Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Mijëra njerëz janë ngritur në protestë në rrugët e Pakistanit, pas arrestimit të ish-kryeministrit, Imran Khan. • Ky i fundit akuzohet për korrupsion. • Kundër protestuesëve, Policia ka përdorur edhe gaz lotësjellës për të shpërndarë turmën. • Qeveria tha se për shkak të protestave të dhunshme 8 persona kanë mbetur të vrarë ndërsa rreth një mijë janë arrestuar pasi u dogjën 25 automjete të Policisë, e po ashtu u sulmuan gjithashtu më shumë se 14 ndërtesa qeveritare. • Ish-kryeministri, i cili u qëllua edhe me armë zjarri pak kohë më parë, u arrestua të martën pasi akuzohet se mori para dhe një pronë në këmbim të dhënies së favoreve për një manjat të pasurive të paluajtshme. • Të mërkurën ish-kryeministri pritet të paraqitet në një seancë gjyqësore.
2 artikuj për këtë temë.
PAKISTAN- Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan është deklaruar i pafajshëm për akuzat për korrupsion një ditë pasi arrestimi i tij shkaktoi protesta mbarëkombëtare.
Pothuajse 1000 persona janë arrestuar, thotë policia, dhe tetë persona kanë vdekur në mbarë vendin në protesta.
Arrestimi përshkallëzoi në mënyrë tensionet midis zotit Khan dhe ushtrisë në një kohë krize ekonomike.
Pamjet dramatike treguan dhjetëra oficerë sigurie duke e larguar me forcë 70-vjeçarin nga gjykata të martën, dhe më pas e futën në një automjet policie. Të mërkurën zoti Khan u padit me akuzat se ai shiti në mënyrë të paligjshme dhurata shtetërore gjatë mandatit të tij të kryeministrit, në një çështje të ngritur nga Komisioni Zgjedhor, shkruajnë mediat e huaja. Ai i mohon akuzat dhe thotë se i ka përmbushur të gjitha kërkesat ligjore.
PAKISTAN- Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan ka dalë para gjykatës mes protestave të përgjakshme në vend. Mediat e huaja raportojnë se 24 orë pas arrestimit të tij,një numër i madh qytetarësh kanë dalë në protestë duke shkaktuar trazira në gjithë vendin. Për pasojë 3 perssona kanë mbetur të vrarë dhe 27 të tjerë janë plagosur.
Automjetet u dogjën dhe ndërtesa e Radio Pakistanit u dogj. Në shtetin më të populluar të Pakistanit, Punjab, u arrestuan rreth 1000 njerëz. Autoritetet njoftuan se të paktën 25 automjete policie u dogjën në provincë, me 130 oficerë të plagosur dhe më shumë se një duzinë ndërtesash zyrtare të grabitura, duke fajësuar mbështetësit e Khan. Në Islamabad, një zyre policie iu vu zjarri.