Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
•Një 38-vjeçar, i identifikuar si Vitrin Çobaj është arrestuar pasi akuzohet se ka vjedhur dhe ka abuzuar seksualisht me një të mitur në shtëpinë e familjes Ferraj në Selenicë. •Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur "Koria e Rigonit", ku Çobaj hyri me dhunë në banesën e çiftit me 6 fëmijë të mitur. •Ai mbajti peng për 4 orë familjen ndërsa gjatë kohës që ka qëndruar në banesë dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 47-vjeçaren si dhe tre vajzat e saj të mitura. • Por sipas kryefamiljarit dhunoi seksualisht me vajzën 17-vjeçare që kishte probleme me shikimin. • Bazuar në dëshminë e kryefamiljarit, Çobaj futi të gjithë fëmijët në kasolle dhe abuzoi me një nga vajzat, por vajza e madhe arriti të shpëtojë nga duart e tij pasi doli duke kërkuar ndihmë në lagje. • Mesa duket hajduti dhe abuzuesi, e kishte vëzhguar prej kohësh familjen, pasi një ditë më parë u kishte shkuar në banesë duke u hequr si kasap dhe u kishte kërkuar një viç për ta blerë. •Ndërsa një ditë më pas hyri me armë në banesë, detyroi gruan të lidhte bashkëshortin e saj, më pas e lidhi dhe atë vetë.
3 artikuj për këtë temë.
VLORË- Opinioni publik është tronditur nga ngjarja horror që ka ndodhur në fshatin Brataj të Selenicës, ku 37-vjeçari Vitrin Çobaj hyri në banesën e një familje me 8 anëtarë për të vjedhur para, por nuk hezitoi të kryente dhe abuzime seksual me një prej vajzave të mitura të famliljes. Kryeplaku i fshatit Qemal Malaj ka zbuluar detaje të reja nga ngjarja tronditëse.
Ai thotë se vajza e dytë e familjes i shpëtoi duarve të autorit dhe se ka vrapuar për të kërkuar ndihmë nga bashkëfshatarët, që lajmëruan më pas edhe Policinë.
“Vajza e dytë u kishte kërkuar ndihmë banorëve të fshatit. Ata e adresuan për të unë. Më marrin në telefon më tregojnë ngjarjen, mora në telefon punonjësit e policisë, por ata ishin në një zonë që nuk u kapte telefoni. Kishte vajtur një person i armatosur me armë e me thikë, ka kërcënuar dhe ka lidhur prindërit. Ajo kishte shpëtuar nga atje dhe erdhi e tmerruar poshtë, sepse shtëpinë e kanë shumë larg nga qendra e fshatit. Menjëherë policia u tregua e gatshme. Vajtën te shtëpia. Autori ditën e parë kishte ardhur për të blerë një viç, e kishte marrë me gjysmë çmimi. Dje në orën 6 ka kërcënuar dhe u ka marrë lekët. Sot babai me vajzën shkuan në Vlore me para borxh. Autori ka lidhur prindërit dhe fëmijët i ka çuar të gjithë në një dhomë. Vajza e dytë thotë se doli nga dhoma dhe iku me vrap nga atje dhe lajmëroi bashkëfshatarët dhe kryeplakun. Problemi me vajzën e madhe të familjes që është abuzuar nisi sot, policia e mori në pyetje vajzën në prani të nënës dhe ajo nuk tha asgjë. Por më vonë vajza i ka thënë babait që autori e kishte përdhunuar dhe se i ka bërë gjëra që nuk i thotë dot. Janë të gjithë me aftësi të kufizuara. Jetojnë me ndihma, në kushte të vështira ekonomike,”- shprehet kryeplaku.
Ndërsa sipas dëshmisë së kryefamiljarit, 38-vjeçari ka detyruar gruan që ta lidhë, e më pas e ka lidhur edhe atë vetë. Ai i ka futur të gjithë anëtarët e familjes në kasolle dhe ka abuzuar me një nga vajzat.
VLORË- Detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja në fshatin Brataj të Selenicës, ku 38-vjeçari Vitrin Çobaj mbajti peng për rreth katër orë anëtarët e një familjeje. Sipas dëshmisë së familjarëve, mësohet se ai ka tentuar të abuzojë me gruan, por ka abuzuar me vajzën 17 vjeçe, e cila kishte probleme me shikimin.
“Mbasi ka ikur motra më mori prej bluze dhe më çoi në kasolle bagëtish dhe më tha fillo zhvishu. Po u ndjeve më tha do të vras me armë. Më abuzoi. Kërkoj që ai të mos lirohet më nga burgu. Është hera e parë që ndodh, herë të tjera nuk kam parë. Kam probleme me shikimin, grupi i dytë, e verbër. Kam frikë”, tha 17-vjeçarja.