LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Do digjemi me benzinë", banorët e Bërxullës kundër projektit Thumanë-Kashar: Shteti na mashtroi! (PAMJET)

• Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë këtë të mërkurë pasi kundërshtojnë projektin Thumanë-Kashar, ku do të prishen banesat e tyre. • Në tubimin e sotëm, ata kanë hipur mbi tarracën e një banese dhe me benzinë në dorë kanë kërcënuar se do marrin akte ekstreme. • Njëri prej banorëve deklaron se shteti i ka mashtruar, pasi u ka thënë se do të dëmshpërblehen, por kjo gjë nuk ka ndodhur. • Një tjetër banor shprehet se janë lajmëruar vetëm një ditë më parë nga IKMT, për të liruar banesat • Një qytetare më ilaçe në dorë ka deklaruar se ka tre fëmijë jetim dhe ka kërcënuar se do ti japë fund jetës nëse shembet banesa. • Ajo shprehet se do të veprojë si Alma Arrazi, 39-vjeçarja në Shkodër që u mbyt në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj. • Banorët e Bërxullës kanë zhvilluar protesta të vazhdueshme edhe më herët për të njëjtën problematikë. • Ata pretendojnë se shteti i ka mashtruar, ndërsa shprehet se duan ose dëmshpërblimin ose çelësat e një banese të re.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Me ilaçe në duar, gruaja në Bërxullë mes lotësh: Jam me katër fëmijë jetimë! Po u shemb banesa do veproj si Alma Arrazi

"Do digjemi me benzinë", banorët e Bërxullës
Pamje nga protesta

TIRANË - Pamje të reja janë publikuar nga protesta që po mbahet paraditen e sotme në Bërxullë, ku banorët kundërshtojnë projektin Thumanë-Kashar që u prek banesat. Një grua me ilaçe në dorë kërcënon se do to marrë akte ekstreme nëse fillon shembja e banesave.

Në një dalje për mediat ajo deklaron se ka katër fëmijë jetimë, dhe nëse ju shembet banesa mbeten në qiell të hapur. Më tej ajo kërcënon se do të veprojë si Alma Arrazi, 39-vjeçarja në Shkodër e cila u mbyt në lumin Buna bashkë me trë fëmijët e saj.

 “Jam me katër jetimë ku do të shkoj unë? Do ta bëj si ajo gruaja në Shkodër”, -thotë njëra prej tyre.

Ndërkohë në tarracën e banesës ku banorët janë ngjitur, banorët kanë marrë me vete edhe fëmijët.

Banorët e gjashtë familjeve kundërshtojnë Projektin Thumanë-Kashar, i cili u shemb banesat. Sipas tyre, autoritetet i kanë gënjyer duke i thënë fillimisht se do të dëmshpërblehen dhe më pas një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ata deklarojnë se vetëm ditën e djeshme i kanë dërguar një procesverbal nga IKMT që duhet të lirojnë banesat.

 

2 VITE ME PARE

Protesta në Bërxullë/ Banorët me benzinë në dorë: Nëse nis shembja e banesave do digjemi

"Do digjemi me benzinë", banorët e Bërxullës

TIRANË - Banorët e Bërxullës vazhdojnë të tregojnë revoltën e tyre kundër projektit Thumanë-Kashar që prek banesat e tyre. Ata kanë dalë paraditen e sotme në protestë dhe teksa kanë hipur në tarracën e një banese kërcënojnë se do ti vendosin flakën vetes. Ata shprehen se shteti i ka mashtruar, pasi sipas tyre u është premtuar se do tju jepen shtëpi dhe nuk jua kanë dhënë. Për shembjen e banesave ata shprehen se janë njoftuar vetëm një ditë më parë.

 “Ose na jepni shtëpi ose do të digjemi me benzinë. Bëmë kërkesë në komisariatin nr. 6 dhe na kthyen mbrapsht. Shteti na mashtroi. Premtoi se do të na japë shtëpi dhe nuk ka dhënë. Vetëm një ditë më parë na njoftuan për tu larguar nga shtëpitë. Na kanë dhënë vetë 3 vite bonus qiraje, por cfarë do të bëjmë ne me atë” thanë disa nga banorët.

Ndërkohë një tjetër banore deklaron se kërkon strehim dhe se nuk ka ku të shkojë.

“Në fillim na thanë që do të na shpërblenin pastaj na thanë nuk do të merrni asgjë. Nuk na ka ardhur asnjë njoftim. Erdhi një procesverbal dje që na tha lironi menjëherë shtëpinë. Kërkojmë strehim. Nuk kemi ku të shkojmë, jemi në qiell të hapur. Kemi fëmijë ku do të jetojnë ata? Ata që paguan morën, ne jo”, deklaron një tjetër.

2 VITE ME PARE

Projekti Thumanë-Kashar u prek banesat, banorët e Bërxullës hipin mbi tarracë, kërcënojnë se do t’i vendosin flakën veten

"Do digjemi me benzinë", banorët e Bërxullës
Banorët e Bërxullës

TIRANË - Disa banorë të Bërxullës, kanë dalë në protestë paraditen e kësaj të mërkure për të kundërshtuar projektin e ndërtimit të autostradës Thumanë-Kashar, që prek banesat e tyre. Ata kanë hipur në tarracën e një banese dhe kanë kërcënuar se do të arrijnë deri në veprime ekstreme nëse nuk nuk merren parasysh kërkesat e tyre. Me benzinë në dorë ata kërcënojnë se do ti vejnë flakën vetes.

Qytetarët pretendojnë se shteti nuk i dëmshpërblen sipas vlerës së banesave, ndërsa shtojnë se nuk janë fare në skemën e dëmshpërblimit. Ata kanë zhvilluar edhe më herët protesta te vazhdueshme të për të njëjtën problematikë. Në një prononcim për mediat, banorët shprehen se janë mashtruar dhe se në skemën e dëmshpërblimeve kanë hyrë vetëm familjet që kanë paguar para.

“Na kanë nxjerrë jashtë. Duam dëmshpërblimin ose banesa. Nuk ikim nga këtu. Kam bërë gati shishen e benzinës do të digjem këtu. Kanë dy muaj që vijnë rreth shtëpisë tonë. Shteti nuk ka marrë asnjë masë. Edhe në komisariat kur kemi shkuar na kanë përzënë. Jemi 6 familje, 40 persona”, thotë një banor.

“Në fillim na thanë që do të na shpërblenin pastaj na thanë nuk do të merrni asgjë. Nuk na ka ardhur asnjë njoftim. Erdhi një procesverbal dje që na tha lironi menjëherë shtëpinë. Kërkojmë strehim. Nuk kemi ku të shkojmë, jemi në qiell të hapur. Kemi fëmijë ku do të jetojnë ata? Ata që paguan morën, ne jo”, thotë një tjetër.

proteste berxulle

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj