LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Abuzimi me fondet e BE në SASPAC/ Arrestohet ish-ministri Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtorët e tij, BKH kontrolle në banesat dhe bizneset e tyre (EMRAT)

• Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është arrestuar me urdhër të SPAK. • Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka lëshuar ditën e sotme 7 urdhërarreste, ku bashkë me Beqajn GJKKO caktoi "arrest në burg" edhe për financierin e tij Ermal Kurtulaj, i cilësuar dhe si krahu i djahtë i Beqajt dhe Alfred Nikollën. • Ndërkohë masa "arrest në shtëpi" u caktua për Gazmend Haxhiajn dhe Elton Marinin. GJKKO po ashtu caktoi masën "detyrim paraqitje" për Bledar Zekajn dhe Bjona Zijaj. • Rreth orës 11:30 Beqaj ka lënë ambientet e drejtorisë së policië për tu vendosur tek Blloku i Sigurisë ku dhe do të qëndrojë deri në daljen në GJKKO për vlerësim të masës së sigurisë. • Gjithashtu Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar edhe kryerjen e kontrolleve në dy banesa. • Masat e sigurisë janë lëshuar në kuadër të hetimeve lidhur me abuzimet me fondet e SASPAC nga Bashkimi Europian. • Beqaj ka mbajtur postin e drejtorit të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). • Ai e ka mbajtur detyrën deri në momentin që u detyrua të japë dorëheqjen pasi GJKKO caktoi dy masa sigurie ndaj tij: detyrim paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit. Prej datës 28 dhjetor 2023, me urdhër të SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontrolle edhe në “Delta Pharma” dhe farmaci të tjera kryesisht në Tiranë. • Kontrollet kanë ardhur pasi ndaj Beqajt nisi hetim për lidhjet që ish-ministri ka pasur ose ka me këto kompani, dhe mënyrën sesi janë lidhur kontrata kur ky i fundit ka qenë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. • Ish-ministri është gjithashtu në hetim nën masën "detyrim paraqitje" për kontratën koncensionare të sterilizimit. • Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit, pas arrestimit të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

12 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Sot u arrestua për abuzim me fondet e BE-së/ Si gënjeu Rama për Beqajn: Zhurma për zhvatje fondesh është gënjeshtër

Abuzimi me fondet e BE në SASPAC/ Arrestohet ish-ministri Ilir Beqaj dhe
Ilir Beqaj dhe Edi Rama

TIRANË- Ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është arrestuar ditën e sotme nga me urdhër të SPAK për abuzim me fondet e BE-së. Duke u vendosur në krye të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), Beqaj ka arritur të 'fus duart' te fondet e BE-së në shërbim të restorantit të tij në Kalanë e Tiranës, 'Gzona'.

Por ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, i cili i ka dalë në mbrojtje ish-drejtorit të SASPAC, duke i hedhur poshtë faktet për vjedhjen e fondeve të BE-së. Në një deklaratë për mediat të para disa muajve, Rama tha se zyra e Beqajt në SASPAC nuk merrte fonde nga Bashkimi Europian duke i quajtur gënjeshtra lajmet për këtë. 

“Ai ishte koordinator i ndihmës, në një institucion që nuk menaxhon fonde të BE. Është një zyrë koordinimi në funksion të qeverisë shqiptare dhe një urë komunikimi me donatorët për të mirë të akordimit të fondeve të cilat nuk kalojnë direkt, por te entitet e tjera. Zhurma e bërë për zhvatje fondesh të BE, është gënjeshtër. Pasi zyra nuk menaxhon fonde të BE. Nuk i kalojnë fonde as nga BE dhe nga asnjë institucion tjetër. Këto janë procese të drejtësisë. Nuk kam komente”, tha ai.

Ndërkohë që sot SPAK ka zbardhur skemën e abuzimit me fondet e Bashkimit Europian gjatë kohës që Ilir Beqaj ishte në krye të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).  Sipas SPAK, në të paktën 8 raste, Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë paracaktuar fituesin e tenderit që do të bëhej. Në të gjitha rastet fitues ka dalë restoranti i Ilir Beqajt ‘Gzona’ që ndodhet tek kalaja e Tiranës.

Pjesë nga njoftimi i SPAK:

Në analizë të provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar se: 1. Personi nën hetim I. B. në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC-ut duke vepruar si urdhërues në bashkëpunim me personin nën hetim E. K., i emëruar nga vetë personi nën hetim I. B. në datën 26.05.2022 si koordinator i zyrës “Facility Point” për projektin EUSAIR, në SASPAC,  përgjatë viteve 2022-2023 dyshohet se kanë kryer procedura prokurimi fiktive në kundërshtim me rregullat “PRAG” të përcaktuara në “Rregullat e Zbatimit të Rregullores Financiare”, të aplikueshme për të gjitha kontratat e ndihmës së jashtme të BE-së të financuara nga Buxheti i Përgjithshëm i BE-së dhe Fondi i 10-të Evropian i Zhvillimit (EDF) dhe të detyrueshme për t’u zbatuar sipas nenit 5 gërma “c” të ligjit nr. 37/2015 “Për Ratifikimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Komisioni Evropian për Rregullat e Zbatimit të Mbështetjes Financiare Të BE-së për Shqipërinë, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA II)”.

Të paktën tetë shërbimet e prokuruara në kuadër të eventeve: “Mbi organizimin e Konferencës FESTA (E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri”, si dhe “Konferenca e Energjitikës”, organizuar në vitin 2023 nuk i janë nënshtruar një procedure prokurimi të rregullt, por fituesi është dakordësuar dhe përcaktuar shumë më para se të realizohet procedura e prokurimit, e cila është kryer në mënyrë fiktive më pas, për efekt dokumentacioni dhe pagese.

Këto tendera janë zhvilluar me procedurë negocimi konkuruese apo prokurim të thjeshtë, të cilat janë urdhëruar për t’u kryer nga personi nën hetim I. B. në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm, i cili ka nënshkruar që nga rënia dakord për të kryer shërbimin e caktuar, tek ftesat që i’u janë dërguar subjekteve për të paraqitur oferta sipas llojit të prokurimit, tek urdhri për ngritjen e komisionit për të kryer vlerësimin e ofertave, tek shkresa që i është dërguar fituesit pas vlerësimit deri tek lidhja e kontratës, dokumenta këto të hartuara, plotësuara dhe nënshkruara kohë më pas, nga lidhja dhe zbatimi i kontratës.

2 VITE ME PARE

Arrestimi i ish-ministrit/ SPAK zbardh skemën e abuzimit dhe akuzat që rëndojnë mbi Beqajn: Ka bërë deklarim të rremë të pasurisë

Abuzimi me fondet e BE në SASPAC/ Arrestohet ish-ministri Ilir Beqaj dhe
ilir beqaj

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e ish-ministrit Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtorëve të tij.  Në njoftimin e SPAK zbardhet skema e abuzimit me fondet e Bashkimit Europian gjatë kohës që Ilir Beqaj ishte në krye të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).  Sipas njoftimit, në të paktën 8 raste, Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë paracaktuar fituesin e tenderit që do të bëhej. Në të gjitha rastet fitues ka dalë restoranti i Ilir Beqajt ‘Gzona’ që ndodhet tek kalaja e Tiranës.

Më tej thuhet gjithashtu se Beqaj ka kryer deklarim të rremë mbi pasurinë e tij nga viti 2020 e në vazhdim, pasi ka fshehur interesat pasurore të tij mbi restorantin e sipërmendur që nga krijimi e deri në vazhdim. Beqaj interesat e tij pasurore mbi ketë restorant i ka ushtruar përmes Ermal Kurtulajt, i cili ishte administratori, por pa qenë i deklaruar si i punësuar pranë organeve tatimore. Gjithashtu ish-ministri ka fshehur edhe blerjen e një automjeti të blerë në vitin 2019 në emër të Kurtulajt. 

Ndërkohë SPAK njofton se gjatë hetimeve janë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe në njërën nga zyrat e shoqërisë tregtare ku janë sekuestruar dokumente dhe blloqe me shënime, shuma parash prej afro 47. 000 euro dhe 700.000 lekë, aparate telefoni me interes për hetimin etj. Hetimet vazhdojnë në lidhje me grumbullimin dhe sigurimin e provave për persona të tjerë të përfshirë në këto veprime, si dhe për fakte të tjera penale të lidhura me kontrollet e ushtruara në datën 28 dhjetor të vitit 2023.

NJOFTIMI I SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.190, të vitit 2023. Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal janë realizuar në bashkëpunim me strukturat e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Në analizë të provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar se:

1. Personi nën hetim I. B. në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC-ut duke vepruar si urdhërues në bashkëpunim me personin nën hetim E. K., i emëruar nga vetë personi nën hetim I. B. në datën 26.05.2022 si koordinator i zyrës “Facility Point” për projektin EUSAIR, në SASPAC,  përgjatë viteve 2022-2023 dyshohet se kanë kryer procedura prokurimi fiktive në kundërshtim me rregullat “PRAG” të përcaktuara në “Rregullat e Zbatimit të Rregullores Financiare”, të aplikueshme për të gjitha kontratat e ndihmës së jashtme të BE-së të financuara nga Buxheti i Përgjithshëm i BE-së dhe Fondi i 10-të Evropian i Zhvillimit (EDF) dhe të detyrueshme për t’u zbatuar sipas nenit 5 gërma “c” të ligjit nr. 37/2015 “Për Ratifikimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Komisioni Evropian për Rregullat e Zbatimit të Mbështetjes Financiare Të BE-së për Shqipërinë, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA II)”.

Të paktën tetë shërbimet e prokuruara në kuadër të eventeve: “Mbi organizimin e Konferencës FESTA (E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri”, si dhe “Konferenca e Energjitikës”, organizuar në vitin 2023 nuk i janë nënshtruar një procedure prokurimi të rregullt, por fituesi është dakordësuar dhe përcaktuar shumë më para se të realizohet procedura e prokurimit, e cila është kryer në mënyrë fiktive më pas, për efekt dokumentacioni dhe pagese.

Këto tendera janë zhvilluar me procedurë negocimi konkuruese apo prokurim të thjeshtë, të cilat janë urdhëruar për t’u kryer nga personi nën hetim I. B. në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm, i cili ka nënshkruar që nga rënia dakord për të kryer shërbimin e caktuar, tek ftesat që i’u janë dërguar subjekteve për të paraqitur oferta sipas llojit të prokurimit, tek urdhri për ngritjen e komisionit për të kryer vlerësimin e ofertave, tek shkresa që i është dërguar fituesit pas vlerësimit deri tek lidhja e kontratës, dokumenta këto të hartuara, plotësuara dhe nënshkruara kohë më pas, nga lidhja dhe zbatimi i kontratës.

Në lidhje me këto kontrata shërbimi është konstatuar:

Së pari: Shërbimi i prokuruar “Për Organizmin e Konferencës 03-05 Prill 2023 “E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri FESTA Asistenca Teknike IPA CBC, Projekti Adrion”) me vlerë 125.000,00 Euro, është i njëjtë me atë të prokuruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (në vlerën sipas  çmimit të kontratës 38.509.550 lekë) për të njëjtin event atë të quajtur “Festa”, duke u kontraktuar në të dyja rastet e njëjta shoqëri tregtare e quajtur “L…… International” sh.p.k me Ortak e Administrator personi nën hetim G. H. dhe Drejtor Ekzekutiv personin nën hetim A. N.

I vetmi shërbimi i ofruar në kuadër të këtij eventi nga kjo shoqëri tregtare është organizimi i darkës, e cila është organizuar nga shoqëria tregtare “A….. F….. and H….. Lab” sh.p.k, njohur si restorant “G…..” në një vlerë prej 4.189.000 lekë.

Së dyti: Personat nën hetim i kanë kryer vetë shërbimet (me shpenzime shumë herë më të ulta) duke i prokuruar më pas tek persona të tjerë juridikë “N. S. Int” sh.p.k me Ortak e Administrator personin nën hetim E. M. dhe personin nën hetim B. Z.  për qëllime të përfitimit material;

Së treti: Shoqëritë tregtare të kontraktuara për organizim të eventeve kanë dhënë përfitim të parregullt në formën e blerjeve të shërbimeve tek restoranti “G…….”, apo të kryera në formën e pagesave nëpërmjet personave fizik të tjerë, me qëllim përvetësimin fundor nga personat nën hetim I. B. dhe E. K.

Së katërti: Në rastet kur projektet e monituara nga SASPAC-u kanë prokuruar shërbime nën vlerën 2.500 euro, ku sipas rregullave “PRAG” realizohen vetëm me pranim fature, duke rezultuar vetë, si blerës direkt të shërbimeve me objekt shërbim kateringu ata kanë kryer veprime për fshehjen e përfituesit direkt.  Ata e kanë faturuar këtë shërbim tek persona fizik të tjerë me të njëjtin objekt veprimtarie, në një kohë që shërbimi është ofruar nga restorant “G…”. Këto veprime janë kryer me qëllim fshehjen e lidhjes së personave nën hetim I. B. e E. K. me restorantin “G…..”.

2. Personi nën hetim I. B. dyshohet se ka kryer deklarim të rremë mbi pasurinë e tij nga viti 2020 e në vazhdim, pasi ka fshehur interesat pasurore të tij mbi restorantin “G…..” me adresë pranë Kalasë Tiranë, që nga krijimi e deri në vazhdim. Pavarësisht se bashkëshortja e tij ka figuruar de jure ortake në masës 15% në këtë shoqëri deri në vitin 2020 duke i dhuruar më pas kuotat e saj ortakut tjetër, ortak ka qenë në fakt vetë personi nën hetim I. B., i cili ka vijuar si i tillë edhe përgjatë kohës që drejtonte SASPAC-un.

Personi nën hetim I.B. dyshohet të ketë investuar në vitin 2019 në shoqëri të paktën shumën prej 21.411 euro dhe 4.666.110  lekë, në formën e blerjeve të pajisjeve (aseteve) dhe në shumën 34.783 Euro në formën e shpenzimeve si qira e të tjera, duke mos i deklaruar ato si hua ndaj shoqërisë. Interesat pasurore të tij mbi këtë restorant i ka ushtruar nëpërmjet personit nën hetim E. K., i cili ka administruar ato, duke qenë i punësuar në këtë restorant që nga krijimi i tij, por pa qenë i deklaruar si i punësuar pranë organeve tatimore.

Personi nën hetim I.B. ka fshehur edhe pasurinë e luajtshme automjet me targë AB ….. DE blerë në vitin 06.09.2019, në emër të personit nën hetim E. K.

Pas kryerjes së shumë veprimeve hetimore si dhe administrimit të provave Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masave të sigurimit personal në ngarkim të personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime në kuadër të këtij procedimi.

Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 65, datë 03.07.2024 ka vendosur caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për tre persona nën hetim; masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale për dy persona nën hetim; si dhe masën e sigurimit së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, për dy persona të tjerë nën hetim, të  dyshuar për kryerje të veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë publikë”, parashikuar nga neni  245 i Kodit Penal, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni  257/a/2 i Kodit Penal, “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda parashikuar nga nenet 143/2/ 3 i Kodit Penal, si dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal. 

Nga ana e oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë ekzekutuar deri më tani gjashtë masa sigurimi personal për personat nën hetim, ndërkohë që po kryhen veprime për ekzekutimin e masës për personin tjetër nën hetim.

Gjatë hetimeve janë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe në njërën nga zyrat e shoqërisë tregtare ku janë sekuestruar dokumente dhe blloqe me shënime, shuma parash prej afro 47. 000 euro dhe 700.000 lekë, aparate telefoni me interes për  hetimin etj.

Hetimet vazhdojnë në lidhje me grumbullimin dhe sigurimin e provave për persona të tjerë të përfshirë në këto veprime, si dhe për fakte të tjera penale të lidhura me kontrollet e ushtruara në datën 28 dhjetor të vitit 2023.

2 VITE ME PARE

Arrestimi i Beqajt dhe bashkëpunëtorëve, Berisha nxjerr fotot: Nikolla e Haxhiaj, miq për kokë të Veliajt

Abuzimi me fondet e BE në SASPAC/ Arrestohet ish-ministri Ilir Beqaj dhe
foto e postuar nga berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook, dy foto ku shihen Edmond Haxhia dhe Alfred Nikolla me kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliajn. 

"Nikollën dhe Haxhinë të arrestuar me Beqajn Veliaj i kishte miq me kokë!", shkruan Berisha në postimin e tij. 

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka lëshuar ditën e sotme 7 urdhërarreste, ku u vu në pranga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqajn bashkë me bashkëpunëtorët e tij Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla. 

Ndërkohë masa "arrest në shtëpi" u caktua për Gazmend Haxhiajn dhe Elton Marinin. GJKKO po ashtu caktoi masën "detyrim paraqitje" për Bledar Zekajn dhe Bjona Zijaj. Masat e sigurisë të lëshuara në kuadër të hetimeve lidhur me abuzimet me fondet e SASPAC nga BE, janë ekzekutuar për të gjithë, përveç Haxhisë, i cili rezulton jashtë shtetit. 

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Abuzimet me fondet e BE, BKH dhe policia ushtrojnë kontrolle në bizneset dhe banesat e të arrestuarve, mes tyre dhe të ish-ministrit Beqaj

Abuzimi me fondet e BE në SASPAC/ Arrestohet ish-ministri Ilir Beqaj dhe
foto nga kontrollet

TIRANË- SPAK kërkoi sot zbatimin e masave të sigurisë të lëshuara nga GJKKO lidhur me abuzimet e fondeve të BE në SASPAC. Në pranga u vu ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, bashkë me dy bashkëpunëtorët e tij, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla. 

 

Pas ekzekutimit të masave të sigurisë, policia dhe BKH aktualisht po kryejnë kontrolle në agjencinë e BE të fondeve, SASPAC dhe gjithashtu në banesat e të arrestuarve dhe zyrat e tyre.

 

Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të shoqëruar me efektivë policie, mbërritën mëngjesin e kësaj të enjteje në zyra të kompanive private në rrugën “Themistokli Gërmenji” ku dyshohet se janë prerë fatura fiktive në dëm të donatorëve evropianë. Po ashtu pritet që SPAK të sekuestrojë të gjitha praktikat financiare të kompanive të ndryshme.

Ndërkohë masa e sigurisë "arrest në shtëpi" u caktua për Gazmend Haxhinë dhe Elton Marinin, ndërsa masa "detyrim paraqitje" për Bledar Zekajn dhe Bjona Zijaj. Masat e sigurisë janë ekzekutuar për të gjithë, përveç Haxhisë, i cili rezulton jashtë shtetit.

2 VITE ME PARE

Abuzimi me fondet e BE/ Në arrest shtëpie Gazmend Haxhia dhe Elton Marini, dy të tjerë me "detyrim paraqitje" (EMRAT)

Abuzimi me fondet e BE në SASPAC/ Arrestohet ish-ministri Ilir Beqaj dhe
ilir beqaj

TIRANË- Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka lëshuar ditën e sotme 7 urdhërarreste, ku u vu në pranga edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Bashkë me Beqajn GJKKO caktoi "arrest në burg" edhe për financierin e tij Ermal Kurtulaj, i cilësuar dhe si krahu i djahtë i Beqajt dhe Alfred Nikollën. Ndërkohë masa "arrest në shtëpi" u caktua për Gazmend Haxhiajn dhe Elton Marinin. GJKKO po ashtu caktoi masën "detyrim paraqitje" për Bledar Zekajn dhe Bjona Zijaj.

Ndërkohë rreth orës 11:30 Beqaj ka lënë ambientet e drejtorisë së policië për tu vendosur tek Blloku i Sigurisë ku dhe do të qëndrojë deri në daljen në GJKKO për vlerësim të masës së sigurisë

Masat e sigurisë janë lëshuar në kuadër të hetimeve lidhur me abuzimet me fondet e SASPAC nga Bashkimi Europian. Beqaj ka mbajtur postin e drejtorit të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).  Ai e ka mbajtur detyrën deri në momentin që u detyrua të japë dorëheqjen pasi GJKKO caktoi dy masa sigurie ndaj tij: detyrim paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit. 

2 VITE ME PARE

Arrestimi i Ilir Beqajt/ Dalin detaje të reja, SPAK lëshon edhe dy masa "arrest në shtëpi", ushtrohen kontrolle në dy banesa

Abuzimi me fondet e BE në SASPAC/ Arrestohet ish-ministri Ilir Beqaj dhe
ilir beqaj

TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Bëhet me dije se SPAK ka lëshuar 5 masa sigurie, 3 prej tyre "arrest me burg" dhe 2 "arrest shtëpie". Gjithashtu Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar edhe kryerjen e kontrolleve në dy banesa.

 

Ish-ministri u vu në pranga sot me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, bashkë me të edhe financieri i tij Ermal Kurtulaj, i cilësuar dhe si krahu i djahtë i Beqajt dhe personi tjetër i arrestuar raportohet se është Alfred Nikolla. Sipas informacioneve arrestimi i tyre është bërë lidhur me abuzimet me fondet e SASPAC nga Bashkimi Europian. 

Beqaj ka mbajtur postin e drejtorit të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).  Ai e ka mbajtur detyrën deri në momentin që u detyrua të japë dorëheqjen pasi GJKKO caktoi dy masa sigurie ndaj tij: detyrim paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit. 

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në komisariat me pranga në duar

Abuzimi me fondet e BE në SASPAC/ Arrestohet ish-ministri Ilir Beqaj dhe
ilir beqaj

TIRANË- Ka dale videoja nga momenti i mbërritjes në komisariat të ish-ministrit, Ilir Beqaj. Siç shihet dhe në video, Beqaj është me pranga në duar edhe shoqërohet nga disa efektivë policie. 

 

Ish-ministri u vu në pranga sot me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, bashkë me të edhe financieri i tij Ermal Kurtulaj, i cilësuar dhe si krahu i djahtë i Beqajt dhe personi tjetër i arrestuar raportohet se është Alfred Nikolla. Sipas informacioneve arrestimi i tyre është bërë lidhur me abuzimet me fondet e SASPAC nga Bashkimi Europian. 

Beqaj ka mbajtur postin e drejtorit të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).  Ai e ka mbajtur detyrën deri në momentin që u detyrua të japë dorëheqjen pasi GJKKO caktoi dy masa sigurie ndaj tij: detyrim paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit.

2 VITE ME PARE

Me pranga në duar dhe i rrethuar me policë, dalin pamje nga arrestimi i Ilir Beqajt

Abuzimi me fondet e BE në SASPAC/ Arrestohet ish-ministri Ilir Beqaj dhe
ilir beqaj

TIRANË- Kanë dalë pamjet nga momenti i arrestimit të Ilir Beqajt. Siç shihet dhe në foton e mësipërme, Beqaj është me pranga në duar dhe i shoqëruar nga disa efektivë policie.

 

Ish-ministri u vu në pranga sot me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, bashkë me të edhe financieri i tij Ermal Kurtulaj, i cilësuar dhe si krahu i djahtë i Beqajt dhe personi tjetër i arrestuar raportohet se është Alfred Nikolla.

Sipas informacioneve arrestimi i tyre është bërë lidhur me abuzimet me fondet e SASPAC nga Bashkimi Europian. 

 

 

2 VITE ME PARE

SPAK urdhëroi arrestimin e tij, Beqaj u vu në pranga për abuzimet me fondet e Bashkimit Europian

Abuzimi me fondet e BE në SASPAC/ Arrestohet ish-ministri Ilir Beqaj dhe
ilir beqaj

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është arrestuar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Bashkë me të janë arrestuar edhe financieri i tij Ermal Kurtulaj, i cilësuar dhe si krahu i djahtë i Beqajt dhe personi tjetër i arrestuar raportohet se është Alfred Nikolla.  Sipas informacioneve Beqaj u vu në pranga në lidhje me abuzimet me fondet e SASPAC nga Bashkimi Europian.

Beqaj ka mbajtur postin e drejtorit të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).  Ai e ka mbajtur detyrën deri në momentin që u detyrua të japë dorëheqjen pasi GJKKO caktoi dy masa sigurie ndaj tij: detyrim paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit. 

2 VITE ME PARE

Arrestimi i Beqajt me urdhër të SPAK, në pranga financieri i tij Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla

Abuzimi me fondet e BE në SASPAC/ Arrestohet ish-ministri Ilir Beqaj dhe
ermal kurtulaj

TIRANË- Me urdhër të SPAK është vënë në pranga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Bashkë me të janë arrestuar edhe financieri i tij Ermal Kurtulaj, i cilësuar dhe si krahu i djahtë i Beqajt dhe personi tjetër i arrestuar raportohet se është Alfred Nikolla. 

SPAK konfirmoi mëherët arrestimin e tyre ndërsa u shpreh se do të ketë një reagim më të detajuar në vijim. Sipas informacioneve arrestimi është bërë me kërkesë të SPAK për abuzime me fondet e Bashkimit Europian.

Beqaj ka mbajtur postin e drejtorit të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).  Ai e ka mbajtur detyrën deri në momentin që u detyrua të japë dorëheqjen pasi GJKKO caktoi dy masa sigurie ndaj tij: detyrim paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit. 

2 VITE ME PARE

SPAK konfirmon arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt

Abuzimi me fondet e BE në SASPAC/ Arrestohet ish-ministri Ilir Beqaj dhe
ILIR BEQAJ

TIRANË- Prokuria e Posaçme ka konfirmuar arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt. Në njoftimin e publikuar nga SPAK bëhet me dije se se arrestimi i Beqajt ka ardhur në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Më tej bëhet me dje se në lidhje me arrestimin e ish-ministrit SPAK do të dalë më një njoftim zyrtar për shtyp.

"Duke marrë në konsideratë kërkesat tuaja për informacion lidhur me arrestimin e shtetasit Ilir Beqja, ju konfirmoj se, sot është kryer arrestimi e këtij shtetasi në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Për një informacion më të plotë, SPAK do te vijojmë më pas me një njoftim zyrtar për shtyp.", ka njoftuar SPAK.


 

2 VITE ME PARE

Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe dy persona të tjerë

Abuzimi me fondet e BE në SASPAC/ Arrestohet ish-ministri Ilir Beqaj dhe

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është arrestuar. Sipas raportimeve janë vënë në pranga edhe dy persona të tjerë. Sipas informacioneve arrestimi është bërë me kërkesë të SPAK për abuzime me fondet e Bashkimit Europian. Ndërkohë pritet një reagim zyrtar për informacione të mëtejshme.

Beqaj ka mbajtur postin e drejtorit të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).  Ai e ka mbajtur detyrën deri në momentin që u detyrua të japë dorëheqjen pasi GJKKO caktoi dy masa sigurie ndaj tij: detyrim paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit. 

"Sterilizimi"

Ish-ministri është në hetim nën masën "detyrim paraqitje" për kontratën koncensionare të sterilizimit. Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit, pas arrestimit të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Hetimet 3-vjeçare të kryera nga SPAK kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini. Sipas akuzës, Ilir Beqaj ka pasur njohje dhe miqësi të fortë me biznesmenin. Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe ndaj tij janë caktuar dy masa sigurie, detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit. 

 

arrestohet ilir beqaj spak ermal kurtulaj alfred nikolla

Sondazh

Poll

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?