Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
LIVE UPDATES
Digjen 3 mjetet e biznesmenit në Vlorë/ Shkak dyshohet konkurrenca, gruaja e Kormuzit: Ne punojmë me duar të pastra
•Tre makina në pronësi të biznesmenit Zamir Kormuzi, banues në Vlorë, iu është vënë flaka në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në lagjen “24 Maji”. •Kormuzi ka deklaruar se zjarri është vënë për shkak të konkurencës. • Rozina Kormuzi, gruaja e biznesmenit ka ndarë fotot e mjetit të shkrumbuar në Facebook. Duke i quajtur autorët 'ujqër' ajo bën të ditur se asgjë nuk do ndalojë biznesin e familjes së saj. •Momenti kur i vihet zjarri tre makinave është kapur në kamera. Në video shihet se autorët janë dy. Të maskuar dhe me bidona në duar, ata shkojnë në drejtim të mjeteve duke ua vendosur flakën. •Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
4 artikuj për këtë temë.
3 VITE ME PARE
VIDEO/ Dy persona me kapuç dhe bidon me benzinë afrohen qetësisht, i vënë flakën 3 mjeteve në Vlorë
Momenti i zjarrevenies
VLORË- Dosja.al ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë ku duken qartë se si dy persona që mbajnë bidona me benzinë në duar, shkojnë në drejtim të automjeteve dhe i vënë flakën makinave në pronësi të biznesmenit Zamir Kormuzi. Menjëherë dy personat shihen duke u larguar me shpejtësi.
Biznesmeni dyshon për zjarrvënie për shkak të konkurencës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
3 VITE ME PARE
'Kaq bëjnë lepujt'/ I dogjën mjetet në Vlorë, gruaja e biznesmenit: Ujqërit e natës lëvizin t'u bien në qafë atyre që punojnë me djersën e ballit
Zamir Kormuzi dhe gruaja
VLORË- Rozina Kormuzi, bashkëshortja e biznesmenit, mjetet e të cilit u dogjën mbrëmjen e kaluar në Vlorë ka ndarë pamjet nga ajo që u la pas. Në rrjetin social 'Facebook', Rozina, shkruan se 'ujqërit' e natës u bien në qafë personave që punojnë me djersën e ballit. Ajo u bën thirrje familjarëve të saj që të mos shqetësohen, pasi do ia dalin të jenë me të fortë se kurrë përballë këtyre sulmeve.
Gezuar festat . Gezuar e qofte nje vit I mbare per te gjithe ju qe na doni e na respektoni . Filloj kete status me urimin qe cdo familje paste vetem gezime sepse jetojme ne nje vend ku nuk dihet se e nesermja do lind me diell e bukur si cdo dite jetojme ne vendin ku ujqerit e nates lëvizin e tu bien me qafe atyre qe jetojne me djersen e ballit !ne qe mbajme dhjetra familje me buke dhe qe shohim punen tone ne qe punojmë e lodhemi gjith diten per te arritur aty ku jemi sot punojmë familjarisht e shohim punen tone punojmë me duar te pastra e djerse te ballit . Jane ziliqare jane maskarenj jan jo trima po lepuj jane (cakenjte ) e nates sepse nata esht e tyre naten kane frikacaket . I dashur bashkëshorti im Zamir Zamir Kormuzi te dashur femijet e mi Ciljeta Kormuzi Ervis Visi mos u merzitni eshte djersa e familjes tone por zoti do ti denoj nje dite kurajo dhe forca do bejme vitin e ri e surpriza te reja na presin . Zamir kurajo mos u merzit ja kemi dale e e prap ne jemi Familja Kormuzi ! Kaq mund te bejne lepujt sepse smunden te bejne me shume me njeriun qe sheh punen e vet e punetor . GEZUAR FESTAT DHE NJE VIT I MBARE PER TE GJITHE JU QE NA DONI E RESPEKTONI MIQ SHOK SHOQE MOTRA E VELLEZER GEZUAR
3 VITE ME PARE
U dogjën gjatë natës në Vlorë, 3 mjetet ishin në pronësi të biznesmenit të njohur (EMRI)
Biznesmeni dhe gruaja
VLORË- Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 02:00, në lagjen “24 Maji”, ka rënë zjarr dhe janë djegur tre automjete të parkuara, në pronësi të Zamir Kormuzit.
Dyshohet se zjarri është vënë për shkak të konkurencës. Sipas pamjeve të siguruara, dy persona shkojnë në drejtim të mjeteve gjatë natës dhe i vendosin flakën makinave në pronësi të biznesmenit Zamir Kormuzi.
Policia ka nisur hetimet për të vënë përpara drejtësisë personat përgjegjës.
VLORË- Disa zjarre kanë rënë gjatë natës në qytetin e Vlorës. Një zjarr ka rënë në dyqanin dhe në mjetin e Faraudin Veizajt. Kjo ngjarje ndodhi në orët e vona të mbrëmjes në lagjen “Hajro Çakërri”. Zjarret janë shuar nga forcat zjarrëfikëse dhe fatmirësisht nuk kishte persona të lënduar. Ndërkohë edhe dy automjete janë përfshirë nga flakët, në të njëjtin orar në rrugën Transballkanike. Nga flakët janë shkrumbuar dy furgona mallrash dhe një makinë, konkretisht një furgon AA 041 CV, Fiat Punto AB 607 DI dhe një furgon tjetër me targa AB 068 EC.
Policia po punon për të zbardhur të këto raste, nëse janë të qëllimshme apo aksidentale. Dyshohet paraprakisht se zjarret janë të qëllimshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
I vuri zjarrin një dyqani dhe tentoi të digjte edhe një automjet në pronësi të të njëjtit shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, pas veprime të shpejta hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të shtetasit Q. M., 39 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë. Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit, dyshohet se në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, i ka vënë zjarrin një dyqani shumice me mallra industrialë, në pronësi të shtetasit F. V., 65 vjeç, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjithashtu, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në afërsi të baneses të shtetasit F. V., ka tentuar të djegë edhe automjeti e markës “Toyota”, po në pronësi të këtij shtetasi. Vijon puna puna për kapjen e shtetasit Q. M. dhe venien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Rreth orës 02:00, në lagjen “24 Maji”, ka rënë zjarr dhe janë djegur tre automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve D. S, Z. K dhe Y. I. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.