LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ankimimet e Berishës dhe Alibeajt/ KAS i kthen dosjen Celibashit, Bardhi: Po e zvarrit çështjen

•Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) nuk i ka marrë në shqyrtim ankimimet e depozituara nga kryedemokrati Sali Berisha dhe deputeti Enkelejd Alibeaj. •Sipas vendimit të bërë publik ditën e sotme, KAS i ka kthyer të dy ankimimet me argumentin se për regjistrimin ose jo të një grupi politik në zgjedhjet e 14 majit 2023, duhet të vendosë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi. •Alibeajt dorëzoi ankimimin pasi KQZ i kërkoi që të dorëzojë dokumente shtesë duke qenë se Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të partisë. •Ndërsa Berisha ka dorëzuar ankimimin dhe ka kërkuar që KQZ të pranojë kërkesën për ta regjistruar në zgjedhjet lokale me argumentin se vendimi i Apelit që i ka hequr vulën nuk ka hyrë në fuqi dhe rrjedhimisht ai është zyrtarisht kryetar i Partisë Demokratike. •Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi hodhi akuza ndaj kreut të KQZ-së. Bardhi shprehet se Celibashi është ai i cili po e zvarrit çështjen e PD-së. •Po ashtu, ditën e sotme Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve ka marrë vendimin që të shqyrtojë ankimimin e depozituar nga Arlind Qori për 'Lëvizjen Bashkë'. •Qori depozitoi ankimim në KAS pasi KQZ nuk pranoi t'ia regjistronte partinë në zgjedhjet lokale të 14 majit. 

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Regjistrimi i PD në zgjedhje/ Sefa: Celibashi është jashtë afatit ligjor për të marrë një vendim, po kryen interpretime personale

Ankimimet e Berishës dhe Alibeajt/ KAS i kthen dosjen Celibashit, Bardhi:
Indrit Sefa

TIRANË- Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa deklaroi se Celibashi është jashtë afatit ligjor për të marrë një vendim përfundimtar. Përballë gazetarëve, ai u shpreh se kreu i KQZ-së po kryen interpretime personale, duke shkelur ligjin. 

"Komisionieri nuk po zbaton procedurat ligjore. Këto afate janë përcaktuar qartë, i bëj thirrje komisionerit që në një kohë sa më të shkurtër që të marrë përsipër kërkesat e PD-së. Cdo moment që kalon është një shkelje e të drejtave ligjore. I bëj thirrje të mos vonojë, të rregjistrojë PD si subjekt ligjor. Të merren masa të menjëhershme. Dokumentacioni jonë është i plotë, interpretimet janë personale"-tha Sefa.

3 VITE ME PARE

Regjistrimi i PD-së në zgjedhje, Celibashi zhvillon nesër mbledhje për vendimin

Ankimimet e Berishës dhe Alibeajt/ KAS i kthen dosjen Celibashit, Bardhi:
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi do të zhvillojë nesër mbledhjen për të marrë vendimin për regjistrimin e PD. Mësohet se pas vendimit të KAS për të mos marrë në shqyrtim dy ankimimet e depozituara nga Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj, Celibashi do të mbajë mbledhjen nesër nw orën 16:00 për të regjistruar PD-në. 

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi të mos i marrë në shqyrtim ankimimet e depozituara nga kryedemokrati Sali Berisha dhe deputeti Enkelejd Alibeaj. Në vendim bëhet me dije se KAS i ka kthyer të dy ankimimet me argumentin se për regjistrimin ose jo të një grupi politik në zgjedhjet e 14 majit 2023, duhet të vendosë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

3 VITE ME PARE

"Pse po fshihesh?'/ Bardhi akuza Celibashit: Po e zvarrit çështjen! Je bërë pengesë politike për regjistrimin e PD-së në zgjedhje

Ankimimet e Berishës dhe Alibeajt/ KAS i kthen dosjen Celibashit, Bardhi:
Gazment Bardhi

TIRANË- Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar për çështjen e rregjistrimit të PD-së në zgjedhjet e '14 Majit'. Përmes një postimi të bërë në 'Twitter', Bardhi hedh akuza ndaj kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashit. Sipas Bardhit, Celibashi është ai i cili po e zvarrit më tepër çështjen e PD-së e se kjo që po bën është e papranueshme dhe e paligjshme. Deputeti mendon se Celibashi është ai i cili po pengon politikisht rregjistrimin e PD-së në zgjedhje. 

'Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka detyrimin ligjor të shprehet menjeherë për kërkesën e PD për regjistrim. Zvarritja që ai po bën, është e paligjshme, është e papranueshme. Ai kishte detyrimin të merrte vendimin të shtunën në orën 10:00. Edhe KAS-i konstaton se vendimi i tij ka rënë nga fuqia në orën 10 të datës 11.03.2023. Pse po fshihet Ilirjan Celibashi? Cili është interesi i tij politik për zvarritjen e vendimmarrjes? Përgjigja është vetëm një: Ilirjan Celibashi po pengon politikisht regjistrimin e PD'- shkruan Bardhi. 

Ky reagim vjen pasi ditën e sotme, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi të mos i marrë në shqyrtim ankimimet e depozituara nga kryedemokrati Sali Berisha dhe deputeti Enkelejd Alibeaj. Në vendim bëhet me dije se KAS i ka kthyer të dy ankimimet me argumentin se për regjistrimin ose jo të një grupi politik në zgjedhjet e 14 majit 2023, duhet të vendosë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

3 VITE ME PARE

KAS pranon ankimimin e Qorit, arsyetimi për Berishën e Alibeajn: Nuk ka interes të ligjshëm (DOKUMENTI-SHPJEGIMI)

Ankimimet e Berishës dhe Alibeajt/ KAS i kthen dosjen Celibashit, Bardhi:
KQZ

TIRANË- Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve ka marrë vendimin që të shqyrtojë ankimimin e depozituar nga Arlind Qori për 'Lëvizjen Bashkë'. Qori depozitoi ankimim në KAS pasi KQZ nuk pranoi t'ia regjistronte partinë në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ndërsa në dy vendimet e tjera, KAS arsyeton vendimin e marrë lidhur me depozitimet e bëra nga kryedemokrati Sali Berisha dhe deputeti Enkelejd Alibeaj. 

"KAS konstatoi se ankuesi nuk legjitimohet sepse nuk ka interes të ligjshëm në një çeshtje që i përket një kërkuesi tjeter dhe KAS-i nuk ka kompetence për shqyrtimin e ankesës, pasi KSHZ nuk është shprehur me vendim përfundimtar për kërkesen e ankuesit,"- thuhet në njoftim përsa i përket vendimit të marrë lidhur me ankimimin e Berishës. 

"Vendimi i Komisionerit nr. 158, datë 09.03.2023 është vendim i ndërmjetëm. Ai nuk i ka dhënë zgjidhje në themel kërkesës me nr. 1337 Prot., datë 06.03.2023. Komisioneri e ka detyrim ligjor që të shprehet me vendim për pranimin ose rrëzimin e saj. KAS-i është instancë e ankimit administrativ dhe jo instancë e shqyrtimit fillestar të kërkesave. KAS-i nuk mund të ushtrojë kompetenca, të cilat nuk i janë ngarkuar shprehimisht nga ligji. Kjo do të thotë se ai nuk mund të shprehet për themelin e kërkesave, pa u shprehur më parë Komisioneri si organ kompetent për shqyrtimin dhe zgjidhjen e tyre,"- thuhet në argumentimin për mos marrjen në shqyrtim të vendimit të Alibeajt. 

Njoftim i plotë: 

KAS përfundon shqyrtimin paraprak të kerkesave ankimore. Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi elementët e formës dhe të përmbajtjes së kërkesave ankimore të depozituara në KQZ. Në përfundim të shqyrtimit paraprak, KAS vendosi mos kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 29, të depozituar nga Partia Demokratike, z. Sali Berisha. KAS konstatoi se ankuesi nuk legjitimohet sepse nuk ka interes të ligjshëm në një çeshtje që i përket një kërkuesi tjeter dhe KAS-i nuk ka kompetence për shqyrtimin e ankesës, pasi KSHZ nuk është shprehur me vendim përfundimtar për kërkesen e ankuesit.
KAS vendosi kalimin për shqyrtim në seancë publike në datën 14.03.2023, në orën 09:00, të kërkesës ankimore nr. 30 depozituar nga Partia ‘Lëvizja Bashkë. Gjithashtu, KAS vendosi të mos kalojë për shqyrtim kërkesën ankimore nr. 31 të depozituar nga Partia Demokratike, z. Enkelejd Alibeaj. KAS konstatoi se: “Vendimi i Komisionerit nr. 158, datë 09.03.2023 është vendim i ndërmjetëm. Ai nuk i ka dhënë zgjidhje në themel kërkesës me nr. 1337 Prot., datë 06.03.2023. Komisioneri e ka detyrim ligjor që të shprehet me vendim për pranimin ose rrëzimin e saj. KAS-i është instancë e ankimit administrativ dhe jo instancë e shqyrtimit fillestar të kërkesave. KAS-i nuk mund të ushtrojë kompetenca, të cilat nuk i janë ngarkuar shprehimisht nga ligji. Kjo do të thotë se ai nuk mund të shprehet për themelin e kërkesave, pa u shprehur më parë Komisioneri si organ kompetent për shqyrtimin dhe zgjidhjen e tyre. KAS-i nuk ka kompetencë “për urdhërimin e regjistrimit si subjekt zgjedhor të “Partisë Demokratike të Shqipërisë”” si instancë fillestare, sikurse i kërkohet nga ankuesi”.

 

3 VITE ME PARE

Ankimimet e Berishës dhe Alibeajt, KAS s'i merr nën shqyrtim, dosja i kthehet pas Celibashit

Ankimimet e Berishës dhe Alibeajt/ KAS i kthen dosjen Celibashit, Bardhi:
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS)

TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur të mos i marrë në shqyrtim ankimimet e depozituara nga kryedemokrati Sali Berisha dhe deputeti Enkelejd Alibeaj. Në vendimin e marrë sot, bëhet me dije se KAS i ka kthyer të dy ankimimet me argumentin se për regjistrimin ose jo të një grupi politik në zgjedhjet e 14 majit 2023, duhet të vendosë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

“KAS nuk ka kompetencë për shqyrtimin e vendimeve të ndërmjetme ndaj do ia kthejnë kreut të KQZ që të marrë vendimin përfundimtar për regjistrimin e PD në zgjedhjet vendore të 14 majit,”- thuhet ndër të tjera në vendim.

Alibeajt dorëzoi ankimimin pasi KQZ i kërkoi që të dorëzojë dokumente shtesë duke qenë se Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të partisë, por vetëm publikisht, pasi zyrtarisht rezulton kryetar i selisë blu. Në këtë mënyrë, në mbledhjen e zhvilluar më 9 mars, Celibashi kërkoi paraqitjen e Bashës ose të dorëzimit të dokumenteve shtesë. 

Ndërsa Berisha ka dorëzuar ankimimin dhe ka kërkuar që KQZ të pranojë kërkesën për ta regjistruar në zgjedhjet lokale me argumentin se vendimi i Apelit që i ka hequr vulën nuk ka hyrë në fuqi dhe rrjedhimisht ai është zyrtarisht kryetar i Partisë Demokratike.

 

kas 13 mars 2023 sali berisha gazment bardhi

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit