LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Antimafia italiane aksion me SPAK për Call Center-at/ Çfarë ndodhi mbrëmë në kullën '4Ever Green', 10 të arrestuar  (AKUZAT ndaj Politikanëve)

• Një operacion i SPAK dhe BKH në bashkëpunim me autoritetet italiane po zhvillohet në një nga kullat e kryeqytetit "Green Tower Forever". • Në shënjestër të këtj operacioni është vënë një qendër komunikimi, Call Center, që dyshohet se operon në fushën e mashtrimit në një shtet tjetër. • Operacioni zhvillohet në bashkëpunim me Drejtorinë Antimafias në Itali, pas një investigimi të emisionit Le Iene në Itali dhe Piranjat në Shqipëri. • U infiltruan rreth 15 persona ku zbuluan skemën kriminale të mashtrimit në shuma të mëdha. • Pas verfikimit nga autoritetet e të dyja palëve, fillimisht nga antimafia italiane e më pas nga SPAK dhe BKH, dyshohet se ky aktivitet i paligjshëm është i bazuar në mashtrim në një shumë minimalisht 100 milionë euro. • Nga aksioni i SPAK gjatë 24 orëve janë bastisur 33 vendodhje të ndryshme dhe janë arrestuar rreth 10 persona. • Mbi këtë aksion, kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar një denoncim, ku akuzohet se pas këtij grupi kriminal qëndron motra e politikanit Taulant Balla. • Ndërkohë që Balla i është përgjigjur akuzave, duke i konsideruar ato si të rreme. 

8 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

Investigimi i Le Iene/ Mashtrimet telefonike miliona euroshe: Shqipëria në qendër të hetimeve dhe dyshimet mbi një polic italian

Antimafia italiane aksion me SPAK për Call Center-at/ Çfarë

Përmes një investigimi gazetari italian Luigi Pelazza i emisionit 'Le Iene'  ka hedhur dritë mbi një rrjet mashtrimesh telefonike që dyshohet të ketë sjellë fitime miliona eurosh, me operacione jo vetëm në rajonin Kampania, por edhe në shtete të tjera, përfshirë Shqipërinë. Hetimi i programit ka fokusuar vëmendjen te aktivitetet e call center-eve të cilët kryenin telefonata mashtruese me qëllim të shfrytëzimit të investitorëve të pafajshëm.

Një element veçanërisht shqetësues në hetim është përfshirja e A.V, një polic italian nga Salerno. Sipas shërbimit të Le Iene, ai dyshohet se ka rekrutuar të rinj italianë për t’i dërguar të punojnë në call center në Shqipëri dhe vende të tjera të Evropës Lindore, ku ata ishin të përfshirë në telefonata mashtruese me qëllim përfitimi financiar. Një dëshmitar anonim ka deklaruar se A.V udhëtonte në Shqipëri rregullisht, rreth një herë në muaj, duke marrë me vete grupe prej katër-pesë personash, të rinj të rekrutuar për punë në këto call center-e.

Në intervistën e tij, polici ka mohuar përfshirje të paligjshme, duke deklaruar se aktiviteti i tij ka qenë vetëm vlerësim gjuhësor i kandidatëve, i kryer vite më parë për një mik dhe pa asnjë përfitim ekonomik personal. Megjithatë, fakti që të rinjtë italianë janë dërguar në Shqipëri për të punuar në call center mashtruese ngre pyetje serioze mbi etikën dhe besueshmërinë institucionale.

Hetimi tregon se Shqipëria nuk është thjesht një vend ku operojnë call center-e, por një nyje kyçe e rrjetit ndërkombëtar të mashtrimeve, ku përfshirja e të rinjve italianë ka lehtësuar telefonatat mashtruese drejt investitorëve të pafajshëm. Rasti nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar che mbikëqyrjes së aktivitetit të call center-eve që operojnë jashtë vendit.

Gazetari Luigi Pelazza ka bërë të ditur se i gjithë materiali i mbledhur do t’i dorëzohet Prokurorisë, për të vlerësuar nëse ekzistojnë elementë për përgjegjësi penale ose disiplinore, duke përfshirë edhe dërgimin e të rinjve italianë në Shqipëri

Si funksiononte skema?

Përmes call center mashtronin klientët për investime financiare. Sa më shumë para të jepnin klientët që kontaktogeshin telefonikamente për të investuar në kompani italiane aq më të mashtruar mbeteshin. Janë dëshmuar mashtrime klientësh kryesisht italianë që kanë humbur mijëra e qindra mijëra euro në këto investime./Syri.net

6 MUAJ ME PARE

DETAJE nga operacioni i SPAK dhe autoriteteve italiane/ Tre vëllezërit e shpallur në kërkim "kokat" e grupit! Si mashtronin qytetarët e BE përmes “Call Center-ave” (EMRAT)

Antimafia italiane aksion me SPAK për Call Center-at/ Çfarë

Operacioni i SPAK dhe autoriteteve italiane, në kërkim 3 vëllezërit, kokat e grupit që mashtronin qytetarët e BE përmes Call Center (EMRAT)

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane, për call center-at. Mësohet se tre personat e shpallur në kërkim janë tre vëllezërit, Agim Prekaj, Alfred Prekaj dhe Arjan Prekaj, të cilët dyshohet se janë organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale.

Skema e mashtrimit me këtë qendër telefonike në zemër të Tiranës, e njohur gjerësisht edhe si call center, është zbuluar nga programi investigativ italian "Le Iene". Autorët e programit shumë të ndjekur në Itali, kanë infiltruar disa persona në periudha të ndryshme kohore, për të punuar si agjentë në këtë call center. Duke u infiltruar brenda biznesit me zyra në kullën "4Ever Green", ata kanë marrë informacion të plotë për mënyrën sesi operohej nga kryeqyteti i Shqipërisë, në Itali dhe shtete të tjera europiane, duke zhvatur miliona euro./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Përfundon aksioni i SPAK dhe BKH për Call Center-at/ Tetë persona në pranga, tre në kërkim! Grupi përdorte ambiente të...

Antimafia italiane aksion me SPAK për Call Center-at/ Çfarë

TIRANË- Operacioni i SPAK dhe BKH në bashkëpunim me autoritetet italiane i cili po zhvillohej në një nga kullat e kryeqytetit "Green Tower Forever" ka përfunduar. Bëhet me dije se deri në këto momente janë arrestuar tetë persona dhe tre të tjerë janë shpalluar në kërkim.

Për të kryer aktivitet, këta persona kanë përdorur ambiente të marra me qira në dy pallate në Tiranë. Gjithashtu mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në këto ambiente janë sekuestruar edhe pajisjet.

Skema e mashtrimit me këtë qendër telefonike në zemër të Tiranës, e njohur gjerësisht edhe si call center, është zbuluar nga programi investigativ italian "Le Iene". Autorët e programit shumë të ndjekur në Itali, kanë infiltruar disa persona në periudha të ndryshme kohore, për të punuar si agjentë në këtë call center. Duke u infiltruar brenda biznesit me zyra në kullën "4Ever Green", ata kanë marrë informacion të plotë për mënyrën sesi operohej nga kryeqyteti i Shqipërisë, në Itali dhe shtete të tjera europiane, duke zhvatur miliona euro./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Taulant Balla i përgjigjet akuzave të Berishës për 'Call Center-at': Këtij maskarai ja kam marrë dorën

Antimafia italiane aksion me SPAK për Call Center-at/ Çfarë

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ndaj akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Balla ka hedhur poshtë pretendimet e Berishës, duke i quajtur ato gënjeshtra të qëllimshme.

Postimi i Plotë:

Thënia e Ditës: “Gënjeshtra udhëton shpejt, por e vërteta mbërrin gjithmonë.” Në një kohë kur lajmet e rreme përhapen me shpejtësi alarmante, dëmi që ato shkaktojnë është real: keqinformim, zemërim dhe humbje besimi. Çdo klikim, çdo shpërndarje pa verifikim i jep forcë gënjeshtrës. Prandaj, të ndalemi, të kontrollojmë burimin dhe të mendojmë kritikisht është një akt përgjegjësie qytetare.

6 MUAJ ME PARE

Le Iene dhe Piranjat zbulojnë skemën e mashtrimit me call center

Antimafia italiane aksion me SPAK për Call Center-at/ Çfarë

TIRANË- Pas një investigimi të përbashkët të emisionit italian Le Iene me gazetarët tanë, u bë i mundur denoncimi në SPAK dhe ndërhyrja e këtij të fundit bashkë me Byronë Kombëtare të Hetimit në një godinë në rrugën Myslym Shyri të përshtatur për zyra dhe aktivitete private. Ambientet e këtyre zyrave ishin përshtatur për një call center ku bëhej mashtrimi i shtetasve italianë nën mbulimin e investimeve në Forex Trading.

Skema funksiononte me një investim fillestar prej 250 eurosh, duke ju prezantuar klientëve të mashtruar një llogari të rreme prej 50 mijë eurosh. Për të tërhequr këtë të fundit qytetarët duhet të bënin transferta të njëpasnjëshme dhe duke shumëfishuar kësisoj shumën e zhvatur prej tyre.

Në investigim është dokumentuar se grupi ndryshonte vazhdimisht vendndodhjen, emrin e kompanisë dhe kontaktet. Ne fillim quhej Prodata, ndërsa së fundmi në momentin e ndërhyrjes ishte INFINITE SHPK.

Nje bashkëpunëtor i infiltruar i gazetarëve ka arritur madje të punojë për disa ditë në këtë call center duke dokumentuar gjithçka dhe duke nxjerrë informacione të rëndësishme që tregojnë se si funksiononte ky grup kriminal, i cili arrinte të përvetësonte deri në 20 milionë euro në muaj me anë të mashtrimit.

Theksojmë se operacioni i ndërhyrjes në ambientet ku kryhej mashtrimi është dekonspiruar dhe të gjitha pajisjet tashmë ishin spastruar me urgjencë, duke lënë vetëm zyrat bosh dhe pikëpyetje mbi lidhjet e grupit kriminal.

Piranjat falenderojnë emisionin italian Le Iene për investigimin e përbashkët si dhe përgëzojnë SPAK dhe BKH për hetimin ligjor dhe operacionin në terren. Temën e plotë do të mund ta ndiqni në hapjen e sezonit të ri të Piranjave, në Syri TV si dhe në rrjetet tona sociale.

6 MUAJ ME PARE

33 kontrolle në Tiranë për call-center-at, dhjetë persona të arrestuar. Dy 'koka' në kërkim

Antimafia italiane aksion me SPAK për Call Center-at/ Çfarë
Foto Ilustruese

TIRANË- Gjatë mbrëmjes së djeshme, SPAK dhe oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer rreth 33 kontrolle në disa zona të Tiranës, si pjesë e nisjes së një hetimi për mashtrime përmes call-center-ave.

Burime pranë SPAK konfirmuan për gazetarin Elton Qyno se kontrollet janë kryer në zonat e Saukut, Astirit, Freskut, Laprakës, si dhe në qendrën e biznesit “4Ever Green Tower”, e cila ndodhet përballë Kishës Ortodokse në qendër të kryeqytetit.

Gjatë kryerjes së kontrolleve janë arrestuar 10 persona, të dyshuar si operatorë të call-center-ave, si dhe janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë organizatorët e kësaj skeme.

Aksionet e djeshme, të kryera nga SPAK dhe të mbështetura nga Policia e Shtetit, janë mbikëqyrur edhe nga një grup gazetarësh të emisionit investigativ “Le Iene” në Itali.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar kompjuterë dhe sende të tjera dokumentare, të cilat besohet se kanë lidhje me një çështje mashtrimi ndaj qytetarëve të Bashkimit Europian.

Rasti po ndiqet gjithashtu nga një prokuror i huaj dhe një prokuror shqiptar./Syri.net

6 MUAJ ME PARE

"Tao në tavë"/ Berisha publikon denoncimin: Akuza për call center mashtrimi në Tiranë

Antimafia italiane aksion me SPAK për Call Center-at/ Çfarë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një denoncim duke hedhur akuza të rënda ndaj Taulant Ballës. Në postimin e tij nw Facebook, Berisha shkruan “Miq, Tao në tavë!”, duke ndarë edhe denoncimin ku pretendohet se Taulant Balla është pronar i një call center-i që, merret me mashtrime financiare të tipit “forex”.

Denoncimi pretendon se Policia e Shtetit ka shkuar për të ushtruar kontroll në ambientet e këtij call center-i, pas komunikimeve me agjenci ligjzbatuese të një shteti tjetër. Momentin e mbërritjes së policisë, Taulant Balla dyshohet se ka kontaktuar vetë punonjësit e policisë, duke bërë që kontrolli të ndërpritej dhe forcat të largoheshin.

Postimi i Plotë:

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!

Përshëndetje Doktor Berisha do të doja të bëja një denoncim edhe pse nuk kam prova faktike do të doja ta publikonit këtë.

Sipas të dhënave Taulant Balla (Tao Tao) është pronari i një call-centeri mashtrimi ‘forex’ në zonën e Astirit në pallatin që ndodhet mbi Nami Longue. Policia e Shtetit ka shkuar për të ushtruar kontroll në këtë call center për arsye të komunikimeve me agjensitë ligjzbatuese të një shteti tjeter. Në momentin e mbërritjes së forcave të policisë për kontroll vetë Taulant Balla ka telefonuar policët të cilët ndodheshin për kontroll kjo sipas fjalëve të gjjthë punonjësve të këtij call centeri duke i detyruar policët që të largoheshin menjëherë. Call Center është mbyllur përkohësisht dhe për të shmangur arrestimin dhe kontrollin janë urdhëruar për të goditur një call center mashtrues forexi tjetër i cili ndodhej po në të njëjtën godinë dhe për të njoftuar organet që call centeri që operonte u kap dhe mbas disa ditësh puna ka vijuar normalisht në biznesin e jashtligjshëm të Taos. Punonjësit e call center janë të gjjthë të rinj dhe të reja të cilët janë detyruar të punojnë në këto vende pune nga mospërkrahja e qeverisë dhe pagat e ulëta. Ju ftoj ju dhe Partinë Demokratike të investigoni këtë çështje të turpshme ku qytetarëve europianë po i vidhen çdo muaj miliona euro. Gjjthashtu i përfshirë në këtë skemë është dhe Drejtori aktual i krimit ekonomik. Jam i bindur që mbas publikimit menjëherë ky biznes ka për tu mbyllur. Ju lutem Anonim keni përshëndetjet e mia të përzemërta.

6 MUAJ ME PARE

DETAJE/ Operacioni i SPAK dhe BKH te kulla "4Ever Green", sekuestrohen shuma të mëdha parash

Antimafia italiane aksion me SPAK për Call Center-at/ Çfarë

TIRANË- Një operacion i Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtorisë së Antimafias në Itali, është zhvilluar në orët e mbrëmjes së djeshme në kryeqytet, në kullën e famshme "4Ever Green", përballë Kishës Orthodhokse.

Paraprakisht, bëhet me dije se në këtë godinë 24 katëshe, të paktën sipas lejes së ndërtimit, kanë zyrat disa biznese të njohura dhe ndër to edhe një "call center". Në shënjestër të organeve të hetimit ka qenë pikërisht kjo qendër telefonie, e cila dyshohet se ka mashtruar me mijëra qytetarë italianë dhe të tjerë në Europë, duke u boshatisur llogaritë bankare.

Në krye të operacionit ka qenë vetë prokurori Vladimir Mara dhe drejtues të Antimafias. Siç është parë dhe nga pamjet që kanë dalë në media, ambientet e kullës kanë qenë nën mbikëqyrje të lartë policore, ndërkohë që oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe kolegët e tyre italianë kontrollonin biznesin e shënjestruar.

Skema e mashtrimit me këtë qendër telefonike në zemër të Tiranës, e njohur gjerësisht edhe si call center, është zbuluar nga programi investigativ italian "Le Iene". Autorët e programit shumë të ndjekur në Itali, kanë infiltruar disa persona në periudha të ndryshme kohore, për të punuar si agjentë në këtë call center. Duke u infiltruar brenda biznesit me zyra në kullën "4Ever Green", ata kanë marrë informacion të plotë për mënyrën sesi operohej nga kryeqyteti i Shqipërisë, në Itali dhe shtete të tjera europiane, duke zhvatur miliona euro./Dosja.al

4ever green

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit