LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

2 ditë pas vrasjes, Sadikajt i gjendet anti-plumb në shtëpi, shokët: I kishin borxh

TIRANË- Familjarët thanë se nuk kishte konflikte me asnjë por duket se Aleksandër Sadikaj i trembej dikujt, e kishte marrë masa për t'u mbrojtur. Në banesën e tij, dy ditë pas atentatit që i mori jetën, Policia ka gjetur në banesën e Aleksandër Sadikajt në Sauk një jelek antiplumb, municione dhe një kavanoz me kanabis. Por po ashtu, nga vetë fakti se i riu mbante dhe pistoletë me vete, lë të kuptohet se i riu i druhej ndonjë atentati, ose ndonjë sulmi të mundshëm ndaj tij. Policia po kontroll të gjitha kamerat e sigurisë për të kuptuar se ku është vendosur lënda plasëse që shpërtheu më pas në Sauk, në pjesën e sebratorit të makinës. Që në momentin e ngjarjes, hetuesit ishin të bindur se objektiv i atentatut ka qenë Aleksandër Sadikaj edhe pse targat figuronin në emër të një tjetër personi. Viktima ka blerë automjetin pesë muaj më parë, por nuk kishte bërë ndryshimin e pronësisë së mjetit. Aleksandër Sadikaj ishte nisur drejt Memaliaj, por në aksin Sauk-TEG, makina me targa AB077PO me të cilën ai po lëvizte shpërtheu. Disa çaste më pas, edhe pse kishte humbur gjymtyrët e poshtëm, këmbët, Sadikaj doli vetë nga makina. Megjithatë nuk ia ka dalë që t'u shpëtojë plagve të marra. Por ai nuk është i vetmi me precedentë në familje, kjo pasi dhe nëna e 27-vjeçarit që u vra në atentatin me tritol, shtetësja S.K. është ndaluar para disa muajsh dhe është hetuar për veprën penale “shfrytëzim prostitucioni”, por më pas është lënë e lirë. Asokohe, madje është ndaluar dhe pezulluar edhe dhëndri i saj që ishte polic i qarkullimit rrugor dhe një efektive tjetër, të cilët ndihmonin 53-vjeçaren me informacione për aksionet që zhvillonte Policia e Shtetit. Edhe vetë Aleksandër Sadikaj është një njeri me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve. Ai rezulton pronar i një resorti me pistë hipizmi, i njohur si “Sancho Farm Albania” në Memaliaj, ndërsa përmendet në vitin 2019 ku ka tentuar që të vrasë me thikë 40-vjeçarin nga Vlora Berti Tahiraj në Sarandë. Po ashtu, rezulton i përfshirë në pazare droge edhe në Greqi, ku ka vuajtur dënimin me të njëjtin burg me Alket Rizanë.

4 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

I shpërthyen makinën me tritol, FAMILJA me fjalë të ndjera për Aleksandrin: S'i hyri kujt në hak

2 ditë pas vrasjes, Sadikajt i gjendet anti-plumb në shtëpi,
Aleksandër Sadikaj

TIRANË- Familjarët kanë kujtuar Aleksandër Sadikajn, i cili u eliminua me tritol me telekomandë dy ditë më parë. Në një postim në rrjetet sociale, familjarët e përshkruajnë Aleksandrin më së miri, ndërsa e konsiderojnë djalë të vuajtur, madje sakrifikues dhe që sipas tyre, nuk i ka hyrë në hak askujt. Mes rreshtave, familjarët e të ndjerit shkruajnë për fillimet e investimit në fermën në Memaliaj, duke theksuar se i riu kishte mjellë të gjitha pemët me duart e tij, ndërsa nuk harruan të përmendnin edhe bamirësitë që i riu kishte bërë.

POSTIMI I PLOTË:

2 ditë pas vrasjes, Sadikajt i gjendet anti-plumb në shtëpi,

Aleksandri JONE, nje djal TRIM me plot Kuptimin e fjales nje Hero I vertete me nje zemer te madhe dhe nje shpirt femije Te cilter te bardhe, nje djal qe ka vuajtur ka sakrifikuar esht lodhur shpirterisht dhe fizikisht per familjen e tij, Alexandri qe Nuk I ka hyre ne hak askujt asnjeher ne jet , nje djal puntor I thjesht qe ka mbjell Te gjitha pemet e fermes me duart e tij Te vogla me cizme llastiku me balte dhe me tuta te shkurtra te grisura, Kemi sakrifikur familjarisht Jemi rritur me vuajtje dhe halle plot kemi emigruar dhe Te gjitha kto vuajtjet i lane Alexandrit nje shpirt te bardh te paster , Ai ishte me kembe ne toke e mbante shpin ,shpirtin dhe krahet hapur per te gjithe, ai nuk mbante inate as merri ndryshe si ne ai na mesonte te falim, Eshte gje e mir te falesh zoti thot qe duhet Te falim njerzit me ka thene , nje djal i vogel dikur I tha Alexandrit Babi im eshte ne burge Alexandri qau I mbushi syt me lot i dhembi shpirti per ate djalin vajti ne Jumbo dhe I bleu gjith ato Lodra makina, ndoshta ndoshta ju kujtua vetja tek ai femij i vetem , sepse i vetem ka liftuar ne jet Alexandri ,i vetem por Pa Lenduar njeri pa I rene meqaf njeriu cenuar jeten e askujt ai ska ber asnje gabim asnjeher me askend ata qe e njohin e dine zemren e tij te madhe dhe shpirtin e tij Te madh ,ai kishte nje dashuri te madhe per kafshet per kuajt per qenushat e mbushi shpin plot me kafshe,kujdesej ne me shpirt per kafshet edhe kur kali tij vrau kemben ai merzitej me shpirt I rinte mendja te plaga e kalit, Alexandri ka njihmuar shum njerez pa fund, ka ber miresi ,bamiresi, nje dit I thash une qe eshte nje vajze me semundje Te rende (kancer) dhe duhet te bej operacion Po ska lek Jan shum te varfer Alexandri me tha hajde vemi bashke atje Te shpia e vajzes, ne kemi shkuar atje dhe kemi dhene leket qe ajo vajze Te ishte mir E beri Alexandri sepse I dhembi shpirti Vetem per kete gje, Ai ndihmonte pafund te gjithe shoket ,shoqet dhe miqte e tij per cdo problem qe kishin, shoket thone qe kur shikonim Alexin sikur shikonim driten e diellit , Alexandri lozte si femij ai ishte nje femij ne shpirt kishte nje jet te thjeshte si femij , Alexandri nuk ishte rritur kur ne shpirt.

Aleksandër Sadikaj u ekzekutua pasi vendosën sasi të konsiderueshme prej 150 gramësh tritol të komanduar me telekomandë, në pjesën e përparme të makinës e cila është aktivizuar gjatë lëvizjes. Mjeti 'Golf' në pronësi të Petrit Osmanit, shpërtheu duke lënë pa gjymtyrë të riun e më pas të vdekur. 27-vjeçari nga Berati, i cili jetonte në Memaliaj e që ishte pronar i një resorti dhe lokali, ishte një person me precedentë të theksuar kriminal. Tre janë pistat e hetimit për vdekjen e të riut. Miqtë kanë treguar se Sadikaj, merrej me fajde, jepte borxhe në këmbim të interesit. Partnerja e tij tregoi se 1 natë para krimit, Sadikaj vuri re llamarinën e serbatorit të mjetit të hapur por nuk dyshoi se dikush mund t'i kishte vënë lëndë plasëse, edhe pse ruhej. Sot, policia i zbuloi në banesë, kanabis dhe jelek antiplumb. Nëna e viktimës është arrestuar për prostitucion, e në këtë skemë rezulton të jetë i përfshirë edhe kunati i Sadikajt, polici i qarkullimit rrugor.

4 VITE ME PARE

Kujt i ruhej Aleksandër Sadikajt? Pas atentatit me tritol, Policia i shkon në shtëpi, gjendet jelek antiplumb e kanabis

2 ditë pas vrasjes, Sadikajt i gjendet anti-plumb në shtëpi,
Aleksandër Sadikajt

TIRANË- Atentati me tritol ndaj Aleksandër Sadikajt në Sauk, në shtëpi iu gjet jelek antiplumb e kanabis. Duke qenë se grupi hetimor gjeti edhe një pistoletë të cilën 27-vjeçari e mbante me vete, janë ngritur dyshime të forta se i riu i druhej ndonjë atentati. Kjo pistë është mohuar nga familjarët e tij, ndërsa shokët e tij kanë ngritur dyshime të forta duke përmendur edhe një emër. Pak kohë më parë, Aleksandër Sadikaj i kishte futur ndërmjetës për të marë lekët një tjetër person po nga Kuçova.

Shuma prej 15 mije e 500 euro, Aleksandrit i është dhënë disa ditë para se të ndodhte ngjarja, ndërsa kishin pasur konflikte me njëri-tjetrin për shkak të vonesës së lekëve.

Pistoleta që i kanë gjetur, ka qenë në tokë jashtë makinës, e cila i ka rënë Sadikajt, pasi e ka pasur në brez para se t'i copëtoheshin të dy gjymtyrët nga shpërthimi. Po ashtu, burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dyshimet e para janë për vrasës me pagesë, ata që i kanë vendosur tritol me telekomandë poshtë mjetit në emër të Petrit Osmanit. Paraprakisht mendohet se bomba me celulare dyshohet se i është vendosur nga persona që kishin akses te makina dhe se prej kohësh ndiqnin lëvizjet e të riut.

Por Sadikaj nuk ishte i panjohur për Policinë e Shtetit, pasi ishte përfshirë dhe ishte dënuar, që nga vjedhja, te tentativa e vrasjes, madje probleme me drejtësinë kishte pasur edhe në Greqi. Sadikaj akuzohej për një vrasje të ndodhur 6 vite më parë në Athinë, për prishjen e pazareve të drogës. 27-vjeçari i vrarë në atentat ishte njeri i afërt i shtetasit Q.R., i cili vite më parë ka kryer vrasje në Gjirokastër. Po ashtu, Sadikaj është njeri i afërt me të fortin e Memaliajt, me inicialet A.K., i cili është nën akuzë nga belgët për vrasjen e dy vëllezërve Çaça, të ekzekutuar në 13 prill të viti 2001 në Belgjikë.

4 VITE ME PARE

Atentati me tritol, shoku i Sadikajt: “Peqja” nga Kuçova i kishte borxh, ishin të mërzitur bashkë

2 ditë pas vrasjes, Sadikajt i gjendet anti-plumb në shtëpi,
Aleksander Sadikaj

TIRANË- Aleksandër Sadikaj shoqërohej me një person të njohur me pseudonimin 'Sancho'. Kështu ka deklaruar për grupin hetimor, një nga miqtë e Sadikajt, i cili humbi jetën gjatë atentatit me tritol që i bënë në kryeqytet. Balkanëeb ka siguruar dëshminë e mikut të viktimës, i cili deklaroi se 27-vjeçari shoqërohej me një shtetas me inicialet A.S., me të cilin njihej që në fëmijëri, ndërsa kishte pseudonimin ‘Sancho’. Ndërsa në lidhje me bizneset që kishte arritur t’i hapte në Shqipëri viktima, shoku tha se nëna e tij ka punuar 2-3 punë në emigrim. Mes të tjerash në dosje flitet edhe për një borxh që sipas shokut të viktimës, Aleksandrit i kishte borxh një shtetas nga Kuçova.

“Nuk ka vënë re asnjë shqetësim, por edhe viktima nuk i është shprehur për ndonjë problem që mund të kishte. Nuk ka dijeni për aktivitete të paligjshme të tij, por ka vënë re që përdorte 2-3 telefona, megjithatë nuk e dinte përse i mbante sepse nuk fliste për gjëra të tilla. Me ‘Sanchon’ viktima rrinin çdo ditë bashkë, pasi kishte dy mua që i kishin hequr patentën, pasi ishte konstatuar nën efektin e alkoolit. Marrëdhëniet e tyre ishin shumë të mira dhe frekuentonin lokalin e tij në Selitë.'- tha miku i Sadikajt.

Deklaruesi shprehet se viktima nuk i kishte borxhe asnjë njeriu, por ka dëgjuar biseda dhe i ka thënë për një shtetas që e thërrisnin me pseudonimin, “Peqja” nga qyteti i Kuçovës, i cili i kishte borxh 15 ose 19 milionë lekë të vjetra. Madje këto ditë i kishte dërguar një djalë me emrin B.Gj nga Kuçova i cili po ndërmjetësonte që t’i sillte paratë e borxhit dhe t’ja mbyllte si problem me “Peqjen”. Në kohën që i kishte dhënë paratë, ai nuk kishte t’ia kthente dhe kishin rënë dakord që t’ja kthente pak më vonë me kushte që t’ja jepte edhe një përqindje interesi.

Dje më datë 10.06.02022 ka mësuar prej A. se B.Gj., i ka sjellë një shumë prej 15.500 euro dhe pjesën e përqindjes mund t’ja jepte kur të bëhej mbarë. Në lidhje me shtetasin me pseudonimin Peqja, i ka thënë që ka qenë shokë, prandaj i kishte dhënë rreth 5000 euro cash dhe një makinë. Por ishin mërzitur dhe nuk fliste sepse ky shtetas nuk kishte qëndruar korrekt me borxhin.”, thuhet në dosjen hetimore.

Sadikaj u vra dy ditë më parë brenda një mjeti me tritol, por nuk ishte i panjohur për Policinë e Shtetit, pasi ishte përfshirë dhe ishte dënuar, që nga vjedhja, te tentativa e vrasjes, madje probleme me drejtësinë kishte pasur edhe në Greqi. Sadikaj akuzohej për një vrasje të ndodhur 6 vite më parë në Athinë, për prishjen e pazareve të drogës. 27-vjeçari i vrarë në atentat ishte njeri i afërt i shtetasit Q.R., i cili vite më parë ka kryer vrasje në Gjirokastër. Po ashtu, Sadikaj është njeri i afërt me të fortin e Memaliajt, me inicialet A.K., i cili është nën akuzë nga belgët për vrasjen e dy vëllezërve Çaça, të ekzekutuar në 13 prill të viti 2001 në Belgjikë.

4 VITE ME PARE

Atentati me tritol, partnerja e Sadikajt: Llamarina e serbatorit ishte hapur, ai s'u shqetësua

2 ditë pas vrasjes, Sadikajt i gjendet anti-plumb në shtëpi,
Aleksander Sadikaj

TIRANË- Bashkëjetuesja e Aleksandër Sadikaj ka dëshmuar se partneri i saj kishte konflikte të mëparshme. Partnerja e 27-vjeçarit i cili humbi jetën 2 ditë më parë në një atentat në Tiranë, ka deklaruar se Sadikaj nuk ruhej e se nuk i kushtonte rëndësi konflikteve që kishte. Po ashtu, partnerja e viktimës ka treguar se një natë më parë i riu pa që llamarina e serbatorit të mjetit ishte e hapur, mirëpo nuk u shqetësua duke e mbyllur më pas, e duke mos parë tritolin e vendosur prej disa ditësh.

'Ajo ka thënë se me Aleksandërin ka darkuar në një restorant në afërsi të Tiranës së re rreth orës 23:20. Pasi kanë darkuar kanë zbritur dhe kanë marrë automjetin ku edhe janë nisur në banesën e tyre. Kur kanë parkuar automjetin Sadikaj ka konstatuar se llamarina e serbatorit ishe e hapur, por Aleksandri nuk është shqetësuar dhe ka shkuar e ka mbyllur vetë llamarinë që të mos e linte të hapur gjatë natës. Të nesërmen në mëngjes para se të ndodhte ngjarja thotë se është larguar për në punë dhe Aleksandrin e ka lënë në gjumë dhe më vonë ka mësuar se ka mësuar për ngjarjen e ndodhur.”'- raporton gazetarja Klodiana Lala. 

Sadikaj u vra dy ditë më parë brenda një mjeti me tritol, por nuk ishte i panjohur për Policinë e Shtetit, pasi ishte përfshirë dhe ishte dënuar, që nga vjedhja, te tentativa e vrasjes, madje probleme me drejtësinë kishte pasur edhe në Greqi. Sadikaj akuzohej për një vrasje të ndodhur 6 vite më parë në Athinë, për prishjen e pazareve të drogës. 27-vjeçari i vrarë në atentat ishte njeri i afërt i shtetasit Q.R., i cili vite më parë ka kryer vrasje në Gjirokastër. Po ashtu, Sadikaj është njeri i afërt me të fortin e Memaliajt, me inicialet A.K., i cili është nën akuzë nga belgët për vrasjen e dy vëllezërve Çaça, të ekzekutuar në 13 prill të viti 2001 në Belgjikë.

vritet aleksander sadikaj

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit