LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Anija "Libra" solli sot grupin e dytë me 8 emigrantë në Shëngjin, kthehet në Itali një prej tyre, shkak, problemet shëndetësore

• Anija "Libra" e marinës italiane ka mbërritur sot në portin e Shëngjin me 8 emigrantë në bord. • Fillimisht ishte planifikuar që të ishin nëntë persona ata që do të silleshin drejt kampit të Gjadrit, por personi i nëntë, i cili ishte me origjinë nga Bangladeshi, u gjykua se ishte shumë i moshuar dhe me shëndet të dobët. • Anija u nis ditën e mërkurë nga brigjet e Lampeduses, ndërsa kjo është dërgesa e dytë me emigrantë të kapur në brigjet italiane. • Pas mbërritjes së kontigjentit të dytë të emigrantëve sot në postin e Shëngjini, në bazë të marrëveshjes me Italinë, mësohet se njëri nga 8 personat do të kthehet mbrapsht. • Sipas mediave italiane, emigranti i cili do të kthehet bën pjesë në kategorinë e pambrojtur për shkak të disa problemeve shëndetësore.• Ai do të niset drejt Brindizit, nga e njëjta anije e Marinës italiane. • Nga ana tjetër, 7 emigrantët e tjerë do të transportohen dhe strehohen në Gjadër. • Italia i dërgoi në Shqipëri fillimisht një grup prej 16 emigrantësh nga Bangladeshi dhe Egjipti muajin e kaluar. • Katër prej tyre u kthyen në Itali në ditën e njëjtë, sepse ishin të mitur ose kishin probleme shëndetësore. • Dymbëdhjetë të tjerët u kthyen mbrapsht tri ditë më vonë, pas një gjykatë në Romë urdhëroi që ata të mos mbahen në Shqipëri për shkak vendet e tyre të origjinës, Bangladeshi dhe Egjipti, nuk ishin vende të sigurta.

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Dërgesa e dytë e emigrantëve në Shqipëri, simbolike!" Mediat italiane: 7 persona presin vendimin brenda 48 orëve

Anija "Libra" solli sot grupin e dytë me 8 emigrantë në
Anija

ITALIA- Anija "Libra" e marinës italiane ka mbërritur sot në portin e Shëngjin me 8 emigrantë në bord. Fillimisht ishte planifikuar që të ishin nëntë persona ata që do të silleshin drejt kampit të Gjadrit, por personi i nëntë, i cili ishte me origjinë nga Bangladeshi, u gjykua se ishte shumë i moshuar dhe me shëndet të dobët.

Pas mbërritjes së kontigjentit të dytë të emigrantëve sot në postin e Shëngjini, mësohet se njëri nga 8 personat do të kthehet mbrapsht. Sipas mediave italiane, emigranti i cili do të kthehet bën pjesë në kategorinë e pambrojtur për shkak të disa problemeve shëndetësore. Ai do të niset drejt Brindizit, nga e njëjta anije e Marinës italiane.

Lidhur me këtë situatë kanë shkruar disa nga mediat italiane si “La Repubblica” e cila hedh akuza të forta për shpenzimet që qeveria e Romës po bën me marrveshjen. Sipas saj, qeveria "Meloni" ka shpenzuar 42 466 euro për çdo emigrant që ka shkuar deri tani në Gjadër. 

Nga ana tjetër, “Il Fatto Quotidiano” shkruan se nga 8 azilkërkuesit, 5 egjiptianë dhe 3 nga Bangladeshi, njëri ka probleme shëndetësore që e vendos atë kategorinë e “vulnerabël”. Sipas artikullit, në Qendrën e Paraburgimit dhe Riatdhesimit në Gjadër, të menaxhuar nga Italia, kanë mbetur vetëm 7 persona që presin të dinë nëse gjyqtarët e Seksionit të Emigracionit të Gjykatës së Romës (kompetente për strukturat ekstraterritoriale) do të vërtetojnë ndalimin e tyre. Vendimi pritet të jepet brenda 48 orëve.

“Corriere della Sera” shkruan se ngarkesa e dytë e emigrantëve të destinuar për në qendrën shqiptare të riatdhesimit (në Gjadër) duket pak më shumë se simbolike. Sipas saj edhe ata që erdhën në mes të tetorit u detyruan të dërgohen në Itali. 

1 VITE ME PARE

Ja pse u kthye në Itali njëri prej emigrantëve të Shëngjinit/ Nga kërkesa për azil te vendimi nga Gjykata

Anija "Libra" solli sot grupin e dytë me 8 emigrantë në
Emigrantët në Shëngjin

SHËGJIN- Një nga tetë emigrantët egjiptianë dhe nga Bangladeshi që mbërriti në qendrën e pritjes në Shëngjin (Shqipëri) do të kthehet në Itali për arsye shëndetësore.

Anija e marinës italiane mbërriti të premten në mëngjes në portin e Shëngjinit, duke sjellë tetë emigrantë, mirëpo më vonë u bë e ditur se njëri prej tyre duhet të kthehet në Itali. Kjo pasi emigranti përfshihet në kategorinë e pambrojtur dhe duhet të kthehej në Brindisi, me të njëjtën anije e Marinës, shkruajnë mediat italiane.

Në Gjadër, me shumë gjasa 7 emigrantët e mbetur do të aplikojnë për azil. Kërkesat do të duhet të shqyrtohen nga komisioni territorial me procedurë të përshpejtuar. Parashikohet se kërkesa do të refuzohet, por edhe gjyqtarët italianë do të duhet të shprehin mendimin e tyre për ndalimin: dhe nuk është aspak e sigurt se do të jepet miratimi.

Anija “Libra” zbarkoi mëngjesin e së premtes në bregdetin shqiptar, duke u ankoruar në portin e Shëngjinit me 6 persona në bord nga Egjipti dhe 2 nga Bangladeshi. Ata ishin shpëtuar të gjithë të hënën e kaluar në ujërat ndërkombëtare në jug të Lampedusa nga autoritetet italiane. Një pasagjer i nëntë, shumë i moshuar dhe i sëmurë, ishte dërguar në Itali.

Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane parashikon që emigrantët meshkuj të rritur, të shpëtuar nga anijet e autoriteteve italiane dhe që konsiderohen jo të cënueshëm, do të transportohen në qendrat në Shqipëri. Ky është transferimi i dytë i parashikuar nga sistemi i ri për menaxhimin e emigrantëve që vijnë drejt brigjeve italiane të kërkuar nga qeveria e Giorgia Melonit: si në rastin e parë, megjithatë, nuk është e qartë nëse gjykatat do t’i vërtetojnë përfundimisht këto transferime.

Pas zbarkimit, që ndodhi rreth orës 08:00 të së premtes 8 nëntor, emigrantët u zhvendosën në pikën e nxehtë pranë portit për t’iu nënshtruar disa procedurave të verifikimit dhe u transferuan në kampin e Gjadrit.

1 VITE ME PARE

Mbërritja e kontigjentit të dytë me emigrantë sot/ Përfundojnë procedurat në Shëngjin, 7 prej tyre zhvendosen në kampin e Gjadrit

Anija "Libra" solli sot grupin e dytë me 8 emigrantë në
Shëngjin

LEZHA- Kanë përfunduar procedurat për 8 emigrantët që mbërritën mëngjesin e sotëm në Shëngjin. Mësohet se 7 prej tyre janë nisur zhvendosur në kampin e Gjadrit, ndërsa njëri do të kthehet në Itali për shkak të problemeve shëndetësore.

Një anije e marinës italiane ka mbërritur të premten në mëngjes në portin e Shëngjinit, duke sjellë tetë emigrantë të kapur në ujërat ndërkombëtare, të cilët do të mbaheshin në qendrat e pritjes gjatë shqyrtimit të kërkesave të tyre për azil. Kjo është hera e dytë që Italia dërgon emigrantë në Shqipëri prej se dy qendrat e pritjes filluan punën në tetor, sipas një marrëveshjeje mes dy vendeve.

Italia i dërgoi në Shqipëri fillimisht një grup prej 16 emigrantësh nga Bangladeshi dhe Egjipti muajin e kaluar. Katër prej tyre u kthyen në Itali në ditën e njëjtë, sepse ishin të mitur ose kishin probleme shëndetësore. Dymbëdhjetë të tjerët u kthyen mbrapsht tri ditë më vonë, pas një gjykatë në Romë urdhëroi që ata të mos mbahen në Shqipëri për shkak vendet e tyre të origjinës, Bangladeshi dhe Egjipti, nuk ishin vende të sigurta.

1 VITE ME PARE

Mbërriti sot në Shëngjin, kthehet në Itali një nga emigrantët e kontigjentit të dytë, shkak, problemet shëndetësore

Anija "Libra" solli sot grupin e dytë me 8 emigrantë në
Foto ilustruese

LEZHA- Pas mbërritjes së kontigjentit të dytë të emigrantëve sot në postin e Shëngjini, në bazë të marrëveshjes me Italinë, mësohet se njëri nga 8 personat do të kthehet mbrapsht. Sipas mediave italiane, emigranti i cili do të kthehet bën pjesë në kategorinë e pambrojtur për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Ai do të niset drejt Brindizit, nga e njëjta anije e Marinës italiane. Nga ana tjetër, 7 emigrantët e tjerë do të transportohen dhe strehohen në Gjadër.

Një anije e marinës italiane ka mbërritur të premten në mëngjes në portin e Shëngjinit, duke sjellë tetë emigrantë të kapur në ujërat ndërkombëtare, të cilët do të mbaheshin në qendrat e pritjes gjatë shqyrtimit të kërkesave të tyre për azil. Kjo është hera e dytë që Italia dërgon emigrantë në Shqipëri prej se dy qendrat e pritjes filluan punën në tetor, sipas një marrëveshjeje mes dy vendeve.

Italia i dërgoi në Shqipëri fillimisht një grup prej 16 emigrantësh nga Bangladeshi dhe Egjipti muajin e kaluar. Katër prej tyre u kthyen në Itali në ditën e njëjtë, sepse ishin të mitur ose kishin probleme shëndetësore. Dymbëdhjetë të tjerët u kthyen mbrapsht tri ditë më vonë, pas një gjykatë në Romë urdhëroi që ata të mos mbahen në Shqipëri për shkak vendet e tyre të origjinës, Bangladeshi dhe Egjipti, nuk ishin vende të sigurta.

1 VITE ME PARE

Anija "Libra" me emigrantë mbërrin në Shëngjin, Reuters: Ushtria italiane nuk ka treguar nga vijnë grupi i ri i azilkërkuesve

Anija "Libra" solli sot grupin e dytë me 8 emigrantë në
anija libra

SHËNGJIN- Mediat ndërkombëtare kanë ndjekur shpeshherë zbatimin e marrëveshjes Shqipëri-Itali për emigrantët. Reuters i ka kushtuar sot një artikull edhe mbërritjes së anijes "Libra" me grupin e dytë të emigrantë të kapur në brigjet italiane. 

Në shkrimin e mëposhtëm thuhet se ushtria italiane nuk tha se nga erdhi grupi i ri i azilkërkuesve. Ndërkohë sipas lajmeve në gazetat italiane, qeveria e Giorgia Melonit mund të përqendrohej te tunizianët sepse vendi i tyre konsiderohej më i qëndrueshëm se shumë të tjerë.

ARTIKULLI I PLOTË: 

Një anije e marinës italiane që transportonte një grup të vogël emigrantësh u ankorua në një port shqiptar të premten në një përpjekje nga Roma për të shpëtuar një plan për të pritur azilkërkuesit jashtë vendit, pasi një përpjekje e parë u godit nga pengesat ligjore.

Anija mbërriti para orës 8 të mëngjesit. Vetëm tetë emigrantë të shpëtuar pranë ishullit Lampedusa u dërguan të mërkurën. Italia ka ndërtuar dy qendra pritjeje në Shqipëri në kuadër të projektit të parë nga një vend i Bashkimit Evropian për të devijuar emigrantët në një vend jashtë BE-së. Objektet në Shëngjin dhe Gjadër janë të pajisura me personel italian.

Sipas marrëveshjes me Tiranën, numri i emigrantëve të pranishëm në një kohë në Shqipëri nuk mund të kalojë 3000.
Italia dërgoi një grup fillestar prej 16 emigrantësh në Shqipëri muajin e kaluar, por ata u kthyen të gjithë brenda disa ditësh, shumica e tyre pasi një gjykatë e Romës vendosi që ata nuk mund të mbaheshin në vendin ballkanik për shkak të shqetësimeve për statusin e tyre ligjor.

Ushtria nuk tha se nga erdhi grupi i ri i azilkërkuesve. Gazetat italiane spekuluan në fundjavë se qeveria mund të përqendrohej te tunizianët sepse vendi i tyre konsiderohej më i qëndrueshëm se shumë të tjerë.

Grupi i parë i emigrantëve erdhi nga Egjipti dhe Bangladeshi, dy nga 22 vendet që Italia i kishte klasifikuar si të sigurta, që do të thotë se qeveria besonte se ata mund të riatdhesoheshin me shpejtësi.

Gjyqtarët e Romës e vunë në pikëpyetje këtë, duke vënë në dukje një vendim të fundit nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë, e cila tha se një vend jashtë BE-së nuk mund të shpallet i sigurt nëse i gjithë territori i tij nuk konsiderohet pa rrezik.
Si rezultat, i gjithë grupi u kthye në Itali në qendra të pambrojtura për azilkërkuesit.

1 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Të rrethuar nga forcat e sigurisë, momenti kur emigrantët zbresin nga anija italiane në Shëngjin

Anija "Libra" solli sot grupin e dytë me 8 emigrantë në
emigrantet

SHËNGJIN- Janë publikuar pamjet nga momenti kur 8 emigrantët e kapur në brigjet italiane zbresin nga anija "Libra" në Shëngjin. 

Tetë emigrantët janë vendosur në qendrën pritëse të Shëngjinit, ku do t’iu nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit shëndetësor dhe më pas do të transferohen në kampin e Gjadrit.

Fillimisht ishte planifikuar që të ishin nëntë persona ata që do të silleshin drejt kampit të Gjadrit, por personi i nëntë, i cili ishte me origjinë nga Bangladeshi, u gjykua se ishte shumë i moshuar dhe me shëndet të dobët. 

Anija u nis ditën e mërkure nga brigjet e Lampeduses, ndërsa kjo është dërgesa e dytë me emigrantë të kapur në brigjet italiane. 

1 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ U nis dy ditë më parë, ja momentet e ankorimit të anijes me emigrantë në Shëngjin

Anija "Libra" solli sot grupin e dytë me 8 emigrantë në
foto e anijes

SHËNGJIN- Anija "Libra" e marinës italiane ka mbërritur sot në portin e Shëngjin me 8 emigrantë në bord. Fillimisht ishte planifikuar që të ishin nëntë persona ata që do të silleshin drejt kampit të Gjadrit, por personi i nëntë, i cili ishte me origjinë nga Bangladeshi, u gjykua se ishte shumë i moshuar dhe me shëndet të dobët. 

Tetë emigrantët janë vendosur në qendrën pritëse të Shëngjinit, ku do t’iu nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit shëndetësor dhe më pas do të transferohen në kampin e Gjadrit. Anija u nis ditën e mërkure nga brigjet e Lampeduses, ndërsa kjo është dërgesa e dyte me emigrantë të kapur në brigjet italiane. 

Transporti i parë i emigrantëve mbërritën në brigjet shqiptare më 16 tetor por qëndruan vetëm tre ditë. Kjo pasi Gjykata e Romës detyroi Italinë të kthejë mbrapsht kontigjentin e azilkërkuesve, pasi nuk vinin nga vende të sigurta.

1 VITE ME PARE

Dërgesa e dytë nga Italia, mbërrin në Shëngjin anija "Libra" me 8 emigrantë

Anija "Libra" solli sot grupin e dytë me 8 emigrantë në
anija

SHBA- Ka mbërritur në portin e Shëngjinit anija e marinës italiane "Libra" me 8 emigrantë në bord. Kjo është dërgesa e dytë nga Italia. Fillimisht ishte planifikuar që të ishin nëntë persona ata që do të silleshin drejt kampit të Gjadrit, por personi i nëntë, i cili ishte me origjinë nga Bangladeshi, u gjykua se ishte shumë i moshuar dhe me shëndet të dobët. 

Emigrantët u kapën dhe u shpëtuan të hënën e kaluar në ujërat ndërkombëtare në jug të Lampedusa nga autoritetet italiane. Ata do të vendosen fillimisht në pikën e Shëngjinit, ku do të përcaktohen procedurat e identifikimit dhe më pas ata që i nënshtrohen ndalimit do të transferohen në qendrën e Gjaderit për riatdhesim.

Ky është transferimi i dytë i parashikuar nga marrëveshja e re për menaxhimin e emigrantëve që vijnë drejt brigjeve italiane të kërkuar nga qeveria e Giorgia Melonit: si në rastin e parë, megjithatë, nuk është e qartë nëse gjykatat do t'i lejojnë përfundimisht këto transferime. Anija ushtarake “Libra” ka një kapacitet për transportin e rreth 200 pasagjerëve, por janë të paktë ata emigrantë që i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara kufitare.

anija libra ne shengjin marreveshja me italine per emigrantet

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj