LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha: Alibeaj fsheh vëllanë kriminel, TOP-in e sulmuan vrasës me pagesë të lidhur me Ramën, Balla bën orgjira. Ejani të firmosim ndryshimin më 14 maj

• Kryedemokrati Sali Berisha ka hapur ‘letrat’ e vjetra për ish-kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputetin Enkelejd Alibeaj. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se tha se Basha ka vetëm një dosje në prokurori, që është mbyllur, ajo e parave ruse, por që në vërtetë është përfshirë edhe në afera të tjera. • Ndërsa përsa i përket Alibeajt, Berisha iu rikthyer akuzave për të vëllanë, Taulant Alibeaj, për të cilin në vitin 2016 u raportua se ishte arrestuar në Gjermani. Kryedemokrati tha se edhe në ditët e sotme, Alibeaj vijon ta mohojë këtë arrestim, por gjithashtu nuk jep detaje për vendndodhjen e të vëllait. • Berisha vuri në dukje se nëse një gjë e tillë do të pranohej publikisht, Alibeaj s'do të ishte deputet dhe partnerja e tij, Mrsida Xhaferllari nuk do të ishte bërë gjyqtare. • Berisha iu ndal dhe tek sulmi ndaj Top Channel dhe tha se pas asaj ngjarjeje qëndron një grup ekzekutorësh me pagesë që punësohet për të kryer akte të tilla. Sipas Berishës, ata komandohen nga të tjerë emra e persona të rrezikshëm që janë të lidhur me qeverinë e kryeministrin Edi Rama. • Kreu i PD-së përmendi dhe socialistin Taulant Balla të cilin e akuzoi se ka bërë orgjira tek ‘Prestige Resort’, në suitën presidenciale ku ka qendruar dy muaj dhe nuk ka paguar asgjë. Kreu i PD-së tha se ndjehen shumë të përgatitur për zgjedhjet lokale dhe se ka bindjen që do të fitojnë.

6 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Balla ka bërë orgjira në suitën presidenciale të 'Prestige Resort', qëndroi dy muaj e s'pagoi asnjë qindarkë

Berisha: Alibeaj fsheh vëllanë kriminel, TOP-in e sulmuan vrasës
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur sërish akuza ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Në një konferencë me gazetarët, Berisha komentoi shembjen e Prestige Resort dhe tha se në këtë kompleks turistik Balla ka bërë orgjira. Ai shtoi se socialisti ka qëndruar dy muaj në suitën presidenciale të këtij resorti dhe nuk ka paguar asgjë. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Nëse ti shkon e vë tritol ndaj pronave të një pronari mediash, pasi ke ngrënë e ke pirë e ke bërë orgjira aty. E dini ju që Taulant ka kaluar dy muaj aty në suitën presidenciale dhe nuk ka paguar asgjë? Ka bërë çfarë ka dashur. Unë nuk them të mos zbatojnë ligjin, por prishja e resortit ishte e paligjshme. Prisni se do të ketë akoma.  

1 MUAJ ME PARE

Sulmi tek Top Channel, Berisha: Është bërë nga ekzekutorë me pagesë, të urdhëruar nga të rrezikshmit e lidhur me Ramën

Berisha: Alibeaj fsheh vëllanë kriminel, TOP-in e sulmuan vrasës
Edi Rama

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se pas sulmit të Top Channel, ngjarje ku mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola qëndron një skuadër vrasësish me pagesë. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se ata janë thjesht njerëz të urdhëruar nga të tjerë më të rrezikshëm që vetë nuk dalin në skenë, por që janë të lidhur me kryeministrin Edi Rama. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Është një akt i rëndë në publik, shkohet dhe bëhet një sulm në publik. Tani, ku është Edi Rama, në shumë aspekte, së pari po e marrim në rrafshin teknik profesional. Këtu të krijohet pështypja që janë një skuadër e armatosur që merren me qira dhe njëherë kalohet tek klubi, njëherë tek TOP-i dhe më pas kur tu teket. Janë skuadër vrasësisht, janë ekzekutorë të paguar. Ku është qëndrimi i qeverisë këtu? Zero. Këta janë ekzekutorë me pagesë, nuk janë banditët kryesorë, se ata kryesorët nuk dalin vetë, nuk rrezikojnë veten, por gjejnë kështu skuadrash dhe i paguajnë. Nuk ka sot bandit kryesor që të mos jetë i lidhur me Edi Ramën. Që të gjithë. Dhe kjo gradualisht po bëhet e ditur kudo në Europë se po zbërthehen ato telefonatat. Ato çojnë gjithnjë në qeveri.
Çfarë është bandit, ka mbrojtjen e qeverisë sot. Pse u kapën banditët nga viti 2005 deri në vitin 2006? Policia i kapi. Çfarë kërkuan oficerët e policisë nga unë? Vetëm një kërkesë: mos na pengoni kur të fillojmë. Zoti kryeministër ne nisim betejë por kemi vetëm një kusht, mos na pengoni kur të fillojmë. Nuk ju pengoj i thashë. Po këta janë të lidhur me krimin dhe u bie telefoni, një Arianit atje që është shkarkuar se s'po më vjen mbiemri. Nëse ti shkon e vë tritol ndaj pronave të një pronari mediash, pasi ke ngrënë e ke pirë e ke bërë orgjira aty. E dini ju që Taulant ka kaluar dy muaj aty në suitën presidenciale dhe nuk ka paguar asgjë? Ka bërë çfarë ka dashur. Unë nuk them të mos zbatojnë ligjin, por prishja e resortit ishte e paligjshme. Prisni se do të ketë akoma.  

Sulmi i rëndë ndodhi pak pas mesnate dhe viktimë mbeti roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç. Autorët iu afruan objektit të televizionit me një ‘Range Rover’ dhe qëlluan me dy kallshnikovë. Më pas, ata u larguan në drejtim të Kasharit, u futën në autostradën Tiranë-Durrës dhe morën rrugën për në Golem ku dhe dogjën makinën e përdorur në krim. Deri më tani, policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për informacione të vlefshme. Si shpërblim ofron shumën prej 100 mijë eurosh.

1 MUAJ ME PARE

Ligji për lustracionin, Berisha: Basha dorëzoi një tjetër si vegël e Ballës, gjueti shtrigash, kombinim i neveritshëm

Berisha: Alibeaj fsheh vëllanë kriminel, TOP-in e sulmuan vrasës
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur sërish për ligjin oër lustracionin. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se ai ka depozituar një ligj, por paralelisht të njëjtën gjë ka bërë dhe ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha. Sipas Berishës, Basha e bëri atë gjë me urdhër të kreut të grupit të socialistëve, Taulant Balla. 

"Amendamenti nga Alibasha u shndërruar në Taulant BegoYaris dhe u paraqit nga Linda e Parlamentit që tha se pasqyron apo mishëron edhe amendamentin e Alibashës. Alibasha ishte aty dhe hëngri turpin me bukq. E pohoi, po tha. Pasi ne dorëzuam ligjin e ilustracionit, si vegël e Ballës dhe Ramës dorëzoi dhe ai një ligj lustracioni. Sikundër me amendamentin e Ballës që i dha autoritet Edi Ramës, të vlerësojë se cili duhej vlerësuar dhe cili jo. Ligji Balla-Alibasha nuk ka asnjë synim tjetër vetëm të zhurmojë ligjin tonë që është me baza kushtetuese që ka të gjithë praktikën ndërkombëtare, që nuk bazohet në asnjë marrëveshje gjahu shtrigash. Ky është thjesht një kombinim i neveritshëm i të gjithëve. Ky këtu sepse dhe ai tjetri që shkonte me automatik e rrëmben njerëz, quhet gjithashtu Taulant,"- tha Berisha. 

1 MUAJ ME PARE

"Basha vazhdon nga mëngjesi në darkë", Berisha: Shtylla e zgjedhjeve të barabarta po sharrohet, por ne do të fitojmë! Kemi kandidatë të shkëlqyer

Berisha: Alibeaj fsheh vëllanë kriminel, TOP-in e sulmuan vrasës
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ftoi të gjithë demokratët që të votojnë Partinë Demokratike më 14 maj për të firmosur ndryshimin. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se PD-ja ka kandidatë të shkëlqyer. Ndërsa kandidatët e dalë nga deputeti Enkelejd Alibeaj, i konsideroi pengje të kryeministrit Edi Rama. 

Pjesë nga konferenca e Berishës: 

Sali Berisha: Ka disa ndryshime. Ka një sërë dosjes që ai i bllokon. Dha dorëheqjen u rikthye,  mund të duan shumë të rikthehen por nuk kthehen dot. Rikthimi ishte një thirrje që ai iu përgjigj. Ai e ndjeu që ka një thirrje për të. Provoi që kishte të drejtë. Ka një mbështetje të madhe. Nuk ka shqiptar që vë më në dyshim karakterin e vërtetë të opozitës. Nuk vihet në dyshim kjo. 

Pyetje: Nëse ne 15 maj, opozita do të marrë përgjigje jo të mirë, do të vazhdoni me tezën e vjedhjes së votave?

Sali Berisha: Pyetje e drejtë, shumë e drejtë. Do ti përmbahemi të vërtetës. Nëse konstatoni se shteti ka 3 muaj që është investuar, kjo sharron shtyllën e zgjedhjeve të barabarta. Nëse një lojtar shpërndan në fushë qindra mijëra lekë dhe euro për qëllime elektorale. Një tjetër është në fushë duke mos patur qindarkë nga buxheti i shteti. Nga ky moment, zgjedhjet janë të dënuara, jo nga opozita por nga Edi Rama. Do të ishte tradhti kombëtare nëse opozita nuk e bën përgjegjës Edi Ramën për këtë. Opozita nuk mund ti bojkotojë zgjedhjet por të garantojë se opozita do të përshtasë qëndrimin e saj me një zotim dhe betim që qytetarët të votojnë të lirë. Edi Rama po bën gjithçka që qytetarët të mos votojnë dot të lirë. Aktivisti është një terrorizëm dixhital, dhunim i parimeve të rrjeteve sociale. Opozita po bën gjithçka për një proces zgjedhor që meritojnë shqiptarët. Beteja vazhdon. Do të vazhdojë edhe pas 15 majit. Nuk i fsheh ai ça s'bën por ne do merremi me qytetarin. Po do të merremi dhe me të. Nuk është proces i menjëhershëm. Por do të fitojmë. I keni parë kandidatët, janë të shkëlqyer. Kemi dhe patericat e Edi Ramës, por qytetarët i dallojnë ato. Janë pengje, i nxjerr nga xhepi Enkelejdi dhe Basha. Mos kujtoni se Basha nuk është në aktivitet. është në punë, nga mëngjesi në darkë./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Deklaratat e forta të Berishës: Basha është skllav i disa dosjeve! Alibeaj fsheh vëllanë kriminel, plaçkiti me armë në Evropë

Berisha: Alibeaj fsheh vëllanë kriminel, TOP-in e sulmuan vrasës
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u është rikthyer akuzave ndaj ish-kreut të PD-së Lulzim Basha dhe deputetit Enkelejd Alibeaj. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se Basha ka vetëm një dosje në prokurori, që është mbyllur, ajo e parave ruse, por që në vërtetë është përfshirë edhe në afera të tjera. Kryedemokrati nuk ka detaje për aferat në të cilat sipas tij është përfshirë Basha, por shtoi se këto deklarata i bën me përgjegjësi të plotë. 

Ndërsa përsa i përket Alibeajt, Berisha iu rikthyer akuzave për të vëllanë, Taulant Alibeaj, për të cilin në vitin 2016 u raportua se ishte arrestuar në Gjermani. Kryedemokrati tha se edhe në ditët e sotme, Alibeaj vijon ta mohojë këtë arrestim, por gjithashtu nuk jep detaje për vendndodhjen e të vëllait. Berisha vuri në dukje se nëse një gjë e tillë do të pranohej publikisht, Alibeaj s'do të ishte deputet dhe partnerja e tij, Mrsida Xhaferllari nuk do të ishte bërë gjyqtare.

Pjesë nga konferenca: 

Pyetje: Në një kohë ku një çift nuk blen dot një shtëpi, mendoni se Opozita ka një farë përgjegjësie të largimit të qytetarëve, gjithashtu dhe për faktin që arenën politike e kanë mbizotëruar 3-4 figura?

Sali Berisha: Përçarja e Opozitës është pengmarrje, nuk është përçarje, gjërat duhet t'i quajmë siç janë. Lulzim Basha është marrë peng me dosjen e larjes së parave me 700 mijë dollarë. Ju e dëgjuat raportin. Paratë s'kanë asnjë lidhje me PD-në, janë të gjitha të Bashës. Raportet e CIA-s, siç thotë Rama sepse unë nuk e kam parë, thonë që janë para ruse. Lulzim Basha është skllav edhe i aferave të tjera, nuk është kjo dosja e vetme me të cilën mbahet peng. Skllavëria e tij është e gjatë, jua them unë me bindje e përgjegjësi të plotë. Enkelejd Alibeaj ka fshehur të vëllanë e tij kriminel, i arrestuar për pengmarrje me armë, edhe sot e kësaj dite nuk tregon se ku ndodhet, s'e di askush. Për këto rekorde kriminale ai mund të mos ishte zgjedhur kurrë deputet, gruaja e tij nuk do të ishte dot në gjykatë. Kjo nuk është shpikje këto janë të gjitha të bazuara në dokumente. Ky është një akt shumë i rëndë. Alibeaj kur ka një problem të tillë, ose e bën publike dhe e dënon e del mënjanë....por jo të mbahet peng. Nuk ndodh kjo, ke dëgjuar ti që i kanë përjashtuar nga Vettingu vetëm me një nip apo stërnip të akuzuar për diçka. Por ky ka vëllanë e ajo tjetra ka kunatin. Si kriminel atje duke vjedhur e plaçkitur me armë. Por ky e mban të fshehtë me Ramën. Si mund të bëhet kjo? Unë i përgëzoj të gjithë ata që u larguar. Ju thashë edhe njëherë mos mendoni që Lulzim Basha ka vetëm dosjen e larjes së parave, ka dhe shumë të tjera. Ndaj Opozita po bën thirrje që të firmoset ndryshimi. 

Kush është vëllai i Alibeajt?

Në vitin 2016 u raportua se vëllai i Enkelejd Alibeajt, Taulant Alibeaj është arrestuar në Gjermani për grabitje me armë. Pas arrestimit, siç u raportua në atë kohë, ai u është prezantuar autoriteteve vendase si një efektiv policie në Shqipëri, duke dorëzuar një dokument që ka rezultuar i falsifikuar me emrin Xhavit Mornica. Policia gjermane ka kërkuar informacion nga homologët shqiptarë, të cilëve u ka nisur fotografinë dhe shenjat e gishtave. Pasi u verifikuan këto të dhëna nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë rezultoi se ai person në fakt ishte Taulant Alibeaj dhe se ka qënë pjesë e uniformave blu deri në Qershor të vitit 2013 kur edhe është larguar me dëshirë. Ai ka qënë pjesë e Repartit Special “RES”. Vetë Taulant Alibeaj ka mohuar gjithçka, duke u shprehur se nuk ka asnjë problem me drejtësinë gjermane. Të njëjtit version i ka qëndruar edhe deputeti Enkelejd Alibeaj. 

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Regjimi i Edi Ramës tani është bërë i pashpresë. Ftoj shqiptarët të firmosim ndryshimin më 14 maj

Berisha: Alibeaj fsheh vëllanë kriminel, TOP-in e sulmuan vrasës

Pasiguria është e plotë. Këtu vriten njerëz kudo që janë nga bandat e qeverisë të lidhura me qeverinë.
Sepse kurrë po të mos ishin të lidhur me qeverinë, nuk do guxonin të shkrehnin breshëri nga jashtë në një kafene plot njerëz, ndaj një televizioni me dhjetëra mos qindra punonjës brenda.
Të gjithë kurajën këta e kanë te mbështetja e qeverisë dhe te licenca publike: vrisni njëri-tjetrin.
Regjimi i Edi Ramës tani është bërë i pashpresë.
Ju i morët vesh hetimet për McGonigal. Në Uashington u konfiskuan pasuritë e tij.
Uroj të vijnë në Tiranë të konfiskojnë pasuritë e tyre. Udhëtimet janë bërë për në Dubai dhe në Singapor nga Dorian Duçka më të shpeshta se ku të themi.
Amant Josifi, ortaku i Olsi Ramës që ka vjedhur 2.2 miliardë euro, fshihet në Dubai.
Gjobëvënësi Duçka dhe Agron Neza qarkullojnë të lirë në Tiranë dhe Shqipëri dhe vazhdojnë misionin e tyre.
Pra, është një situatë e paprecedentë. Situatë që fton çdo shqiptar të ngrihemi, të firmosim ndryshimin më 14 maj.
Unë konstatoj një klimë të shkëlqyer në takimet, në xhirot që kam bërë. Shqiptarët janë të përgatitur për të firmosur ndryshimin, për të rivendosur pluralizmin.
Por këto statistika, këto të dhëna e bëjnë edhe më emergjent këtë ndryshim. Janë një thirrje në ndërgjegjen e çdo shqiptari, të mos pajtohemi me këtë realitet dramatik.

sali berisha enkelejd alibeaj lulzim basha berisha 31 mars 2023

Sondazh

Poll

Turistët ndalojnë Ramën në Gjirokastër

Turistët ndalojnë Ramën në Gjirokastër

Shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike, senati: Këtu diçka po lëviz, ka një tendencë, por…

Habib Rexha del para gjykatës së Durrësit!

Lezhë, gjenden 3 mijë fidanë kanabis të mbjellë në kubikë, në fshatin Ungrej, ende nuk dihen autorët

Sherr mes të dehurve në Vlorë, njëri goditet me shishe në kokë

PLAGOSET me armë zjarri 24-vjeçari në Kuçovë/ Në kërkim 4 autorët

Aksident në Tiranë, “Audi” përplaset me taksinë

Elbasan/ Do të vriste një të dënuar për drogë me të cilin kishte bërë sherr, në kërkim 23-vjeçari!

Pastori Akil Pano fiton gjyqin kundër komunitetit LGBT për nismën ‘Prindin 1 dhe Prindin 2’

Lexon denoncimin, Berisha: Dan Hutra, vrasësi i grave ka mbledhur vota për Rakip Sulin.

Shkodër, sekuestrohet parcela me 1437 rrënjë kanabis, 2 në pranga dhe 2 në kërkim

Shpërthim tritoli në një fasoneri në zonën e Freskut, dëme të shumta materiale

Përmbytet Lezha për 5 minuta

'Acarohet' Felaj, gafa e drejtueses së Kuvendit: Vari lesht

Rikthimi i Bashës në krye të PD, Berisha: Vegël në duar të Ramës

Rama "falenderon" opozitën: Rezultati i zgjedhjeve është edhe vepra juaj Rama kundër maxhorancës….

Rama-Dash Sulës: Vdeksha unë për ty o jetimi im

Bardhi i drejtohet Ramës: Pushtetin ta dhanë Doshi e Dako të shpallur non grata, ti je llumi…

Sula: Çfarë kemi bërë të na rritet rroga? Turp më të madh ska

Tabaku: Punon shqiptari dhe pasurohet oligarku

Dibër/ Mbytet tragjikisht një 13 vjeçar në liqenin e fshatit Shumbat, banorët: Pamë çorapen dhe….

Lëvizja Bashkë i pret rrugen Ahmetajt ne protesten para Kuvendit

Rritja e pagave të deputetëve e ministrave,Qorri:Rroga e tyre 39 herë më e madhe se e pensionistit

Zgjedhjet vendore, Rama takim me Glover

'Zoti kryetar'/Basha i ndërhyn të riut: Të lutem, unë s'jam më kryetar, mu drejtoni Basha ose Lulzim

Përfundon mbledhja e PD-së/ Do e pranojë drejtimin e partisë? Tabaku: Të mos përsëriten gabimet...

Dështimi në 14 maj, deputeti Sula: E pafalshme! Po nuk u bashkuam jemi të marrë fund

PD pa kryetar, Xhaferaj dhe Korreshi me një mendim: Nuk duhet të kandidojë as Berisha dhe as Basha

Basha rikthehet në PD? Alibeaj: Çdo kush ka të drejtë të kandidojë

Berisha: Rama bleu votat, per te 'Fajin e ka Saliu'

Marrëveshja me Britaninë për të burgosurit, Manja jep detaje: Është 2-vjeçare, por mund të rinovohet

Momenti ku Habib Rexha është larguar me vrap pasi ekzekutoi me armë zjarri Arjan Gosën.

Korreshi: Ore a ju marrin këta të dysheqeve? Se iu hap barku atyre per ne.

Berisha: PD nuk do e mbronte votën me armë apo dhunë! Kjo ishte detyra jonë kryesore

Humbja më e thellë në histori ndaj Veliajt/ Këlliçi: Duhet të bashkohemi të gjithë faktorët

Braçe kritika për ligjin e qeverisë për rritjen e pagave. Shqetësuese paga titullarit dhe punonjësit

Deputetët replikojnë për pagat /Spaho: Mos u tallni me njerëzit, në Albcontrol trajtohen me xhakuzi

Rritja e pagave, Shehaj: Rrisim pagat për popullin, jo për vete. Turp. S'duhet të përjashtohemi

PËRGJAKET VENDI I SHENJTË! Dhunohet rojet e Kishës së Laçit, u përplasën me shitësit ambulantë

Kallzimet për 14 Majin, Flamur Noka thirret në SPAK

Rama falenderon dibranët me dajre

Rritja e pagave, Rama: Miratohet këtë të enjte. Në rrogën e Majit, merrni dhe shtesën e Prillit

"Belinda është si lepur" Rama çon burrat e Bulqizës në këmbë.

Rama MESAZH atyre që s'votuan: Se ngarkuat traditën e djathtë me turpin e votës për “Like floririn”

Arrest me burg për Fredi Belerin

Komisioni i Ekonomisë, debat mes Shalsit dhe Spahos: Injorojeni, ti do degjenerohesh.

Balla kërkesë opozitës: Të miratojmë ndryshimet në ligjin e reformës në drejtësi

Padi elektorale? Veliaj nuk paraqitet për të tretën herë në gjyqin me gazetarin Bledian Koka

Berisha: Bandat e urdhëruara nga Rama ndryshuan rezultatet e zgjedhjeve

Shkrumbohet mjeti në Bypass-in e Rrugës së Arbrit