LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha: ‘Qytetari dixhital’ më tha Arben Ahmetajn e kanë kërcënuar nga burgu! Të më shkruajë në telefonin tim

• Sali Berisha ka mbajtur konferencën e përjavshme me gazetarët. • Në fjalën e tij, Berisha tha se çështja e inceneratorëve po kërkohet që të mbyllet me Arben Ahmetajn. • Ish-kryeministri shtoi gjithashtu se burime të besueshme i kanë thënë se janë lëshuar urdhër arrestet për bashkëjetuesen e Ahmetajt, Erjola Hoxha dhe ish-bashkëshorten e tij, Albin Mançka. • Foli edhe për situatën brenda Partisë Demokratike.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Berisha: Ne jemi PD, askush nuk na e tjetërson identitetin

Berisha: ‘Qytetari dixhital’ më tha Arben Ahmetajn e kanë
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha foli lidhur me situatën brenda Partisë Demokratike dhe "rizgjedhjen" e Lulzim Bashës si kreu i fraksionit të PD-së së vulës. Në konferencën me gazetarët, i pyetur nëse do të krijojë parti të re apo do vijojë betejën për logon e vulën, Berisha tha se askush nuk mund t’u tjetërsojë demokratëve identitetin.

"Ne nuk krijojmë, nuk na e ndryshon kush emrin ne. Ne jemi PD. Ne e nisëm betejën tonë kundër regjimit. Sot është një mbledhje shumë e rëndësishme. Askush nuk mund t’u tjetërsojë demokratëve identitetin. Do jetë një përballje me Edi Ramën me të gjitha potencialet që ka kjo parti,"-tha Berisha.

2 VITE ME PARE

Sali Berisha: Nuk kam komunikuar kurrë drejtpërdrejt me Ahmetajn, po të dojë të më shkruajë

Berisha: ‘Qytetari dixhital’ më tha Arben Ahmetajn e kanë
Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka komunikuar me ish.zv-kryeministrin Arben Ahmetaj. Por shtoi "jo drejtpërdrejt". Në fjalën e tij gjatë konferencës për mediat, Berisha tha se telefonin e ka të hapur dhe Ahmetaj mund t’i shkruajë. E po ashtu bëri me dije se ka dijeni se SPAK ka prerë urdhër-arresti për ish-bashkëshorten dhe bashkëjetuesen e Ahmetajt. 

"Nuk kam komunikuar kurrë drejtpërdrejt me Ahmetajn. Por ai po të dojë mund të shkruajë çfarë të dojë në telefonin tim. Nuk e kam penguar. E kam marrë nga qytetari dixhital. Jam i ndjeshëm se Ahmetaj u largua duke paraqitur mesazhet kërcënuese që kishte marrë. Prokuroria duhet t'i kishte verifikuar deri më një. 

Ahmetaj ka informuar njerëz të cilët u ka rrëfyer se është kërcënuar, madje direkt edhe nga kriminelë nga qelitë e burgjeve, është një gjë e rëndë. Për ish-bashkëshorten dhe bashkëshorten më thonë se janë lëshuar urdhër arresti, por nuk e di të vërtetë. Të lëshosh urdhër arresti për ato zonjat, dhe të sillet Veliaj, Rama, Agaçi e Gjiknuri të lirë, që me firmat e tyre janë bazë e vjedhjes, do të thotë që po përpiqet të serviret çështja ashtu siç nuk është. Ahmetaj të paraqitet si strumbullari apo trungu, dhe Mërtiri e Zoto dhe qarku të mbyllet me këta 3 persona, E them me përgjegjësi absolute,"-tha Sali Berisha.

2 VITE ME PARE

'Dumani tha s'i njoh pronarët'/ Berisha: Rama dhe Veliaj fshehën me letra pronarët e vërtetë të inceneratorëve, kjo është vepër penale

Berisha: ‘Qytetari dixhital’ më tha Arben Ahmetajn e kanë
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ata që fshehën pronarët në letra të inceneratorit të sekuestruar të Tiranës duhet të ishin në qeli. Në fjalën e tij në konferencën e përjavshme me mediat, Berisha risolli deklaratën e Altin Dumanit, kreut të SPAK, i cili tha se nuk i dinin pronarët e inceneratorit të Tiranës dhe nuk mund ta ndërpriste kontratën pasi mund të përfundonin në arbitrazh.

“Ata të cilët kanë fshehur pronarët në letra, kanë kryer një krim të shëmtuar dhe duhej të ishin me kohë në qeli”, u shpreh Berisha në një deklaratë për mediat, duke theksuar se “Zoton e Mërtirin i njihte e gjithë Shqipëria”,-shtoi Berisha.

Ndërkohë që bëri me dije se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka thënë gjatë fushatës zgjedhore se do të ndërpriste pagesat për inceneratorin e Tiranës. 

"Jashtë kësaj analize unë dua të informoj qytetaret se: Erion Veliaj, 15 dite para zgjedhjeve ka deklaruar se pas zgjedhjeve unë do ndërpres pagesat per inceneratorin. Por ai këtë nuk e bëri sepse duket fshehtas arriti marrëveshjen që ato të mund të vazhdojnë. Së dyti, këto kohet e fundit ka pasur presione të papranueshme dhe takime shumë të dyshimta dhe të papranueshme midis prokurorisë dhe personave që janë pronar de fakto të djegësave ndër të cilët mundet dhe vetë Edi Rama. Duke përfunduar më duhet të them se shpallja e Zotos dhe Mërtirit si pronarë de fakto dhe akuza për Arben Ahmetajn për firmën në vendimin e qeverisë për të dhënë bonusin prej tetë pikesh ngjet me një përpjekje të qartë për të shmangur ngritjen e akuzës për organizatë kriminale për vjedhjen e shekullit dhe për të përjashtuar nga hetimi përgjegjësit dhe pronaret e vërtetë kryesorë të djegësit të Tiranës,"-shtoi Berisha ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË:

Sekuestrimi këtë javë i shoqërisë Integrated Energy dhe pasurive të tyre nga SPAK, ka qenë temë kryesore e debatit javor. Personalisht unë dhe PD kemi mbështetur dhe do mbështesim çdo masë, vendim, akt që përputhet me zbatimin e paanshëm të ligjit. Në këtë kuadër, ne mbështesim si një masë në drejtimin e duhur, vendosjen e sekuestros mbi shoqëritë dhe pasuritë e shoqërive që në letra kanë në pronësi djegësin e Tiranës. Por PD përsërit gjithashtu se sikundërse djegësat janë vjedhja e shekullit, hetimi i tyre është dështimi i shekullit. Vonesat në hetim i kanë kushtuar qytetarëve mbi 40 milionë euro të grabitura nga hajdutët e shekullit. Për PD-në, vonesa e kësaj sekuestroje përbën në vetvete një vepër të rëndë penale. Së pari, sepse vetëm pak muaj më parë kreu i SPAK deklaroi se nuk vendosim sekuestro se nuk dimë pronarët dhe ata do na hedhin në arbitrazh. Me këtë pohim ai pohoi se ekzekutivi po fsheh pronarët e kompanive për të vazhduar të qetë vjedhjen e miliona eurove. Ata e bënë këtë fshehje, këtë vepër penale jo për të mbrojtur pasurimin e Zotos dhe Mërtirit, por për të mbrojtur pasurimin e tyre, sepse pronarët e vërtetë janë Rama dhe Veliaj dhe të tjerë. Ata të cilët kanë fshehur pronarët në letra, kanë kryer një krim të shëmtuar dhe duhej të ishin me kohë në qeli, por kjo nuk ndodh sepse prokuroria është e tyre. Prokurori e di se shteti është i detyruar t’i dalë zot para ligjit kontratës që ka firmosur, dhe kur ajo nuk i del zot, fsheh një krim apo kryen një krim. Erion Veliaj dhe Edi Rama dhe të gjithë ata që kanë firmat në koncesionin e Tiranës dhe i kanë fshehur pronarët de jure kanë kryer vepër të rëndë penale dhe e kanë bërë këtë vetëm sepse ajo ishte pronë e tyre. Me pohimin e shefit të SPAK se nuk mund të sekuestrohet djegësi i Tiranës se ata na hedhin në arbitrazh, ai nuk ka folur me gjuhën e ligjit, por të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Sekuestroja është një masë gjysmake, pasi nuk ndryshon pronësinë e djegësit të Tiranës. Përsëri paratë e taksapaguesve do derdhen në llogaritë e Zotos dhe Mërtirit dhe përsëri qytetarët në kundërshtim me kontratën, në kundërshtim me raportin e KLSH, do i paguajnë Zotos dhe Mërtirit të letrave 29 euro për ton me tarifën e djegies që nuk ekziston. Prokuroria nuk ka mundur ta bëjë këtë sepse pronarët e vërtetë të djegësit të Tiranës janë Edi Rama dhe Erion Veliaj. Zoto dhe Mërtiri janë pronarët de jure të djegësit të Tiranës dhe me shumë mundësi aksionerët dytësorë të kësaj monstre që ka grabitur 110 milionë euro dhe nuk ekziston. Shpallja e tyre si pronarë është mbrojtje që prokuroria e partisë u bën pronarëve të vërtetë, Edi Ramës, Erion Veliajt, Engjëll Agaçit dhe të tjerëve. Prokuroria në Akuzën ndaj Arben Ahmetajt për djegësin e Tiranës e akuzon atë se ai ka firmosur ndërkohë që “në këtë datë që është propozuar dhënia e bonusit, shoqëria Integrated Energy B.V sh.p.k nuk rezultonte e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit”. Por e vërteta është se: Djegësi i Tiranës, i cili ndonëse ka gllabëruar 110 milionë euro dhe që nuk ekziston sot as si gjurmë është de facto e mbi të gjitha vetëm e vetëm i Erion Velise, Edi Rames dhe zyrtarëve dhe jo kurrë i Mirel Mërtirit, Zotos as dhe i Arben Ahmetit. Ai është para se gjithash i Erion Velisë mbasi është ky hajdut që për djegësin e tij zëvendësoi praktiken e përcaktuar me studim serioz te trajtimit te mbetjeve ne Tirane me depozitim, seleksionim, riciklim me praktiken e djegies dhe koncesionit privat të djegësit të Tiranës. Askush tjetër përveç Erion Velisë nuk mund ta bënte këtë. Është Veliaj ai që propozoi që në vend të praktikës se ndërtimit me tender të djegësit për trajtimin e mbetjeve të Tiranës të bëhej dhënia me koncesion tek privati, i cili në afatin 30 vjeçar do ju siguronte një fitim 680 milionë euro pronarëve të vet qeveritar. Është Erion Veliaj, i cili në kundërshtim me ligjin dhe vetëm për pasurimin e tij me një seri shkresash të firmosura prej tij dhe të refuzuara nga Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj ka garantuar se Bashkia e Tiranes merr përsiper financimin e djegësit. Është Erion Veliaj falsifikator që për pasurimin e tij në kundërshtim flagrant me ligjin falsifikon vendimin e Këshillit të Bashkisë së Tiranes dhe Qarkut te Tiranës me të cilat zotohet me firmë për financimin prej 90 milionë euro të një kompanie që nuk ekziston dhe që do themelohej 9 muaj me vonë vetëm se ajo ishte ndërmarrja e tij.Me pohimin e shefit të SPAK se nuk mund të sekuestrohet djegësi i Tiranës se ata na hedhin në arbitrazh, ai nuk ka folur me gjuhën e ligjit, por të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Sekuestroja është një masë gjysmake, pasi nuk ndryshon pronësinë e djegësit të Tiranës. Përsëri paratë e taksapaguesve do derdhen në llogaritë e Zotos dhe Mërtirit dhe përsëri qytetarët në kundërshtim me kontratën, në kundërshtim me raportin e KLSH, do i paguajnë Zotos dhe Mërtirit të letrave 29 euro për ton me tarifën e djegies që nuk ekziston. Prokuroria nuk ka mundur ta bëjë këtë sepse pronarët e vërtetë të djegësit të Tiranës janë Edi Rama dhe Erion Veliaj. Zoto dhe Mërtiri janë pronarët de jure të djegësit të Tiranës dhe me shumë mundësi aksionerët dytësorë të kësaj monstre që ka grabitur 110 milionë euro dhe nuk ekziston. Shpallja e tyre si pronarë është mbrojtje që prokuroria e partisë u bën pronarëve të vërtetë, Edi Ramës, Erion Veliajt, Engjëll Agaçit dhe të tjerëve. Prokuroria në Akuzën ndaj Arben Ahmetajt për djegësin e Tiranës e akuzon atë se ai ka firmosur ndërkohë që “në këtë datë që është propozuar dhënia e bonusit, shoqëria Integrated Energy B.V sh.p.k nuk rezultonte e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit”. Por e vërteta është se: Djegësi i Tiranës, i cili ndonëse ka gllabëruar 110 milionë euro dhe që nuk ekziston sot as si gjurmë është de facto e mbi të gjitha vetëm e vetëm i Erion Velise, Edi Rames dhe zyrtarëve dhe jo kurrë i Mirel Mërtirit, Zotos as dhe i Arben Ahmetit. Ai është para se gjithash i Erion Velisë mbasi është ky hajdut që për djegësin e tij zëvendësoi praktiken e përcaktuar me studim serioz te trajtimit te mbetjeve ne Tirane me depozitim, seleksionim, riciklim me praktiken e djegies dhe koncesionit privat të djegësit të Tiranës. Askush tjetër përveç Erion Velisë nuk mund ta bënte këtë. Është Veliaj ai që propozoi që në vend të praktikës se ndërtimit me tender të djegësit për trajtimin e mbetjeve të Tiranës të bëhej dhënia me koncesion tek privati, i cili në afatin 30 vjeçar do ju siguronte një fitim 680 milionë euro pronarëve të vet qeveritar. Është Erion Veliaj, i cili në kundërshtim me ligjin dhe vetëm për pasurimin e tij me një seri shkresash të firmosura prej tij dhe të refuzuara nga Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj ka garantuar se Bashkia e Tiranes merr përsiper financimin e djegësit. Është Erion Veliaj falsifikator që për pasurimin e tij në kundërshtim flagrant me ligjin falsifikon vendimin e Këshillit të Bashkisë së Tiranes dhe Qarkut te Tiranës me të cilat zotohet me firmë për financimin prej 90 milionë euro të një kompanie që nuk ekziston dhe që do themelohej 9 muaj me vonë vetëm se ajo ishte ndërmarrja e tij.Është Edi Rama që në kundërshtim flagrant me çdo ligj dhe praktikën e vendit, por dhe të botës ai që ka firmosur vendimin e qeverisë për t’i dhënë 8 pikë në garë një kompanie si Integrated Energy, e cila nuk ekzistonte e regjistruar asgjëkundi përveçse në ëndrrën makabre te Erion Velisë, Edi Ramës etj për t’ju grabitë shqiptarëve qindra milionë euro. Ministria Felaj shkruante në fund të nëntorit të vitit 2016 se: “Fatkeqësisht, pavarësisht kërkimit disa herë, qoftë me emër kompanie, qoftë me emër aksioneri, nuk kemi mundur të gjejmë shoqërinë të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit”, d.m.th kompania ne fjale nuk ekziston dhe se ajo nuk është e regjistruar. Së fundmi është Erion Veliaj personi më direkt se bashku me Kokën, Ballukun, Ibrahimin që i kanë fshehur prokurorisë pronarët në letra të djegësit dhe akoma më shumë kanë fshehur apo kanë vjedhur 110 milionë euro buxhetit të shtetit për djegësin që nuk ekziston. Pse prokuroria e lejon vetes të akuzojë Ahmetajn se ka firmosur vendimin për bonusin prej tetë pikësh, ndërkohë që ai nuk ishte as propozuesi as shpallësi i tenderit. Të akuzosh Arben Ahmetajn për këtë firmë që pa diskutim ai ka përgjegjësi, por të mos akuzosh për firmën para tij Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Artur Metanin tregon se bën hetim të dirigjuar dhe ky nuk është hetim. Jashtë kësaj analize unë dua të informoj qytetaret se: Erion Veliaj, 15 dite para zgjedhjeve ka deklaruar se pas zgjedhjeve unë do ndërpres pagesat per inceneratorin. Por ai këtë nuk e bëri sepse duket fshehtas arriti marrëveshjen që ato të mund të vazhdojnë. Së dyti, këto kohet e fundit ka pasur presione të papranueshme dhe takime shumë të dyshimta dhe të papranueshme midis prokurorisë dhe personave që janë pronar de fakto të djegësave ndër të cilët mundet dhe vetë Edi Rama. Duke përfunduar më duhet të them se shpallja e Zotos dhe Mërtirit si pronarë de fakto dhe akuza për Arben Ahmetajn për firmën në vendimin e qeverisë për të dhënë bonusin prej tetë pikesh ngjet me një përpjekje të qartë për të shmangur ngritjen e akuzës për organizatë kriminale për vjedhjen e shekullit dhe për të përjashtuar nga hetimi përgjegjësit dhe pronaret e vërtetë kryesorë të djegësit të Tiranës.

sali berisha berisha 4 gusht 2023

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty