LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

7 VITE PAS/ Dëshmitë për vrasjen e Jakut, ish-zyrtari në lidhje me mbesën e armikut, pazaret e drogës që thurën trekëndëshin Shqipëri-Romë-Bruksel

• Shtatë vite pas vrasjes së ish-drejtorit të OST-së dhe njëkohësisht ish-anëtarit të Këshillit Bashkiak si përfaqësues i PS-së, Saimir Jaku janë zbardhur dhe dëshmitë e dëshmitarëve në vendin e krimit. Emisioni “Në shënjestër”, sjell dëshminë e kushëririt të Saimir Jakut, banakieres së lokalit dhe një klienti rastësor që pa skenën e krimit. • Kushëriri, në rrëfimin e tij tregon se Saimir është habitur kur ka parë dy njerëz të veshur me të zeza që janë futur në lokal dhe kanë nisur të qëllojnë tek e tek drejt tyre. Banakierja tregon se një prej autorëve është një person i mbushur, ndërsa klienti, i identifikuar si V.Lleshi thotë se nuk ka parë asgjë. • Një mesazh dërguar në telefonin e Florind Jakut, vëllait binjak të Saimir Jakut, tregon një lidhje jashtëmartesore që kishte pasur ish-zyrtari. Jaku kishte një lidhje intime me mbesën e familjes Reçi, por a mund të jetë bërë kjo gjë shkak për vrasjen e ndodhur në vitin 2016? Kjo gjë është përmendur dhe në mesazhin e dërguar nga një person anonim, në celularin e Florind Jakut. • Disa mesazhe të tjera të dërguara po në telefonin e Florind Jakut, tregojnë konfliktet mes familjes Jaku dhe asaj Reçi. Në mesazhet e zbardhura vihet re se Florind Jaku ka rrëfyer për grupin hetimor se personi me inicialet P.P., që i ka dërguar mesazhet në mënyrë anonime ka folur me emra të përveçëm se kush mund të ishte ekzekutori. Ai përmend një person me inicialet D.V., që sipas anonimit, është arrestuar nga policia për vrasjen e Saimir Jakut, por është lënë i lirë për mungesë provash. Konfliktet për pazaret e drogës janë dhe pista kryesore ku janë fokusuar hetimet. • Gjashtë vite me vonë, në korrik të vitit 2022 u arrestua Dorjan Keqi, 40-vjeç nga Kruja dhe sipas policisë dyshohet si vrasës me pagesë, i cili e ka kryer ekzekutimin e Jakut, në bashkëpunim me persona te tjerë. Ai u zbulua pasi u arrestua rastësisht i dehur në timon dhe gjurma e gishtit që u krahasua me atë të gjetur në një shkrepëse në vendin ku u dogj mjeti i autorëve të Jakut, ‘përputhi’ gjithçka dhe e çoi pas hekurave.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Vrasja e Saimir Jakut/ Gazetari: Erdhi pas goditjes së ‘shtëpive të barit'. Ish-drejtuesi i policisë: Krim i organizuar në grup

7 VITE PAS/ Dëshmitë për vrasjen e Jakut, ish-zyrtari në
Emisioni Në shënjestër

TIRANË- Gazetari Sokol Bregu dhe ish-drejtuesi i Policisë Durrës Arben Hajdarmataj kanë folur rreth vrasjes së ish-kreut të OST-së, Saimir Jaku, ngjarje e ndodhur në vitin 2016. I ftuar në "Në shënjestër", Bregu u shpreh se pavarësisht se është arrestuar një nga personat e përfshirë në ekzekutim, ende ka shumë gjëra të pa zbuluara mbi çështjen, pasi ende nuk janë zbuluar motivet që çuan në kryerjen e një krimi të tillë. Ai tha se zanafillën e krimit e sheh tek goditja e “shtëpive të barit” që u bë në atë kohë në Mirditë dhe se vrasja e Jakut ishte e lidhur me detyrën si kreu i Linjës së Tensionit të Lartë të OST-së për veriun, duke qenë se shtëpitë e barit funksionojnë me energji elektrike.

"Policia mund të ketë arrestuar një ndër personat e pranishëm në vrasje, por motivi e arsyet nuk kanë dalë ende. Që në momentin që ka ndodhur ngjarja, kam menduar që është një vrasje për shkak të detyrës sepse në atë zonë pas vrasjes dhe para saj ishin bllokuar disa tonelata kanabis të prodhuara në shtëpi bari. Për herë të parë, edhe pse Mirdita një zonë e vogël, për herë të parë në Shqipëri u godit nga policia një e tillë 8 vite më parë dhe mësuam që ekzistokan shtëpitë e barit edhe në Shqipëri. Vrasja e tij kishte lidhje me detyrën e tij, kështu e lexova në fillesat e vrasjes,"- tha Bregu.

Ndërsa, Hajdarmataj u shpreh se vrasja e Saimir Jakut nuk është një krim që mund të kryhet vetëm dhe se pjesë e tij duhet të kenë qenë minimumi edhe një person tjetër. Ai ka shtuar se ende nuk është përcaktuar qartë se cili ka qenë roli i personit të arrestuar në lidhje me ngjarjen.

"Në pamje të parë të jep të mendosh që është një vrasje e tipit mafioz, e kryer nga një vrasës me pagesë. Një person i vetëm është i pamundur të kryejë një vrasje të tillë. Në momentin që përveç rasteve e konflikteve të rastit, raste të tilla si ky i Rrëshenit ka një organizim. Në një farë mase i jap të drejtë policisë që thotë krim i organizuar, ka pasur minimumi dy persona. Roli i personit të arrestuar, ende nuk kemi informacion. Ka nisur diçka por nuk është zbardhur e gjitha,"- tha Hajdarmataj.

Saimir Jaku u vra nga dy persona të maskuar, ndërkohë që Gjergj Prenga mbeti i plagosur lehtë. Në lokalin ku ndodhi ngjarja, në momentin kur dy personat kanë sulmuar me armë ka pasur dhe efektivë të komisariatit Rrëshen, i cili ndodhej vetëm 20 metra larg. Policët kanë parë personat që kanë qëlluar me armë, por askush nuk ka reaguar për të ndjekur apo ndaluar dy autorët e këtij krimi të rëndë, që tronditi qytetin e Rrëshenit. Gjatë vite me vonë, në korrik të vitit 2022 u arrestua Dorjan Keqi, 40-vjeç nga Kruja dhe sipas policisë dyshohet si vrasës me pagesë, i cili e ka kryer ekzekutimin e Jakut, në bashkëpunim me persona te tjerë. Ai u zbulua pasi u arrestua rastësisht i dehur në timon dhe gjurma e gishtit që u krahasua me atë të gjetur në një shkrepëse në vendin ku u dogj mjeti i autorëve të Jakut, ‘përputhi’ gjithçka dhe e çoi pas hekurave.

3 VITE ME PARE

“Ou po këta?”, si u vra Saimir Jaku dhe momentet e fundit para krimit. Zbulimi i autorit 6 vite më pas nga një gjurmë

7 VITE PAS/ Dëshmitë për vrasjen e Jakut, ish-zyrtari në
Vendi ku u vra Saimir Jaku

NË SHËNJESTËR/ Pjesa e Parë

Gjashtë vite të gjata pritje. Të gjata, po aq sa edhe vetë mëria midis dy fiseve në Rrëshen, të cilët e kanë kthyer këtë qytet të vogël në harkun kohor të pak viteve, në një lumë të pafund gjaku dhe terrori. Një Korleone, pa mëdyshje e kohëve moderne, në mesin e veriut të Shqipërisë, midis fiseve, Reçi dhe Gjini, të cilët nuk kursyen asgjë nga arsenali i tyre i armëve dhe parave, për të shuar çdo gjurmë të mbetur nga mbiemrat respektivë. Një drejtësi e cila dukej se edhe ajo kishte humbur busullën në fijet e një pëlhure e cila sa herë dukej se ishte drejt shpërbërjes, po aq herë fijet e saj ngatërroheshin. Aq sa dukej, se vrasja ish-kreut të Linjës së Tensionit të Lartë të OST-së për veriun, Saimir Jaku, atë mëngjes të 9 shtatorit 2016, në qendër të Rrëshenit; nuk do të zbardhej kurrë. Kjo të paktën deri pasditen e 25 korrikut 2022.

Kur arrestimi i një 40-vjeçari, i cilësuar si vrasës me pagesë, i identifikuar si Dorian Keqi me banim në Krujë, do të ndizte edhe njëherë shpresën për të hedhur dritë mbi sagën e eliminimeve mafioze në Shqipëri-Romë dhe Bruksel. Perde e përgjakur, që siç e thamë, do të ngrihej fillimisht me vrasjen e Saimir Jakut atë fillim shtatori të vitit 2016 në një lokal në qendër të Rrëshenit, ku as vetë Dorian Keqi, autori tashmë në pranga për vrasjen e Saimir Jakut dhe plagosjen e rëndë të mikut të tij Gjergj Prenga, nuk do ta kishte menduar që shumë vite më pas, vesi i alkoolit ku ishte zhytur prej kohësh, një ditë do ta fundoste pa kthim.

Ves, që nëse nuk do ta kishte, mund ta linte akoma në liri një nga vrasësit e Saimir Jakut, dhe ngjarja mund të mbetej edhe sot pa autor. Por kush është Dorian Keqi dhe si u tradhtua ai nga vesi i tij? Si ra grupi hetues në gjurmët e tij dhe pse ky i fundit ka vendosur të heshtë të paktën për momentin mbi krimin që kreu? Cilat janë pistat dhe dyshimet e grupit hetues, mbi ngjarjen, dhe cila është lidhja me vrasjet e rënda që pasuan në vitet në vazhdim në Rrëshen? Por përpara se të mësojmë se si Dorian Keqi, sipas grupit hetues, qëlloi ndaj Saimir Jakut dhe se si ra në rrjetën e policisë, është me vend të ndalemi fillimisht te vetë vrasja e zyrtarit të OST-së për veriun. Te dinamika, se ç’ngjau atë mëngjes të herët shtatori në lokal në qendër të Rrëshenit. Dinamikë, e cila sipas grupit hetues, nis me lëvizjet e fundit të viktimës dhe të miqve të tij, të cilët iu bashkuan atë mëngjes në tavolinë.

“Më datë 9 shtator 2016, Sajmir Jaku ka dalë nga shtëpia në mëngjes dhe rreth orës 09:10 ku ka shkuar tel lokal “F…”, së bashku me kushëririn e tij Jurgen Jaku. Pasi janë ulur në një prej tavolinave të verandës së këtij lokali, Saimir Jaku ka ftuar për kafe edhe A.T., ndërsa pak më vonë me ta është bashkuar edhe Gjergj Prenga. Pasi ka qëndruar pak minuta, A. T. dalë nga lokali për të shkuar në punën e tij pranë muzeut të qytetit Rrëshen”.

Sipas grupit hetues, është ky momenti, kur në qytet, vihet re, në lëvizje, një makinë “Mercedes Benz”. Lëvizja u regjistrua e plotë edhe nga kamerat e sigurisë në qytet. Nga automjeti zbritën dy burra, të cilët pasi ngjitën shkallët e lokalit, qëlluan pa mëshirë ndaj Saimir Jakut. Plumbat nuk kursyen as mikun e tij, Gjergj Prenga i cili, mbeti i plagosur rëndë në këtë ngjarje.

“Gjatë kohës së qëndrimit të Saimir Jakut në lokal u konstatua në lëvizje një automjet ‘Mercedez-Benz’, 4 fenerësh, me ngjyrë të zezë, me targa AA149DK, i cili ishte me xhama të zinj. Ky automjet ka ndaluar përpara lokalit në rrugën kryesore dhe nga kjo makinë kanë zbritur 2 persona, të armatosur me armë zjarri të llojit automatik, të veshur me rroba të zeza dhe të maskuar, të cilët pasi janë ngjitur në verandën e lokalit, kanë qëlluar në drejtim të shtetasit Saimir Jaku, të cilin e kanë lënë të vdekur në vend. Ku nga të shtënat është plagosur edhe Gjergj Prenga, i cili ka qenë në tavolinë me Saimir Jakun”.

Sipas dosjes hetimore, menjëherë pasi kryen atentatin, autorët thuhet se në ikje e sipër, u përplasën me armë edhe me postbllokun e policisë që ndërkohë kishte marrë informacion mbi lëvizjen e makinës së tyre, por pa mundur t’i ndalojë vrasësit.

“Pas kryerjes së krimit autorët dolën nga lokali dhe hipën në automjetin me targa AA149DK, duke u larguar në drejtim të qytetit të Rubikut.

Gjatë kësaj kohe automjeti me targa AA149DK iu dha të gjitha shërbimeve të policisë.

Ku patrulla e policisë rrugore e vendosur në postobllok në Rubik, pranë karburant ‘Start’, konstatoi automjetin me targa AA149DK, vetëm pak minuta pas ngjarjes.

Pasi hasën punonjësit e policisë, një nga autorët hapi derën e mjetit dhe qëlloi me armë zjarri në ajër”.

Vetëm pak kohë nga kryerja e krimit, sipas grupit hetues, makina e autorëve, u gjet e djegur në fshatin Vinjoll të Kurbinit. Aty ku duket se autorët humbën gjurmët, të paktën kështu mendonte njëri prej tyre pa e ditur se kishte lënë në vendngjarje, gjurmët që një ditë do t’i vendosnin në kyçe prangat e drejtësisë.

“Pas kryerjes së krimit, automjeti i autorëve vijoi rrugën në drejtim të Milotit, në fshatin Skuraj. Aty ku la rrugën kryesore dhe u largua për në drejtim të fshatit Vinjoll, rrethi Kurbin. Pasi autorët ndalën automjetin në vendin e quajtur Vinjoll, ata dogjën automjetin dhe më pas u larguan nga aty”.

Do të ishte ky moment, kur gjurmët e krimit do të humbnin edhe për grupin hetues që kishte në dorë një gjurmë të vetme gishtërinjsh, të gjetur në bidonin e benzinës, që ishte përdorur për djegien e makinës së autorëve të krimit, por nuk kishte një emër, se kujt i përkiste gjurma e gishtit. Ndaj hetuesit fillimisht, u ndalën të rrëfimet e dëshmitarëve, kur njëri prej njerëzve që pa skenën e krimit, ishte kushëriri i Saimir Jakut. I vetmi në tavolinë që mundi t’u shpëtojë paq plumbave, por edhe të konfliktohet me një nga autorët.

“Saimiri ishte duke parë diçka në telefon dhe në atë moment e dëgjova kur pëshpëriti: ‘Ou po këta?’. Ktheva kokën dhe pashë se në lokal kishin hyrë dy persona të veshur kokë e këmbë me rroba të zeza dhe me maska në kokë. Njëri kishte drejtimin nga ne, kurse tjetri ishte me kurriz dhe po kontrollonte vendin. Ata filluan të qëllojnë me armë zjarri tek e tek. Njëri nga personat u afrua te Saimiri dhe e qëlloi drejtpërdrejtë me armë zjarri. Në këtë moment mbaj mend se këtë person e qëllova me shkelm në trup dhe ai për momentin u mënjanua, ku më duket se i lëvizi arma nga dora. Më pas u hodha nga shkallët e verandës së lokalit dhe ika poshtë në anën jugore. Ndërkohë krismat e armës vazhdonin përsëri”.

I afërmi i viktimës, rrëfeu më tej se kur u kthye në lokal, e gjeti të pajetë kushëririn e tij. Ndërkohë që dha të dhëna të rëndësishme për grupin hetues, në lidhje me konfliktet e mundshme që kishte Saimir Jaku ku përmendi edhe një rrahje të të afërmit të tij me shtetasin Gaspër Reçi.

“Kam rënë poshtë në rrugë dhe aty kam parë një polic, më pas kam shkuar tek dyqani i xhaxhait tim. Aty ishte babai im dhe xhaxhait dhe u tregova se çfarë kishte ndodhur. Të tre jemi nisur në drejtim të lokalit dhe pamë që kishin vrarë Saimirin. Unë di që Saimirin e kanë qëlluar para 3 vitesh tek karburanti ‘Start’ në dalje të qytetit të Rrëshenit. Po kështu di se para 6-7 muajsh ka pasur konflikt në qytet me Gaspër Reçin ku janë rrahur me grushte. Me Gasprin nuk e di për çfarë janë konfliktuar. Mesa di unë, nuk ka pasur konflikte me njerëz të tjerë. Nuk kam dijeni kush ka qenë i interesuar dhe kush e ka vrarë Saimirin”.

Një tjetër dëshmitar që mundi të shquajë në distancë autorët e vrasjes së Saimir Jakut, atë ditë, u bë edhe V. Lleshi, i cili siç del nga dëshmia e tij, po konsumonte kafenë e mëngjesit, në lokalin përballë me atë ku ndodhi krimi.

“Më 9 Shtator 2016, rreth orës 09:00, dola nga shtëpia dhe me mjetin tim shkova  për të pirë kafe tek lokal ‘Mirdita’ që ndodhet në qendër të qytetit të Rrëshenit. Aty, ku u ula në një nga tavolinat në verandën e lokalit, bashkë me dy shokë të mi. Vetëm disa minuta pasi isha ulur, pashë një automjet ‘Mercedez Benz’ me ngjyrë të zezë, targat nuk i fiksova, i cili erdhi nga sheshi i qytetit dhe u ndal para lokal ‘F***’ që ndodhet përballë lokalit ku po pija kafe. Në këtë kohë, pashë një person të maskuar, me një armë të gjatë në dorë, që ngjiti shkallët e lokalit, i cili filloi të qëllojë fillimisht një nga një, më pas me breshëri. Pasi kryen krimin, automjeti me autorët u larguan në drejtim të Komisariatit të Policisë duke lëvizur ngadalë. Ajo që fiksova ishte se autori që qëlloi ishte trup gjatë dhe i dobët dhe mbante maskë në kokë”.

Ai mohoi të kishte pasur ndonjë konflikt me viktimën dhe sqaroi se prania e tij aty, ishte krejt rastësore

“Me Saimir Jakun nuk kam pasur ndonjë konflikt. Që prej kohës kur ai u bë drejtor i OST për zonën e veriut, ai ka qëndruar më shumë në Tiranë dhe rrallë herë e kam parë në Rrëshen”.

Jo pa interes ishte edhe dëshmia që dha banakierja e lokalit ku ndodhi vrasja, e cila pavarësisht se mundi të shquajë veshjet e autorëve të krimit, nuk mundi të dallonte se kush ishin ata, për shkak të maskimit që ata kishin.

“Unë jam banakiere në këtë lokal prej katër vitesh, ku shërbej zakonisht nga ora 06:30 deri në orën 14:30.

Ditën e ngjarjes rreth orës 09:00, kujtoj se në lokal hyri Saimir Jaku, i cili është klient i rregullt. Ai u ul në tavolinë me A.T. dhe Gjergj Prengën. Rreth orës 09:30 dëgjova krisma armësh dhe kur ktheva kokën për të parë, vura re një person që kishte në dorë një armë të gjatë automatik i cili po qëllonte në drejtim të tavolinës së Saimir Jakut.

Ky person kishte në kokë maskë më ngjyrë të errët, xhup gri sportiv, pantallona ngjyrë ushtarake. Si edhe kishte trup mesatar, jo shumë i shëndoshë”.

Por kur dukej, se hetimi do të ndalej te dëshmitë dhe një gjurmë gishtërinjsh të gjetura në një bidon benzine të përdorur nga njëri prej autorëve, dilema se kush e vrau, duket se do të merrte fund, 6 vite nga vrasja e Saimir Jakut dhe plagosja e mikut të tij, pikërisht aty ku grupi hetues nuk do ta mendonte. Falë gabimit të zakonshëm që bëjnë autorët e vrasjeve në raste të tilla. Mendimi se çdo gjë është harruar dhe tashmë asgjë nuk do të mund t’i zbulojë më. Ky duket se ishte edhe gabimi fatal që kreu Dorian Keqi. Po kush është Dorian Keqi, 40 vjeçari, lindur në fshatin Vinjoll të Kurbin dhe banues në qytetin e Krujës, që u arrestua pasditen e 25 korrikut 2022, në dyshimin se vrau me pagesë më 9 shtator 2016, ish-drejtuesin e OST-së për veriun, Saimir Jaku, dhe la të plagosur mikun e tij, Gjergj Prenga.

Pse grupi hetues pavarësisht se dispononte gjurmët e tij të gishtërinjve, të mbetura në një bidon benzine që u përdor për djegien e makinën së vrasësve të Saimir Jakut, nuk mundi prej 6 vitesh të shkonte drejt emrit të Dorian Keqit? Si u arrestua 40-vjeçari i cilësuar si vrasës me pagesë fare rastësisht për një vepër të rëndomtë penale dhe zbulimi i madh që erdhi për grupin hetues, pas marrjes së gjurmëve të tij të gishtërinjve. Sipas dosjes hetimore, Dorian Keqi, u arrestua fillimisht në qytetin e Lezhës, në akuzën për drejtim automjeti, në gjendje të dehur, më 21 korrik 2022. Një ngjarje e cila në pamje të parë nuk duket se do t’i shkaktonte ndonjë telash të madh me drejtësinë, shkelësit të ligjit dhe që në mendimin e tij mund të kalonte edhe me një gjobë administrative, apo në rastin më të keq, heqje të patentës.

Por duket se grupi hetues, nuk ishte i këtij mendimi, pasi u njoh me gjurmët e tij të gishtërinjve. Të cilat korrespondonin me ato të mbetura në sendet e një mjeti të përdorur në krim 6 vite më parë. Pikërisht, atë të vrasjes së Saimir Jakut, më 9 shtator 2016 në Rrëshen.

“Nga krahasimet e datës 25 Korrik 2022, kryer në sistemin AFIS, ka rezultuar se është identifikuar gjurma papilare e fiksuar në vendin e ngjarjes, vrasje me armë zjarri të shtetasit Saimir Jaku, të fiksuara në bidonin plastik me lëndë djegëse benzinë, gjetur pranë automjetit të djegur nga autorët e krimit në vendin e quajtur Vinjoll-Kurbin. Gjurmë të cilat i përkasin shtetasit Dorjan Keqi, i datëlindjes 30 Shtator 1982, sipas kartelës daktiloskopike të marrë në Lezhë me datë 21 korrik 2022, ardhur në IPSH me datë 22 Korrik 2022”.

Sipas grupit hetues, ajo çka e kishte vështirësuar, shkuarjen drejt emrit të Dorian Keqit, si vrasës i mundshëm i Saimir Jakut, ishte fakti se Keqi nuk ishte i dënuar më parë. Referuar kartelës së tij të përditësuar, Dorian Keqi ishte i pamartuar dhe kishte kryer vetëm 8 vite shkollë. Ndërkohë që njihej si një person shpeshherë i papunë, i dhënë pas alkoolit, dhe jetës sedentare. Por ajo që e bën edhe më interesante, faktin se si Dorian Keqi mundi të jetonte në liri për një kohë kaq të gjatë, janë kërkimet e dështuara të grupit hetues për të gjetur se kujt i përkisnin gjurmët e gishtërinjve në bidonin me benzinë të gjetura në vendin ku u dogj makina e autorëve.
Kërkime të cilat sipas dosjes hetimore kishin çuar në emra të përveçëm, por që më pas kishin rezultuar se nuk ishin ata, autorët e krimit që tronditi fillimisht Rrëshenin.

Referuar gjithmonë dosjes hetimore dhe verifikimeve të kryera në sistemin E-Gjoba, automjeti i përdorur në vrasjen e Saimir Jakut, ishte raportuar i vjedhur më 12 gusht 2015, afër një vit përpara se të përdorej në krim.
Autorët, për të humbur gjurmët, i kishin vendosur targa që i përkisnin një automjeti tjetër që mendohet të jetë vjedhur jo më larg se një muaj nga ekzekutimi që iu bë Saimir Jakut.

Marrë nga BW

3 VITE ME PARE

Eliminimet mafioze në Shqipëri-Romë e Bruksel/ Jeta e dyfishtë e ish-drejtorit të OST për Veriun, Saimir Jakut iu gjetën 7 celularë, zbardhen bisedat e pistat e hetimit

7 VITE PAS/ Dëshmitë për vrasjen e Jakut, ish-zyrtari në
Saimir Jaku

NË SHËNJESTËR/ Pjesa e Dytë

Por kush ishte i interesuar të vriste Saimir Jakun? Dhe a kishte lidhje ekzekutimi i tij me përplasjen mes grupeve kriminale në Rrëshen për prishjen e pazareve të drogës? Pas arrestimit të Dorian Keqit, në kuadër të operacionit të koduar “Gjurma”, policia deklaroi se ekzekutimin e zyrtarit e kishte urdhëruar një grup i fuqishëm kriminal.

“Ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë e ka kryer vrasjen e Saimir Jakut kundrejt pagesës. Porositësit e vrasjes dyshohet të jenë një grup i strukturuar kriminal që vepron në qarkun Lezhë, tashmë i identifikuar dhe nën hetim”.

Por policia nuk tregoi asgjë më shumë rreth grupit kriminal. Po ashtu nuk bëri të ditura motivet e vrasjes së zyrtarit të lartë. Por emisioni “Në Shënjestër” referuar dosjes hetimore do bëjë publike pistat ku po hetohet për të shpjeguar edhe motivet e ekzekutimit të Saimir Jakut. Këtij të fundit, siç del nga dosja hetimore në momentin e vrasjes iu gjetën 7 aparate celulari që kishte në përdorim. Gjë që dëshmohet edhe nga dosja hetimore e siguruar nga emisioni “Në shënjestër”.

Aparatet e celularit pas ekspertimit, treguan në një fare mënyre aspektin e errët që fshihej pas profilit të nderuar të një zyrtari publik. Ku nga komunikimet u konstatua se në disa prej aparateve celulare, Saimir Jaku, fliste për kultivimin e lëndëve narkotike në zonë. Por ndërsa disa prej aparateve celularë u mundën të dekriptoheshin, të tjerë në pronësi të tij, vazhdojnë të jenë ende të kyçur, pa na treguar të gjithë të vërtetën e këtij personazhi, që pagoi me plumba, jetën e tij kontroverse.

“Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes të ekzekutimit të Saimir Jakut, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale ndër të tjera një çantë e viktimës, në të cilën ndodheshin 5 telefona celularë. Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një veturë ‘Volksvagen’ me targa AA199HV, në pronësi të viktimës, në të cilën janë gjetur edhe dy telefona celularë. Pas ekzekutimit të Saimir Jakut, është bërë këqyrja e 5 telefonave celularë të viktimës.

Nga këqyrja e telefonit celular ‘Samsung’ me numër 0693506994,  ka rezultuar se nga komunikimet me sms me numrat e shënuar si ‘Thalb’ dhe ‘Krokodili’, viktima ka biseda dhe mund të ketë qenë i përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike.

Në automjetin e viktimës Saimir Jaku janë gjetur dy telefona celularë si me poshtë:

Telefon celular ‘Nokia’- Nga këqyrja rezulton se ka komunikime me dy persona të regjistruar me emrat ‘Alb’ dhe ‘Kaci’.

Nga komunikimi me sms vihet re se ka biseda për kultivimin e lëndëve narkotike”.

Por ndërsa aparatet celulare, që janë këqyrur nga hetuesit na kanë rrëfyer vetëm një pjesë të së vërtetës që e shoqëronte, Saimir Jakun, të tjera pista lidhen mbi ekzekutimin e tij. Dyshime të arsyeshme për grupin hetues që bëjnë të mendojnë, se vrasja e tij, u krye nga vëllezërit Gaspër dhe Kastriot Reçi. Edhe këta të fundit, tashmë viktima të përplasjes së madhe në aksin Rrëshen-Romë-Bruksel.  Pistë e cila u ngrit nga grupi hetues pas një kallëzimi të bërë nga vëllai i Saimir Jakut i cili tha përpara hetuesve, se kishte marrë mesazhe telefonike në rrjetin e tij social, nga një person i panjohur për të, ku ky i fundit i shkruante se vrasjen e Saimirit e organizuan vëllezërit Reçi, ku sipas mesazhshkruesit, vëllezërit Reçi e vranë Saimir Jakun, pasi dyshonin se ky i fundit kishte lidhje jashtëmartesore me mbesën e tyre. Mesazhe të cilat emisioni ‘Në shënjestër’ ka vendosur t’i sjellë të redaktuara.

“Më datë 19 dhjetor 2019, në Drejtorinë vendore të Policisë Lezhë u paraqit shtetasi Florind Jaku, vëllai i viktimës Saimir Jaku.  Ndër të tjera ai shpjegoi se;  Më datë 12 dhjetor 2018, rreth orës 12:04, në aplikacionin messenger, i janë dërguar disa mesazhe nga një person i quajtur P. P., të cilin tha se nuk e njihte dhe se nuk kishte dijeni se kush mund të ishte. Ku ndër të tjera P. P., i kishte shkruar se vëllai i tij Saimiri kishte pasur një debat me Gaspër Reçin.  Pasi, sipas tij, ai e kishte parë Saimirin me mbesën e tij. Sipas Florind Jakut, ky ka qenë edhe shkaku që më pas familja Reçi ka paguar njerëz për të vrarë vëllain e tij, Saimirin”.

Në rrëfimin e tij të mëtejshëm për grupin hetues, Florind Jaku foli edhe me emra të përveçëm se kush mund të ishte ekzekutori.

“Personi që më çoi mesazhin, ndër të tjera më shkruante se familja Reçi ka paguar një shtetas të quajtur D.V., i cili sipas tij është ekzekutori i vëllait tim së bashku me një person tjetër nga Laçi, pa emër.  Ky person më ka dërguar mesazhe të gjata edhe ditët në vijim, ku flet edhe për aktivitetin kriminal të vëllezërve Reçi”.

Sipas grupit hetues, Florind Jaku, shtoi në dëshminë e tij se fill pas vrasjes së vëllait, ai ka vënë re lëvizje të dyshimta rreth tij. Një nga këta persona që ai denoncoi ishte edhe V. Lleshi, i cili siç theksuam edhe më herët ishte një nga dëshmitarët e vrasjes së Saimir Jakut, por që rrëfimin e tij në polici, mohoi të kishte probleme me viktimën.

“Pas vrasjes së vëllait tim, vura re se më ndiqte një person që quhet V.Lleshi. Gjë të cilën e kam vënë re edhe gjatë lëvizjeve që kam bërë jashtë Rrëshenit dhe konkretisht në Tiranë, me automjetin tim”.

Menjëherë pas dëshmisë së vëllait të Saimir Jakut, Prokuroria e Lezhës, riaktivizoi edhe njëherë në vitin 2019, hetimet e pezulluara prej 2 vitesh për ekzekutimin e drejtorit të OST-së për veriun, ku gjatë këqyrjes së telefonit celular të Florind Jakut, në aplikacionin ‘Mesenger’, u konstatuan disa mesazhe të dërguara nga një person, që për arsye redaksionale emisioni ‘Në shënjestër’ ka vendosur t’i ruajë identitetin e plotë.

Mesazhe telefonike- Datë 12 Tetor 2018, ora 12:04

“Florind jam një dashamirës i yti. Dhe desha të të sqaroja për diçka që të konkludosh mendimet.

Saimiri, mbesën e Reçve, e ka pasur të dashur për disa vite. Por duke e ditur se çfarë familje mafioze janë ata, e ka pasur gabim”.

Në një moment tjetër, mesazhshkruesi, i rrëfen Florindit, edhe për një përplasje fizike që vëllai i tij Saimiri kishte pasur me Kastriot Reçin, në Tiranë.

Mesazhe telefonike- Datë 20 Tetor 2018, ora 13:44

“Florind ja u ke futur frikën në palcë. Pasi u vra Gaspri, Kastrioti pati punësuar disa truproja të armatosur. Njerëzit thoshin që edhe kur ulej në lokal, zinte vende me shpinë nga muri. Gasperi dhe Saimiri thuhet se janë përplasur edhe në Tiranë, ku thuhet se Saimiri e ka mbytur në grushta.

Po kështu flitet se Reçët ishin ata që e qëlluan Saimirin, natën duke shkuar në shtëpi. Dhe e ka qëlluar me pagesë e njëjta dorë”.

Më tej në mesazhet e zbuluara në telefonin e Florind Jakut, miku dashamirës, e falënderon atë për hakun që mori për vrasjen e vëllait e tij, Saimirit, duke eliminuar në Itali Gaspër Reçin, vëllain e Kastriot Reçit, Gaspër Reçi, i cili u ekzekutua me katër plumba, në kryeqytetin italian, Romë, më 27 prill 2017 në banesën e tij në Via Simeri Crichi, në Tor Vergata, por që duhet thënë se për këtë vrasje, nuk ka ende një autor. Këto nuk do të ishin mesazhet e vetme që tashmë miku që i donte të mirën familjes Jaku, po i dërgonte në vazhdimësi Florindit, vëllait të Saimirit të vrarë.

Në një tjetër mesazh, ai fillon përmend edhe emra konkretë, që sipas tij lidheshin me vrasjen. Madje miku shkon edhe më tej teksa i tregon Florindit edhe se kush ka vrarë Kreshnik Gjinin, nipin e familjes Jaku, vrasje kjo e ndodhur më 6 shtator 2017, në komunën Forest në Belgjikë, ku dy persona të maskuar dhe të armatosur e qëlluan 31-vjeçarin me dy plumba, duke e lënë të vdekur në vend. Vrasje e cila u krye në lokalin ku Kreshnik Gjini punonte, në sy të koleges së tij, ku sipas informacioneve të policisë, porositës dilte të ishte Kastriot Reçi, të cilit vetëm disa muaj më parë i ishte vrarë në Itali, vëllai i tij, Gaspër Reçi.

Mesazhe telefonike- Datë 19 Tetor 2018, ora 09;40

“Florind desha të të thoja disa gjëra në lidhje me ngjarjen tënde. Megjithëse kam dëgjuar se edhe ti i ke marrë vesh. Gjithsesi unë po t’i them, që t’i kesh shtesë.  Futu te facebook-u i D.V., tek një me kapuç që do të çoj dhe shiko të gjitha fotografitë dhe nxirr analiza.  D.V., ditën e ngjarjes së Saimirit, është parë me automatik në dorë në pyll, pasi kanë djegur makinën. Kurse tjetri me shishe birre në dorë, laçjani, flitet se të ka ashtu Kreshnikun”. Po kështu edhe Drejtoria e Policisë së Lezhës e ka marrë në pyetje D.V, si të dyshuar. Po t’i çoj këto sepse e di që je i interesuar dhe futi në burg, se janë armë shumë e rrezikshme në dorë të Kastriot Reçit.  D.V., e ka vrarë me dorën e vet Saimirin. Lezha e ka lëshuar prapë për mungesë provash”.

Nuk dihet se si miku mesazhshkrues kish mundur të siguronte informacione të tilla dhe cili ishte interesi i tij në këtë mes, por e vërteta është se D.V., ishte një prej katër personave të cilëve u ishin marrë shenjat e gishtërinjve për vrasjen e Saimir Jakut. Por që pas verifikimit rezultoi se gjurmët e gjetura në bidonin e benzinës që u përdor për djegien e makinës së autorëve në fshatin Vinjoll të Kurbinit, nuk i përkisnin atij. Në fund të postës së tij me vëllain e zyrtarit të lartë, mesazhshkruesi, nuk harron ta këshillojë të ruhet. Duke i treguar Florind Jakut, forcën e armës së Reçëve dhe lidhjet që ata kishin anembanë me të fortë të tjerë që qarkullojnë në Shqipëri.

“Me provat që të dha hasmi dhe fakti që tani je djalë i vetëm, tani duhet të shikosh jetën tënde. Se po thua ti, ja fus Kastriotit dhe nuk del kush në derë. Grupi ka lidhje dhe me Martinin. Janë racë plehrash dhe marrin hak prapë. Ti të jesh i sigurt që të kanë lokalizuar ku banon për ndonjë rast hakmarrje nga ana jote. Unë që të shkruaj të flas me kompetencë se i njoh mirë nga brenda”.

Implikimi në trafikun e drogës ose një vrasje për motive të dobëta, janë dy pistat që po hetohen nga prokuroria. Pista se Saimir Jaku, u vra për shkak të lidhjes jashtëmartesore, ngjan të jetë larg të vërtetës së ekzekutimit të tij ose një pretekst nga palët kundërshtare, për orientuar pistën e vrasjes së tij, larg pazareve të prishura të drogës. Kjo, pasi ekzekutimet që pasuan vrasjen e Saimir Jakut, dhe bisedat që u gjetën në disa prej aparateve të tij celularë, vështirë se mund të bëjnë të besosh se ekzekutimi i tij u krye për shkak të raporteve të tij intime,

Ky aludim përforcohet edhe më shumë, ndërsa fill pas vrasjes së Saimir Jakut në Rrëshen, më 9 shtator 2016, një valë terrori përshkoi familjet Reçi dhe Gjini. Ku pas vrasjes së drejtuesit të linjës së Tensionit të Lartë për Veriun të OST-së në Rrëshen, disa muaj më pas më 28 prill 2017, në Itali, u qëllua për vdekje Gaspër Reçi, vrasje të cilat thjesht sa kishin ngritur amperin e hakmarrjeve midis fiseve në Mirditë, ku viktima e radhës do të ishte, Kreshnik Gjini. Nipi i Saimir Jakut do të ekzekutohej më 6 shtator 2018, në komunën Forest, në Belgjikë. Hakmarrje, që nuk do të ndalej këtu, por që do të pasohej me të tjerë viktima në radhët e familjes Gjini. Shënjestra e radhës do të ishte Armando Gjini, i cili u ekzekutua më 12 gusht 2019, në sy të fëmijëve të tij, pranë Katedrales së Rrëshenit, ndërkohë që më herët i kishte shpëtuar një atentati me tritol të vendosur në makinën e tij; sasi eksplozivi të cilën e pikasi në kohë, por që nuk do t’i shpëtonte jetën disa muaj më pas Armando Gjini që ishte vëllai i Preng Gjinit.

Personazhi ku mendohet se fillon e gjithë përplasja e parë e madhe midis familjeve Gjini dhe Reçi, ku shkak thuhet se u bë prishja e pazareve të drogës në Itali, vrasje të cilat kulmuan më 7 janar 2020, në atë, që njihet si ekzekutimi më i sofistikuar, i ndodhur ndonjëherë. Mëngjesin, kur nga lartësia e një pallati në Rrëshen, u qëllua për vdekje me snajper Kastriot Reçi. Njeriu që ruhej me masa të forta sigurie, por që nuk do ta mendonte se do të humbiste jetën, pikërisht aty ku ndihej më i sigurt, në qendër të Rrëshenit, pranë bizneseve të tij.

Por vrasja e Kastriot Reçit, nuk do të ishte kapaku i vrasjeve të ndërsjellta, midis dy fiseve. Pas viktimave të shumta dhe pusive të përgjakta, radhën do ta kishte vetë Preng Gjini. I cili, më 15 shtator 2020,  u bë pre e një atentati të rëndë me eksploviz, të vendosur në makinën me të cilën lëvizte, në një nga urat më të populluara të Tiranës, mbi Lanë.

Ku edhe pse ditën e ngjarjes, Preng Gjini, kish ndërruar makinën me kushëririn e tij, masat e forta, nuk mundën ta shpëtonin plotësisht nga kundërshtarët të cilët mesa duket i ishin vënë në ndjekje nga pas, për ta eliminuar në çdo formë. E kur të gjithë heshtin, ai që mund të hapë sadopak kutinë e Pandorës së ekzekutimeve mund të jetë Dorian Keqi. Por Keqi, të cilit gjatë arrestimit iu gjetën 21 celularë, ka vendosur për momentin të mos flasë për vrasjen e Saimir Jakut. Pavarësisht se mbi të peshon një akuzë e rëndë mbi supe. Ajo e vrasjes në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim, të cilat mund ta rëndojnë edhe më shumë pozitën e tij përballë drejtësisë. Ndërkohë që ai e ka cilësuar punën e tij si vrasës me pagesë, si punë në të zezë. Duke lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të hapë kapakun e një pusete, që mund të rrezikojë seriozisht të përpijë shumë të tjerë, midis tyre edhe familjarë të tij, që tanimë mund të jenë të rrezikuar nga një rrëfim i mundshëm i tij.

Por tanimë për të ndalur gjakderdhjen e mëtejshme i takon drejtësisë të bindë Dorian Keqin të flasë, para se të numërojmë viktimat e radhës. Në atë që meriton të quhet lufta më e egër e prishjes së pazareve të drogës, midis grupeve kriminale që kanë vepruar në qytetin në mesin e veriut të Shqipërisë.

Marrë nga BW

3 VITE ME PARE

“Të lumtë që ia more hakun”/ SMS nga ANONIMI që i dhanë sinjale vëllait të Saimir Jakut: E ka vra me duart e tij! Shiko fotot, ditën e ekzekutimit ka dalë me kallash në pyll

7 VITE PAS/ Dëshmitë për vrasjen e Jakut, ish-zyrtari në
Saimir Jaku

TIRANË- Disa mesazhe të dërguara në telefonin e Florind Jakut, vëllait binjak të Saimir Jakut, ish-drejtorit të OST-së dhe njëkohësisht ish-anëtarit të Këshillit Bashkiak si përfaqësues i PS-së, tregon konfliktet mes familjes Jaku dhe asaj Reçi. Në mesazhet e zbardhura nga emisioni ‘Në shënjestër”, tregon se Florind Jaku ka rrëfyer për grupin hetimor se personi me inicialet P.P., që i ka dërguar mesazhet në mënyrë anonime ka folur me emra të përveçëm se kush mund të ishte ekzekutori. Ai përmend një person me inicialet D.V., që sipas anonimit, është arrestuar nga policia për vrasjen e Saimir Jakut, por është lënë i lirë për mungesë provash.

PJESË NGA DOSJA:

Vëllai i Saimir Jakut

Personi që më çoi mesazhin, ndër të tjera më shkruante se familja Reçi ka paguar një shtetas të quajtur D.V., i cili sipas tij është ekzekutori i vëllait tim së bashku me një person tjetër nga Laçi, pa emër. Ky person më ka dërguar mesazhe të gjata edhe ditët në vijim, ku flet edhe për aktivitetin kriminal të vëllezërve Reçi.

Florind Jaku

Pas vrasjes së vëllait tim, vura re se më ndiqte një person që quhet V.Lleshi. Gjë të cilën e kam vënë re edhe gjatë lëvizjeve që kam bërë jashtë Rrëshenit dhe konkretisht në Tiranë, me automjetin tim”. Menjëherë pas dëshmisë së vëllait të Saimir Jakut, Prokuroria e Lezhës, riaktivizoi edhe njëherë në vitin 2019, hetimet e pezulluara prej 2 vitesh për ekzekutimin e drejtorit të OST-së për veriun, ku gjatë këqyrjes së telefonit celular të Florind Jakut, në aplikacionin ‘Mesenger’, u konstatuan disa mesazhe të dërguara nga një person, që për arsye redaksionale emisioni ‘Në shënjestër’ ka vendosur t’i ruajë identitetin e plotë.

Mesazhe telefonike- Datë 20 Tetor 2018, ora 13:44

Florind ja u ke futur frikën në palcë. Pasi u vra Gaspri, Kastrioti pati punësuar disa truproja të armatosur. Njerëzit thoshin që edhe kur ulej në lokal, zinte vende me shpinë nga muri. Gasperi dhe Saimiri thuhet se janë përplasur edhe në Tiranë, ku thuhet se Saimiri e ka mbytur në grushta. Po kështu flitet se Reçët ishin ata që e qëlluan Saimirin, natën duke shkuar në shtëpi. Dhe e ka qëlluar me pagesë e njëjta dorë.

Më tej në mesazhet e zbuluara në telefonin e Florind Jakut, miku dashamirës, e falënderon atë për hakun që mori për vrasjen e vëllait e tij, Saimirit, duke eliminuar në Itali Gaspër Reçin, vëllain e Kastriot Reçit, Gaspër Reçi, i cili u ekzekutua me katër plumba, në kryeqytetin italian, Romë, më 27 prill 2017 në banesën e tij në Via Simeri Crichi, në Tor Vergata, por që duhet thënë se për këtë vrasje, nuk ka ende një autor.

Këto nuk do të ishin mesazhet e vetme që tashmë miku që i donte të mirën familjes Jaku, po i dërgonte në vazhdimësi Florindit, vëllait të Saimirit të vrarë.

Në një tjetër mesazh, ai fillon përmend edhe emra konkretë, që sipas tij lidheshin me vrasjen. Madje miku shkon edhe më tej teksa i tregon Florindit edhe se kush ka vrarë Kreshnik Gjinin, nipin e familjes Jaku, vrasje kjo e ndodhur më 6 shtator 2017, në komunën Forest në Belgjikë, ku dy persona të maskuar dhe të armatosur e qëlluan 31-vjeçarin me dy plumba, duke e lënë të vdekur në vend.

Vrasje e cila u krye në lokalin ku Kreshnik Gjini punonte, në sy të koleges së tij, ku sipas informacioneve të policisë, porositës dilte të ishte Kastriot Reçi, të cilit vetëm disa muaj më parë i ishte vrarë në Itali, vëllai i tij, Gaspër Reçi.

Mesazhe telefonike- Datë 19 Tetor 2018, ora 09;40

“Florind desha të të thoja disa gjëra në lidhje me ngjarjen tënde. Megjithëse kam dëgjuar se edhe ti i ke marrë vesh. Gjithsesi unë po t’i them, që t’i kesh shtesë.

Futu te facebook-u i D.V., tek një me kapuç që do të çoj dhe shiko të gjitha fotografitë dhe nxirr analiza. D.V., ditën e ngjarjes së Saimirit, është parë me automatik në dorë në pyll, pasi kanë djegur makinën. Kurse tjetri me shishe birre në dorë, laçjani, flitet se të ka ashtu Kreshnikun”.

Po kështu edhe Drejtoria e Policisë së Lezhës e ka marrë në pyetje D.V, si të dyshuar. Po t’i çoj këto sepse e di që je i interesuar dhe futi në burg, se janë armë shumë e rrezikshme në dorë të Kastriot Reçit. D.V., e ka vrarë me dorën e vet Saimirin. Lezha e ka lëshuar prapë për mungesë provash”.

“Me provat që të dha hasmi dhe fakti që tani je djalë i vetëm, tani duhet të shikosh jetën tënde. Se po thua ti, ja fus Kastriotit dhe nuk del kush në derë. Grupi ka lidhje dhe me Martinin. Janë racë plehrash dhe marrin hak prapë. Ti të jesh i sigurt që të kanë lokalizuar ku banon për ndonjë rast hakmarrje nga ana jote. Unë që të shkruaj të flas me kompetencë se i njoh mirë nga brenda”.

Saimir Jaku u vra nga dy persona të maskuar, ndërkohë që Gjergj Prenga mbeti i plagosur lehtë. Në lokalin ku ndodhi ngjarja, në momentin kur dy personat kanë sulmuar me armë ka pasur dhe efektivë të komisariatit Rrëshen, i cili ndodhej vetëm 20 metra larg. Policët kanë parë personat që kanë qëlluar me armë, por askush nuk ka reaguar për të ndjekur apo ndaluar dy autorët e këtij krimi të rëndë, që tronditi qytetin e Rrëshenit. Gjatë vite me vonë, në korrik të vitit 2022 u arrestua Dorjan Keqi, 40-vjeç nga Kruja dhe sipas policisë dyshohet si vrasës me pagesë, i cili e ka kryer ekzekutimin e Jakut, në bashkëpunim me persona te tjerë. Ai u zbulua pasi u arrestua rastësisht i dehur në timon dhe gjurma e gishtit që u krahasua me atë të gjetur në një shkrepëse në vendin ku u dogj mjeti i autorëve të Jakut, ‘përputhi’ gjithçka dhe e çoi pas hekurave.

3 VITE ME PARE

Kishte të dashur mbesën e familjes Reçi! A ishte lidhja jashtëmartesore shkaku i vrasjes së Saimir Jakut?

7 VITE PAS/ Dëshmitë për vrasjen e Jakut, ish-zyrtari në
Saimir Jaku

TIRANË- Një mesazh dërguar në telefonin e Florind Jakut, vëllait binjak të Saimir Jakut, ish-drejtorit të OST-së dhe njëkohësisht ish-anëtarit të Këshillit Bashkiak si përfaqësues i PS-së, tregon një lidhje jashtëmartesore që kishte pasur ish-zyrtari. Emisioni “Në shënjestër” raporton se Jaku kishte një lidhje intime me mbesën e familjes Reçi dhe se kjo mund të jetë bërë shkak për vrasjen e ndodhur në vitin 2016. Kjo gjë është përmendur dhe në mesazhin e dërguar nga një person anonim, në celularin e Florind Jakut.

Pjesë nga dosja:

Mesazhe telefonike- Datë 12 Tetor 2018, ora 12:04

“Florind jam një dashamirës i yti. Dhe desha të të sqaroja për diçka që të konkludosh mendimet. Saimiri, mbesën e Reçve, e ka pasur të dashur për disa vite. Por duke e ditur se çfarë familje mafioze janë ata, e ka pasur gabim”.

Saimir Jaku u vra nga dy persona të maskuar, ndërkohë që Gjergj Prenga mbeti i plagosur lehtë. Në lokalin ku ndodhi ngjarja, në momentin kur dy personat kanë sulmuar me armë ka pasur dhe efektivë të komisariatit Rrëshen, i cili ndodhej vetëm 20 metra larg. Policët kanë parë personat që kanë qëlluar me armë, por askush nuk ka reaguar për të ndjekur apo ndaluar dy autorët e këtij krimi të rëndë, që tronditi qytetin e Rrëshenit. Gjatë vite me vonë, në korrik të vitit 2022 u arrestua Dorjan Keqi, 40-vjeç nga Kruja dhe sipas policisë dyshohet si vrasës me pagesë, i cili e ka kryer ekzekutimin e Jakut, në bashkëpunim me persona te tjerë. Ai u zbulua pasi u arrestua rastësisht i dehur në timon dhe gjurma e gishtit që u krahasua me atë të gjetur në një shkrepëse në vendin ku u dogj mjeti i autorëve të Jakut, ‘përputhi’ gjithçka dhe e çoi pas hekurave.

3 VITE ME PARE

7 vite pas krimit/ Zbardhen fjalët e dëshmitarëve të vrasjes së Saimir Jakut, kushëriri: E gjeta të vdekur. Banakierja: S’ishte shumë i shëndoshë

7 VITE PAS/ Dëshmitë për vrasjen e Jakut, ish-zyrtari në
Saimir Jaku

TIRANË- Shtatë vite pas vrasjes së ish-drejtorit të OST-së dhe njëkohësisht ish-anëtarit të Këshillit Bashkiak si përfaqësues i PS-së, Saimir Jaku janë zbardhur dhe dëshmitë e dëshmitarëve në vendin e krimit. Emisioni “Në shënjestër”, sjell dëshminë e kushëririt të Saimir Jakut, banakieres së lokalit dhe një klienti rastësor që pa skenën e krimit. Kushëriri, në rrëfimin e tij tregon se Saimir është habitur kur ka parë dy njerëz të veshur me të zeza që janë futur në lokal dhe kanë nisur të qëllojnë tek e tek drejt tyre. Banakierja dhe klienti tregojnë gjithashtu se çfarë panë nga autorët e krimit.

Kushëriri i Saimir Jakut

Saimiri ishte duke parë diçka në telefon dhe në atë moment e dëgjova kur pëshpëriti: ‘Ou po këta?’. Ktheva kokën dhe pashë se në lokal kishin hyrë dy persona të veshur kokë e këmbë me rroba të zeza dhe me maska në kokë. Njëri kishte drejtimin nga ne, kurse tjetri ishte me kurriz dhe po kontrollonte vendin. Ata filluan të qëllojnë me armë zjarri tek e tek. Njëri nga personat u afrua te Saimiri dhe e qëlloi drejtpërdrejtë me armë zjarri. Në këtë moment mbaj mend se këtë person e qëllova me shkelm në trup dhe ai për momentin u mënjanua, ku më duket se i lëvizi arma nga dora. Më pas u hodha nga shkallët e verandës së lokalit dhe ika poshtë në anën jugore. Ndërkohë krismat e armës vazhdonin përsëri. Kam rënë poshtë në rrugë dhe aty kam parë një polic, më pas kam shkuar tek dyqani i xhaxhait tim. Aty ishte babai im dhe xhaxhait dhe u tregova se çfarë kishte ndodhur. Të tre jemi nisur në drejtim të lokalit dhe pamë që kishin vrarë Saimirin. Unë di që Saimirin e kanë qëlluar para 3 vitesh tek karburanti ‘Start’ në dalje të qytetit të Rrëshenit. Po kështu di se para 6-7 muajsh ka pasur konflikt në qytet me Gaspër Reçin ku janë rrahur me grushte. Me Gasprin nuk e di për çfarë janë konfliktuar. Mesa di unë, nuk ka pasur konflikte me njerëz të tjerë. Nuk kam dijeni kush ka qenë i interesuar dhe kush e ka vrarë Saimirin”.

Dëshmitari V.Lleshi

Më 9 Shtator 2016, rreth orës 09:00, dola nga shtëpia dhe me mjetin tim shkova  për të pirë kafe tek lokal ‘Mirdita’ që ndodhet në qendër të qytetit të Rrëshenit. Aty, ku u ula në një nga tavolinat në verandën e lokalit, bashkë me dy shokë të mi. Vetëm disa minuta pasi isha ulur, pashë një automjet ‘Mercedez Benz’ me ngjyrë të zezë, targat nuk i fiksova, i cili erdhi nga sheshi i qytetit dhe u ndal para lokal ‘F***’ që ndodhet përballë lokalit ku po pija kafe. Në këtë kohë, pashë një person të maskuar, me një armë të gjatë në dorë, që ngjiti shkallët e lokalit, i cili filloi të qëllojë fillimisht një nga një, më pas me breshëri. Pasi kryen krimin, automjeti me autorët u larguan në drejtim të Komisariatit të Policisë duke lëvizur ngadalë. Ajo që fiksova ishte se autori që qëlloi ishte trup gjatë dhe i dobët dhe mbante maskë në kokë. Me Saimir Jakun nuk kam pasur ndonjë konflikt. Që prej kohës kur ai u bë drejtor i OST për zonën e veriut, ai ka qëndruar më shumë në Tiranë dhe rrallë herë e kam parë në Rrëshen. Jo pa interes ishte edhe dëshmia që dha banakierja e lokalit ku ndodhi vrasja, e cila pavarësisht se mundi të shquajë veshjet e autorëve të krimit, nuk mundi të dallonte se kush ishin ata, për shkak të maskimit që ata kishin.

Banakierja

Unë jam banakiere në këtë lokal prej katër vitesh, ku shërbej zakonisht nga ora 06:30 deri në orën 14:30. Ditën e ngjarjes rreth orës 09:00, kujtoj se në lokal hyri Saimir Jaku, i cili është klient i rregullt. Ai u ul në tavolinë me A.T. dhe Gjergj Prengën. Rreth orës 09:30 dëgjova krisma armësh dhe kur ktheva kokën për të parë, vura re një person që kishte në dorë një armë të gjatë automatik i cili po qëllonte në drejtim të tavolinës së Saimir Jakut. Ky person kishte në kokë maskë më ngjyrë të errët, xhup gri sportiv, pantallona ngjyrë ushtarake. Si edhe kishte trup mesatar, jo shumë i shëndoshë.

Saimir Jaku u vra nga dy persona të maskuar, ndërkohë që Gjergj Prenga mbeti i plagosur lehtë. Në lokalin ku ndodhi ngjarja, në momentin kur dy personat kanë sulmuar me armë ka pasur dhe efektivë të komisariatit Rrëshen, i cili ndodhej vetëm 20 metra larg. Policët kanë parë personat që kanë qëlluar me armë, por askush nuk ka reaguar për të ndjekur apo ndaluar dy autorët e këtij krimi të rëndë, që tronditi qytetin e Rrëshenit. Gjatë vite me vonë, në korrik të vitit 2022 u arrestua Dorjan Keqi, 40-vjeç nga Kruja dhe sipas policisë dyshohet si vrasës me pagesë, i cili e ka kryer ekzekutimin e Jakut, në bashkëpunim me persona te tjerë. Ai u zbulua pasi u arrestua rastësisht i dehur në timon dhe gjurma e gishtit që u krahasua me atë të gjetur në një shkrepëse në vendin ku u dogj mjeti i autorëve të Jakut, ‘përputhi’ gjithçka dhe e çoi pas hekurave.

saimir jaku

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi