Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
•Nënkryetari i Bashkisë së Pogradecit, Johan Sterjo, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. •Sterjo është vëllai i Viola Sterjos, e arrestuar disa ditë më parë për mashtrimin e disa biznesmenëve nga Korça dhe Pogradeci. •Sterjo ishte i komanduar në detyrën e nënkryetarit të Bashkisë së Pogradecit, ndërkohë që mban edhe detyren e drejtorit të Ujësjellësit. •Johan e ka dhënë dorëheqjen në daten 30 Dhjetor 2022 dhe ia ka paraqitur kryetarit të bashkisë Ilir Xhakolli. •Sterjo ishte prej 1 viti nënkryetar i komanduar i Bashkisë së Pogradecit. •Motra e tij, Viola Sterjo është lënë në burg nga Gjykata e Korçës pasi akuzohet se ka arritur të përvetësojë 254 mijë Euro nga qytetarë të ndryshëm.
3 artikuj për këtë temë.
POGRADEC- Nënkryetari i Bashkisë Pogradec, Johan Sterjo ka dhënë dorëheqjen. Zyrtari, rezulton të jetë vëllai i Viola Sterjos, e cila u arrestua pak ditë më parë pasi kishte mashtruar qytetarët për grante përmes skemës së AZHBR-në. Aktualisht Sterjo vazhdon të jetë drejtor i Ujësjellësit në Pogradec.
Viola Sterjo u arrestua një javë më parë pasi u denoncua nga disa qytetarë nga Korça dhe Pogradeci të cilëve iu kishte marrë shuma të mëdha parash, duke iu premtuar se do të ndikonte për të përfituar financime nga AZHBR.
Dosja.al zbardhi dhe rastet e mashtrimeve që kishte kryer drejtoresha-patronazhiste, Vjola Sterjo si dhe shumat e mëdha të parave që kishte marrë si ryshfet në këmbim të shërbimeve që i kishte premtuar. Sterjo dyshohet se ka mashtruar 5 subjekte, duke u marrë shuma që variojnë nga 20 mijë euro deri në 90 mijë euro. Subjekteve, ish-drejtoresha u kishte premtuar subjekteve se do të ndërhyjë për të fituar projekte nga AZHBR-ja (Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural).
POGRADEC- Personi në foto është Johan Sterjo, ish-nënkryetari i Bashkisë Pogradec. Ai ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Bashkisë Pogradec.
Ky vendim i tij ka ardhur, pasi motra e tij Viola Sterjo, u arrestua, pasi kishte mashtruar disa qytetarë nga Korça dhe nga Pogradeci, duke iu marrë qindra mijëra euro, duke iu premtuar favore për grante përmes skemës së AZHBR-në.
Sterjo vazhdon ta mbajë postin e drejtorit të UKT-së Pogradec.
POGRADEC- Dorëhiqet nga detyra, nënkryetari i Bashkisë së Pogradecit. Bëhet fjalë për Johan Sterjon, vëllain e Viola Strerjos, e cila u arrestua pak ditë më parë pasi kishte mashtruar qytetarët për grante përmes skemës së AZHBR-në.
Sterjo e ka dhënë dorëheqjen në daten 30 Dhjetor 2022 dhe ia ka paraqitur kryetarit të bashkisë Ilir Xhakolli. Në tekstin e dorëheqjes argumentohet për arsye familjare. Johan Sterjo ishte prej 1 viti nënkryetar i komanduar i Bashkisë së Pogradecit.