e Anglisë që mbylli një fushatë kualifikuese perfektë me vetëm fitore dhe pa asnjë gol të pësuar, ndërsa për Kombëtaren tonë që del nga fusha e lojës me keqardhjen e shanseve të humbura për të shënuar në portën angleze.
8 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ndeshja me Anglinë ka përfunduar sot me dy gola për miqtë. Protagonisti i golave ka qenë Harry Kane, i cili ka prekur rrjetën e Shqipërisë në minutën e 74 dhe 82.
Kombëtarja e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë sepse i kishte kryer të gjitha zëvendësimet në momentin kur Broja pësoi një dëmtim në kavilje që e detyroi atë të dilte nga fusha me barrelë.
Pas kësaj historitë e ndeshjes nuk ndryshuan më dhe sfida u mbyll me suksesin e Anglisë që mbylli një fushatë kualifikuese perfektë me vetëm fitore dhe pa asnjë gol të pësuar, ndërsa për Kombëtaren tonë që del nga fusha e lojës me keqardhjen e shanseve të humbura për të shënuar në portën angleze.
TIRANË- Harry Kane ka vulosur ndeshjen në Arenën Kombëtare ditën e sotme. Vetëm pas disa minutave nga goli i parë, ai ka bërë sërish të dytin.
Golin e dytë Kane e ka shënuar në minutën e 82. /Dosja.al
TIRANË- Zhbllokohet ndeshja Angli-Shqipëri. Harry Kane ka mundur që të çajë portën e Strakoshës në minutën e 74.
TIRANË- Shqipëria i ka rezistuar kombëtares angleze në pjesën e parë të ndeshjes së sotme. Pjesa e parë u mbyll pa gola nga të dyja skuadrat.
Edhe pse britanikët arritën që të mbizotëronin në fushë, rastet nga kombëtarja jonë nuk ishin të pakta. /Dosja.al
TIRANË- Ndeshja mes Shqipërisë dhe Anglisë ka startuar ditën e sotme. Para nisjes së ndeshjes në fushë është kënduar himni shqiptar.
Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, tifozeria shqiptare është e zjarrtë.

TIRANË- Ekipi anglez ka mbërritur një orë para startimit të ndeshjes në stadiumin 'Arena Kombëtare'. Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, lojtarët ndodhen në fushë teksa po bëjnë ecjake.
Në videon e mëposhtme e publikuar nga gazetari Simon Peach, në sfond dëgjohet një nga këngët e grupit “Spice Girls”.
Spice Girls providing the unlikely backdrop to England players’ pre-match walkabout in Tirana pic.twitter.com/OE4to8uxrK
— Simon Peach (@SimonPeach) November 16, 2025
TIRANË- Festimet në rrugët e Tiranës kanë nisur para ndeshjes kundër Anglisë. Mësohet se qindra tifozë janë mbledhur pranë stadiumit ku pritet që të luhet ndeshja.
Me këngë e vallë, shqiptarët kanë nisur festën herët, duke qenë se 'Play Off' është siguruar nga kombëtarja shqiptare me fitoren kundër Andorrës ditën e enjte. /Dosja.al

TIRANË- Shqipëria luan ndeshjen e fundit të fushatës kualifikuese të Botërorit 2026, me kuqezinjtë që presin në “Arenën Kombëtare” Anglinë.
Në portë do të jetë sërish Strakosha, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Aliji. Në mesfushë rreshtohen Asllani, Ramadani, Laçi, ndërsa sulmi përbëhet nga Bajrami, Hoxha dhe Uzuni në qendër, duke ulur në stol Armando Brojën.

Një lloj rotacioni ka zgjedhur të bëjë edhe trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, i cili deri më tani ka grumbulluar pikë të plota me “Tre Luanët”, madje duke mos pësuar asnjë gol.