Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël. • Mësohet se në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet. • I mituri ishte duke kaluar rrugën për të shkuar në shkollë, kur i ka shpëtuar nga dora nënës së tij dhe është goditur nga mjeti që po qarkullonte në aksin nacional. • Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës së fshatit, e cila ndodhet ngjitur me rrugën kryesore. • Shkaktar i aksidentit dyshohet regjisori dhe producenti Petri Bozo, i cili është shoqëruar në ambientet e policisë për të dhënë shpjegime.
3 artikuj për këtë temë.
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 7-vjeçari ndodhi mëngjesin e sotëm në Mengël të Elbasanit. Burime nga policia bëjnë me dije se fëmija është përplasur pranë shkollës ku ai studionte. Shkaktar i aksidentit dyshohet regjisori dhe producenti Petri Bozo, i cili është shoqëruar në ambientet e policisë për të dhënë shpjegime.
“Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin Petri Bozo, 61 vjeç, ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme,” njofton policia.
ELBASAN- Banorët e zonës ku ndodhi aksidenti fatal në Elbasan kanë dhënë dëshmitë e tyre. Gjatë një prononcimi per mediat ata kanë deklaruar se ambulanca u vonua 15 minuta, ndërsa shoferi i cili shkaktoi aksidentin ishte me shpejtësi maksimale.
Sipas tyre, në këtë aks rrugor rrugor bëhen shumë aksidente.
“Dolën burrat me vrap nga lokali, ngritën makinën dhe nxorën fëmijën. Njoftuan ambulancën, u vonua 15 minuta, nuk erdhi. E morën fëmijën me makinë të rastit. Nuk e llogaris dot se sa aksidente janë bërë. Ka shumë aksidente në këtë aks. Bëhen shumë. Shoferi ishte me shpejtësi maksimale. E kishte parë dikush. Ai ishte shumë shpejt.”, tha zonja.
Aksidenti u rregistrua ditën e sotme, ku një fëmijë 7-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një automjet. I mituri ishte duke kaluar rrugën për të shkuar në shkollë, kur i ka shpëtuar nga dora nënës së tij dhe është goditur nga mjeti që po qarkullonte në aksin nacional./Dosja.al

ELBASAN- Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël. Mësohet se në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.
I mituri ishte duke kaluar rrugën për të shkuar në shkollë, kur i ka shpëtuar nga dora nënës së tij dhe është goditur nga mjeti që po qarkullonte në aksin nacional.
Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës së fshatit, e cila ndodhet ngjitur me rrugën kryesore. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Dosja.al