LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Air Albania-n e ka falimentuar"/ Ahmetaj nxjerr faktet për Ramën: Më kërkoi ti shisnim borxhin e jashtëm 1 mld euro një izraeliti. Me atë tentoi të bënte dhe kullë në konsullatën shqiptare të New Yorkut

• Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka nxjerrë fakte dhe prova të reja në lidhje me qeverinë Rama dhe lidhjet kriminale e aferat nga kjo qeveri. • Ahmetaj ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për aferën e Eco Parkut duke thënë se familjarët e tij janë të përfshirë në korrupsion dhe konflikt interesi. • Ahmetaj tregoi një episod me Ramën dhe një mikun e tij izraelit, ku Rama i ka kërkuar që t’i kalonte borxhin jashtëm 1 mld euro të vendit. • Duke folur për AKSHI-n, Ahmetaj është shprehur se ai është kopshti privat i Ramës. • Ish-zv.kryeministri ka deklaruar se deri më tani prokuroria ka kërkuar dy urdhër arreste për AKSHI-n, të cilat janë rrëzuar nga gjykata. • Ahmetaj ka ngritur akuza se 'kompania First' e baxhanakut të kryeministrit Rama ka marrë projektin 15 milionë euro te AKSHI-i, pa u bërë asnjë tender. • Ahmetaj për projektin e TVSH-së ka theksuar se ka ardhur i parashkruar drejtpërdrejt nga kryeministri dhe ishte projekt që cënonte sigurinë kombëtare, fiskale dhe financiare. • Për Air Albania, Ahmetaj deklaroi se Rama e ka falimentuar kompaninë ajrore me fluturimet e tij me charter. • Ahmetaj theksoi se nga 31 dhjetori i 2019 humbja e Air Albania tejkalon gjithë totalin e aksioneve të grupit, 20 mln euro. • Ahmetaj tha se kanabizimi i vendit është produkt i kryeministrit Edi Rama, të cilin e kanë kundërshtuar vetëm 5 ministra nga qeveria e tij që kanë qenë Saimir Tahiri, Erion Veliaj, Ditmir Bushati, Damian Gjiknuri dhe vetë Ahmetaj. • Ahmetaj ka deklaruar se Shqipëria ndodhet në dorën e krimit, duke theksuar se për shkak të dosjeve të Encro Chat dhe SKY të ardhura në Belgjika dhe Franca, kanë rënë katër qarqe elektorale në vend që janë Shkodra, Durrësi, Elbasani dhe Tirana. • Duke folur për Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, Ahmetaj theksoi se vetë Rama kishte kërkuar shkarkimin e tij për korrupsion, në kohën që ai ishte Ministër i Financave. • Për Inceneratorët, Ahmetaj ka deklaruar se nuk ka firmosur në asnjë kontrakt, por ka zbuluar dhe një atë të Elbasanit ndodhet firma e Niko Peleshit. • Po ashtu Ahmetaj ka deklaruar se është sulmuar nga televizioni Top Channel me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. • Ahmetaj u shpreh se pronarët faktik të inceneratorit të Tiranës, janë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama dhe se SPAK nuk guxon ta hetojë. • Ahmetaj ka deklaruar se në burg në Shqipëri shkon ai që do Rama, duke ngritur një pyetje se për atë është kërkuar arrest me burg, ndërsa Benet Beci, Erion Veliaj dhe Frida Krifca janë lënë të lirë nga SPAK. • Ahmetaj ka bërë publik dhe një kërcënim ndaj tij para tre ditësh, ku sipas tij i kanë thënë: Kur të të ngremë ne furtunën ti do të fluturosh në qiell. • Ahmetaj tha se një biznesmen ka paguar 10 mijë euro seancë që Edi Rama dhe Linda Rama të shkojnë në një hotel që shërben si qendër detoksifikimi nga droga. • Ahmetaj ka deklaruar se biznesmeni që pagoi çarterin kryeministrit Rama nga Shtutgarti për në SHBA (te ndeshja në NBA) mori leje ndërtimi në vendin tonë. 

24 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Ahmetaj nxjerr FOTON: Rama pi verë të shtrenjtë në "Kopshtin e Luleve" me kreun e krimit, kushton 33 mijë e 600 dollarë

"Air Albania-n e ka falimentuar"/ Ahmetaj nxjerr faktet për
Arben Ahmetaj

ZVICËR - Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza mbrëmjen e sotme kundrejt kryeministrit Edi Rama se ky i fundit pi verë të shtrenjtë në koshtin e luleve me krerët e krimit. Gjatë intervistës për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka nxjerrë një foto të verës që sipas tij kushton rreth 33 mijë e 600 dollarë. Lidhur me këtë ai përmend edhe rastin e Onkologjikut, ku pacientët vuajnë nga mungesa e ilaçeve, teksa shton se pacientët janë në luftë me jetën, kryeministri pi verë të shtrenjtë në kopshtin e luleve.

Ahmetaj: Një ngacmim për të lidhur kopshtin e Edenit me Onkologjikun. Vuajtjen e qytetarëve me kopshtin e Edenit me peshqit e kuq si avatari dhe in between dhoma e luleve ku pihet kjo lloj vere me kordinatorin e krimit.

Ptyetje: Pra ju po thoni që te dhoma e luleve Rama me kreun e krimit pijnë këtë verë që kushton 33 mijë e 600 dollarë?

Ahmetaj: Dhe njëri prej tyre mburret.

1 VITE ME PARE

‘Bomba’ e Ahmetajt: Edi Rama dhe Linda në qendrën e detoksifikimit nga droga, biznesmeni u pagoi 10 mijë euro për seancë

"Air Albania-n e ka falimentuar"/ Ahmetaj nxjerr faktet për
Arben Ahmetaj

ZVICRA- Ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj bëri akuza konkrete ndaj Edi Ramës. Në një intervistë për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj tha se një biznesmen ka paguar që Edi Rama dhe Linda Rama të shkojnë në një hotel që shërben si qendër detoksifikimi nga droga. Ahmetaj tregoi edhe emrin e hotelit Palace Di Merino dhe tha se çdo seancë aty kushton 10 mijë euro.

Peka: Ka udhëtuar Rama me çarter nga Shtutgarti dhe ky person ka marrë leje ndërtimi?

Ahmetaj: Po, po, në vazhdimësi.

Ahmetaj: Midis 2016 dhe 2019, dhe 2020 gjithashtu. E njëjta gjë me Beogradin, është paguar nga biznesmenë që kanë marrë leje ndërtimi. Le ta kundërshtojnë. Ore ca ka fshirë, ka fshirë, bravo, te një telefon SPAK-u ka gati 12 fluturime. Njëri i ka thënë, ore ça merreni me robin, robi s’ka lidhje fare. Pastaj ore një sekondë, aty ke 12 fluturime me çarter të kryeministrit, ‘o vëlla po c’punë kemi ne me ato, se ne s’do merremi me kryeministrin, ne kemi punë me tjetër njeri’.

Po mirë, gazetarët investigativë, verifikoni ku ka qenë kreu i organizatës (Rama) në Palaco Hotel në Bolzano, qendër detoksifikimi. Ka qenë më shumë se dy herë. Ka qenë me zonjën e tij, personi kushton 10 mijë euro në javë. I ka paguar një biznesmen që është afër familjes dhe personi ka marrë në vazhdimësi leje ndërtimi. Le ta verifikojnë, Palace Di Merino, është një vend shumë i shtrenjtë, kanë qenë familjarisht, pa fëmijët dhe ka paguar biznesmeni që ka marrë leje ndërtimi. Ky që se ka tradhtuar asnjëherë Shqipërinë. Le t’i kërkojë SPAK-u, pse nuk i kërkon.

