LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Bërtiti "Palestina e lirë"/ Vriten me armë zjarri dy punonjës të ambasadës izraelite në SHBA, vihet në pranga autori, Trump: Urrejtja dhe radikalizmi nuk kanë vend këtu!

• Dy anëtarë të stafit të Ambasadës Izraelite në Uashington janë qëlluar për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e djeshme pranë Muzeut Hebraik të qytetit, ndërsa autori i sulmit u arrestua pak kohë më vonë. • Dy punonjësit, një burrë dhe një grua, u qëlluan rreth orës 21:00 (me orën lokale) ndërsa po largoheshin nga një aktivitet që po zhvillohej në muze. Sipas informacioneve, viktimat ishte një çift që kishte ndërmend të fejohej së shpejti në Jerusalem. • Referuar deklaratave të shefit të policisë lokale dhe dëshmive të tjera, autori i krimit, i cili po priste, duke ecur nervozisht jashtë muzeut, iu afrua një grupi prej katër personash që po largoheshin nga vendi i ngjarjes dhe hapi zjarr, duke qëlluar për vdekje çiftin. •  Më pas ai u përpoq të hynte në ndërtesë, ku u ndalua nga personeli i sigurisë. Në momentin e arrestimit të tij, 30-vjeçari, i quajtur Elias Rodriguez nga Çikago, po bërtiste "Palestina e lirë". • Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu ngushëllime familjeve të dy anëtarëve të stafit të Ambasadës Izraelite që u vranë pranë Muzeut Hebraik të Kryeqytetit në Uashington, DC.  • Trump shprehet se vrasjet e bazuara në antisemitizëm duhet të marrin fund dhe se urrejtja dhe radikalizmi nuk kanë vend në SHBA. • Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi se autoritetet do të gjejnë ata që janë përgjegjës për sulmin pranë Muzeut Hebraik në Uashington. • Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu pas ngjarjes njoftoi se po forcon masat e sigurisë në misionet diplomatike izraelite në të gjithë botën dhe po rrit mbrojtjen për përfaqësuesit e vendit të tij. • Zyra e Netanyahut njoftoi se kryeministri izraelit ka qenë në kontakt me Prokuroren e Përgjithshme të SHBA-së, Pam Bondi për të pyetur në lidhje me autorin e dyshuar dhe dy viktimat - një çift të rinjsh që do të fejoheshin së shpejti. Bodi i shprehu Netanyahut keqardhjen e saj të thellë, sipas një deklarate nga zyra e tij, duke shtuar se Presidenti i SHBA-së Donald Trump po ndihmon në menaxhimin e situatës. • Ai deklaroi gjithashtu se autori i krimit do të nxirret para drejtësisë.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Vrasja e dy punonjësve të ambasadës izraelite në SHBA, Netanyahu: Të forcohen masat e sigurisë në misionet diplomatike izraelite në të gjithë botën!

Bërtiti "Palestina e lirë"/ Vriten me armë zjarri dy
Nenanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi se po forcon masat e sigurisë në misionet diplomatike izraelite në të gjithë botën dhe po rrit mbrojtjen për përfaqësuesit e vendit të tij, pas sulmit të armatosur të mërkurën në mbrëmje në Uashington që mori jetën e dy punonjësve të ambasadës.

Zyra e Netanyahut njoftoi në Platformën X se kryeministri izraelit kia qenë në kontakt me Prokuroren e Përgjithshme të SHBA-së, Pam Bondi për të pyetur në lidhje me autorin e dyshuar dhe dy viktimat - një çift të rinjsh që do të fejoheshin së shpejti.

Bodi i shprehu Netanyahut keqardhjen e saj të thellë, sipas një deklarate nga zyra e tij, duke shtuar se Presidenti i SHBA-së Donald Trump po ndihmon në menaxhimin e situatës. Ai deklaroi gjithashtu se autori i krimit do të nxirret para drejtësisë.

Dy anëtarë të stafit të Ambasadës Izraelite në Uashington janë qëlluar për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e djeshme pranë Muzeut Hebraik të qytetit, ndërsa autori i sulmit u arrestua pak kohë më vonë.  Dy punonjës të Ambasadës Izraelite, një burrë dhe një grua, u qëlluan rreth orës 21:00 (me orën lokale) ndërsa po largoheshin nga një aktivitet që po zhvillohej në muze. Sipas NBC News, ishte një çift që kishte ndërmend të fejohej së shpejti në Jerusalem.

Referuar deklaratave të shefit të policisë lokale dhe dëshmive të tjera, autori i krimit, i cili po priste, duke ecur nervozisht jashtë muzeut, iu afrua një grupi prej katër personash që po largoheshin nga vendi i ngjarjes dhe hapi zjarr, duke qëlluar për vdekje çiftin. Më pas ai u përpoq të hynte në ndërtesë, ku u ndalua nga personeli i sigurisë. Në momentin e arrestimit të tij, 30-vjeçari, i quajtur Elias Rodriguez nga Çikago, po bërtiste "Palestina e lirë".

1 VITE ME PARE

Vrasja e punonjësve të ambasadës izraelite në SHBA/ Trump: Urrejtja dhe radikalizmi nuk kanë vend këtu! Rubio: Ne do t'i nxjerrim përgjegjësit para drejtësisë

Bërtiti "Palestina e lirë"/ Vriten me armë zjarri dy
trump, rubio

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në SHBA. Trump shprehu ngushëllime familjeve të dy anëtarëve të stafit të Ambasadës Izraelite që u vranë pranë Muzeut Hebraik të Kryeqytetit në Uashington, DC.

Trump shprehet se vrasjet e bazuara në antisemitizëm duhet të marrin fund dhe se urrejtja dhe radikalizmi nuk kanë vend në SHBA.

“Këto vrasje të tmerrshme në Uashington, të bazuara padyshim në antisemitizëm, duhet të marrin fund, TANI! Urrejtja dhe radikalizmi nuk kanë vend në SHBA. Ngushëllime familjeve të viktimave. Sa e trishtueshme që gjëra të tilla mund të ndodhin! Zoti ju bekoftë të GJITHËVE”, shkroi presidenti në një postim në Truth Social.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi se autoritetet do të gjejnë ata që janë përgjegjës për sulmin pranë Muzeut Hebraik në Uashington.

"Ky ishte një akt i paturpshëm dhune frikacake antisemite." “Mos u gaboni: Ne do t’i gjejmë ata që janë përgjegjës dhe do t’i nxjerrim para drejtësisë”, tha kreu i diplomacisë amerikane nëpërmjet X.

Sipas zyrtarëve që folën për mediat lokale, personi i armatosur që vrau anëtarët e stafit diplomatik bërtiti "Palestina e Lirë" ndërsa po arrestohej. Danny Danon, përfaqësuesi i përhershëm i Izraelit në Kombet e Bashkuara reagoi po ashtu p)r ngjarjen nëpërmjet një postimi në "X".

"Sulmi ndaj diplomatëve dhe anëtarëve të komunitetit hebraik kalon një vijë të kuqe", u shpreh ai. "Jemi të bindur se autoritetet amerikane do të veprojnë me forcë kundër atyre që janë përgjegjës për këtë akt kriminal." “Izraeli do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të mbrojtur qytetarët dhe përfaqësuesit e tij në mbarë botën”, shtoi ambasadori.

1 VITE ME PARE

Vriten me armë zjarri dy punonjës të ambasadës izraelite në SHBA/ Autori vihet në pranga, bërtiti "Palestina e lirë" në momentin e arrestimit

Bërtiti "Palestina e lirë"/ Vriten me armë zjarri dy
foto ilustruese

SHBA- Dy anëtarë të stafit të Ambasadës Izraelite në Uashington janë qëlluar për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e djeshme pranë Muzeut Hebraik të qytetit, ndërsa autori i sulmit u arrestua pak kohë më vonë. 

Dy punonjës të Ambasadës Izraelite, një burrë dhe një grua, u qëlluan rreth orës 21:00 (me orën lokale) ndërsa po largoheshin nga një aktivitet që po zhvillohej në muze. Sipas NBC News, ishte një çift që kishte ndërmend të fejohej së shpejti në Jerusalem.

Referuar deklaratave të shefit të policisë lokale dhe dëshmive të tjera, autori i krimit, i cili po priste, duke ecur nervozisht jashtë muzeut, iu afrua një grupi prej katër personash që po largoheshin nga vendi i ngjarjes dhe hapi zjarr, duke qëlluar për vdekje çiftin.

Më pas ai u përpoq të hynte në ndërtesë, ku u ndalua nga personeli i sigurisë. Në momentin e arrestimit të tij, 30-vjeçari, i quajtur Elias Rodriguez nga Çikago, po bërtiste "Palestina e lirë".

Shikoni videon e arrestimit të autorit më poshtë:


Ambasada izraelite po bashkëpunon me autoritetet përkatëse për hetimin e vrasjes së rëndë. Sipas një deklarate nga zëdhënësi i saj, ambasadori izraelit nuk ishte në vendngjarje në kohën e sulmit.

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së,  Pam Bondi, tha në një postim se ajo dhe Prokurorja e Përgjithshme në detyrë e Uashingtonit, Janine Piro, vizituan nga afër vendngjarjen, Muzeun Hebraik. Ndërtesa, e vendosur shumë afër zyrës rajonale të FBI-së në Uashington, i është kushtuar nxjerrjes në pah të përvojës hebraike në rajon, sipas faqes së saj të internetit.

"Nuk ka kërcënim për sigurinë publike në këtë kohë", tha Zyra Rajonale e FBI-së në Uashington, e cila po merr pjesë në hetim, në një deklaratë në mediat sociale.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së,  Christie Noem,  publikoi një deklaratë duke informuar publikun rreth incidentit dhe duke u zotuar se autori i krimit do të nxirret para drejtësisë.  

Ted Deutsch, drejtor ekzekutiv i Komitetit Amerikan Hebraik, tha se organizata e tij po organizonte një aktivitet në muze të mërkurën në mbrëmje. "Jemi të shkatërruar që një akt i papërshkrueshëm dhune ndodhi jashtë vendit të ngjarjes", tha ai në një deklaratë. "Në këtë kohë, ndërsa presim më shumë informacion nga policia rreth asaj që ndodhi saktësisht, mendimet dhe zemrat tona janë me të prekurit dhe familjet e tyre."

Danny  Danon,  përfaqësuesi i përhershëm i Izraelit në Kombet e Bashkuara, iu referua "një akti të çoroditur të terrorizmit antisemit", gjithashtu nëpërmjet X. "Sulmi ndaj diplomatëve dhe anëtarëve të komunitetit hebraik kalon një vijë të kuqe", shtoi ai. "Jemi të bindur se autoritetet amerikane do të veprojnë me forcë kundër atyre që janë përgjegjës për këtë akt kriminal." “Izraeli do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të mbrojtur qytetarët dhe përfaqësuesit e tij në mbarë botën”, shtoi ambasadori.

netanyahu trump shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj