LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha me gazetarët: Escobar njoftoi padinë penale, Ramën e pret dera e burgut! Koalicioni ynë drejt fitores

• Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se vizita e të dërguarit të Posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar përfundoi me një lajm tejet të rëndësishëm. • Berisha tha se Escobar njoftoi se në SHBA ka një padi të hapur penale për kryeministrin Edi Rama. • Kjo deklaratë sipas tij, tregon se kryeministrin e pret dera e burgut në lidhje me çështjen McGonigal. • Berisha foli edhe për dosjen e inceneratorëve dhe denoncoi lidhjet e kryebashkiakut Erion Veliaj me biznesmenin Miliad Lopa. • Berisha publikoi një fotografi që tregon Lopën me komandantin e ekzekutuar nga SHBA, Qassem Soleiman.

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Si e komentoi Berisha intervistën e Escobar? Tri shpjegimet për McGonigal, fitoren e opozitës dhe non-gratan

Berisha me gazetarët: Escobar njoftoi padinë penale, Ramën e pret
Gabriel Escobar, Edi Rama, Charles McGonigal dhe Sali Berisha

TIRANE- "Vizita e Escobar më pëlqeu, intervista më pëlqeu edhe më shumë", kjo ishte mbyllja e komentit të kryedemokratit Sali Berisha për intervistën e të dërguarit të Posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dje te "Top Story". Në leximin që Berisha i ka bërë intervistës së Escobar, ai veçoi tre çështje. Por çfarë tha i dërguari i DASH dhe çfarë thotë Berisha?

Çështja McGonigal. I dërguari i SHBA tha se nuk komenton një çështje të hapur penale. "Do të them dy gjëra. Një, unë nuk mund të flas për një çështje të hapurpenale. Gjëja e dytë siç e përmenda më parë, marrëdhënia mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë është me popullin e Shqipërisë, me institucionet, jo me një parti dhe jo me një individ. Thënë kështu, do të thoja se marrëdhënia jonë me Shqipërinë është më e mira që kemi pasur ndonjëherë."-tha ai. 

Por çfarë thotë Berisha? 

Më pëlqeu sepse ajo më faktoi se nuk isha i gabuar kur deklarova se më pëlqeu vizita. Dhe kur ju thashë se kjo vizitë shtroi një detyrë para meje, ekstradimin e Ramës në SHBA. Unë atë deduksion e bëra nga takimi i paprecedent në 32 vite të karrierës sime politike, takim në të cilin nuk u fol asnjë fjalë e vetme. Ndonëse vizita u deklarua se ishte për zgjedhjet lokale, aty asnjë fjalë për asgjë. Cila ishte kryefjala e intervistës së tij? Ishte një: e pyetur nga gazetarja për problemin e Ramës me McGonigal, ai u përgjigj se nuk komenton për një çështje penale e hapur. E di çfarë do të thotë çështje penale e hapur? Do të thotë derë e burgut e hapur. Një derë qelie e hapur për Edi Ramën. Kjo ishte kryefjala, kjo ishte e vërteta. Ndaj dhe Edi Rama nxinte bashkë me ministreshat e tij me lopatë në dorë pas takimit.

Fitorja e opozitës- Çështja e dytë për të cilën Berisha foli fitorja sipas tij e opozitës në Lokalet 2023. Escobar në përgjigjen që dha dje përballë gazetares Grida Duma foli për këtë çështje, për të cilën, tha se është përgjegjësia e popullit shqiptar që të zgjedhë me përgjegjësi. 

Marrëdhënia jonë me Shqipërinë është me popullin e Shqipërisë, jo me një parti dhe jo me një person. Pra, në këtë drejtim, kur pyet nëse do të ketë një reagim nga Shtetet e Bashkuara nëse partitë nuk janë të pastra, nëse kandidatët nuk i përmbushin standardet më të larta të antikorrupsionit dhe të gjitha standardet e tjera demokratike, reagimi duhet të vijë nga njerëzit, jo nga Shtetet e Bashkuara. Kjo është një punë për popullin e Shqipërisë, jo për Shtetet e Bashkuara.

Shikoni, ne nuk zgjedhim qeveritë si aleatë në NATO, që do të thotë se ne nuk zgjedhim fituesit dhe humbësit. E bëjnë njerëzit. Do të them, sërish, partneriteti ynë është me popullin e Shqipërisë dhe me çdo parti politike. 

Por çfarë tha Berisha? Kryetari i PD këtë e sheh si pranim se opozita është drejt fitores. 

E dyta, ai ishte një lajm shumë interesant. Edhe në rast se fiton, tha, pra parashikon fitoren time. Unë e vlerësoj këtë. Unë u thashë se në kryeqytetet e Europës dhe botës po binden për rikthimin e fuqishëm të Sali Berishës dhe fitoren e PD-së.

Berisha non-grata, pezullim i vendimit apo falje? 

Për Escobar Berisha-non grata është një çështje e mbyllur dhe se ndryshimi i masës nuk ka për të ndodhur. 

Para së gjithash, mendoj se pozicioni ynë për këtë individ të veçantë është shumë i qartë. Por unë do të thosha se nuk njoh asnjë person që përmes zgjedhjeve të ketë arritur të ndryshojë përcaktimin e pozicionit të tyre prej Departamentit të Shtetit sipas legjislacionit tonë. Po, thënë kjo, unë mendoj se Shqipëria ka një të ardhme vërtet të jashtëzakonshme dhe duhet të fokusohet tek e ardhmja. Dhe ka shumë njerëz që do të donin ta tërhiqnin atë në të shkuarën dhe unë nuk mendoj se ky është një vend ku Shqipëria dëshiron të shkojë.

Ndërsa për kryetarin e PD, çështja është më e thjeshtë. Sipas tij, heqja e non-gratas siç thotë edhe Escobar nuk ka për të ndodhur, pasi Sali Berisha nuk ia ka kërkuar këtë gjë Departamentit Amerikan të Shtetit. Berisha tha se nuk ka për të zgjedhur rrugën e lobimit për të ndryshuar non-gratan por të gjykatës. 

Po do thuash ti që ai thotë se nuk ndryshon vendimi. Këtu kam një përgjigje shumë të thjeshtë. Gazetarja, Grida, por edhe ju, mund të bëni një pyetje: a ka kërkuar Sali Berisha një kërkim të ndryshimit. Jo, nuk ka kërkuar. Se si mund të ndryshojë vendimi, pa kërkuar i ndryshuari, këtë nuk e imagjinoj. Unë kam paditur Sekretarin e Shtetit në gjykatën e Parisit për shpifje, çka nënkupton çdo mundësi që unë të kërkoj ndryshimin e vendimit. Është vetëm kështu. Unë nuk kam kërkuar ndryshimin e vendimit. Kam zgjedhur këtë rrugë. Unë nuk kam bërë dhe nuk do bëj asnjë lobim. Kam zgjedhur gjykatën./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Berisha: SHBA duhet të hetojë për aferat dhe pronat e Kim në Shqipëri

Berisha me gazetarët: Escobar njoftoi padinë penale, Ramën e pret
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi një hetim nga ana e autoriteteve amerikane për ambasadoren Yuri Kim dhe pasurinë e saj në Shqipëri. Berisha tha se Kim ka prona këtu të marra nëpërmjet aferave korruptive.

Sali Berisha: Unë e kam bërë për të mbrojtur dinjitetin tim. E kuptoj që kjo ka qenë lënduese, nuk është antiamerikane, ata që e marrin antiamerikane, gabojnë. Kurse përsa i përket guvernatores, unë edhe njëherë i bëj thirrje Inspektorit të Përgjithshëm të DASH, FBI-së dhe Kongresit të SHBA të hetojnë aferat korruptive të ambasadores Yuri Kim, përfshi këtu edhe pronat e saj në Shqipëri. Garantoj në mënyrën më të hapur se PD është e gatshme të kontribuoj me prova dhe fakte në zbardhjen e këtyre problemeve. Kaq!/Dosja.al

 

3 VITE ME PARE

"Edhe në rast se..."/ Berisha analizon intervistën e Escobar: Konfirmoi fitoren time

Berisha me gazetarët: Escobar njoftoi padinë penale, Ramën e pret
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar ka konfirmuar fitoren e tij me deklaratat e bëra. Duke u ndalu tek intervista që Escobar dha për 'Top Story', Berisha shkeputi një frazë dhe tha se krahasuar me një vit më parë, Escobar ka qenë më optimist. 

"Konfirmoi fitoren time, unë e thashë pa më bërë pyetjen se në kapitalet, kryeqytetet e botës dhe Evropës po binden për rikthimin e Berishës dhe fitoren e Partisë Demokratike. Merri pak deklaratat e një viti më parë. Ky tha 'edhe po fitoi', domethënë është kandidat për të fituar. A kupton? Kuptoni?"- tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Berisha: Nuk duan të heq non-gratan! S'e kam kërkuar kurrë

Berisha me gazetarët: Escobar njoftoi padinë penale, Ramën e pret
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike deklaroi sot se qëndrimi i SHBA ndaj tij që prej shpalljes non-grata nuk ka ndryshuar. Berisha përsëriti se është prekur në dinjitet dhe se ka pritur që ti kërkohej një falje, por kjo për gati 2 vite nuk ka ndodhur.

Sali Berisha: Ai tha që nuk ndryshon vendimi për non grata-n. Kam një përgjigje shumë të thjeshtë. Gazetarja Grida, por edhe ju, mund të bëni një pyetje. A ka kërkuar Sali Berisha ndryshimin e vendimit? Jo, nuk e kam kërkuar. Si mund të ndryshojë vendimi pa e kërkuar i kërkuari. Unë e kam paditur Blinken për shpifje, nuk kam kërkuar ndryshimin e vendimit. Nuk kam bërë asnjë lobim. Kam zgjedhur gjykatën, unë jam qytetar i lirë, e kam bërë me shumë keqardhje sepse ajo zyrë ku është sot Blinken, është zyra ku unë kam hyrë më shpesh në 30 vite dhe kam gjetur mbështetje, por kur tjetri të cënon në dinjitet, ka dy rrugë. Ose të kërkon falje, ose sjell prova. Por kanë kaluar dy vite dhe nuk kanë sjellë asgjë. Kanë bërë kontrolle por nuk kanë gjetur asgjë sepse fëmijët e mi nuk kanë marrë pjesë në mënyrë direkt apo indirekte në asnjë tender, në asnjë procedurë. Kështu që nuk e kam bërë për të hequr non grata-n, por për të mbrojtur dinjitetin tim./Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Derë qelie e hapur për Ramën"/ Berisha: Escobar nuk erdhi për zgjedhjet lokale, kryefjala ishte dosja McGonigal! Intervista më pëlqeu shumë

Berisha me gazetarët: Escobar njoftoi padinë penale, Ramën e pret
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se kryefjala e vizitës së të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar në Shqipëri ishte dosja e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal. Në konferecën e përjavshme me gazetarët kryedemokrati tha se fillimisht u raportua se shkaku ishin zgjedhjet lokale, por duke analizuar intervistën e Escobar në Top Story, Berisha shtoi se ai e konfirmoi se McGonigal është një dosje e hapur penale dhe se kryeministri Edi Rama rrezikon burgun. 

Pjesë nga konferenca: 

Pyetje: Zyrtari i lartë amerikan pati disa qëndrime ndaj jush, tha që jeni e shkuara, 'non grata' nuk hiqet, si dhe dënoi sulmet ndaj Kim, duke thënë se ajo nuk përfaqëson qëndrimet personale, por ato të shefave të saj në Amerikë

Sali Berisha: Dje deklarova se më pëlqeu vizita, sot ju deklaroj me të njëjtin sinqeritet se më pëlqeu intervista e Escobar. Po pse? Sepse më faktoi që nuk isha i gabuar kur deklarova se më pëlqeu vizita, kur ju thashë shqiptarëve përmes jush se kjo vizitë shtoi një pikë para meje, ekstradimin e Ramës në SHBA. Po ku e gjeta unë këtë? Unë s'e kisha dëgjuar intervistën, atë deduksion e bëra nga takimi i paprecedentë i 32 viteve të karrierës time politike, takim në të cilin nuk u tha asnjë fjalë e vetme, ndoëse vizita u deklarua se ishte për zgjedhjet lokale. Aty nuk u tha asnjë fjalë asnjë gjë. Vetëkuptohet pse ishte kjo vizitë, kryefjala ishte vetëm një. I pyetur për Ramën dhe McGonigal, ai tha 'nuk komentoj për një çështje penale të hapur'. Kjo do të thotë derë burgu e hapur. Ai nuk tha 'nuk diskutoj për McGonigal se ka dosje', tha nuk diskutoj për dosjen. Kjo do të thotë që ishte një derë qelie e hapur për Ramën. Kjo ishte e vërteta ndaj dhe Edi Rama nxinte bashkë me ministreshat e tij me lopatë në dorë pas takimit. 

3 VITE ME PARE

DENONCIMI/ Berisha nxjerr FOTON: Veliaj i lidhur me njeriun e 'Qassem Soleiman', gjeneralit iranian që u bombardua nga SHBA

Berisha me gazetarët: Escobar njoftoi padinë penale, Ramën e pret
Fotoja e nxjerre nga Berisha

TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj se është i lidhur me elementë të rrezikshëm iranianë. Berisha publikoi një foto të shkrepur sipas tij në Lugano të Zvicrës ku shihet biznesmeni Miliad Lopa, ky i fundit akuzohet nga një dëshmitar se është i lidhur me çështjen e inceneratorëve në Shqipëri. Berisha tha se Lopa është i njohur edhe si njeriu i gjeneralit Qassem Soleiman, komandanti i forcave Kuds, i ekzekutuar në një sulm ajror në aeroportin e Bagdatit nga SHBA.

Sali Berisha: Unë preferoj tani të ndalem edhe njëherë te afera e inceneratorëve me theksin te pista iraniane.
Para jush, dhe më parë, unë kam denoncuar me dhjetëra e dhjetëra herë lidhjet e Erion Veliajt me Teheranin.
Edhe në atë kohë kur, afera e djegësave nuk ekzistonte. Erion Veliaj ka bërë udhëtime, sipas shërbimeve partnere, të vërtetuara, bënte udhëtime në Teheran, por në një kohë kur prokuroria, SKAP-i i partisë nuk pranon të merret me një hetim të vërtetë të djegësave, në një kohë kur SKAP-i i partisë, deklaron që nuk e di se kush janë pronarët, dokumente të pakundërshtueshme ligjore dëshmojnë një lidhje shumë të ngushtë të pronarëve në aparencë Bruno Presecit me iranianin Ali Aliabadi, ish-komandant i Pasdaranit.
Dëshmitari i grupit Preseci, iu deklaroi Piranjave se në aferën e djegësave, Erion Veliaj riciklon dhe lan paratë e Iranit. Tani, një nga pikat kyç, siç u informova javën e kaluar, është edhe miku i Erion Veliajt, Miliad Lopa. Besoj se u kujtohet. Unë do u tregoj një foto, e bërë në Lugano të Zvicrës, në të cilën Miliad Lopa është sipas këtij burimi me ministrin e Mbrojtjes të Iranit dhe përveç tij, sipas këtij burimi, me Qazim Sulejmanin, njeriun që mori raketë të merituar në aeroportin e Irakut me urdhër të presidentit Trump.
E kuptoni se ku shkojnë lidhjet e Erion Veliajt? Për takimet e Erion Veliajt me Miliad Lopën, janë të qarta.
Por ekzistojnë të dhëna se Erion Veliaj ka bërë udhëtime, qoftë në Itali, qoftë në Iran, me Miliadin, që është fluent në farsi, në gjuhën perse, një nga gjuhët kryesore në Iran. Personi që përshëndet me dorë në këtë foto, është vetë Qazim Sulejmani, ish-komandanti i Gardës Revolucionare, i dënuar me vdekje nga SHBA.
Të gjitha këto që u them ju, janë edhe në kompjuterin e Gabrielit. Kompjuteri ndodhet në duart e policisë, të Ardi Veliut. Gabrielin e përzunë pa të drejtë hyrje në Shqipëri për pesë vite, gjersa të varrosin çështjen.
I bëj thirrje Europolit dhe FBI-së që të kontaktojnë sa më parëme Gabrielen, sepse paratë e Iranit po përdoren gjerësisht në Shqipëri nga Erion Veliaj në aferën e djegësave. Gabriele denoncon se edhe djegësin e paketuar nga Konstanca, Veliaj kërkon ta paguajë me para iraniane. Këto janë çështje të sigurisë kombëtare. Veliaj, ndonëse është akuzuar me dhjetëra herë, nuk ka guxuar qoftë edhe njëherë të vetme të mohojë lidhjet e tij iraniane sepse ato janë realitet. 

Por çfarë ka denoncuar Gabriele Tarroni Longinotti? Në disa dëshmi për "Piranjat", Longinotti një ish-ortak i Alberto Presezzit, person kyç në sjelljen në Shqipëri e të paktën njërit nga inceneratorët, atij të Tiranës ka denoncuar se kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është i lidhur ngushtësisht me çështjen e inceneratorëve dhe se pajisja për inceneratorin e Tiranës u mor në Rumani me një kosto marramendëse për t'u hequr qafe nga rumunët dhe se paratë që u ble ishin të iranianëve./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Berisha për fushatën e PS-së: Dukeshin të nxirë! Mburren me Bulevardin e Ri që mban vulën time

Berisha me gazetarët: Escobar njoftoi padinë penale, Ramën e pret
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar një fushatë të zbrazët e vulgare atë të zhvilluar nga Partia Socialiste. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha i krahasoi me skllevërit socialistët kur tha se të gjithë ishin rreshtuar me lopata në duar për të mbjellë pemë. Kreu i Partisë Demokratike përmendi dhe premtimet e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe tha se Bulevardi i Ri me të cilin mburret ai, ka vulën e Berishës. Rritjen e pagave prag zgjedhjeve nga ana e qeverisë, Berisha e konsideroi një cinizëm. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Nuk ka parë ndonjëherë Shqipëria një fushatë të zbrazët, vulgare, të shpëlarë si kjo që ka nisur me tallavanë e tij Edi Rama. A e dëgjuat ju dje Erion Veliajn, që shpallte për ëndërr, projekte të Sali Berishës. Varfëri ekstreme. Dhe Edi Ramës i kujtonte sapllakun e ujit në ëC-në e bashkisë. Dje tha, këtu te bulevardi i ri, paçka se bulevardi i ri ka vulën dhe firmën e Sali Berishës, me projekt e me të gjitha. Pra, kanë qeverisur tetë vite, kanë bilanc 1 milion pemë të rreme. U kujtua pas tetë vitesh të ngrirjes së rrogave, kur filluam t’u shpjegojmë shqiptarët se si u vidhisëm të fundit në Ballkan me rrogat, që të mashtronte me rrogat. Dhe paraqet si dëshmitar rrogën e Bajram Begajt. Po a ka cinizëm më të madh? Apo të admiralëve. Në një kohë kur gjysma e ushtarëve ka dorëzuar dorëheqjen. Tallje! Rendin, konfiskojnë para nëpër ministri për t’i futur në fushatë. Janë në një kaos të plotë.
Ka 1001 e një arsye që nesër të festojmë së bashku ditën e çeljes më të bukur, më premtuese, më optimiste të 31 viteve të fundit pas asaj të vitit 1992. Edhe njëherë, ftoj çdo të ri, çdo gjimnazist, çdo të ri që voton për herë të parë, të vijë nesër në Arenën e Lirisë, që për arsye komerciale ka marrë emrin Air Albania.

3 VITE ME PARE

Për kë e ka Berisha? Kreu i PD: Parashikohet fitorja jonë, edhe skeptikët po e shqipërojnë publikisht

Berisha me gazetarët: Escobar njoftoi padinë penale, Ramën e pret
Sali Berisha

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se fitorja e koalicionit "Bashkë Fitojmë" është e garantuar. Berisha tha se në të gjitha metropolet e botës parashikohet fitorja që sipas tij, ka sjellë bindjen edhe të "skeptikëve". Emrat, Berisha nuk ua zbuloi por tha se tashmë ata e shqipërojnë këtë publikisht.

Sali Berisha: Ka një poll që nuk manipulohet dot, aty kandidatët tanë kanë epërsi të mahnitshme E dyta, tani përveç polleve, të cilat imagjinoni ju të mos citoj unë pronarët e medieve, i merrni vetë me mend sa të çmendur janë pas parave.
Kjo është njëra anë. Ka një tjetër poll që askush nuk e manipulon dot. Ky është polli që u bëhet rrjeteve sociale.
Facebook, Instagram, Google dhe rrjeteve të tjera. ato po gumëzhijnë për Belind Këlliçin, Bardh Spahinë, Igli Carën, Luçiano Boçin, Ledina Aliollin e me radhë.
Ka një epërsi të mahnitshme në të gjitha rrjetet pa censurë, të cilët janë ato që kanë paralajmëruar në mënyrë të pagabueshme të kandidatëve kudo, nga SHBA në Kosovë.
Këtë klimë të paparë që nga viti 1992, i ftoj shqiptarët ta kururëzojnë me një manifestim madhështor si prelud i fitores nesër në ora 12 në arënen e Tiranës, Air Albania.
Ajo duhet të ketë vetëm një emër, arena e lirisë.
Sepse aty nisi procesi i rithemelimit, nisi udhëtimi që kurorëzohet nesër me një hapje, me një manifestim popullor të shkëlqyer.
Në të gjitha metropolet e mëdha parashikohet fitorja e koalicionit tonë. Edhe ata që kanë qenë më skeptik, detyrohen ta shqipërojnë edhe publikisht./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Sondazhet para zgjedhjeve, Berisha: Rama u ka dhënë kompanive 1 milionë euro për të falsifikuar rezultatet

Berisha me gazetarët: Escobar njoftoi padinë penale, Ramën e pret
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë yqtetarëve që t'i bashkohen nesër në hapjen e fushatës për zgjedhjet lokale të 14 majit, në stadiumin "Air Albania". Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha hodhi akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama kur tha se sondazhet e bëra para zgjedhjeve janë të manipuluara. Berisha u shpreh se kreu i qeverisë ka paguar 1 milion euro ndaj secilës kompani në mënyrë që rezultatet të ishin ato aktuale. Sipas Berishës, rikthimi i Partisë Demokratike është ndjerë kudo, madje edhe në kryeqytetet evropiane. 

Pjesë nga deklarata e Berishës: 

Së pari, dëshiroj t’u drejtoj një thirrje të gjithë demokratëve të Shqipërisë, mbështetësve të PD-së, por edhe të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, të vijnë nesër në festën e hapjes së fushatës elektorale të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’. Kjo fushatë karakterizohet nga një frymë e shkëlqyer optimizmi dhe besimi në fitoren e njëjtë me atë të vitit 1992. Ka një situatë të elektrizuar, të cilën unë e kam përjetuar vetëm në pranverën e vitit 1992. Ka disa ngjashmëri të tjera, në pollet e asaj kohe, më kujtohet si sot kur kompania më prestigjioze e botës në atë kohë, Gallup, nxori Partinë e Punës 22 pikë përpara PD-së. Në një kohë kur më 22 mars, Partia e Punës me emër të ri, doli gjithsej me 20 përqind. Gallup, një kompani shumë serioze, mori një vendim: asnjë poll më në Shqipëri. Gjer sot, Gallup USA nuk ka bërë asnjë poll. Ajo që ka bërë poll është Gallup Bulgaria. Unë besoj se Gallup në atë kohë i mashtroi me qëllim shifrat, por antena lokale që kishte përzgjedhur, e mashtroi në mënyrë të paskrupullet Gallup-in. Edi Rama u ka dhënë kompanive të polleve, nga 1 milionë euro secilës për të falsifikuar rezultatet. Por e vërteta është se edhe në këtë falsifikim, kandidatët tanë janë në ngjitje vertikale. Ngjitja është vertikale kudo. Deri më sot s’ka bërë asnjë poll. Ajo që ka bërë poll është Gallup bullgaria. Çfarë po ndodh sot? Nuk besoj se Gallup në atë kohë i mashtroi me qëllim shifrat, por antenat lokale që kishte përzgjedhur e mashtroi në mënyrë të paskrupullt Gallupin, Edi Rama iu ka dhënë kompanive të polle-ve 1 mln euro secilës për të falsifikuar rezultatet e polleve. Kjo është e vërteta. Por sot për fat të mirë e vërteta është se përsëri në këtë falsifikimi kandidatët tanë janë në ngjitje vertikale. Në të gjitha metropolet e mëdha po flitet për fushatën tonë. E dyta, tani përveç polleve, të cilat imagjinoni ju të mos citoj unë pronarët e medieve, i merrni vetë me mend sa të çmendur janë pas parave. Kjo është njëra anë. Ka një tjetër poll që askush nuk e manipulon dot. Ky është polli që u bëhet rrjeteve sociale. Facebook, Instagram, Google dhe rrjeteve të tjera. ato po gumëzhijnë për Belind Këlliçin, Bardh Spahinë, Igli Carën, Luçiano Boçin, Ledina Aliollin e me radhë. Ka një epërsi të mahnitshme në të gjitha rrjetet pa censurë, të cilët janë ato që kanë paralajmëruar në mënyrë të pagabueshme të kandidatëve kudo, nga SHBA në Kosovë. Këtë klimë të paparë që nga viti 1992, i ftoj shqiptarët ta kururëzojnë me një manifestim madhështor si prelud i fitores nesër në ora 12 në arënen e Tiranës, Air Albania. Ajo duhet të ketë vetëm një emër, arena e lirisë. Sepse aty nisi procesi i rithemelimit, nisi udhëtimi që kurorëzohet nesër me një hapje, me një manifestim popullor të shkëlqyer. Në të gjitha metropolet e mëdha parashikohet fitorja e koalicionit tonë. Edhe ata që kanë qenë më skeptik, detyrohen ta shqiptojnë edhe publikisht.

sali berisha berisha me gazetaret 14 prill 2023

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion