LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Aksioni i SPAK/ Në listë snajperisti që tentoi eleminimin e Kurtit dhe shqiptari i përfshirë në vrasje! Gjyqtarja kërkoi eleminimin e tij, Saimir Kodra: E kam pasur institucionale

• Ditën e djeshme Prokuroria e Posaçme lëshoi dje 18 urdhër-arreste me burg, një urdhër-arrest shtëpie dhe dy masa “detyrim paraqitje”, nga të cilat vetëm disa janë ekzekutuar. • Nga ky operacion i SPAK, rezulton se një prej urdhër arresteve ishte ndaj Sergej Hasanpapaj. • Ky i fundit rezulton i arrestuar në vitin 2022 në Belgjikë për vrasjen e Bledar Muçës. • Më 25 tetor të këtij viti mediat spanjolle publikuan arrestimin në aeroportin e Manises në Valencia të një 43-vjeçari shqiptar, sapo ai kishte zbritur nga një fluturim nga Tirana. • Sipas mediave spanjolle, shqiptari ishte dënuar me burgim të përjetshëm për dhënie informacioni për vrasjen e një shqiptari në Belgjikë në vitin 2022. • Ndër personat për të cilët është ekzekutuar masa “arrest në burg” është ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, e cila gjatë ushtrimit të detyrës akuzohet se i shërbente krimit. • Nga përgjimet e SPAK, në aplikacionin e koduar SkyEcc, rezulton se gjyqtarja Fetahu është përfshirë në një tentativë për t’u hakmarrë ndaj gazetarit, Saimir Kodra. • Gazetari ka denoncuar në emisionin investigativ çështje korruptive të ish-gjyqtares. • Në një bisedë të bërë publike në emisionin "Opinion", ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu komunikon me një personazh, i cili i siguron asaj hakmarrjen ndaj Kodrës. Bashkëbiseduesi i siguron ish-gjyqtares, se gazetari do ta paguajë 10-fish. • Në emisionin “Opinion” mbrëmjen e djeshme, Kodra u shpreh se në rastin me gjyqtaren Pajtime Fetahu ka ndjekur gjithmonë rrugën institucionale. • Sa i përket lidhjes së saj më krimin e organizuar në hakmarrje për Saimir Kodrën, ky i fundit shprehet se nuk ka qenë në dijeni të kësaj. • Nga ky operacion i SPAK, rezulton se një prej urdhër arresteve ishte ndaj snajperistit nga Shkodra, Prek Kodra, i cili dyshohet se tentoi t’i bënte atentat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi eleminimin e tij? Saimir Kodra: E kam pasur gjithçka institucionale, nuk është e vërtetë se më kanë djegur shtëpinë e prindërve

Aksioni i SPAK/ Në listë snajperisti që tentoi eleminimin e
Saimir Kodra dhe Pajtime Fetahu

TIRANA- Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu e cila ishte pjesë e listës së masave të sigurisë që lëshoi SPAK, dyshohet se është përfshirë në një në një tentativë për t’u hakmarrë ndaj drejtuesit të emisionit “Stop”, Saimir Kodra për të gjitha denoncimet e transmetuara. Në emisionin “Opinion” mbrëmjen e djeshme, Kodra u shpreh se në rastin me gjyqtaren Pajtime Fetahu ka ndjekur gjithmonë rrugën institucionale. Sa i përket lidhjes së saj më krimin e organizuar në hakmarrje për Saimir Kodrën, ky i fundit shprehet se nuk ka qenë në dijeni të kësaj.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: Saimir, në momentin që po hyja në emision madje 10 minutat e para mora një informacion. Dikush më çon që ka qenë një konflikt mes teje dhe gjyqtares së Gjykatës së Elbasanit. Ndërkohë që dikush më çon një informacion që me gjasë mund të jetë marrë nga dosja, nga zbardhja e “Sky Ecc”.

Saimir Kodra: E kam lexuar, e kam!

Blendi Fevziu: Por çfarë konflikti ke pasur ti me këtë gjyqtare? Si guxon një gjyqtare të përdorë krimin për t’u hakmarrë me gazetarin?!

Saimir Kodra: Asgjë më tepër se sa kam denoncuar veprimet korruptive të saj në gjykatën e Elbasanit. E kam pasur gjithçka institucionale dhe asgjë më tepër. Madje kam pasur më shumë denoncime për t’u parë personalisht me të dhe me familjen e saj, por nuk kam pranuar pasi qasja ime gazetareske ishte vetëm ajo institucionale. Por ja që jetojmë dhe në këtë vend që ka dhe kështu gjyqtarësh.

Blendi Fevziu: Po ua kanë djegur vërtet shtëpinë e prindërve?

Saimir Kodra: Jo! Nuk është e vërtetë fare kjo gjë madje nuk flija fare tek “Plaza".

Blendi Fevziu: Për atë jam i bindur që nuk ke fjetur tek “Plaza”, por ky duket sikur i bën më shumë qejfin gjyqtares, të ka bërë personazh të vështirë për t’u kapur.

Saimir Kodra: Për t’i kërkuar më shumë favore. Mua më vjen mirë që kjo gjyqtare është atje ku duhet të jetë, që në fakt duhet të ishte prej kohësh.

Blendi Fevziu: Jo, paska qenë prej kohësh. Kjo qenka e dyta e paska një masë më përpara.

Saimir Kodra: Po, ka qenë në arrest shtëpie, unë flas për burgun. Realisht sepse po t’i kthehesh asaj që ne kemi transmetuar për të është një histori e tmerrshme se si një gjyqtare ka përfituar dhe abuzuar me vendimet e vulat, çka e di mirë dhe gjithë qyteti, por sot për fat të mirë filloi të jetojë dhe SPAK-u.

Blendi Fevziu: Saimir, ti nuk ke pasur informacion asnjë informacion të raporteve të saj me grupet kriminale në drejtimin tënd?

Saimir Kodra: Jo, absolutisht, sepse unë nuk kam pasur informacione me këto Sky ECC apo EnchroChat.

Blendi Fevziu: Si re në këtë informacion që më the e dija që të lexova?

Saimir Kodra: Në fakt që të jem shumë i sinqertë duhet të falenderoj drejtuesin e SPAK-ut zotin Altin Dumani, që pak kohë më parë më ka bërë këtë pyetje për djegien e shtëpisë së prindërve me demek, por që nuk është e vërtetë. Pra isha vënë në një farë informacioni.

Blendi Fevziu: Pra ishe pyetur për këtë çështje në momentin që kishin dalë informacionet?

Saimir Kodra: Po nëse kishte ndodh apo jo, sepse duket sikur është kryer si veprim, por në fakt nuk ka ndodhur. Ndërkohë që nuk e di, realisht më vjen keq për gjënë, për të gjithën, që të arrish në nivelin e gjyqtares Pajtime Fetahu në këto perceptime e në këto gjëra, nuk e di.

1 VITE ME PARE

EMRI/ Dyshohet se tentoi eliminimin e Albin Kurtit, kush është snapjeristi nga Shkodra për të cilin SPAK lëshoi masë sigurie?

Aksioni i SPAK/ Në listë snajperisti që tentoi eleminimin e
Albin Kurti dhe i dyshuari

TIRANA- Ditën e djeshme Prokuroria e Posaçme lëshoi dje 18 urdhër-arreste me burg, një urdhër-arrest shtëpie dhe dy masa “detyrim paraqitje”, nga të cilat vetëm disa janë ekzekutuar. Nga ky operacion i SPAK, rezulton se një prej urdhër arresteve ishte ndaj snajperistit nga Shkodra, Prek Kodra, i cili dyshohet se tentoi t’i bënte atentat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Plani u zbulua në një e-mail sekret të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano në shtator 2022. Të dhënat nga e-mailet drejtuar Gledis Nano (i cili mbante në atë kohë postin e kryepolicit) që u publikuan nga hakerat, zbuluan planin e dy personave nga Kosova dhe një tjetër nga Shqipëria për të vrarë Kurtin. Sipas e-mailit gjithçka duhej bërë për të sjellë destabilizim në të dyja vendet. Ai i është dërguar në vitin 2021 ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nanos.

Prek Kodra, sikurse raportohet, ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve. Duke iu referuar informacioneve të Njësisë Kundër Terrorizmit, objektivi i parë do të ishte Ismet Haxha. Një muaj më pas thuhet se do të vritej Xhavit Haliti, që të dukej gjithçka si hakmarrje mes tyre. Ndërsa pas tyre do të vritej kryeministri Albin Kurti, për të destabilizuar Kosovën. Këto tre vrasje ishin planifikuar të kryheshin në harkun kohor të 3 muajve të ardhshëm që nga hartimi i planit.

Kodra dyshohet i përfshirë në disa ngjarje kriminale në Kosovë dhe Mal të Zi. Kodra rezulton me precedent penal dhe është hetuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut. Ai u shpall në kërkim në vitin 2016, ndërsa pas kontrolleve në banesë iu gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë. Në shtator të vitit të kaluar u pezulluar urdhri i kërkimit, ndërsa konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë.

1 VITE ME PARE

Gjyqtarja Fetahu i kërkoi bandave të hakmerret ndaj Saimir Kodrës! Përgjimet e SkyEcc: Do e kap, ai do ta paguajë 10-fish

Aksioni i SPAK/ Në listë snajperisti që tentoi eleminimin e
Kodra dhe Fetahu

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një operacion në Elbasan pas zbërthimit të disa bisedave në SKY ECC. Ndër personat për të cilët është ekzekutuar masa“arrest në burg” është ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, e cila gjatë ushtrimit të detyrës akuzohet se i shërbente krimit.

Nga përgjimet e SPAK, në aplikacionin e koduar SkyEcc, rezulton se gjyqtarja Fetahu është përfshirë në një tentativë për t’u hakmarrë ndaj gazetarit, Saimir Kodra. Gazetari ka denoncuar në emisionin investigativ çështje korruptive të ish-gjyqtares.

Në një bisedë të bërë publike në emisionin "Opinion", ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu komunikon me një personazh, i cili i siguron asaj hakmarrjen ndaj Kodrës. Bashkëbiseduesi i siguron ish-gjyqtares, se gazetari do ta paguajë 10-fish. 

“Ai, djali i vogël, të gënjej me jetën time, nuk ka djegur asgjë, po pse ty do të gënjej unë, ai mund të ketë djegur shtëpinë e familjarëve të Saimir të Stopit, se kam të sigurt. Unë kam menduar që e ke kuptuar. Atë e kanë bërë shokët e mi me dijeninë time. Në fakt unë doja të dëmtoja direkt Saimirin, ishte e pamundur, ruhej shumë. Flinte te “Plaza” vetë qeni, por do ta kap. Atë që të ka ba ty, ai do ta paguajë 10-fish. Do më falësh që nuk jam marrë më shumë me të, se e di jemi të ngarkuar. Ta kalojmë këtë valë, nuk të falet, do ta paguajë për atë që të ka bërë ty. Me atë jam marrë personalisht”, thuhet në bisedën e zbardhur.

1 VITE ME PARE

EMRI/ "Ndodhet në Blegjikë", SPAK lëshoi urdhër-arresti ndaj tij, kush është shqiptari i përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës?

Aksioni i SPAK/ Në listë snajperisti që tentoi eleminimin e

TIRANA- Ditën e djeshme Prokuroria e Posaçme lëshoi dje 18 urdhër-arreste me burg, një urdhër-arrest shtëpie dhe dy masa “detyrim paraqitje”, nga të cilat vetëm disa janë ekzekutuar. Nga ky operacion i SPAK, rezulton se një prej urdhër arresteve ishte ndaj Sergej Hasanpapaj. Ky i fundit rezulton i arrestuar në vitin 2022 në Belgjikë për vrasjen e Bledar Muçës.

Më 25 tetor të këtij viti mediat spanjolle publikuan arrestimin në aeroportin e Manises në Valencia të një 43-vjecari shqiptar, sapo ai kishte zbritur nga një fluturim nga Tirana. Sipas mediave spanjolle, shqiptari ishte dënuar me burgim të përjetshëm për dhënie informacioni për vrasjen e një shqiptari në Belgjikë në vitin 2022.

Vrasja

Bledar Muça u vra më 22 janar 2022 në Belgjikë. Ai nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë, pasi njihej si krahu i djathtë i Ardian e Florenc Çapjave në Elbasan. Mirëpo kjo nuk ishte hera e parë që i bënin atentat, Emri i Muçës, u lakua edhe në vitin 2016, ku gjatë një atentati në Elbasan, mbeti i plagosur rëndë e po ashtu, u lëndua edhe një efektive policie. Autoritetet thanë se objektiv i sulmit ishin Florenc Çapja e Bledar Muça.

Emri i të ndjerit, Bledar Muça akuzohet për vrasjen e vëllezërve Roland dhe Ilir Rexhepi, por këto krime nuk u provuan asnjëherë nuk iu provuan nga Policia dhe nga Prokuroria. Madje emri i tij u shpall edhe në kërkim ndërkombëtar për vrasjen dy vite më vonë, të vëllait të Roland Rexhepit, ish-efektivi i policisë që njihej me pseudonimin “Doda”.

Kush ishte Bledar Muça?

39-vjeçari me origjinë nga Peshkopia, lindur e rritur në Elbasan që u ekzekutua në Anverse të Belgjikës rezulton të jetë një prej emrave që ka mbushur faqet e kronikës së zezë që nga viti 2009. I njohur si krahu i djathtë i Çapjave, Muça rezulton të jetë përfshirë në shumë ngjarje kriminale, një prej tyre edhe ndaj uniformave të Policisë së Shtetit. Për herë të fundit që Bledar Muça u vu në pranga ishte në maj të vitit 2020 pasi aksidentoi një efektiv policie. Në vitin 2016, ai u ka shpëtuar dy atentateve, konkretisht në muajt shkurt e qershor. 

Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Roland dhe Ilir Rexhepi, vrasje të ndodhura në kohë të ndryshme në qytetin e Elbasanit, por që asnjëherë nuk iu provuan nga policia dhe nga prokuroria. Madje më 30 Dhjetor të vitit 2011, ai u shpall edhe në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e vëllait të Roland Rexhepit, ish-efektivi i policies Ilir Rexhepi që njihej me pseudonimin “Doda”. Muça, me anë të një letre, e njoftoi policinë se nuk kishte gisht me vrasjen, pasi atë ditë ai kishte qenë në Angli. Në vitin 2013, ai u rikthye për tu përballur me drejtësinë dhe policia e prokuroria e pushuan çështjen kundër tij.

operacioni i spak ne elbasan

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit