LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Celibashi: Ka vetëm një PD, regjistrimin e vulos Apeli! Asnjë denoncim për ‘Aktiv1stin’, si do ndahen fondet për zgjedhjet lokale

• Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se nuk di të përcaktojë paraprakisht se cili grup i Partisë Demokratike do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit. I pyetur në lidhje me këtë gjë në një konferencë me gazetarët, Celibashi tha se pret që dikush të depozitojë kërkesën për tu regjistruar dhe të vlerësojë dokumentacionin që do të paraqesin. Ai shton gjithashtu se vendimi i Apelit më 3 mars do tu japë fund dyshimeve. • I pyetur për fondet, Celibashi tha se PD-ja do të marrë për zgjedhjet e 14 majit, dhe se është neni 180 që e përcakton mënyrën. Duke marrë parasysh zgjedhjet pararendëse, Celibashi tha se PD nuk do të marrë më pak se në vitin 2015, zgjedhjet e fundit lokale që ka marrë pjesë. • Përsa i përket fondit që do u ndahet partive politike për fushatën zgjedhore, kreu i KQZ tha se nuk do të jetë më i vogël se 130 milionë lekë, por që kjo gjë i takon Kuvendit. • Celibashi u pyet dhe për aplikacionin ‘Aktiv1sti’ dhe tha se deri më tani nuk ka pasur asnjë denoncim që të shqyrtojë nëse ka shkelje të ligjit apo jo. Sipas tij, gjithçka do të shihet nga sjellja e partive apo e institucioneve.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Celibashi pyetet për "Aktiv1stin": Në KQZ nuk është paraqitur asnjë denoncim, nëse do të ketë reforime, do bëhet vlerësimi i situatës

Celibashi: Ka vetëm një PD, regjistrimin e vulos Apeli! Asnjë
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se nuk ka pasur asnjë denoncim për aplikacionin e Partisë Socialiste 'Aktiv1sti'. Në një konferencë me gazetarët, Celibashi thotë se në momentin që do të ketë një denoncim, do të bëhet një vlerësim i situatës. Ai shtoi gjithashtu se gjithçka do të shqyrtohet edhe bazuar në sjelljen e partive apo të institucioneve.

Pjesë nga konferenca: 

Pyetje: PS ka krijuar një aplikacion në kuadër të zgjedhjeve ku administrata detyrohet të marrë pjesë. A përben kjo për KQZ shkelje të kodit zgjedhor dhe nëse po janë marrë masa?

Në KQZ nuk është paraqitur asnjë kërkesë, asnjë denoncim apo ankim në lidhje me këtë çështje dhe nuk mund të them asgjë, por nëse do të jetë objekt i shqyrtimit do ta vlerësoj nëse ka shkelje të ligjit apo jo, sjelle të partive apo edhe të institucioneve.

3 VITE ME PARE

Si do ndahen fondet? Celibashi: Gjithçka është përcaktuar në nenin 180, askush s'do marrë më pak se 130 milionë

Celibashi: Ka vetëm një PD, regjistrimin e vulos Apeli! Asnjë
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor Ilirjan Celibashi është shprehur se Partia Demokratike do të marrë fonde për zgjedhjet lokale të 14 majit, bazuar në nenin 180. Në një konferencë për gazetarët, duke marrë parasysh zgjedhjet pararendëse, Celibashi tha se PD nuk do të marrë më pak se në vitin 2015, zgjedhjet e fundit lokale që ka marrë pjesë. Përsa i përket fondit që do u ndahet partive politike për fushatën zgjedhore, kreu i KQZ tha se nuk do të jetë më i vogël se 130 milionë lekë, por që kjo gjë i takon Kuvendit. 

Pjesë nga konferenca: 

Është një vendim që do të duhet ta marr dhe s’po e bëj publik. Ligji ka përcaktuar në nenin 180 që merr fonde partia që ka marrë pjesë në zgjedhjet pararendëse në 2019. E dimë që PD s’mori pjesë por neni 180 ka përcaktuar në referim do merren sipas rastit të 2015 dhe 2017. Ka një përjashtim që për ato që s’kanë marrë pjesë në këto zgjedhje do merret në konsideratë procesi i 2019. Ne nuk kërkojmë fond se është cështje që i takon Kuvendit dhe vendos se sa para do të vendosim në dispozicion të partive politike për fushatën e tyre zgjedhore. Ky fond nuk do jetë më i vogël se 130 milionë. Megjithatë është cështje e Kuvendit dhe nuk kemi obligim. Ne kemi bërë një lloj kujtese që ka fonde që vihen në dispozicion të cilat janë apo alokojmë me qëllim që të marrim masat.

3 VITE ME PARE

Si do regjistrohet PD në zgjedhje? Celibashi: Kur të na sjellin kërkesën do e vlerësojmë, 3 marsi i jep drejtim situatës

Celibashi: Ka vetëm një PD, regjistrimin e vulos Apeli! Asnjë
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se nuk di të përcaktojë paraprakisht se cili grup i Partisë Demokratike do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit. I pyetur në lidhje me këtë gjë në një konferencë me gazetarët, Celibashi tha se pret që dikush të depozitojë kërkesën për tu regjistruar dhe të vlerësojë dokumentacionin që do të paraqesin. Ai shton gjithashtu se vendimi i Apelit më 3 mars do tu japë fund dyshimeve. 

Pjesë nga konferenca:

A keni krijuar një bindje se cilën PD do të regjistroni në zgjedhje dhe a besoni se më 3 mars do të marrë zgjidhje ky konflikt i PD?

Ka vetëm një PD që nëse do të plotësojë kushte do të regjistrohet. Do të regjistrohet. Kur të paraqitet kërkesa do të vlerësojmë dokumentacionin bashkëshoqërues të kërkesës për regjistrim dhe cilësinë e personave që e paraqesin. Gjykata do të vendosë më datë 3 se cili do të jetë organi udhëheqës për Partinë Demokratike. Kjo është një procedurë e nevojshme dhe nuk lidhet vetëm për procesin e regjistrimit në zgjedhje. Duhet të jetë e qartë se kush është në pikëpamje formale, organ drejtues i asaj partie. 

Gjykata e Apelit ka caktuar 3 marsin si datë kur pritet të mbahet seanca për marrjen e vendimit për vulën e Partisë Demokratike. Vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri që i dha vulën e selinë blu kryedemokratit Sali Berisha, do të shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga Relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja. Vendimi i 25 marsit u konsiderua si fitore nga Komisioni i Rithemelimit që u ngrit nga kryedemokrati Sali Berisha pas përçarjes së selisë blu në dy grupe. Vetë Berisha u rikthye në seli, por 'kundërshtarët' e tij brenda partisë ankimuan vendimin e Zhukrit. Rimarrja e selisë së PD nga Berisha, sipas tyre është i paligjshëm sepse vendimi i Zhukrit nuk është i formës së prerë. Zyrtarisht, në regjistrin e partive politike në Gjykatën e Tiranës, Lulzim Basha figuron ende si kryetar. Kjo gjë ka sjellë ngërç dhe në regjistrimin e PD-së në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 14 maj të këtij viti.

ilirjan celibashi kqz 15 shkurt 2023

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj