LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Buxheti tepsia e pushtetit"/ Berisha për Shëndetësinë dhe Arsimin: Miliona euro sërish për sterilizimin, kurse universitetet janë kthyer në shkolla të mesme

• Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike pasditen e sotme ka folur në tryezën e organizuar me ekspertë nga fusha e arsimit dhe shëdetësisë, si pjesë e departamenteve të PD-së. • Berisha u ndal fillimisht në planifikimin e përgjithshëm të buxhetit, të cilin e quajti një "mashtrim të madh ndaj shqiptarëve". • Kryedemokrati theksoi se buxheti për shëndetësinë është i pa përputhshëm me kërkesat e qytetarëve. • Ai shtoi se sërish qeveria ka planifikuar miliona euro për aferën e sterilizimit, e cila sipash Berishës është një aferë kriminale. • Berisha u ndal tek buxheti për arsimin, ku shtoi tha se një universitet pa kërkim shkencor është si një shkollë e mesme. • Së fundmi Kreu i PD-së tha se bordet e admonistrimit dhe kancelaritë universitare keqmenaxhojnë fondet, të cilat planifikohen për rritjen e investimeve në universitet.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Universiteti pa kërkim shkencor është si shkollë e mesme"/ Berisha: Shifrat e buxhetit janë dramatike

"Buxheti tepsia e pushtetit"/ Berisha për
Sali Berisha

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim me drejtues të departamente dhe specialistë të fushës, në lidhje me buxhetin e 2024 të miratuar nga mazhoranca socialiste në vetëm 4 minuta. Në fjalën e tij, Berisha theksoi se buxheti 2024 për arsimin dhe shëndetësinë, shënon një rënie, një mashtrim dhe një shpërdorim të madh.

Berisha u ndal tek buxheti për arsimin të cilin e konsideroi abuzues dhe një sinjal alarmi, ku sipas tij po e kthejnë universitetin në nivelin e shkollave të mesme. 

Berisha: I tillë është edhe buxheti për arsimin. Buxheti i arsimit është, buxheti defakto i rrënimit të arsimit universitar.
Një ulje dramatike e investimit në fushën e kërkimeve. Faktikisht universitetet tona po reduktohen në këtë mënyrë, pa kërkimin shkencor në nivelin e shkollave të mesme. Është dramatike. Një universitet e mban kërkimi shkencor. E dallon nga një shkollë e mesme, përpara së gjithash kërkimi shkencor i pedagogëve, studentëve. Një fakultet mjekësie e dallon nga një shkollë e mesme shëndetësie, kërkimi shkencor.
Fondet janë ulur me 30-40 %, ndonëse kanë qenë minimale. Ankohen se universitetet nuk i administrojnë mirë. Kujt i ankohen, ata i kanë dërguar aty, bordet dhe kancelarët i emëron qeveria. Unë nuk jam që të mos miradministrohen fondet, por faktikisht nuk administron gjë, për ti bërë objekt kritikash. Të gjitha këto i bëjnë kancelarët dhe bordet e qeverisë. Ndaj dhe sigurisht ju do të bëni një analizë më të gjerë, por shifrat e këtij buxheti janë dramatike për dy sektorë jetikë të mbarë shoqërisë tonë.

2 VITE ME PARE

"Beqaj hajdut parekselancë"/ Berisha për buxhetin: Sterilizimi 4 herë më i shtrenjtë se në Gjermani, sërish jepen para për aferën kriminale

"Buxheti tepsia e pushtetit"/ Berisha për
Sali Berisha

TIRANË-Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike, u shpreh pasditen e sotme në një tryezë me ekspertë, se buxheti i 2024 ndëshkon pacientët, ndërsa shtoi se nuk garantohet asnjë shërbim jetik për qytetarët siç janë operacionet apo analizat e domosdoshme. 

Berisha në një diskutim me departamentet e PD mbi buxhetin e viti 2024, akuzoi kryemnistrin Edi Rama si sipërmarrësin kryesor të aferës së sterilizimit. Nga ana tjetër kryedemokrati nuk kurseu as akuzat ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj në lidhje me sterilizimin dhe koncesionet. 

Berisha:Në rast se marrim buxhetin për shëndetësinë. Dy të pestat e tij shkojnë për aferat tashmë kriminale të njohura të sterilizimit, proces i cili në Shqipëri perset me koncesionin e tyre, kushton 4 herë më shtrenjtë se në Gjermani, kushton 83 herë më shumë se sa kushtonte ky proces kur kryhej nga sektori publik. Dhe kjo megjithë vendimet që ka marrë gjoja gjykata, vazhdon njëlloj të gllabërojë paratë e buxhetit vetëm e vetëm se është ndërmarrje e Edi Ramës. Ju garantoj ju dhe shqiptarët se Ilir Beqaj, e asnjë Ilir Beqaj tjetër cilido që të jetë ai, nuk do të guxonte kurrë të firmoste një marrëveshje të tillë.

Nuk ka ministër që mund të firmosë një aferë siç është ajo e sterilizimit. Autori i saj i vërtetë është njeriu që për sipërmarrjen e vet dilte para shqiptarëve me një pincë të thyer dhe gërshërë me një krah. Duke menduar se i mashtron ata, ja se me çfarë operoheshin. Pra sado që Beqaj është një hajdut parekselancë, sipërmarrësi numër 1 i kësaj afere që i shkon vendit deri tani 79 milionë euro, pra i shkon mbi 150 mln euro është direkt Edi Rama.

Edhe njëherë ju them nuk ka ministër, zv/kryeministër që mund të firmosë një marrëveshje të tillë. Atë e firmos vetëm në emër të kryeministrit. E tillë po në këto përmasa është check up. I tillë janë analizat.
Mirë po këto procedura përveç se një vjedhje e madhe në qindra milionë të taksave të qytetarëve janë një gjobë e rëndë shumë për qytetarët e sëmurë. Sot shqiptarët detyrohen të bëjnë analizat ku munden, dhe me çmime, ju garantoj unë, këtu në Shqipëri analizat kanë çmimin 3-4 herë më të larta se në Gjermani. Çmime stratosferike.

Buxheti që u lihet tani spitaleve për analiza është kërkund për plotësimin e nevojave me çmimet që ka vendosur koncensionari. Në takimin tjetër u tha se, qytetarët në Shqipëri paguajnë për shërbimin shëndetësor mbi 50% të kostos së tij. I paguajnë po çfarë shërbimi marrin. Por jo të gjithë mund ti paguajnë.
Pra një sektor kaq jetik është në shkatërrim e sipër. Me një buxhet që nga 5% që ishte premtuar katandiset në 1.3 %. Ndaj dhe buxheti për shëndetësinë, në fakt është një buxhet vjedhje, ndëshkimi, gjobe dhe ndëshkimi për qytetarët. Me këtë buxhet nuk garantohen shërbimet jetike, siç janë operacionet, analizat e domosdoshme në sektorin publik për qytetarin shqiptar.

2 VITE ME PARE

"Buxheti për Arsimin dhe Shëndetësinë një mashtrim i madh"/ Berisha: Nuk përputhet me kërkesat

"Buxheti tepsia e pushtetit"/ Berisha për
Sali Berisha

TIRANË-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike në një takim pasditen e sotme me Departamentin e PD-së për Asimin dhe Shëndetësinë, ka folur në kuadër të fushatë "Buxheti dhe tepsia e pushtetit". Berisha e ka quajtur buxhetin si një mashtrim të madh nga qeveria, ku sipas Berishës nuk përputhet me kërkesat.

Nga ana tjetër kryedemokrati theksoi se "është shënuar një precedent i pa ndodhur më parë ku buxheti është votuar në 4 minuta". 

Berisha: Së pari, dëshiroj të ju përshëndes ju përzemërsisht, dhe të mësueset, mësuesit, pedagoget, pedagogët e shkollave dhe universiteteve tona. Ne diskutojmë sot për buxhetin në dy fusha më të rëndësishme për qytetarët, për shërbimet, por në tërësi për kombin. Në dy fusha, si arsimi dhe shëndetësia, të një rëndësie të jashtëzakonshme në zhvillimin njerëzor të një kombi. Buxheti i këtij viti siç e patë, kaloi në 4 minuta në një parlament monist, në një parlament që ka përjashtuar opozitën duke i mohuar asaj të drejtat kushtetuese. Mes respektimit të të drejtave kushtetuese, deputetëve të opozitës dhe popullit opozitar në parlament dhe kalimit në mënyrën më të turpshme, të papërgjegjshme të buxhetit vjetor të shtetit, Edi Rama zgjodhi këtë të dytën. Zgjodhi të dytën duke dëshmuar se ai është i vendosur të konfiskojë të drejtat kushtetuese të popullit opozitar, të qëndrojë mbi kushtetutën e vendit, është i vendosur defakto të bëjë gjithçka për pushtetin e tij monist.

Kurrë në asnjë vend nuk është regjistruar votimi në 4 minuta i një buxheti. Kjo ndodh vetëm në narkoshtetin e Edi Ramës. Qëndresa e deputetëve të PD-së, për të drejtat kushtetuese nxori në dritën e diellit para gjithë botës, fytyrën e vërtetë të regjimit të Tiranës. Nxori shkallën më të lartë të papërgjegjshmërisë. Të votosh buxhetin e një viti në 4 minuta, do të thotë se je larg çdo norme, çdo standardi, çdo ligji. Por ne jemi të vendosur që me këto takime të paraqesim para shqiptarëve, pikëpamjet, opinionet, mendimet tona lidhur me buxhetin që kaloi në 4 minuta. Ky është takimi i dytë i rëndësishëm që bëhet nga departamentet dhe unë i përgëzoj. Diskutimi i buxhetit me specialistët, grupet e interesit, qytetarët është detyrim kushtetues nga ata që hartojnë dhe miratojnë buxhetin.

Por kur hartoj një buxhet të tillë dhe miratoi një buxhet të tillë, ata do të donin që ta kalonin edhe për 3 minuta. Buxheti për shëndetësinë dhe arsimin nuk shënon një avancim, jo që nuk përputhet kërkund me kërkesat e domosdoshme të këtyre fushave, të një rëndësie jetike për shoqërinë shqiptare, por përkundrazi shënon një rënie, shënon një mashtrim të ri dhe një shpërdorim të madh.

sali berisha buxheti 2024

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend