LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

5-vjetori i SPAK/ Dumani: Me hetimin e zyrtarëve të lartë treguam se drejtësia nuk ka kah! Kasanof: Të lejohet rikandidimi i prokurorëve

• Prokuroria e Posaçme po feston sot 5-vjetorin e krijimit të saj. • Gjatë një ceremonie për mediat, kryetari i SPAK Altin Dumani ka deklaruar se në këto vite SPAK ka treguar se drejtësia nuk ka kah politike. • Po ashtu ai ka bërë dhe një bilanc të punës së instiitucionit këto vite, ku ka theksuar se lidhur me korrupsion janë nën hetim 1036 persona, nga të cilët 61 zyrtar të nivelit shumë të lartë. • Dumani u shpreh se korrupsioni dhe krimi nuk janë më të paprekshme, dhe shtoi se nuk ka më funksionarë të lartë imun ndaj drejtësisë. • Kryeprokurori theksoi se kanë vijuar punën pavarësisht shpifjeve e kërcënimeve personale e familjare. • Në ceremoninë e 5-vjetorit të SPAK, mori pjesë dhe mbajti fjalën e tij edhe zëvendësndihmës sekretari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof. • Ai tha se SHBA mbështet punën e Prokurorisë së Posaçme në luftën për goditjen e pandëshkueshmërisë në nivele të larta të politikës.• Kasanof tha më tej se u desh guxim i jashtëzakonshëm për të nisur këtë rrugëtim dhe për të ndërtuar një institucion për të luftuar shumë korrupsionin dhe krimin e organizuar. • Zyrtari i lartë amerikane u shpreh gjithashtu se prokurorët e SPAK-ut duhet të lejohen të aplikojnë për të shërbyer sërish edhe pas përfundimit të mandatit të tyre aktual, në mënyrë që të vijojë pa u ndërprerë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. • Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, gjatë fjalës së tij në ceremoni u shpreh se SPAK është një element i rëndësishëm i reformës në drejtësi dhe që bëri të mundur fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE. • Ai shtoi se SPAK nuk duhet të jetë institucioni i vetëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimi të organizuar.

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

5 vjetori i SPAK/ "Progresi i reformës në drejtësi!" Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Kasanof: Shqiptarët ishin dhe janë forca shtytëse, ata kërkuan ndryshim

5-vjetori i SPAK/ Dumani: Me hetimin e zyrtarëve të lartë treguam

TIRANË- Zëvendës Ndihmës Sekretari për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, mori pjesë në ceremoninë e 5 vjetorit të SPAK.

Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë gjithashtu mesazhin e Kasanof, i cili vuri theksin mbi progresin e reformës në drejtësi. Kasanof theksoi se bashkëqytetarët shqiptarë ishin dhe vazhdojnë të jenë forca shtytëse e reformës në drejtësi.

“Teksa festoni pesë vitet e para të SPAK-ut si institucion, është thelbësore të ndaloni dhe të përsiateni mbi progresin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Bashkëqytetarët tuaj shqiptarë ishin dhe vazhdojnë të jenë forca shtytëse e reformës në drejtësi në Shqipëri. Ata kërkuan ndryshim dhe qeveria dëgjoi”, tha zyrtari amerikan.

Zyrtari amerikan vuri theksin në fillimet e referomës në drejtësi, ku sipas tij u desh shumë guxim dhe vullnet. Kasanof tha se drejtuesit politikë treguan një guxim të rëndësishëm, për të luftuar fuqinë e korrupsionit, për një të ardhme më të ndritur për Shqipërinë.

“Dhe guxim për të punuar shumë për të luftuar fuqinë e korrupsionit dhe krimit të organizuar me energji të qëndrueshme. Ky guxim dhe vullnet për të bërë ndryshime për një të ardhme më të ndritur janë po aq të rëndësishëm sot sa ç’ishin në fillimet e rrugëtimit të reformës në drejtësi të Shqipërisë”, tha zv. Ndihmës Sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor.

5-vjetori i SPAK/ Dumani: Me hetimin e zyrtarëve të lartë treguam

1 VITE ME PARE

REL: SHBA-ja dhe BE-ja vlerësojnë punën e SPAK-ut në 5-vjetorin e themelit të tij

5-vjetori i SPAK/ Dumani: Me hetimin e zyrtarëve të lartë treguam

TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë mbështetur dhe përshëndetur punën e Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri (SPAK) në 5-vjetorin e themelimit të saj, por theksuan se pavarësia e saj mbetet gjëja më e rëndësishme. Zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, tha se gjatë një vizitës së tij të parë në Shqipëri, bëri thirrje që prokurorëve të SPAK-u t’u mundësohet aplikimi për vazhdimin e mandatit.

"Pavarësia e SPAK mbetet vendimtare. Për t’u siguruar që SPAK të vijojë në të ardhmen luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ne besojmë se prokurorët e SPAK duhet të lejohen të aplikojnë sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual”, tha Kasanof.

Prokurorët e SPAK-ut kanë të drejtë për vetëm një mandat nëntëvjeçar, sipas Kushtetutës së Shqipërisë. Kasanof tha se dështimi për t’ua mundësuar atyre vazhdimin e mandatit “rrezikon të ndërpresë përpjekjen më të suksesshme kundër krimit të organizuar e korrupsionit në historinë shqiptare”.

Pak muaj më parë të njëjtën kërkesë e kishte bërë edhe kreu i SPAK, Altin Dumani, duke i kërkuar Kuvendit të bëjë ndryshime kushtetuese për t’i lejuar prokurorët të kandidojnë për vazhdimin e mandatit.

Ndërkohë, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, garantoi vijimin e mbështetjes për SPAK-un dhe kujtoi se rrugëtimi evropian i Shqipërisë bazohet në rezultatet e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ai kërkoi që SPAK të mos lihet i vetëm në këtë luftë.

"SPAK nuk është dhe s’duhet të jetë institucioni i vetëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimi të organizuar. Është përgjegjësi e të gjitha institucioneve, duhet të jetë përpjekje e bashkërenduar", tha Gonzato.

Në ceremoninë për 5-vjetorin e institucionit që drejton, Dumani tha se gjatë kësaj kohe Prokuroria e Posaçme ka provuar se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. Gjatë kësaj kohe para gjyqit kanë dalë disa ish-zyrtarë, ish-ministra e deputetë dhe ata tashmë po vuajnë dënimin.

Kreu i SPAK dhe institucioni që drejton janë përballur kohët e fundit me sulme nga politika. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta, që të dy nën hetim për korrupsion, kanë pretenduar se Dumani i shërben Qeverisë dhe se sipas tyre po e godet opozitën. Në rezultatet e punës së SPAK-ut, Dumani, i cili e mori detyrën para dy vjetësh, renditi si arritje sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve me vlerë deri në 182 milionë euro.

Gjithashtu janë proceduar 61 zyrtarë të lartë për korrupsion, nga të cilët 70% janë dërguar në gjykim. Sa i përket krimit të organizuar, janë proceduar 955 persona, ndërsa në fushën e terrorizmit, janë proceduar 29 persona dhe të gjithë janë dërguar për gjykim. Dumani u nderua nga Departamenti amerikan i Shtetit si kampion në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri javë më parë. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, teksa i dorëzoi çmimin Dumanit, e vlerësoi SPAK-un si institucionin më të besueshëm në Shqipëri./ REL

1 VITE ME PARE

"SPAK, sinonim i suksesit në pak vite," Gonzato: Nuk duhet të jetë institucioni i vetëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimi të organizuar

5-vjetori i SPAK/ Dumani: Me hetimin e zyrtarëve të lartë treguam
Gonzato

TIRANË- Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka marrë pjesë ditën e sotme në ceremoninë e 5-vjetorit të krijimit të SPAK. Gjatë fjalës së tij Gonzato u shpreh se SPAK është një element i rëndësishëm i reformës në drejtësi dhe që bëri të mundur fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE. Ai më tej u shpreh se krijimi i një institucioni të fortë e të pavarur për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar ka qenë element kyç. 

Ambasadori theksoi se SPAK është përballur me një shtet që ka luftuar me një kulm mosndëshkueshmërie dhe me politikën që ka ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Gonzato theksoi se BE e ka mbështetur SPAK që ditën e parë dhe se do ta bëjnë edhe në të ardhmen. Ai u shpreh se SPAK ka ofruar rezultate të mira në disa çështje të profilit të lartë, ka rikuperuar miliona euro të pasurive të individëve të përfituara përmes korrupsionit.

Gonzato theksoi se nuk duhet të flihet mbi dafina dhe se rezultati i procesit të anëtarësimit në BE do vazhdojë të mbështetet te kapaciteti dhe puna që do bëjë për të luftuar krimin e organizuar  dhe korrupsionin. Ai shtoi se SPAK nuk duhet të jetë institucioni i vetëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimi të organizuar. Sipas tij është e rëndësishme që SPAK të fokusohet te burimet dhe të shtjellojë më të tej instrumentet e sofistikuar për të luftuar këto çështje në nivel të lartë.

"Kënaqësi e madhe që bëhem pjesë e këtij festimi, 5 vjetori i SPAK. Një javë që ka nisur me çeljen e negociatave të grupkapitullit, samiti BE-Ballkani Perëndimor, sot festojmë këtë element ka të rëndësishëm të reformës në drejtësi që e bëri të mundur fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE. Krijimi i një institucioni të fortë e të pavarur për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar ka qenë element kyç. Shumë prej jush keni qenë që prej fillimeve, hapat e para që ka bërë SPAK në 2019. Jemi përballur me një shtet që ka luftuar me një kul mosndëshkueshmërie dhe një histori që politika ka me ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

Ne u kemi mbështetur që prej ditës së parë dhe ta bëjmë edhe në të ardhmen. Shohim arritjet deri më tani. Në aspektin organizativ SPAK ka krijuar një strukture solide që në mënyrë efikase mund të mbështesë të gjithë elementët e mandatit të vet. Nga aspektin funksional, SPAK ka ofruar rezultate të mira në disa çështje të profilit të lartë, ka rikuperuar miliona euro të pasurive të individëve të përfituara përmes korrupsionit. Kanë ndihmuar për të goditur organizatat kriminale në Shqipëri e jashtë Shqipërisë, SPAK është sinonim i suksesit në Shqipëri vetëm në pak vite. Janë qytetarët shqiptarë që besojnë se SPAK është institucioni më i besuar në Shqipëri, kjo është dëshmi e punës suaj të fortë.

Duhet t’i hedhim sytë edhe drejt së ardhmes, nuk duhet të flemë mbi dafina, rezultati i procesit të anëtarësimit në BE do vazhdojë të mbështetet te kapaciteti dhe puna që do bëjë për të luftuar krimin e organizuar  dhe korrupsionin. Duke sekuestruar e konfiskuar këto pasuri që janë vënë në formë të paligjshme.

Emërimi i kohëve të fundit i zv.drejtorit të BKH, jo vetëm që përmbush ligjin por hap rrugë për krijimin e policisë gjyqësore që do ndihmojë hetuesit. Së dyti rritja e efikasitetit në hetimet financiare është aspekt i rëndësishëm duke përfshirë bashkëpunimin me sektorin provat, bankat.

SPAK nuk është dhe s’duhet të jetë institucioni i vetëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimi të organizuar. Është e rëndësishme që SPAK të fokusohet te burimet dhe të shtjellojë më të tej instrumentet e sofistikuar për të luftuar këto çështje në nivel të lartë. Ky përforcim i punës që duhet bëtë do risjellë më shumë besimin e publikut tek sundimi i ligjit. