Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA. • 35-vjeçari shqiptar Florind Belliu dhe gruas e tij 28-vjeçare Ornela Belliu u gjetën të vdekur poshtë banesës së tyre. • Fillimisht mendohet se pas një sherri brenda familjes, Florindi, me profesion aktor, hodhi nga ballkoni i shtëpisë bashkëshorten e tij. • Më pas, u hodh edhe vetë duke i dhënë fund jetës së tij. • Ndërsa fëmijët e çiftit ishin brenda banesës, të padëmtuar. •“Ata ishin fëmijë super të mirë, dy djem të vegjël. Ata po luanin me qenushin tim dy ditë më parë. Edhe prindërit ishin vërtet të mirë. Gruaja ishte super e këndshme. Djaloshi ishte pak i rezervuar, por një familje e bukur,”- tha fqinji Giovanni Resto për Daily Neës. • Por natën e krimit, fqinjët raportojnë se kishte të bëritura. •Madje raportojnë se kishte diçka nuk po shkonte me 35-vjeçarin • E disa orë më vonë, u gjetën të dy të vdekur. •Ndërsa një fëmijë u dëgjua duke bërtitur “Mami! Mami!” disa sekonda pas zhurmës. • Me shumë gjasa kanë parë gjithë skenën horror para syve të tyre. •Hetimet kanë nisur për të zbuluar gjithë ç'ka ndodhur dhe se cila ishte arsyeja e vrasjes.
11 artikuj për këtë temë.
SHBA- Ngjarja tragjike në New York, SHBA, ku aktori shqiptar Florind Belliu u vetflijua së bashku me bashkëshorten e tij duke u hedhur nga kati i 6-të i aparetamentit ku jetonin ka tronditur jo vetëm Neë Yorkun por dhe mbarë shqiptarët.
Detaje të reja dalin pas ngjarjes së rëndë ku sipas Policisë momenti i rënien nga së çiftit shqiptar është filmuar nga kamerat e sigurisë së një biznesi aty pranë ndërsa sot janë publikuar dhe pamjet pak minuta pas hedhjes, shkruan New York Post.

Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij Ornela Shehi, 28 vjeçe, u gjetën në oborrin e pasmë të rrugës Cruger Ave, 2199, rreth orës 9:15 të mëngjesit të së shtunës, thanë burimet policore.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin tragjik kur Ornela bie nga kati i gjashtë i ndërtesës para dhe disa sekonda më vonë, edhe Belli, tha burimi. Policët kanë deklaruar se rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Belliu ishte i diplomuar në Universitetin e Arteve në Tiranë, Shqipëri dhe interpretoi në TV dhe në teatër përpara se të transferohej në SHBA. prej dy vitesh ai po punonte me dy libra dhe një skenar filmi që shpresonte ta paraqiste në Netflix.
Burimet thanë se policët nuk kishin marrë kurrë raportime për dhunë në familje në lidhje me çiftin, i cili u vendos në ndërtesë me dy fëmijët e tyre të vegjël rreth katër muaj më parë.
TIRANË- Artistja Arjeta Dhima ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale bisedën e fundit që ka bërë me aktorin Florind Belliu, i cili u hodh bashkë me gruan e tij një natë më parë nga kati i gjashtë i pallatit. Në një postim në Facebook, Dhima shkruan se është trishtuar jashtë mase nga humbja e dyfishtë dhe se priste ta takonte Belliun. Kjo pasi ky i fundit i kishte premtuar që do të vinte në Shqipëri. Dhima shton se nga 35-vjeçari, miku i saj ka mësuar shumë në punët që kanë bërë bashkë.
“Nuk do doja t'a mbyllja kështu mbrëmjen por pash bisedën që kemi bërë bashkë o Florind Belliu dhe ti më thua se do vish. Sa shumë mësova nga ty nga kjo punë e vogël modeste, ti në rolin e koalës dhe ne që mbanim barkun me dorë. E sot na trishtova jashtë mase... E paqtë të qoftë udha dhe të ndrittë shpirti ty dhe dashurisë tënde,”- shkruan Dhima krah fotove të bisedës së shkëmbyer me Belliun.
Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë në New York, teksa festonin ditëlindjen e bashkëshortes së Florindi, Ornela, e cila mbushte 28 vjeçe. Fillimisht debati mësohet se ka nisur mes të resë dhe nënës së 35-vjeçarit, por me ndërhyrjen e aktorit, situata është përkeqësuar. Më pas, Belliu e ka shtyrë të shoqen duke e hedhur nga ballkoni i apartamentit që ndodhej në katin e gjashtë në ‘The Bronx’ të New Yorkut. Kur ka parë pasojat e veprimit të tij, 35-vjeçari ka vendosur të hidhej pas të shoqes. Të dy janë gjetur të vdekur dhe pamjet rrëqethëse ku nëna e aktorit shihet teksa qan në vendngjarje kanë bërë xhiron e mediave ndërkombëtare. Ngjarja është ende nën hetim.
TIRANË- Aktori shqiptar Florind Belliu ka zgjeruar pistat e hetimit me një status të dyshimtë që ka lënë në rrjetet sociale vetëm pak orë para se të hidhej bashkë me gruan e tij nga kati i gjashtë i pallatit ku jetonin në New York. Në faqen e njohur në rrjetet sociale, me emrin ‘Lolita’, Belliu shkruan se i është ngritur një kurth dhe i ka të gjithë njerëzit kundër e ndihet i pafuqishëm. Ai nuk sqaron për çfarë bëhet fjalë konkretisht, por shton se nuk po gjen as gazetar për ta bërë publike e as një avokat për ta mbrojtur. Teksa përmend emrat e dy djemve, 35-vjeçari shqiptar shkruan se nuk ka shkelur kurrë asnjë ligj, por që pranë ka vetëm Allahun.
“Do kisha shumë dëshirë të vazhdoja të bëja meme, por nuk mundëm më! Po e shkruaj këtë përpara se të më detyrojnë të them gjëra që nuk janë dhe nuk i kam bërë. Më është bërë një kurth shumë i madh dhe i shtrirë në kohë shumë të gjatë.
Janë përfshirë shumë njerëz prandaj nuk ia vlen të përmend emra. Për dy çunat e mi Schëibe dhe Raya. Kurrë në jetën time nuk kam shkelur asnjë ligj. As kam bërë ndonjë shkelje. Kam menduar se të flasësh dhe të thuash çfarë të duash është e drejta hyjnore. Përpara se të më detyrojnë me forma nga më të ndryshmet. Babi ju do shumë.
Mi kanë kthyer të gjithë kundër. Me forma nga më të ndryshmet, secilin me arsyet e veta. Jam vetëm, vetëm fare nuk kam as njeri. Nuk kam si e nxjerr të vërtetën. Jam i pafuqishëm. Nuk gjej as avokat dhe as gazetar ta bëj publike. Më vjen keq. Kam vetëm Allahun. Ai më mjafton,”- shkruhet në postim.
Një natë më parë Florind Belliu u grind me të shoqen, Ornela, teksa festonin 28-vjetorin e lindjes së saj. Në debat e sipër, aktori shtyu të shoqen dhe e hodhi nga ballkoni i apartamentit ku jetonin, në katin e gjashtë. Pas saj, vendosi të vetëhidhej. Të dy ndërruan jetë në vend, duke lënë pas dy fëmijë. Shkaqet e kësaj tragjedia në familjen shqiptare mbeten ende mister.
TIRANË- Florind Belliu 35-vjeçari që vendosi t’i jepte fund jetës së tij e të bashkëshortes një natë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte marrë rrugët e emigrimit për të realizuar ëndrrat e tij. I riu ishte një emër i njohur në Tiranë pasi ishte angazhuar në shumë filma. Florind Belliu kishte mbaruar Akademinë e Arteve, dhe pas përfundimit të studimeve kishte provuar që të angazhohej me disa produksione filmike, por edhe me role episodike në teatër. Por, duke mos arritur suksesin e dëshiruar, vendosi të ikte nga Shqipëria.
Bashkë me të në SHBA, New York u zhvendos edhe e shoqja, Ornela e çifti u bënë prindër të dy fëmijëve, aktualisht 6 dhe 2 vjeç. Fillimisht Belliu punoi si agjent i pasurive të paluajtshme, por më vonë u angazhua sërish në botën e artit. Ai nisi të shkruante dy libra për skenar filmi që ëndërronte ta prezantonte në Netflix. Një mik i tij, aktivisti Marsel Rupi tregon se disa muaj më parë Florind Belliut i kishte kërkuar një vepër e Mirush Kabashit për ta vënë në skenë në SHBA.
Florind Belliu njihej edhe si praktikant i besimit islam dhe ajo që kishte tronditur jetën e tij ishte vdekja e të atit dy vite më parë. Andi Llabuti, aktor, koleg dhe mik i Belliut, thotë se 35-vjeçari ka pasur një periudhë tepër të vështirë me të atin e tij. Llabuti u shpreh se Belliu e ka përjetuar shumë keq vdekjen e të atit dhe faktin që ai nuk mundi të vinte në varrimin e tij dhe e pa teksa vdiste nëpërmjet një kamere telefoni, pasi në ato çaste po flisnin bashkë.
“Flori ka pasur një periudhë të vështirë. Çdo gjë lidhet me humbjen e të atit të Florit para një viti e gjysmë, ajo i vuri kapakun. Flori ka qenë me bashkëshorten dhe me fëmijët në Nju Jork dhe prinderit i ka pasur në Tiranë. Ai ka pasur një situatë shumë të rëndë duke e lidhur këtë me të atin e tij. Në momentin që Flori ka qenë duke folur me të atin e tij në kamër, i ati ndërron jetë. Të gjithë situatën e ka parë live. Kjo ka qenë skena që Flori shikon live nga kamera dhe më e keqja ishte që Flori nuk mund të vinte në varrim, për shkak se nuk kishte dokumentet,”- tregon miku i Belliut.
Për shkak të kësaj ngjarjeje, 35-vjeçari ishte parë shumë herë në gjendje të rëndë psikologjike. Madje në SHBA kishte nisur edhe një kurë për probleme të shëndetit mendor. Kohët e fundit, Florind Belliu kishte marrë edhe të ëmën në New York dhe një natë më parë teksa festonin 28-vjetorin e Ornelës, dyshja debatuan. Fillimisht debate mësohet se ka nisur mes të resë dhe nënës së 35-vjeçarit, por me ndërhyrjen e aktorit, situate është përkeqësuar. Më pas, Belliu e ka shtyrë të shoqen duke e hedhur nga ballkoni i apartamentit që ndodhej në katin e gjashtë në ‘The Bronx’ të New Yorkut. Kur ka parë pasojat e veprimit të tij, 35-vjeçari ka vendosur të hidhej pas të shoqes. Të dy janë gjetur të vdekur dhe pamjet rrëqethëse ku nëna e aktorit shihet teksa qan në vendngjarje kanë bërë xhiron e mediave ndërkombëtare. Ngjarja është ende nën hetim.
TIRANË- Ngjarja e rëndë që tronditi Neë York-un dhe Shqipërinë, ku aktori Florind Belliu i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i 6-të i apartamentit ku jetonin bashkë me bashkëshorten e tij shtatëzënë ka pikëlluar miqtë, kolegët, familjarët dhe jo vetëm.
Andi Llubati, aktor, koleg dhe mik i Belliut, thotë se 35-vjeçari ka pasur një periudhë tepër të vështirë me të atin e tij.
“Flori ka pasur një periudhë të vështirë. Çdo gjë lidhet me humbjen e të atit të Florit para një viti e gjysmë, ajo i vuri kapakun. Flori ka qenë me bashkëshorten dhe me fëmijët në Nju Jork dhe prinderit i ka pasur në Tiranë. Ai ka pasur një situatë shumë të rëndë duke e lidhur këtë me të atin e tij. Në momentin që Flori ka qenë duke folur me të atin e tij në kamër, i ati ndërron jetë. Të gjithë situatën e ka parë live. Kjo ka qenë skena që Flori shikon live nga kamera dhe më e keqja ishte që Flori nuk mund të vinte në varrim, për shkak se nuk kishte dokumentet”, tha Llabati.
Sipas tij, familjarët i kishin thënë se vdekja e të atit kishte lënë gjurmë te ai dhe theksoi se gjatë këtij viti kishte probleme të rënda të shëndetit mendor dhe filloi mjekimin në Nju Jork.
Tragjedia ndodhi në ndërtesën Cruger Ave, në Pelham Parkëay South në Morris Park, jashtë Mosholu- Pelham Greenëay. Në Shqipëri, Belliu ka qenë aktor, ndërsa përmes kërkimeve në internet rezulton se në Neë York ka punuar në një agjenci të shitjes së pasurive të patundshme.
SHBA- Kjo është familja Belliu, e cila është përgjysmuar dje. Një ngjarje tragjike u regjistrua mbrëmjen e djeshme në New York, ku aktori shqiptar, Florind Belliu, dyshohet se hodhi gruan nga ballkoni Ornela Belliu dhe më pas i dha fund jetës duke u hedhur edhe vetë.

Ajo që e bën ngjarjen më tragjike është fakti se dyshohet se bashkëshortja e tij ishte shtatzënë dhe priste fëmijën e tyre të tretë. Aktualisht çifti kishte dy fëmijë, 6 dhe 2 vjeç, ndërsa ende nuk dihen rrethanat se për cilat ishin arsyet që e shtynë çiftin të ndërmarrin një akt të tillë.
Tragjedia ndodhi në ndërtesën Cruger Ave, në Pelham Parkway South në Morris Park, jashtë Mosholu- Pelham Greenëay. Në Shqipëri, Belliu ka qenë aktor, ndërsa përmes kërkimeve në internet rezulton se në Neë York ka punuar në një agjenci të shitjes së pasurive të patundshme.
SHBA- Nju Jork Post ka publikuar një video pak momente pasi aktori shqiptar me banim në SHBA, Florind Belliu është vetëhedhur së bashku me bashkëshorten, 28-vjeçaren Ornela Belliu nga kati i gjashtë i një ndërtese. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, kamerat kanë fiksuar pallatin e çiftit shqiptar që u hodhën nga kati i gjashtë.
Siç duket nga pamjet e mëposhtme, një moment shfaqet një grua që qan e ulur mbi gjunjë në rrugë, me siguri mund të jetë e ëma e Belliut që jetonte me çiftin. Hetuesit dyshojnë se vdekja e tyre nuk ishte pjesë e një pakti vetëvrasës, por një përleshje që përfundoi në tragjedi. Belliu dhe familja e tij ishin larguar para 6 viteve nga Shqipëria. Çifti la pas 2 djem 6 dhe 4 vjeç. Rasti është nën hetim nga policia amerikane. Ajo që e bën më të tmerrshme ngjarjen, është fakti që gruaja e tij ishte shtatzënë me fëmijën e tretë.
TIRANË- Ngushëllime të shumta kanë ardhur pasi aktori shqiptar Florind Belliu humbi jetën duke u hedhur nga kati i gjashtë i banesës së tij në New York së bashku me gruan e tij Ornelën.
Një ndër ta ishte dhe ai i aktorit të Portokallisë Igen Çela, i njohur si Xhoda, i cili në një postim në Instagram shfaqet i pikëlluar dhe shkruan se nuk do t’i harrojë kurrë kujtimet që ka me 35-vjeçarin, i cili kishte pasion aktrimin.
"Ma copëtove zemrën shoku im i shtrenjtë. Nuk e besoj që ike kështu bashkë me Ornelën. Nuk më besohet që po bëj këtë status për ty. Je i ngulitur në mendjen time dhe zemrën time për gjith ato kujtime të bukura që kemi bashkë dhe pasionin që ndanim për aktrimin. Ju shkoftë Shpirti në paqe të dyve shoku im i shtrenjtë dhe Zoti i dhëntë forcë familjes tënde në këto momente të vështira."-shkroi ai.
Trupat e Florindit 35 vjeç dhe Ornelës, 28 vjeç, u gjetën në oborrin e pasmë të 2199 Cruger Ave rreth orës 9:15 të mëngjesit të së shtunës, tha policia. Detektivët po hetojnë të gjitha këndvështrimet e mundshme, vetëvrasje të dyfishtë, vetëvrasje me vrasje, tha policia.
SHBA- Hetuesit në New York dyshojnë se vdekja e aktorit shqiptar Florind Belliu dhe bashkëshortes së tij Ornela nuk kishte për qëllim vetvrasjen por se ka ardhur pas një zënke të momentit.
Sipas mediave vendase, nëna e Florindit, e cila mbërrit pak minuta pas tragjedisë në vendngjarja, u shemb në tokë teksa mësoi se asnjë nga të dy nuk kishte mbijetuar. Fqinjët u përpoqën ta ngushëllonin gruan, por ajo nuk mund të qetësohej, tha një fqinj që e identifikonte veten vetëm si Juju.
Çifti, një burrë 35-vjeçar dhe një grua 28-vjeçare që fqinjët thonë se kanë fëmijë së bashku, ranë nga një apartament në katin e gjashtë në ndërtesën Cruger Ave. në Pelham Parkway South në Morris Park, jashtë Mosholu- Pelham Greenway rreth orës 9:15 të mëngjesit, sipas policisë.
“Ajo nuk ishte mirë. Ajo sapo humbi djalin e saj, shoqja e saj po përpiqet ta ngushëllojë. Kjo nuk supozohet të ndodhë. Ai ishte fëmija i saj."-tha Juju.
Edhe portieri i godinës Sajdi Perkaj u përpoq të ngushëllonte nënën e pikëlluar.
“Sot Florindi kishte ditëlindjen, më tha nëna e tij. Familja e saj është në Shqipëri. Ne e dimë që ata janë shqiptarë, si ne. Unë i shoh ata çdo ditë së bashku. Ne nuk e kuptuam se kishte diçka që nuk shkonte. Ata jetuan këtu për tre muaj”, tha ajo.
Fëmijët e çiftit ishin brenda banesës të padëmtuar, thanë policët. Një dritare mbi rrugicën nga e cila policët dyshojnë se kanë rënë mbeti e hapur ndërsa policia po krehte vendin e ngjarjes. Fqinjët thanë se çifti jetonte atje me djemtë e tyre.
“Ata ishin fëmijë super të mirë, dy djem të vegjël. Ata po luanin me qenushin tim dy ditë më parë. Edhe prindërit ishin vërtet të mirë. Gruaja ishte super e bukur. Djaloshi ishte pak i turbullt, por një familje e bukur.”- tha fqinji Giovanni Resto.
“Dikush tha se kishte ulërima. Pashë një çantë në zjarrfikës, ndoshta ajo po përpiqej të largohej.”-tha Steve Iurilli, 63 vjeç.
Porter Harold Jonson, 60 vjeç, vuri re se diçka nuk po shkonte me banorin mashkull.
“E pashë mbrëmë, i thashë, 'a je mirë?', sepse sytë e tij ishin shumë të hapur, sikur të ishte i zemëruar.”
Trupat e burrit, 35 vjeç dhe gruas, 28 vjeç, u gjetën në oborrin e pasmë të 2199 Cruger Ave rreth orës 9:15 të mëngjesit të së shtunës, tha policia. Detektivët po hetojnë të gjitha këndvështrimet e mundshme, vetëvrasje të dyfishtë, vetëvrasje me vrasje, tha policia.

SHBA- Vdekja tragjike e aktorit Florind Belliu dhe bashhkëshortes së tij shtatëzinë ka tronditur miqtë dhe të afërmit e tyre të cilët kanë ndarë shumë mesazhe dhe dedikeme për çiftin që u vetflijua mëngjesin e të shtunës në New York.
Aktori 35-vjeçar në një intervistë për mediat shqiptare pas largimit në SHBA, rrëfente ëndrrën e tij për t’u bërë i famshëm, por që nuk ishte realizuar, pasi ai kishte punuar në një agjenci imobiliare.
“Kur u nis avioni me mua, përpara atij avioni u nis një avion tjetër me ëndrrën time…Duke ardhur ëndrra ime para meje”, do të shprehej Belliu.

Kanë qenë të shumtë miqtë e tij që kanë shprehur dhimbjen nëpërmjet mesazheve të tyre në rrjetet sociale, duke ngushëlluar prindërit e çiftit, të cilët ishin prindër të dy fëmijëve.

Trupat e burrit, 35 vjeç dhe gruas, 28 vjeç, u gjetën në oborrin e pasmë të 2199 Cruger Ave rreth orës 9:15 të mëngjesit të së shtunës, tha policia. Detektivët po hetojnë të gjitha këndvështrimet e mundshme, vetëvrasje të dyfishtë, vetëvrasje me vrasje, tha policia.

SHBA- Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja tragjike ku aktori 35-vjeçar Florind Belliu hodhi nga ballkoni gruan e tij shtatzënë, Ornela Belliu dhe më pas u vetëflijua.
Sipas NYP, një zëdhënëse e policisë tha se Belliu mund të ketë patur probleme të shëndetit mendor, gjë që ka nxitur veprimin e tij, por ende po hetohen të gjitha pistat e mundshme. Belliu ishte shfaqur i zemëruar të premten, thanë fqinjët dhe gruaja e mbikëqyrësit të ndërtesës.
"Dëgjova disa zhurma, pastaj pashë jashtë dhe pashë dy trupa. Mund të thuash se ata kishin vdekur. Unë u trondita. Kishte shumë gjak. Është e trishtueshme po mendoj për fëmijët e tyre" tha një banor i habitur i ndërtesës Cruger Avenue, i cili nuk pranoi të jepte emrin e tij.
Frank Mussumeci, një punëtor ndërtimi, tha se një anëtar i ekuipazhit të tij ishte duke pirë kafe pranë portës së rrugës kur dëgjoi një bum, si një copë e madhe çeliku që përplasej në tokë. Pastaj ai dëgjoi një fëmijë duke bërtitur, 'Mama, Mama'. Ai vajti mbi portë dhe pa dy trupa atje.
Tragjedia e dyfishtë la të afërmit të habitur, të cilët nuk pranuan të komentojnë, duke u përqafuar dhe qarë në trotuar. Nëna e shkatërruar e Florindit u pa duke vajtuar nga dhimbja.
Çifti dhe dy djemtë e tyre të vegjël u vendosën në ndërtesë tre muaj më parë, tha fqinji i tyre fqinj.
"Eshte e frikshme. Trupat janë ende aty”, vuri në dukje fqinji.
Bashkëshortja e super ndërtesës, Shadie Perkaj, tha se kishte dëgjuar “si bam!”. dhe më pas duke bërtitur të shtunën në mëngjes.
“Mendova se mbase po ziheshin lart dhe ndoshta djali që po pastronte plehrat thirri policinë, pas pesë minutash erdhi policia”, tha Perkaj, duke shtuar se çifti ishte “shqiptar si ne. I kam parë gjithmonë duke blerë gjëra për shtëpinë, si çdo ditë së bashku, me dy fëmijë së bashku, nuk e kuptuam se kishte diçka që nuk shkonte.”
Pas reflektimit, Perkaj tha se burri ishte shpesh i zemëruar, "si i keq" dhe gruaja ishte "e qetë". Ajo beson se çifti ishte i martuar prej gjashtë vitesh.
“Sot kishte ditëlindjen, më tha nëna e tij. Ai sapo foli me mamanë e tij në mëngjes”, tha Perkaj, duke shtuar se ishte ankuar se nuk mund të hapte dritaret e banesës së tij.
Punonjësi i ndërtimit Harold Johnson tha se ai u takua me çiftin rreth orës 22:30 të së premtes dhe e pyeti nëse gjithçka ishte në rregull.
“Unë pashë që sytë e tij ishin vërtet të zmadhuar, sikur ishte i zemëruar dhe nuk më është përgjigjur, ai vetëm ka tërhequr gruan e tij dhe vazhdoi." tha Johnson, përpara se të shtonte se përpara se çifti të transferohej, burri donte që ai të priste rojet e dritareve të apartamentit.
Trupat e burrit, 35 vjeç dhe gruas, 28 vjeç, u gjetën në oborrin e pasmë të 2199 Cruger Ave rreth orës 9:15 të mëngjesit të së shtunës, tha policia. Detektivët po hetojnë të gjitha këndvështrimet e mundshme, vetëvrasje të dyfishtë, vetëvrasje me vrasje, tha policia.