Mirë, çështja McGonigal, ore, a është ngrënë një darkë 10 mijë dollar atje, përveç korruptimit të një zyrtari të lartë të SHBA? Po çfarë ndodh me dosjen McGonigal? Ti për dy muaj nxore urdhër-arresti për mua. Çfarë po bën? Jo po nuk kemi punonjës, si s’paske punonjës ti? Ti merresh me pllakat e banjos të gruas time, ti merresh me Bardh Spahinë, si nuk paske ti punonjës? Në gjithë botën ke kërkuar për mua informacion. Nuk ka asgjë. I kam të deklaruara, nuk kam para të fshehura asgjëkundi, as imobilare… bëje këtë për të tjerët. Shko në Dubai, o heroi i fëmijëve të tyre, shko kërko llogaritë atje, të të gjithëve. Shko në Qipro se do habitesh, do gjesh paratë e AKSHI-t. Apo do merresh me mua ti, me Bardh Spahinë, se e ke personale me mua ti. Si e ke personale me mua ti, çfarë ke personale me mua ti? Nuk ka gjë më të keqe se të deformosh drejtësinë.

1 VITE ME PARE

"Një biletë në NBA i kushtoi 28 mijë dollarë"/ Denoncimi i Ahmetajt: Biznesmeni që pagoi çarterin e Ramës nga Shtutgarti mori leje ndërtimi

"Air Albania-n e ka falimentuar"/ Ahmetaj nxjerr faktet për
Arben Ahmetaj

ZVICËR - Ish zv/kryeministri, Arben Ahmetaj ka deklaruar mbrëmjen e sotme se sipas tij biznesmeni që pagoi çarterin kryeministrit Rama nga Shtutgarti (te ndeshja në NBA) mori leje ndërtimi. Në një intervistë për emisionin Çim Peka LIVE, Ahmetaj deklaroi se sipas tij një biletë ka kushtuar 28 mijë dollarë dhe Rama edhe pse e ka detyrim ta tregojë kush ja ka paguar nuk e tregon. Ahmetaj ka ngritur pyetjen se përsa SPAK nuk heton se nga vijnë këto para.

Peka: Ishim tek pjesa e ndeshjes së NBA.

Ahmetaj: A u kap me foto te ndeshja e NBA. Është 22 deri 28 mijë dollarë një biletë. Nuk e tregon kush ia ka paguar, e ka detyrim, po nuk e tregon. Po mirë, e di ti që katër bileta janë trefish e gjysmë e akuzës time për hotelet. Që le të qëndrojnë, nuk qëndrojnë, po le të qëndrojnë. Çfarë ka bërë SPAK-u? Ku i gjen ky këto para? Ky është i pandëshkueshëm, dhe për ata që do ky, ka mbaruar pandëshkueshmëria??? Edhe merret ky me Ben Ahmetajn, Ilir Beqajn, Ilir Metën, me Bardh Spahiajn, Ervin Salianjin…

Peka: Mos i fut të gjithë në një thes se Beqaj ka firmosur.

Ahmetaj: Dakord ore dakord, po kë do ky që të ndëshkohet, ndëshkohet, kë s’do ky, nuk zbaton as vendimin e Gjykatës Kushtetuese, as nuk lejon hetime. Del thotë për Erionin, për Erionin thotë i cenuan jetën private, familjen, ndërsa tek unë, 40 ditë Top Channel përmes Fugës dhe të këtij, 40 ditë thoshin deri gjëra të 1997. E di Ben Malaj që unë kam lënë leshtë për të ngritur tatimet. Ndërsa për Erionin thotë i hynë te familja, ore ti kreu i organizatës, në shtëpinë time gjetën gjoja vibrator, dolën informacione 5 minuta pasi kishin hyrë në shtëpi, ça the ti? Ti the po të isha unë gjyqtar… ti je gjyqtar, prokuror, autokrat, të gjitha je ti. Po bravo të qoftë, edhe një gjë tjetër, ti je sot në pushtet sot 28 vite, je më afatgjati. Dhe në fund të 28 viteve legasia jote do jetë krimi i organizuar. Mos përziej socialistët me këta. Ti për herë të parë është bërë në Shqipëri sindikatë krimi. Për Erion Veliajn thotë iu prek familja. Fëmija im është kërcënuar tre herë. Është kërcënuar fëmija im ore të dashur shqiptarë, e kam me fakt, punonte si dado, e kishte marrë Erjola, pas shumë investigimeve të mia është kapur duke çuar informacione dhe foto të familjes time dhe me deklaratë noteriale thotë, na futi fëmijën në rrezik, dhe me deklaratë noteriale thotë, kam deklaratën këtu, filania që punon pranë Emerald SPAK Tiranë dhe disa punonjëse të tjera që punojnë atje më është kërkuar të marr informacion për ju dhe për familjen tuaj. Dhe ku shkon fëmija juaj. Kjo është në 20.10.2022, kur kreu i organizatës kërcënoi indirekt përmes SPAK.

Dhe që atëherë unë nuk isha pjesë e Fierit dhe Elbasanit duhej të më gjenin… pra nëna imë nuk është nëna, është lopa, nëna e Erionit është tjetër.

Po mirë fluturimet me çarter i ka deklaruar ky, po marr nja dy, se kam 8, por po marr dy, përveç Air Albania-s që e nxora. Kush e ka paguar fluturimin nga Shtutgarti të çarterit dhe a kanë marrë leje ndërtimi, ky personi?

1 VITE ME PARE

"Rama më kërkoi ti shisnim borxhin e jashtëm 1 mld euro një izraeliti,"/ Ahmetaj: Me atë tentoi të bënte dhe kullë në konsullatën shqiptare të New Yorkut

"Air Albania-n e ka falimentuar"/ Ahmetaj nxjerr faktet për
Arben Ahmetaj

ZVICRA- Ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj tregoi sot për një rast kur është ulur në një tryezë me kryeministrin Edi Rama dhe një mikun e tij izraelit. Në një intervistë për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj tha Rama i ka kërkuar që t’i kalonte borxhin jashtëm 1 mld euro mikut të tij. Ahmetaj tregoi se Rama ka këmbëngulur dy herë ndërsa ai i ka thënë se nuk bëhet. Ahmetaj, deklaroi Rama nuk është mjaftuar që po dhuron copa Shqipërie për të ashtuquajturit investitorë strategjikë, por ka dashur të japë edhe tokën e ambasadës tonë në SHBA.

"Kam një episod më kreun e organizatës dhe një mikun e vet izraelit te kopshti i luleve. Se përveç kopshtit të Edenit, ka edhe dhomën e luleve ku ha. Më ka kërkuar në tryezë me mikun e vet, unë isha përpara daljes në Eurobond, në 2018, që t’ia kaloja borxhin privatish (private selement) mikut të vet. Ka këmbëngulur dy herë. I kam thënë nuk bëhet. Nuk është në interes të Shqipërisë. Është e paligjshme, kostot janë të fshehta, Shqipëria humbet dhe nesër e ka të pamundur të dali në tregun ndërkombëtar. Bëhet fjalë për 1-miliardë dollar.

Që t’i shkonte borxhi publik një dorë një njeriu. Le të dalë ta kundërshtojë nëse do. Ndërkohë pasi këmbënguli u ktheva në ministri të financave, u ula me 3-4 nga punonjësit aty dhe për hirë të këmbënguljes timë për jo bëmë llogaritë. Pra, për këtë Altin ti duhet të më kishe hedhur mua në burg po ta kisha bërë. Pale të më kishe vënë edhe atë maskën, si të ai filmi, aty di ishe heroi i fëmijëve tanë. U ktheva te ai dhe i thashë nuk bëhet, përvec asaj ka edhe problem me ligjin. Atëherë ndryshojmë ligjin, tha. Jo, i thashë, ligjin unë nuk e prek, pëveçse vetëm me konsulencë të BB dhe FMN. 

Kam një gjë tjetër interesante me një ish-ministër, të më falë se nuk i kam marrë leje, por po e përmend. Ky të njëjtit person që desh t’i japë borxhin, ka dashë t’i japë tokën e ambasadës tonë, edhe sot po mundohen, që po merren me Ministrinë e Financave për të kthyer në truall ndërtimi oborrin e Bibliotekës Kombëtare, kanë ikur fare nga trutë e kokës. Nuk ka më limit. Shqipëri copëtohet siç i do qejfi këtij. Por do kundërshtohet, do japin dorëheqje nga Ministria e Financave etj, etj. Dhe ka tentuar t’i japi tokën e ambasadës tonë në Nju Jork të njëjtit njeri që desh t’i japë borxhin. Dhe sot po mundohen.

S’ia refuzova unë, më ka ardhur Ditmir Bushati dhe më thotë, o vëlla ti i merr vesh këto, a mund të ndodhi kjo? I thashë Ditmir, don’t do it, është e paligjshme. Kjo një ditë do hetohet dhe do ta kesh punën shumë keq. Ore çfarë po ndodh me ligjin e investitorëve strategjikë, unë e kam mbrojtur në parlament, por për 3 deri në 5 vjet. Po jo 12 vjet. Sot ky po e përdor ligjin e investitorëve strategjikë për të ndarë Shqipërinë. E di cfarë ka plan ky, që një ditë kur mos jetë në pushtet, të gjitha arteriet ekonomike të vendit t’i ketë ky në dorë. Koncesionet janë njerëzit e tij të afërt. Thumanë-Kashar kujt ia jep? Ky e ka ditur çfarë ka ndodhur me Astirin, për të mbuluar atë ky na shkarkoi 8 ministra. Dokumentet kanë qenë fallso," tha Ahmetaj.

1 VITE ME PARE

Inceneratorët/ Ahmetaj nxjerr dokumentat: Unë nuk kam asnjë firmë te kontratat! Pronarët faktikë janë Erion Veliaj dhe Edi Rama

"Air Albania-n e ka falimentuar"/ Ahmetaj nxjerr faktet për
Arben Ahmetaj

ZVICËR - Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj,  ka deklaruar mbrëmjen e sotme se asnjë nga kontratat e ineneratorëve nuk është firmosuar nga ai. Gjatë intervistës për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka nxjerrë dokumentat ku tregohet sipas tij se asnjëri nga inceneratorët nuk është firmosur nga vetë ai. Ahmetaj shton se sipas tij Inceneratori i Elbasanit është firmosur nga Niko Peleshi, dhe se pronarët faktikë të inceneratorit të Tiranës janë sipas tij kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj.

Ahmetaj: Të dashur qytetarë kjo është kontratë e Koncesionit të Tiranës. Sipas kreut të organizatës që më thotë "me sy të zgurdulluar dërdëllis", ku është firma ime këtu? S’ka firmë timen këtu. 0 për Tiranën. E para, e dyta… Fieri dhe Elbasani, ku është firma ime këtu. Te Elbasani ka vendim qeverie me firmën e shokut Niko. Me Nikon na kanë nxjerrë në fotografi dhe këta nuk pranojnë që aaa.. po ke një footgrafi ke njohje… E kam theksuar unë njohjen time me Inceneratorët. Qesharake, gjera qesharake, është bërë SPAK si agjensi udhëtimesh. E ka firmosur Niko Peleshi, unë nuk kam qënë në atë... rastësisht kur është bërë Inceneratori i Elbasanit. 0 firma te të tre, për çfarë më akuzon për korrupsion? Apo le t’ja rrasim të plaset në gjykatë… Po në ç’vend të botës ndodh kjo ? Në çvend të botës ndodh kjo kur ti kërkon të bësh kokë turku për statistikë? 

Por e para unë nuk kam asnjë firmë dhe kam kundërshtuar këtë projekt. Dhe e kam theksuar edhe herën e kaluar, e kam kundërshtuar dhe po e theksoj prap sot se pronarët faktik të inceneratortit të Tiranës janë Erion Veliaj dhe Edi Rama. Pse nuk i akuzon SPAK. Unë nuk kam asnjë firmë. Tani, pse nuk e mori Altin Dumani inceneratorin e Tiranës? Inceneratorin e Tiranës e ka bërë Edi Rama në 2017 ka thërritur 2 njerëz, midis tyre Erion Veliaj dhe i ka detyruar që të vazhdojë procesi përpara. Do ecim por garancia është që asnjë nga ata të LSI-së mos ketë punë, dhe është caktuar mbikqyrës pronari faktik.

1 VITE ME PARE

Ahmetaj: Më vjen keq për pronarët, por Rama e ka falimentuar Air Albania-n, ja shifrat

"Air Albania-n e ka falimentuar"/ Ahmetaj nxjerr faktet për
Arben Ahmetaj

ZVICRA- Ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi sot se kryeministri Edi Rama e ka falimentuar kompaninë ajrore Air Albania. Në një intervistë për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj tha se që nga 31 dhjetori i 2019 humbja e Air Albania e cila tejkalon gjithë totalin e aksioneve të grupit në këtë joint venture është 20 mln euro. Ai shtoi se qytetarët shqiptarë kanë paguar për charterin e tij nëpërmjet taksave.

"Më vjen keq për pronarët, por ky Air Albanian e ka falimentaur. Kam këtu bilancin e Turkish Airlines. Është në anglisht, por do jua përkthej po munda me fjalë të thjeshta. Që nga 31 dhjetori i 2019 humbja e Air Albania e cila tejkalon gjithë totalin e aksioneve të grupit në këtë joint venture është 20 mln euro. A ka thënë ky që 'unë jam maskoti' figura e reklamës, imazhi i Air Albanias. Tani imagjinoni Michael Jordan që është imazhi i Nike që të humbasi jo 20 mln por 200 mln euro apo 2 mld, dhe ta mbajë si imazh. Qytetarët shqiptarë kanë paguar për charterin e tij nëpërmjet taksave.

Aty jemi duke folë për devijim, nga Tirana për në Romë, një fluturim është 14 mijë euro. Sipas këtyrë dokumentave ky kapital është shkrirë. Le ta investigojnë dhe unë kërkoj të faluar nëse nuk është kështu. Ose le të më çojnë në gjyq për këtë. Meqë deshën dokumenta këta analistët që merr ti atje. Për projektin e agregatëve në Vlorë nuk dua të ndaloj. Është një skandal korruptiv ku gjakderdhja financiare ende vazhdon. Le të mos e investigojë Altin Dumani, le të merret me pllakat e banjos së Erjolës, le t’i shkatërrojë jetën fëmijëve të mi. Le të na përndjekin nga mbrapa. Lë të përndjekë gjithë miqtë e mi", tha Ahmetaj.

1 VITE ME PARE

"E përfshirë familja e kryeministrit"/ Ahmetaj: Eko-Parku, korrupsion dhe konflikt interesi! Rama 12 udhëtime me çarter

"Air Albania-n e ka falimentuar"/ Ahmetaj nxjerr faktet për
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se familja e kryeministrit Edi Rama është e përfshirë drejtëpërdrejtë në korrupsion dhe konflikt interesi në aferën e Eco Parkut. Gjatë intervistës për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka theksuar se normale që për këtë aferë SPAK nuk ka për të hetuar.  

Po ashtu Ahmetaj ka theksuar se në telefonin e një biznesmeni ka të dhëna që faktojnë 12 udhëtime të Edi Ramës me çarter, që sipas tij i ka edhe SPAK.

Ahmetaj: Do ta risjell Eko-Parkun. Mësova një detaj interesant nga avokatët e mi. Që Ter Kokën e paskan akuzuar edhe për Eko-Parkun. Ter Koka s’ka qenë as ministër as e ka dhënë. Ore cila është arsyeja? Ore rrasi, po e fute brenda, se ky ishte edhe qëllimi ndaj meje, po e fute brenda rrasi sipër akuza se afërmendsh gjykata do vendosi atë që kërkon kreu drejtpërsëdrejti dhe përmes SPAK-ut. Eko-Parku është drejtpërdrejt korrupsion dhe konflikt interesi ku është e përfshirë familja e kryeministrit. Më thonë që dikush e ka çuar në SPAK.

Peka: E ka çuar Grupi Parlamentar i opozitës.

Ahmetaj: Nuk diskutohet që nuk hetohet. Nuk diskutohet që nuk do hetohet. Në telefonin e një biznesmeni, kur të më vijë kujtesa do ta them, janë mbi 12 fluturime ‘çarterash’ të kryeministrit që e ka SPAK-u. Në një telefon të një biznesmeni në Shqipëri të kapur nga SPAK-u, janë 12 udhëtime me ‘çarter’ të kryeministit. Të dali të kundërshotjë. Ta detyroj Altin Dumanin unë dhe biznesmenin të nxjerri telefonin, ose të dalin të thonë, ti gënjen se ne e kemi fshirë.

1 VITE ME PARE

"Te Onkologjiku mungojnë ilaçet"/Ahmetaj për Ramën: Doktorët e kanë fajin? Ministren thotë që mos t'ia prekin

"Air Albania-n e ka falimentuar"/ Ahmetaj nxjerr faktet për
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se te Onkologjiku ka mungesa të theksuara ilaçesh, ndërkohë që Rama ia hedh fajin doktorëve. Gjatë intervistës për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj theksoi se Rama ka dalë hapur duke mbrojtur ministën Albana Koçiu, për skandalin te Onkologjiku.

"I keni parë ato pamjet te Onkologjiku? Shqiptarëve duhet të mos ju ikë nga mendja tallja që bën ky me vdekjen. Në njërën anë onkologjiku, mungojnë ilaçet. Po pse mo fajin doktorët e kanë që s’ka ilaçe? Këta shkojnë gjithmonë atje ku u thotë kreu i organizatës. Se u thotë ati, shiko, ministren mos ma prekni. Dhe nga ana tjetër ky del uron ‘Vitin e Ri’ te kopshti ‘Edenit’ te kryeministria. Dhe mos harroni rastin e atij djalit të shkretë, që Bela mafia del me vello dhe kur kërkohet 1 minutë heshtje për atë djalin që është në Parlament," tha Ahmetaj.

1 VITE ME PARE

"Follow the money"/ Ahmetaj: Kompania e baxhanakut të Ramës ka marrë projektin 15 milionë euro te AKSHI-i

"Air Albania-n e ka falimentuar"/ Ahmetaj nxjerr faktet për
Arben Ahmetaj

ZVICËR - Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza se kompania e baxhanakut të kryeministrit Rama ka marrë projektin 15 milionë euro te AKSHI-i. Gjatë intervistës për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj u shpreh se projekti 15-milionë është i pabotuar, i pa dalë në tender të hapur, sipas tij e ka kompania First, kompania e baxhanakut të kryeministrit Rama.

Ahmetaj: Cila është kompania që ka marrë projektin 15-milionë euro të sigurisë kibernetike?

Kompani ‘First’, e lidhur me familjen. Ku shkojnë paratë? ‘Folloë the money’! Apo ju ndiqni pllakat e Erjolës. Apo ju merreni me vlerësuesit, siç me thotë avokati Ligori që ia kanë kthyer njëhërë e po ia kthejnë prap. Apo qejfi këtyrë është që unë të jem grup i strukturuar kriminal me gruan dhe ish-gruan????

Meqë doni fakte, projekti 15-milionë është i pabotuar, i pa dalë në tender të hapur. Gjejeni të botuar! E ka marrë kompania First, dhe ‘folloë the money’.

Pyetje: E kujt është kjo kompani?

Ahmetaj: Gjeni. Unë dhashë indicien. Merruni me të se do gjeni çudira. Kam një ekstrakt tatimesh. Ju them gazetarëve investigativë, ‘folloë the money’, le të thotë Rama do ta gri maskarain, për mua, dhe le të thotë Altin Dumani e kam personale. Pyetje për gazetarët investigativë, retorike, bëni çfarë të doni: Si është fshehur ish-kompania ABS tek kompani AIBS? Mund të bëni një kontroll se te SPAK-u s’kam besim. Kompanisë së baxhanakut. Si ka mundësi që kompania me xhiro 1.9 milionë euro, fiton tender 1.8 milion euro.

Pyetje: Po thoni kompania e baxhanakut të kryeministrit?

Ahmetaj: Prit. Shikoni sa interesante. Në vitin 2021, kjo kompania që thashë si është fshehur, ABS në AIBS ka pas të ardhura totale në 2021 afërsisht 2 milionë dollar, dhe shpenzime totale i ka 200-mijë dollar. Në ç’vend të botës keni parë ju që të harxhosh 200-mijë dollar dhe të fitosh 2 milionë dollar??? E kuptoni, 10-të fishin e kostos? Pastaj në 2022 të ardhurat totale shkon tek 3.1 milionë dollar, shpenzimet totale i ka vetëm 97-mijë dollar dhe ka fituar 3.1 milionë, pra, fitimi është 2.9 milionë dollar. Ku keni parë që të shpenzosh 1 euro dhe të fitosh 10 euro. Po pse mo, Elon Musk janë këta? Korrupsion i hapur. Edhe këta merren me pllakat e Erjolës.

Ndërsa në vitin e fundit i ka të ardhurat 2.6 milion dollar dhe shpenzimet 77-mijë dollar. Dhe fitimin e ka 1.7 milionë dollar. Meqë skeptikët deshën fakte. Merrini, ndiqni këto. ‘Folloë the money’ që t’u çojë te familja.

1 VITE ME PARE

"Cënonte sigurinë kombëtare, fiskale dhe financiare!" Ahmetaj: Projekti i TVSH-së ka ardhur i parashkruar drejtpërdrejt nga Rama

"Air Albania-n e ka falimentuar"/ Ahmetaj nxjerr faktet për
Arben Ahmetaj

ZVICRA- Ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi sot se projekti i TVSH-së ka ardhur i parashkruar drejtpërdrejt nga kryeministri dhe ishte projekt që cënonte sigurinë kombëtare, fiskale dhe financiare. Në një intervistë për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj tha se ai vetë është fiskalist dhe fiskalistët i konsiderojnë taksat të shenjta. Ai shtoi se kryeministri e di shumë mirë çfarë ka ndodhur me naftën në dogana.

"Më ka akuzuar në Parlament dhe unë me naivitet kam bërë një be* për kokë të fëmijëve, po e mbani mend. Unë ju them qytetarëve, po jo vetëm qytetarëve, por atyre që kuptojnë. Unë jam fiskalist dhe fiskalistët i konsiderojnë taksat të shenjta. E dinë të gjithë. Unë kam dëshmitarë Milva Ekonomin. Të nesërmen e ditës që jam nominuar kam patur një mëngjes me kryeministrin, kushti kryesor që unë të bëhesha ministër, 6 kondicione profesionale-politike, ishte, ky projekt nuk bëhet.

Ky projekt shkon kundër interesave të qytetarëve, ky e shkatërron shtetin, ky cënon sigurinë kombëtare. E kam dëshmitarë Milvën dhe sekretaren e vet. Ka qenë kusht që policia të largohet nga kontrolli doganor. E di shumë mirë kryeminsitri çfarë ka ndodhur me naftën në dogana.

Sigurisht. Jam i bindur që kishte emra konkret, si gjithmonë, në të gjitha. Në të gjitha. Po flas për projektin. Projekti i TVSH ka ardhur i parashkruar drejtpërdrejt nga ai, dhe ishte projekt që cënonte sigurinë kombëtare, fiskale dhe financiare", tha Ahmetaj.

1 VITE ME PARE

"Tuneli i Llogarasë, ka gëlltitur baras me dy inceneratorë"/ Ahmetaj: Rama rrëzoi tenderin dhe 140 mln euro e zgjodhi tenderin me 190 mln euro

"Air Albania-n e ka falimentuar"/ Ahmetaj nxjerr faktet për
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se çmimi i tunelit të Llogarasë ka shkuar baras me dy inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit dhe me 15 shkolla të mëdha. Gjatë intervistës për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka theksuar se në projektin që është dorëzuar për tunelin e Llogarasë, Rama ka rrëzuar një projekt me 140 mln euro dhe ka marrë një projekt me 190 milionë euro. 

"Vetëm me tunelin e Llogarasë, që do ta them, ka gëlltitur baras me dy inceneratorë të Fierit dhe të Elbasanit dhe baras me 15 shkolla të mëdha, i ka gëlltitur plaçkitësja më e madhe, por do të kthehemi tek tuneli. Do bëj edhe ca pyetje që na çojnë në drejtimin e të vërtetës për të ndihmuar SPAK-un. Për projektin e tunelit. Kam qenë present. Janë prezantuar në një ambient privat dy kompani, që unë s’kisha dijeni se nuk ishte në ministrinë time të linjës, prezent në Turqi. Isha unë, kreu i organizatës (Rama), plaçkitësja (Balluku), edhe sy-zgrudulluari, t’i mungojë, qimja i prapanicës. Plaçkitësja dhe kreu ishin prezent. Ishin dy kompani, dhe kreu sugjeroi që këta të bënin një kombinim. Faktin e dinin që është rrëzuar kompania Gjoka në tender me 140 milionë, është marrë me 190 milionë, me një të gëlltitur të lapsit fap-fap nga kreu i organizatës siç e ka zakon, janë gëlltitur nga plaçkitësja 50-milionë dollar. Inceneratori i Fierit, plus ai i Elbasanit, 50-54 milionë euro janë," tha Ahmetaj.

1 VITE ME PARE

"Në burg shkon kush do kreu i organizatës"/Ahemtaj: Pse Veliaj e Krifca janë nën hetim në gjendje të lirë e unë jo

"Air Albania-n e ka falimentuar"/ Ahmetaj nxjerr faktet për
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se në burg në Shqipëri shkon ai që do kreu i organizatës, duke nënkuptuar këtu kryeministrin Edi Rama. Gjatë intervistës për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka theksuar se pse për atë është kërkuar arrest me burg, ndërsa Benet Beci, Erion Veliaj dhe Frida Krifca janë lënë të lirë. 

"Po i rikthehem edhe njëherë statistikave, në burg shkon ai që do kreu i organizatës. Unë jam, Benet Beci, ai në gjendje të lirë unë jo. Veliaj në gjendje të lirë, Frida Krifca… shkoni bëjini këto në Amerikë, Gjermani…të grijnë institucionet. Por le t’i kthehemi një momenti ‘off record’ që është bërë debat në qeveri në Durrës për kanabizimin. Atë periudhë filluan pëshpëritjet në parit, çfarë po ndodh, ç’është kjo, dhe do sjell diskutimin, ku u hap çështja e kanabisit dhe sot para shqiptarëve po them çfarë ka ndodhur atë ditë," tha Ahmetaj.

1 VITE ME PARE

"AKSH-i është kopshti privat i kryeministrit"/ Ahmetaj: SPAK ka kërkuar dy urdhër-arreste dhe gjykata i ka rrëzuar

"Air Albania-n e ka falimentuar"/ Ahmetaj nxjerr faktet për

ZVICËR - Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, është shprehur se AKSH-i është sipas tij kopshti privat i kryeministrit Rama. Në një intervistë për emisionin "Çim Peka Live", Ahmetaj ka ngritur gjithashtu akuza se sipas tij prokuroria ka kërkuar dy urdhër arreste për AKSH-in, të cilat janë rrëzuar nga gjykata. Ahmetaj shton se zotëron ekstrakte nga tatimet të cilat sipas tij tregojnë se te laboratorët te AKSH-i fitimi është sa 10-fishi i kostos.

Ahmetaj: Po kthehem prap te projekti i laboratorëve të AKSHI-t. Tani unë e ngrita herën e kaluar. I kërkoj gazetarëve investigativë që për laboratorët e shkollave të shkojnë të marrin, t’ua japi Gazheli, Gazheli t’ia japi dokumentat Gaxhua se sa janë futur paisjet e laboratorëve në Republikën e Shqipërisë. Po ua them, dhjetëfishi i kostove. Kam ekstrakte nga tatimet, po jap një shifër që të kuptoni se çfarë ndodh me AKSHI-n, AKSHI është kopshti privat i kryeministrit, ku njerëz të lidhur me familjen e tij, bëjnë çfarë ju do qejfi. Dhe është dhjetë fishi te laboratorët. Pyetje kam për gazetarët investigativë: Gërmoni këto, shkoni në doganë, po qe se nuk gjeni 10-fishin e kostos si fitim atëherë kthehuni tek unë. E dyta, gërmoni të dashur gazetarë investigativë, a janë grisur dy urdhër arreste përpara një muaji e gjysëm, dy muaj, në lidhje me laboratorët?

A janë rrëzuar dy urdhër-arreste? Investigojeni, dy urdhër arreste, siç ndodhi me inceneratorin e Tiranës.

Pyetje: Ju po thoni që SPAK ka kërkuar dy urdhër arreste për AKSHIN dhe gjykata i ka rrëzuar?

Ahmetaj: Janë rrëzuar dy urdhër arreste. Nuk e di gjykata, unë akoma nuk e kam rimarrë kujtesën të plotë. Investigojeni. Dy urdhër arreste janë grisur, ashtu siç edhe te Inceneratori i Tiranës që do vijnë më vonë.

Pyetje: Në raport me korrupsionin tek AKSHI

Ahmetaj: Tek laboratorët. Po tek AKSHI.

1 VITE ME PARE

"Rama dhe Veliaj më kanë goditur drejtpërdrejtë"/ Ahmetaj: Mediat kanë marrë miliona euro nga inceneratorët

"Air Albania-n e ka falimentuar"/ Ahmetaj nxjerr faktet për
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se është sulmuar nga televizioni Top Channel me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. Gjatë intervistës për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka shtuar se mediat janë të gjitha të kapura nga qeveria, disa me tendera, disa me plaçkitje dhe disa me kërcënime. 

"Vazhdojmë te media. Njëra merr tender korrupsioni, njëra paguhet nga plaçkitësja, tjetri merr pronat shtetërore, tjetri kërcënohet… mirë mo, nja një fund kjo??? Unë ka këtu një pjesë të vendimit të inceneratorit të Tiranës, të hetimit. Nuk do merrem as me cilësinë, as me sipërfaqësinë, as me shkurtimin, as me heqjen, as me grisjen e urdhër-arresteve, nuk do merrem. Do merrem me verifikimin e asaj që kam thënë në shkurt të vitit 2023, që ka një strukturë gjysmë mafiozë politikë-incenerator-media. Top Channel është media. Këtu vërtetohen transaksionet midis pronarëve të TCH, ish-kryeredaktorit të TCH miliona euro. Nuk me besuan shqiptarët, sepse dilte TCH, nuk ka shkuar deri në fund, po nuk do Altin Dumani të shkojë deri në fund, kjo është dosje e SPAK. Pra, kjo ka vërtetuar se Top Channel, kreu i organizatës dhe Erion Veliaj dhe Belinda Balluku dhe inceneratorët kanë qenë të drejtpërdrejtë në goditjen ndaj meje. Të drejtpërdrejtë. Sot Top News dhe TCH janë televizione të qeverisë," tha Ahmetaj.

1 VITE ME PARE

"Tahirin e bëri kokë turku!" Ahmetaj: Ja EMRAT e 5 ministrave që kundërshtuan Ramën për kanabizimin e vendit

"Air Albania-n e ka falimentuar"/ Ahmetaj nxjerr faktet për
Arben Ahmetaj

ZVICRA- Ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi sot se 5 ministra e kanë kundërshtuar kryeministrin Edi Rama për çështjen e kanabizimit të vendit. Në një intervistë për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj tha se ministrat që kundështuan Ramën veç tij ishin, Saimir Tahiri, Erion Veliaj, Ditmir Bushati, Damian Gjiknuri. Gjithashtu Ahmetaj tha se kanabizimi i vendit është produkt i kryeministrit Edi Rama të cilin e etiketon si "kreu i organizatës".

"Kanë qenë 5 veta që e kanë kundërshtuar për atë që po ndodhte me kanabizimin e vendit. Unë kam qenë më i zëshmi edhe për shkak të natyrës time. 5 ministra e kanë kundërshtuar! Erion Veliaj ka qenë ministër, e ka kundërshtuar, Saimir Tahiri që e bëri kokë turku dhe që ishte pastaj dry i shtrembër, me treçerek të zërit e ka kundërshtuar, Ditmir Bushati e ka kundërshtuar, Damian Gjiknuri e ka kundërshtuar, unë e kam super kundërshuar. Kanabizimi i vendit është produkt i kreut të organizatës...Ore pse do fshihemi pas gishtit dhe do themi që ore nuk dinim gjë??? Unë sot kam bindjen që kreu i organizatës e ka bërë me qëllim, ka mbyllur Lazaratin për ta përhapur në të gjithë Shqipërinë.

Është njeriu më i zellshëm në mbështetje të një egoje ekonomike, siç e shiste, ndërkohë që unë për hirë të së vërtetës edhe Ditmir Bushati, edhe Erion Velija, edhe Saimir Tahiri që e bëri ‘kokë turku’, edhe Damian Gjiknuri, kemi thënë pothuajse të njëjtën gjë, ore si mundet kjo? Po të ishte sukses do ishte bërë Kolumbia. Nuk e di ça do bëjnë këta të tjerët, po unë jam gati të dëshmoj në një gjykatë ndërkombëtare. Po, ky që do më bënte gjyqin mua", tha Ahmetaj.

1 VITE ME PARE

"Kërcënojnë punonjësit e administratës"/ Ahmetaj i drejtohet SPAK-ut: A keni çuar në fund një krim elektoral?

"Air Albania-n e ka falimentuar"/ Ahmetaj nxjerr faktet për
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë publike një kërcënim që i është bërë punonjësve të administratës në vend. Gjatë intervistës për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka theksuar se një punonjës i administratës është kërcënuar me vendin e punës, nëse motra dhe kunati i tij nuk shkon në takimin e Ramës me diasporën në Itali. Më tej Ahmetaj ka bërë një pyetje, nëse SPAK-u ka çuar deri në fund një denoncim për krim elektoral.

"Çfarë përfaqëson? Le t’i kthehem qytetarëve shqiptarë. Socialistëve, o miqtë e mi, diku më keni dash, diku më keni kritikuar, diku më keni urryer, emocione njerëzore. Për Gys Agazin keni votuar ju? Për Pirro Vëngun? S’ka gjë me Pirro Vëngun si krijesë, s’ka lidhje, sistemi i patronazhimit politik që duhet ta bëjë çdo parti, në atë vend është kthyer në sistemin e patronazhimit të bukës. Kërcënojnë punonjësit e administratës, në një rast shumë interesant, shumë interesant, është, nja dy miqtë e mi në Itali që erdhën na zëvendësuan thanë, na kërcënuan, kanë kërcënuar motrën time, tha, që motra dhe kunati të dalin në Milano për takim me kreun e organizatës. Nuk është kjo Partia Socialiste. E keni parë që hanë kokat e njëri-tjetrit? Unë s’jam më. Unë po e them sot, Encro Chat ka vërtetuar rënien e katër qarqeve elektorale të Partisë Socialiste. Dhe këtë shkojnë dhe merren me Bardh Spahinë, se babanë e tij ia kam njohur kur punoja te FMN dhe tek Instituti Demokratik Republikan. Ia kam njohur babain, burrë i nderuar, ndjesë pastë. Këta merren me Bardh Spahinë, këta dalin flasin për…ore një krim elektoral, a kanë çuar këta deri në fund një krim elektoral? Janë marrë me kryetarin e bashkisë së Rrogozhinës… një krim elektoral mo, SPAK-u, a po shkojmë në zgjedhje, a duhet të ketë zënë mend X – Y dhe Z-ta?," tha Ahmetaj.

1 VITE ME PARE

"Do fluturosh në qiell..."/ Ahmetaj: Kam marrë një kërcënim para tre ditësh. Po të arrestohesha s'do dilja i gjallë nga burgu

"Air Albania-n e ka falimentuar"/ Ahmetaj nxjerr faktet për
Arben Ahmetaj

ZVICËR - Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar mbrëmjen e sotme se është kërcënuar sërish. Gjatë intervistës për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj është shprehur se para tre ditësh e kanë kërcënuar duke i thënë se "Kur të të ngremë ne furtunën ti do të fluturosh në qiell". Ai shton se ka dyshime se SPAK dhe Altin Dumani ka qënë pjesë dhe në dijeni të zhdukjes së tij, ndërsa shton se nëse do ishte arrestuar nuk do kishte dalë i gjallë nga aty.

Ahmetaj: Kam marrë kërcënim para tre ditësh: Kur të të ngremë ne furtunën ti do të fluturosh në qiell. Më është thënë para tre ditësh si me të qeshur. Unë? Po mo po, në rregull në regull, dakord,dakord, do fluturoj në qiell. Kam dyshime serioze që SPAK, Altin Dumani ka qënë pjesë dhe në dijeni të zhdukjes time. Unë sdilja i gjallë nga burgu, këtë e dinë të gjithë tani.

Pyetje: Nga e more këtë informacion?

Ahmetaj: Nga të njëjtin njerëz. Do ishte fundit i fundit të botës nëse Altin Dumani do ishte pjesë, të nderuar qytetarë, e kam thënë do kthehem, ore unë jam partizan Erion Veliaj të hetohet i lirë dhe të shkojë në gjykim i lirë, Benet Beci po ashtu…e dini që mesatarja e paraburgimit në Shqipëri është 20-fish më e lartë se mesatarja europiane. Ramiz Alia kur vendi kishte 4.2 milon banorë la 6000 mijë të paraburgosur. E dini sa është sot, që jemi 1.5 milionë shqiptar, paraburgimi me SPAK ka shkuar në 6500 të paraburgosur. 46-milionë euro ka shkuar kostoja për të paraburgosurit. Pandëshkueshmëria është gjykata, jo SPAK. Apo sot që janë në të njëjtën godinë këta dhe gjykata vendos siç do SPAK.

1 VITE ME PARE

"Vendi është në dorë të krimit"/ Ahmetaj: Çfarë do Ergys Agasi në Davos me Ramën?

"Air Albania-n e ka falimentuar"/ Ahmetaj nxjerr faktet për
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se Shqipëria ndodhet në dorën e krimit. Gjatë intervistës për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka theksuar se për shkak të dosjeve të Encro Chat dhe SKY të ardhura në Belgjika dhe Franca, kanë rënë katër qarqe elektorale.

Ahmetaj ka theksuar se këto 4 qarqe elektorale janë Shkodra, Durrësi, Elbasani dhe Tirana. Po ashtu Ahmetaj ka ngritur pyetjen se çfarë përfaqëson Ergys Agasi, që po komandon vendin sot. 

"Unë sot do i kthej përgjigje Yuri Kim, sot Shqipëria ka rënë në duart e krimit. Merr Partinë Socialiste, ka shumë socialistë, por s’ka parti. Është vetëm një organizatë e krijuar vetëm për t’i shërbyer një njeriu. Ka shumë socialist. Më thoni cfarë lidhje ka sot Partia Socialiste me qeverinë që praktikisht është bashkia1 dhe bashkia2 e dikurshme? Nuk ka lidhje. Sot praktikisht, koordinatorët politikë janë zëvendësuar me koordinatorë të krimit. Referojuni pak Encro Chat të SKY, fatkeqësisht për shkak të atyre dosjeve të ardhura në Belgjika dhe Franca dhe jo të nisura nga SPAK-u dhe unë do ta theksoj, kanë rënë katër qarqe elektorale, fatkeqësisht për ne që kemi lënë ditë, net, vit të tëra për të punuar me shumë qejf për Partinë Socialiste. Katër, ka rënë Shkodra, ka rënë Durrësi, ka rënë Elbasani, ka rënë Tirana. Po pse kjo është Partia Socialiste? Çfarë lidhje ka Partia Socialiste? Po pse mo, Partia Socialiste ka dalë të votojë për Gys Agasin që të komandojë Shqipërinë??? Jo mo, nuk e dija. Kur shkova në zgjedhje nuk e dija që do ndodhte kjo. Çfarë do Gys Agasi në Emirate me kryeministrin edhe në DAVOS, çfarë përfaqëson? Çfarë përfaqëson? Le t’i kthehem qytetarëve shqiptarë. Socialistëve, o miqtë e mi, diku më keni dash, diku më keni kritikuar, diku më keni urryer, emocione njerëzore. Për Gys Agazin keni votuar ju," tha Ahmetaj.

1 VITE ME PARE

"Shikoni pasurinë e Ramës dhe çdo ministri"/ Ahmetaj: Sa e ka marrë Arben Kraja shtëpinë në Lalz? 

"Air Albania-n e ka falimentuar"/ Ahmetaj nxjerr faktet për
Arben Kraja

ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë thirrje që t'i bëhet vettingu i pasurisë kryeministrit Edi Rama dhe ministrave. Gjatë intervistës për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka theksuar se atij nuk i është rritur pasuria në momentin që është bërë ministër. Ndërkohë që ka ngritur disa pyetje në lidhje me prokurorët e SPAK, se si i kanë blerë vilat apo si i kanë marrë shtëpitë me gjysëm çmimi.  

"Ca letra kërkon, ca jam unë 007 që t’u sjell llogaritë e Ed Ramës??? Llogaritë e Ed Ramës aty i keni, merrini edhe bëjini vetting. Bëjini vetting pasurisë së çdo ministri. Shikoni pasurinë time more, shikojeni. Shikojeni morë edhe pasurinë e Dumanit, edhe të Millonait edhe të Ben Krajës… Më është rritur mua pasuria që kur jam bërë ministër? Joo. Përjashto vlerësimin në bazë të ligjit dhe rivlerësimit të imobilarëve nuk ka asnjë shtesë pasurie ka vetëm rënie. Merre pasurinë e kryeministrit… Nuk dua të hy në detaje në respekt të asaj zonjës, në respekt të asaj zonjës, jo në respekt të kreut të organizatës… Merreni pasurinë e Belindës, është rritur, merreni pasurinë e Ogertës, është rritur, po si ore u marrkan këta me një kontratat të Erjolës aty dhe dyqind faqe duan ta quajnë pastrim parash, se di do qejfi Altin Dumanit??

Sa e ka marrë Ben Kraja shtëpinë në Lalz? Sa e ka marrë Erjola? Sa e ka marrë shtëpinë Millonai, sa vjet është pritur për të paguar, pse e ka marrë me gjysmë çmimi Dumani… nuk do merrem me këto. Por po të doni, tashi në një kënetë të mbushur me mushkonja nuk të bën më përshtypje kur pickohesh. Edhe nuk e shikon. Do duhet të vijë të të pickojë ndonjë shqiponjë apo pelikan që të zgjohesh. Edhe del Top Channel merret me mua. E di ti çfarë ka bërë Top Channel, ka tentuar dy herë të vijë këtu në Lugano për të filmuar jetën time. I them, ju lutem, e para duhet të dini që në Zvicër është vepër penale që të filmosh dikë pa pëlqimin e tij, por mund të vini të shikoni jetën time. Ia ka dalë, po ta them ty pronare, ia ka dale Edi Rama bashkë me Altin Dumanin ta bëjnë jetën time ferr, ia ka dalë ta zerojë. Por po kthehem prap te thelbi, shihni deklaratat e pasurisë," tha Ahmetaj.

1 VITE ME PARE

Ahmetaj: Ervin Hoxhën e shkarkoi Edi Rama për korrupsion, sot e ka Ministër të Brendshëm

"Air Albania-n e ka falimentuar"/ Ahmetaj nxjerr faktet për
Arben Ahmetaj

ZVICËR - Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar mbrëmjen e sotme se kryeministri Edi Rama ka kërkuar dorëheqjen e Ervin Hoxhës, në kohën kur Ahmetaj ishte Ministër Financash. Në një intervistë për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv,  Ahmetaj deklaron se asokohe Hoxha (aktualisht Ministër i Brendshëm) është shkarkuar nga Rama për korrupsion.

Pyetje: Pra, Ministri i Brendshëm aktual është shkarkuar për korrupsion nga zoti Rama???

Ahmetaj: Po, po, po ka kërkuar dorëheqjen dhe i kam thënë zoti kryeministër mund të më sjellësh faktet për këtë njeri. Kur kërkoi shkarkimin. Në respekt të punonjësve që kanë punuar me mua, se ka punuar me mua. Po mor po, kur unë isha ministër financash është shkarkuar ky (Ervin Hoxha) me urdhër të kryeministrit dhe i kam thënë, a mund të më thuash çfarë ka bërë? Atë e di unë, tha, ai njeri është i korruptuar. Sot e ka ministër të brendshëm. Dhe për turp të tij, do t’i ngelet tërë jetën stampë që është emëruar nga krimi dhe ka bërë atë lloj arrestimi të ndotur në sytë e shqiptarëve, arrestimin e ish-presidentit.

Pyetje : Ervin Hoxha është emëruar nga krimi?

Ahmetaj: Patjetër! Patjetër! Dhe nga oligarkët me dialekt.

1 VITE ME PARE

Meta në qeli, Ahmetaj: Bën arrestimin e ish-presidentit në mënyrën më vulgare, a thua se ky ishte El Chapo

"Air Albania-n e ka falimentuar"/ Ahmetaj nxjerr faktet për
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj shtroi pyetjen sot se përse SPAK nuk heton kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj tha se Rama nuk ka zbatuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe tallet me sistemin. Ahmetaj ka komentuar dhe arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, për të cilin tha se arrestimi u bë në mënyrë vulgare. 

"Bën arrestimin e ish-presidentit në mënyrën më vulgare…a thua se ky ishte El Chapo, a thua se ky ka vrarë Kennedy ose i ka bërë atentat Papës. Nuk e kam unë mik, se do fillojë tani e mbrojti Ilir Metën…nuk e kam mik, unë jam në pikën që nuk mbroj dot njeri. Unë jam në pikën që dua të mbroj veten dhe familjen time, fëmijët e mi në veçanti që u kam rënë më shumë në qafë. Ai arrestim është fundi i respektit për shtetin, i kërkuar nga kreu i organizatës vetëm për simbolikë dhune, prandaj i mora unë dhe ti më pyete a ka vepru SPAK apo jo", tha Ahmetaj.

Pjesë nga fjala e Ahmetajt në intervistë:

Patjetër… ka vepruar SPAK-u, ka bërë edhe spektakle me arrestime. DMTH stili është i njëjtë. Ed Rama kur më shkarkoi mua, kreu i organizatës kreu i organizatës kur më shkarkoi mua e bëri në mënyrë simbolike, po ikën Meta, po ikën dhe ky, në të njëjtën ditë, se ky i ka dhënë dosjen Metës të inceneratorëve dhe ambasadës amerikane. Pastaj bën spektakle me arrestimin tim, del ma kabrio, del me ish-drejtorin e rrugëve, Vis Berberin, del me plaçkitësen më të madhe të buxhetit, me kabrio këta të tre dhe kreu i organizatës. Dhe bëjnë spektakël me arrestimin tim dhe pastaj bëjnë paralelizëm në Top Channel, se TCH e kanë televizionin e tyre dhe i thonë na bëj një Portokalli, ku Meta dhe Ahmetaj ndajnë të njëjtën qeli. Dhe bëjnë humor të zi, investitori strategjik bën humor të zi, unë dhe Meta në të njëjtën qeli.

Jeta çfarë nuk sjell, edhe mund të jetë, por mos bëj humor me jetën e njeriut. Dhe pastaj me urdhër të kreut të organizatës, turp për të gjithë, bën arrestimin e ish-presidentit në mënyrën më vulgare…a thua se ky ishte El Chapo, a thua se ky ka vrarë Kennedy ose i ka bërë atentat Papës. Nuk e kam unë mik, se do fillojë tani e mbrojti Ilir Metën…nuk e kam mik, unë jam në pikën që nuk mbroj dot njeri. Unë jam në pikën që dua të mbroj veten dhe familjen time, fëmijët e mi në veçanti që u kam rënë më shumë në qafë. Ai arrestim është fundi i respektit për shtetin, i kërkuar nga kreu i organizatës vetëm për simbolikë dhune, prandaj i mora unë dhe ti më pyete a ka vepru SPAK apo jo.

1 VITE ME PARE

"Edi Rama kryetar i organizatës"/ Arben Ahmetaj: Mua më shkarkoi me pretekstin se i dhash dosjen e inceneratorëve ambasadës amerikane

"Air Albania-n e ka falimentuar"/ Ahmetaj nxjerr faktet për
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj e ka quajtur kryeministrin Edi Rama si kryetar organizate. Gjatë intervistës për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka deklaruar se Rama e ka shkarkuar me pretekstin se Ahmetaj i ka dhënë dosjen e inceneratorëve Ilir Metës dhe ambasadës amerikane. 

"Patjetër… ka vepruar SPAK-u, ka bërë edhe spektakle me arrestime. DMTH stili është i njëjtë. Ed Rama kur më shkarkoi mua, kreu i organizatës, kreu i organizatës kur më shkarkoi mua e bëri në mënyrë simbolike, po ikën Meta, po ikën dhe ky, në të njëjtën ditë, se ky i ka dhënë dosjen Metës të inceneratorëve dhe ambasadës amerikane. Pastaj bën spektakle me arrestimin tim, del ma kabrio, del me ish-drejtorin e rrugëve, Vis Berberin, del me plaçkitësen më të madhe të buxhetit, me kabrio këta të tre dhe kreu i organizatës. Dhe bëjnë spektakël me arrestimin tim dhe pastaj bëjnë paralelizëm në Top Channel, se TCH e kanë televizionin e tyre dhe i thonë na bëj një Portokalli, ku Meta dhe Ahmetaj ndajnë të njëjtën qeli," tha Ahmetaj.

1 VITE ME PARE

Çështja Xibraka/ Arben Ahmetaj: Pse SPAK bën deklarata për ti bërë qefin Ramës, pse nuk vazhdojnë hetimet

"Air Albania-n e ka falimentuar"/ Ahmetaj nxjerr faktet për
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka komentuar çështjen Xibraka, ku SPAK e ka pushuar si dosje dhe ka shfaqësuar vëllanë e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama. Gjatë intervistës për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka theksuar se SPAK në këtë rast ka bërë një deklaratë për t'i bërë qefin Ramës dhe me urdhër të tij. Ndërkohë që ka ngritur pyetjen se përse SPAK nuk vazhdon hetmet për çështjen Xibraka dhe për vëllanë e Ramës. 

"Po lexoja rastin e ish-kryetarit të Shkodrës, Spahija, nuk e njoh, nuk është se kam ndonjë emocion ndaj Bardh Spahisë, por është skandaloze të mendosh që SPAK merret me një ish-kryetar, nuk ka rëndësi, i PD, i PS…dhe, se ky ka hequr një drejtor. Po mirë mo, në 2013, a nuk ikën një dynja me drejtorë? A nuk është sot kosto e gjyqeve mbi 40 e ca milionë euro. Pse nuk merret? Pse nuk merret me Edi Ramën që nuk ka zbatuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe tallet me sistemin??? Kur i do qejfi i zbaton vendime, kur nuk i do qejfi nuk i zbaton. Ka vepruar SPAK-u me Bardh Spahinë. Më gjeni një search në një vend demokratik ku prokuroria del dhe bën deklarata për t’i bërë qejfin kryeministrit të vendit. Nuk kam asgjë fare, dua ta them këtë për hir të njohjes që kam me vëllain e Edi Ramës, nuk e di fare ka bërë s’ka bërë gjë, nuk ka lidhje fare me Olsi Ramën, ka lidhje me SPAK-un, ku detyrohet një prokurori në botën demokratike të dali të thotë në mënyrë qesharake, ‘ne nuk e dimë se kush është, por ne dimë që nuk është Olsi Rama’. Çfarë nevoje ke ti mor djalë të dalësh të thuash këtë??? Vazhdo hetimet, ti s’ke nevojë. Përse çfarë del, kush ta kërkoi? Ore kaq i kapur je saqë nuk merr dot as frymë lirshëm?," tha Ahmetaj.

1 VITE ME PARE

Rikthehet Ahmetaj: SPAK ka vepruar ndaj denoncuesit, na ka kërcënuar

"Air Albania-n e ka falimentuar"/ Ahmetaj nxjerr faktet për
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se pas intervistës së tij të dytë nga arratia, është kërcënuar nga Prokuroria e Posaçme. Gjatë intervistës për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka theksuar se SPAK ka vepruar ndaj denoncuesit, duke akuzuar gruan dhe ish-gruan e tij. Sipas Ahmetajt, prokurorët e SPAK, kanë deklaruar se tani që mbaruam me Berishën do i kthehen atij. 

"Nuk është e vërtetë që SPAK nuk ka vepruar. Për hir të së vërtetës duhet t’i japim Çezarit atë që i takon Çezarit. SPAK ka vepruar, ka akuzuar gruan dhe ish-gruan time. Patjetër, ka vepruar ndaj dëshmitarëve duke i kërcënuar. Ka vepruar duke thënë tani që mbaruam me Berishën ia tregojmë ne atij. Ka vepruar…më thotë avokati im, burrë i nderuar e me shumë emër, më thotë që e kanë kthyer vlerësimin e real estate apo investimeve në shtëpinë time apo në shtëpinë e Erjolës apo në shtëpinë e dikujt tjetër se nuk i ka pëlqyer SPAK…pra, SPAK ka vepruar dhe ka vepruar në mënyrë shumë interesante në një rast që është sa qesharak aq edhe tregues i një fenomeni shumë të rëndë të kapjes së drejtësisë," tha Ahmetaj.

arben ahmetaj

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje