LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Arratisja e Altin Ndocit/ Në 'lupë' të gjitha takimet e 6 muajve të fundit të 'ushtarit' të Çopjave! Nga Lulzim Berisha tek Juxhin Koka, kush janë të rrezikshmit 'VIP' që u transferuan në qelitë e Peqinit

• Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për të zbardhur arratisjen e Altin Ndocit nga burgu i Durrësit. • Mësohet se Prokuroria e Durrësit, ka marrë në skaner të gjitha takimet e 6 muajve të fundit të Ndocit në burg. • Në lupë janë dhe bisedat telefonike të tij si dhe familjarë. • Gjithashtu dyshohet se organizatohet e arratishes së tij, janë persona që kanë vizituar Ndocin në burg. • Pas arratisjes së Ndocit, disa të burgosur në Burgun e Durrësit janë transferuar mbrëmjen e djeshme në burgjet e sigurisë së lartë të Fierit dhe Peqinit. • Mësohet se Lulzim Berisha, Orges Molla, Juxhin Koka, dy shtetas brazilianë dhe një nga Venezuela janë mes të burgosurve me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Burgu i Durrësit drejt IEVP Peqin. • Gjithashtu mes të burgosurve që u transferuan janë edhe ata që janë arrestuar gjatë Operacionit  ‘Ura’ dhe Revansh. • Transferimi u realizua nën masa ekstreme sigurie, me shoqërimin e dhjetëra mjeteve policore dhe protokolle të rrepta. • Ndërkohë sot është mbajtur edhe procesi gjyqësor i 'Plumbit të Artë', në mungesë të Altin Ndocit në sallën e gjyqit, por është mbrojtur nga avokati Aldo Shkëmbi. • Gjatë nisjes së seancës, drejtoria e Burgjeve ka njoftuar sallën për mos praninë e Ndocit dhe faktin e arratisjes së tij. • Ndërsa, sipas Shkëmbit, Ndoci mund të ndodhet edhe në banesën e tij, por për shkaqe procedurale, Policia e Shtetit duhet të bëjë njoftimin e tij. 

6 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

"Bashkëpunëtorë nga jashtë e ndihmuan të arratisej me Audi luksoz"/ Lala: Policisë i ka mbetur vetëm të mbledhë gëzhojat e Altin Ndocit dhe makinat e djegura

Arratisja e Altin Ndocit/ Në 'lupë' të gjitha takimet e
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me arratisjen e Altin Ndocit. E ftuar në studion e “News 24”, Lala tha se ka pasur jo vetëm bashkëpunëtorë të jashtëm për arratisjen e tij me makinë luksoze, por edhe informatorë dhe ndihmës nga brenda burgjeve dhe sistemit.

Gazetarja nënvizoi se duhet të hetohej e gjithë procedura duke nisur nga arsyet përse një i paraburgosur me rrezikshmëri të lartë ndodhej në një burg të sigurisë së zakonshme dhe deri tek anashkalimi i protokollit të masave dhe sigurisë.

Gjithashtu Lala tha se edhe Policia ka përgjegjësi, pasi duhet të shtonte masat, si para arratisjes, ashtu edhe pas saj, në ndjekjen e gjurmëve të Ndocit, duke përdorur deri në qentë me nuhatje.

“Nuk duhet të ishte aty në Burgun e Durrësit, duhet të hetohet e gjithë procedura pse ndodhej aty dhe përgjegjës janë të gjithë zyrtarët e përfshirë prej vitesh, deri te zyrtarët e lartë.

Ka pasur bashkëpunëtorë nga jashtë që e ndihmuan të arratiset me Audi luksoz nga spitali. Por unë mendoj se ka pasur bashkëpunëtorë dhe informatorë edhe nga brenda burgut dhe sistemit dhe duhet të hetohet”.

Policia duhet të merrte masat e saj, duhet të nxirrte patrullat. Duhet të nxirrte edhe qentë për kontroll dhe ndjekje. Nuk kanë funksionuar shumë gjera. Do duhej që Policia e Shtetit dhe institucionet e tjera. Por çfarë mund të bëjë Policia, asgjë tjetër përveçse të duhet të mbledhë gëzhojat e Altin Ndocit dhe të numërojë makinat e djegura pas”, tha Klodiana Lala./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

EMRI/ Shkarkimi i drejtorit të burgut të Durrësit, emërohet kreu i ri 

Arratisja e Altin Ndocit/ Në 'lupë' të gjitha takimet e
Foto ilustruse

DURRËS- Edmond Llabani është emëruar drejtor i komanduar i burgut të Durrësit. Ky vendim erdhi menjëherë, pas shkarkimit nga detyra të Indrit Cërloj dhe gjithë zinxhirit komandues. Ata u shkarkuan nga poziocioni i tyre, pas arratisjes spektakolare të Altin Ndocit nga ambientet e spitalit, ku po kryente një vizitë shëndetësore.

Konkretisht nga detyra janë shkarkuar:

Afrim Zeqiraj – Shef i Policisë;
Dezdemon Pazaj – Shef i Policisë IEVP Durrës (i komanduar);
Ylfete Sema – Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;
Aulon Quku – Kryeinfermier;
Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
 Idajet Calamaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
 Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve./Dosja.al

 

6 MUAJ ME PARE

Shtyhet gjyqi për ‘Plumbin e Artë’/ Ndoci u arratis nga burgu! Avokati Shkëmbi: Policia të njoftojë mbi gjetjen ose jo të Ndocit

Arratisja e Altin Ndocit/ Në 'lupë' të gjitha takimet e
Altin Ndoci

TIRANË- Ka vijuar procesi gjyqësor i çështjes 'Plumbi i Artë', ndërkohë i akuzuar është edhe Altin Ndoci, i arratisuri nga burgu i Durrësit, dy ditë më parë. Gjyqi ka vijuar pa prezencën e të pandehurit dhe është mbrojtur nga avokati Aldo Shkëmbi. 

Sipas Shkëmbit, Ndoci mund të ndodhet edhe në banesën e tij, por për shkaqe procedurale, Policia e Shtetit duhet të bëjë njoftimin e tij. Gjithashtu, Prokurorja Doloreza Musabelliu tha se, policia duhet të njoftojë, çfarë bëhet me urdhrin e arrestit që ka ndaj të arratisurit.

Për këtë arsye, Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për çështjen,për të pritur njoftimin nga Policia e shtetit, në zbatim të procedurave për gjetjen ose jo të Ndocit. Seanca e radhës u caktua me 20 janar ora 10:00.

Avokati Aldo Shkëmbi: I kërkojmë gjykatës ti drejtohet policisë që të marrë masa për njoftimin e klientit. Ai mund të ndodhet edhe në banesën e tij, ne këtë nuk e dimë, e përderisa burgjet njoftojnë se nuk ndodhet aty. Për shkaqe proceduriale Policia e Shtetit duhet të bëjë njoftimin e tij.

Prokuroja Doloreza Musabelliu: Për të qenë korrekt, me fazat proceduriale ku i pandehuri i fshihet drejtësisë, duhet ti drejtohemi policisë për të qenë në dijeni se çfarë bëhet me urdhrin e arrestit që ka ndaj tij.

Dibra: Nese ai ka patur dijeni për këtë seancë para arratisjes nuk përbën shkak për moszhvillimin e seancës. Fakti është që ai në seancat e shumta gjyqësore që janë bërë nuk është paraqitur përjashtuar në një rast, ka qenë zgjedhja e tij. Mund të ndodh që në ditët në vijim nga kërkimet policore mundet që mos të gjendet dhe arrestohet. Mund të ndodh edhe në seancat vijuese mos marrja dijeni. Vlerësojeni që të vazhdoj gjykimi në prani të avokatëve që e përfaqësojnë atë për të mos u bërë shkak për shtyrje të seancave

Avokati Aldo Shkëmbi: Vëmë në dijeni që në çdo seancë Altin Ndoci ka dhënë aprovimin ta përfaqësojmë, në këtë rast nuk e dimë. Kështu që të zbatohet procedura, të kërkohet për tu njoftuar, mund të ketë reflektuar.

Si ndodhi ngjarja?

Altin Ndoci ishte shoqëruar nga paraburgimi i Durrësit për në spitalin Rajonal të qytetit, për të kryer një vizitë mjekësore te infektivi, në katin e tretë të spitalit, i cili ka edhe repartin e posaçëm të sigurisë për të dënuarit. Nga burgu drejt spitalit, Ndocin e kanë shoqëruar 5 policë, shoferi dhe 4 efektivë, por 2 prej efektivëve kanë qëndruar në makinë bashkë me drejtuesin dhe 2 policë të tjerë e kanë shoqëruar brenda spitalit.

Gjatë vizitës, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet dhe njeri prej policëve të burgjeve e ka shoqëruar. Në këtë moment, kur sapo ka dalë nga tualeti, Ndoci ka goditur dy efektivët në pjesën e barkut dhe i ka shtyrë duke i larguar me shpejtësi nga kati i tretë i spitalit. Të dy efektivët që e shoqëronin brenda spitalit, e ndoqën dhe njëri prej tyre mësohet se ka qëlluar në ajër jashtë spitalit për ta trembur të arratisurin.

Ngjarja dyshohet të ketë qenë e mirë menduar dhe e planifikuar, pasi jashtë spitalit të paraburgosurin e priste një makinë, një Audi luksoze A7 e bardhë me targë AA700RS në pjesën e parkimit, me të cilën u larguan. Po ashtu, pas arratisjes, postblloqe të shumta policie janë ngritur në rrugët e Durrësit për lokalizimin dhe kapjen e tij. 

Policia e Durrësit, përveç kontrolleve në qytet dhe fshatrat përreth ka shtrirë kontrollet edhe në Kavajë. Ndërsa në qarqet kufitare, Fier, Tiranë, Lezhë, e më gjerë ka pika kontrolli ne hyrje të qyteteve. Sakaq, Drejtoria e Burgjeve ka nisur një hetim për sqarimin e plotë të rrethanave se si u arratis 38-vjeçari Altin Ndoci./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Nis procesi gjyqësor 'Plumbi i Artë' pa praninë e Altin Ndocit, 'Burgjet': Nuk mund ta shoqërojmë për shkak të arratisjes

Arratisja e Altin Ndocit/ Në 'lupë' të gjitha takimet e
Altin Ndoci dhe Nuredin Dumani

TIRANË- Procesi gjyqësor i 'Plumbit të Artë' ka nisur ditën e sotme me mungesë të Altin Ndocit në sallën e gjyqit. Mësohet se gjatë nisjes së seancës, drejtoria e Burgjeve ka njoftuar sallën për mos praninë e Ndocit dhe faktin e arratisjes së tij. 

“Nuk mund të bëhet shoqërimi i Altin Ndocit, pasi nuk ndodhet në ambientet e IEVP Durrës, si pasojë e arratisjes së tij nga Spitali Rajonal Durrës. Është shpallur në kërkim nga policia”, citoi gjykata shkresën e DPB.

Si ndodhi ngjarja?

Altin Ndoci ishte shoqëruar nga paraburgimi i Durrësit për në spitalin Rajonal të qytetit, për të kryer një vizitë mjekësore te infektivi, në katin e tretë të spitalit, i cili ka edhe repartin e posaçëm të sigurisë për të dënuarit. Nga burgu drejt spitalit, Ndocin e kanë shoqëruar 5 policë, shoferi dhe 4 efektivë, por 2 prej efektivëve kanë qëndruar në makinë bashkë me drejtuesin dhe 2 policë të tjerë e kanë shoqëruar brenda spitalit.

Gjatë vizitës, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet dhe njeri prej policëve të burgjeve e ka shoqëruar. Në këtë moment, kur sapo ka dalë nga tualeti, Ndoci ka goditur dy efektivët në pjesën e barkut dhe i ka shtyrë duke i larguar me shpejtësi nga kati i tretë i spitalit. Të dy efektivët që e shoqëronin brenda spitalit, e ndoqën dhe njëri prej tyre mësohet se ka qëlluar në ajër jashtë spitalit për ta trembur të arratisurin.

Ngjarja dyshohet të ketë qenë e mirë menduar dhe e planifikuar, pasi jashtë spitalit të paraburgosurin e priste një makinë, një Audi luksoze A7 e bardhë me targë AA700RS në pjesën e parkimit, me të cilën u larguan. Po ashtu, pas arratisjes, postblloqe të shumta policie janë ngritur në rrugët e Durrësit për lokalizimin dhe kapjen e tij. 

Policia e Durrësit, përveç kontrolleve në qytet dhe fshatrat përreth ka shtrirë kontrollet edhe në Kavajë. Ndërsa në qarqet kufitare, Fier, Tiranë, Lezhë, e më gjerë ka pika kontrolli ne hyrje të qyteteve. Sakaq, Drejtoria e Burgjeve ka nisur një hetim për sqarimin e plotë të rrethanave se si u arratis 38-vjeçari Altin Ndoci./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Arratisja e Altin Ndocit nga burgu i Durrësit, në 'lupë' të gjitha takimet e 6 muajve të fundit të 'ushtarit' të Çopjave

Arratisja e Altin Ndocit/ Në 'lupë' të gjitha takimet e
Altin Ndoci

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për të zbardhur arratisjen e Altin Ndocit nga burgu i Durrësit. Mësohet se Prokuroria e Durrësit, ka marrë në skaner të gjitha takimet e 6 muajve të fundit të Ndocit në burg.

Po ashtu në lupë janë dhe bisedat telefonike të tij si dhe familjarë. Gjithashtu dyshohet se organizatohet e arratishes së tij, janë persona që kanë vizituar Ndocin në burg. 

Si ndodhi ngjarja?

Altin Ndoci ishte shoqëruar nga paraburgimi i Durrësit për në spitalin Rajonal të qytetit, për të kryer një vizitë mjekësore te infektivi, në katin e tretë të spitalit, i cili ka edhe repartin e posaçëm të sigurisë për të dënuarit. Nga burgu drejt spitalit, Ndocin e kanë shoqëruar 5 policë, shoferi dhe 4 efektivë, por 2 prej efektivëve kanë qëndruar në makinë bashkë me drejtuesin dhe 2 policë të tjerë e kanë shoqëruar brenda spitalit.

Gjatë vizitës, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet dhe njeri prej policëve të burgjeve e ka shoqëruar. Në këtë moment, kur sapo ka dalë nga tualeti, Ndoci ka goditur dy efektivët në pjesën e barkut dhe i ka shtyrë duke i larguar me shpejtësi nga kati i tretë i spitalit. Të dy efektivët që e shoqëronin brenda spitalit, e ndoqën dhe njëri prej tyre mësohet se ka qëlluar në ajër jashtë spitalit për ta trembur të arratisurin.

Ngjarja dyshohet të ketë qenë e mirë menduar dhe e planifikuar, pasi jashtë spitalit të paraburgosurin e priste një makinë, një Audi luksoze A7 e bardhë me targë AA700RS në pjesën e parkimit, me të cilën u larguan. Po ashtu, pas arratisjes, postblloqe të shumta policie janë ngritur në rrugët e Durrësit për lokalizimin dhe kapjen e tij. 

Policia e Durrësit, përveç kontrolleve në qytet dhe fshatrat përreth ka shtrirë kontrollet edhe në Kavajë. Ndërsa në qarqet kufitare, Fier, Tiranë, Lezhë, e më gjerë ka pika kontrolli ne hyrje të qyteteve. Sakaq, Drejtoria e Burgjeve ka nisur një hetim për sqarimin e plotë të rrethanave se si u arratis 38-vjeçari Altin Ndoci./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Kush janë disa nga të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u dërguan nga burgu i Durrësit në qelitë e Peqinit? (EMRAT)

Arratisja e Altin Ndocit/ Në 'lupë' të gjitha takimet e
Burgu i Peqinit

DURRËS- Lulzim Berisha, Orges Molla, Juxhin Koka, dy shtetas brazilianë dhe një nga Venezuela janë mes 15 të burgosurve me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Burgu i Durrësit drejt IEVP Peqin, mesnatën e shkuar. 

Mësohet se, mes të burgosurve që u transferuan janë edhe ata që janë arrestuar gjatë Operacionit  ‘Ura’ dhe Revansh. Transferimi u realizua nën masa ekstreme sigurie, me shoqërimin e dhjetëra mjeteve policore dhe protokolle të rrepta. Kolona mbërriti në Peqin rreth orës 00:15.

Ky vendim për zhvendosjen e eksponentëve më të rrezikshëm të botës së krimit erdhi pas arratisjes së Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit. Ndërkohë, burgu i Durrësit, i njohur edhe si “burgu i VIP-ave”, u vu në fokus për shkak të kushteve dhe nivelit të sigurisë. 206 të dënuar dhe paraburgosur u rivlerësuan për shkallën e rrezikshmërisë, ndërsa më problematikët u përzgjodhën për t’u sistemuar në Peqin./Dosja.al 

altin ndoci

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj