LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tragjike në Rrogozhinë/ 'Benzi' përfundon nën rrotat e kamionit, vdes 27-vjeçari

•Aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 27-vjeçari në aksin Rrogozhinë-Elbasan pranë bishtit të Zhurit. •Shoferi i automjetit tip “Mercedes Benz C Class” ka ndërruar jetë pasi është përplasur me një kamion. •Trupi e pajetë u bllokua brenda makinës pasi mjeti ka përfunduar nën rrotat e kamionit. •Shkak i aksidentit dyshohet se ishte parakalimi i gabuar i makinës Benz. •Shoferi i kamionit, i identifikuar me inicialet I.C, ishte i shokuar nga ngjarja e rëndë. Sapo ka dalë nga mjeti është shoqëruar drejt Komisariatit të Kavajës për tu pyetur rreth aksidentit. •Forcat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik. • Pritet një njoftim nga policia për të përcaktuar qartë sa persona ishin në mjet dhe shkaqet e aksidentit.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Aksidenti në Rrogozhinë, Policia: Kamioni përplasi për vdekje një 27-vjeçar

Tragjike në Rrogozhinë/ 'Benzi' përfundon nën
Policia

RROGOZHINË- Policia e shtetit ka bërë të ditur se nga aksidenti tragjik që ndodhi ditën e sotme në vendin e quajtur 'Bishti i Zhurit', ka ndërruar jetë një 27-vjeçar. Personi me inicialet F.M është viktima i cili u përplas nga kamioni me inerte. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në lidhje me aksidentin e ndodhur ditën e sotme, në vendin e quajtur "Bishti i Zhurit", ku mjeti kamion me drejtues shtetasin I. C. u përplas me mjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin F. M., 27 vjeç, ju informojmë se si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit tip "Benz" ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

3 VITE ME PARE

Identifikohet viktima e aksidentit tragjik në Rrogozhinë

Tragjike në Rrogozhinë/ 'Benzi' përfundon nën
Aksidenti

RROGOZHINË- Një 27-vjeçar është personi që fatkeqësisht humbi jetë ditën e sotme në vendin e quajtur “Bishti Zhurit” në Rrogozhinë. I riu nga Shijaku (ende i paidentifikuar) dyshohet se kishte në mjet persona të tjerë mirëpo policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar.

Forcat zjarrfikëse dhe policia janë duke punuar ende për të parë personat në makinë pasi përplasja ka qenë tepër e fortë dhe automjeti ka pësuar dëmtime të shumta duke u kthyer në një grumbull hekurishtesh përballë kamionit.

3 VITE ME PARE

TRAGJEDI/ Aksidenti në Rrogozhinë, dyshohet se në mjetin 'Benz' janë 4 viktima

Tragjike në Rrogozhinë/ 'Benzi' përfundon nën
Aksidenti

RROGOZHINË- Rëndohet bilanci në aksidentin e ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur Bishti i Zhurit në Rrogozhinë. Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe të policisë, dyshohet se bëhet fjalë për katër viktima në mjetin 'Benz'.

Trupat e të aksidentuarve ndodhen ende të ngecur në brendësi të makinës, e cila është deformuar tërësisht nga përplasja e fortë me kamionin. Kërkohet ndërhyrjë me e specializuar për nxjerrjen e tyre nga hekurat e makinës, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një familje.

3 VITE ME PARE

Aksidenti FATAL me 2 viktima/ 'Benz-i' u tërhoq zvarrë, nuk i dallohen as targat, pritet sharrimi i mjetit

Tragjike në Rrogozhinë/ 'Benzi' përfundon nën
Aksident

KAVAJË- Mjeti 'Benz' i cili u përplas nga kamioni me inerte në zonën e quajtur 'Bishti i Zhurit' kreu parakalim të gabuar. Kjo lëvizje e gabuar e mjetit ka lënë pas dy viktima. Trupat janë ende në mjet, pasi për shkak të përplasjes së fortë makina është shtypur plotësisht. Dyshohet se mjeti është tërhequr zvarrë 20 ose 30 metra. 

Mjetit ende nuk i dallohen as targat për shkak të palosjes që mjeti ka marrë. Kamioni që është përfshirë në aksident ka qenë i ngarkuar me inerte, ndërkohë që drejtuesi nuk ka pësuar lëndime.

Zjarrfikësit dhe grupi hetimor që kanë mbërritur në vendngjarje, kanë konstatuar vdekjen e drejtuesit të mjetit, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë aksident me pasoja fatale. Do të duhet sharrimi i mjetit për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës.

3 VITE ME PARE

RËNDOHET bilanci/ Aksidenti në Rrogozhinë, Policia: Dyshohet se kanë vdekur 2 persona

Tragjike në Rrogozhinë/ 'Benzi' përfundon nën
Aksidenti

RROGOZHINË- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për aksidentin e rëndë që ndodhi ditën e sotme në zonën e quajtur 'Bishti i Zhurit'. Sipas tyre, mjeti kamion me drejtues personin me inicialet I.C ka përplasur mjetin Benz. Dyshohet se viktima janë dy persona ende të paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 04.08.2022, në vendin e quajtur "Bishti i Zhurit", një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip "Benz" me drejtues ende të paidentifikuar. Si pasojë e aksidentit, dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

3 VITE ME PARE

VD- Aksidenti me një viktimë në Rrogozhinë, kamioni e bën COPË 'Benzin'

Tragjike në Rrogozhinë/ 'Benzi' përfundon nën
Aksident

RROGOZHINË- Këto janë pamjet nga aksidenti i rëndë i cili ndodhi ditën e sotme në zonën e quajtur 'Bishti i Zhurit'. Kamioni i ngarkuar me inerte ka përplasur dhe bërë copë mjetin 'Benz', drejtuesi i së cilës ka ndërruar jetë. Trupi i këtij të fundit ndodhet ende në mjet, ndërkohë që drejtuesi i kamionit akoma nuk ka lëvizur nga aty. 

PAMJET e rënda i sjell Dosja.al më poshtë:

 

3 VITE ME PARE

VD-Aksident në Rrogozhinë, kamioni bën 'shoshë' mjetin, vdes shoferi i 'Benz-it'

Tragjike në Rrogozhinë/ 'Benzi' përfundon nën
Aksidenti

KAVAJË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kavajë, pranë zonës së quajtur Bishti i Zhurit”. Një makinë tip Benz Mercedes me targa shqiptare ka shkaktuar aksidentin teksa është përplasur me një makinë të tonazhit të rëndë.

Për pasojë ka ndërruar jetë personi që ndodhej në mjetin 'Benz'. Nuk dihet ende identiteti i tij mirëpo policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke bërë rrethimin e zonës dhe nisjen e hetimit. Nga forcat blu, ende nuk ka njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë.

aksident ne rrogozhine

Sondazh

Poll

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta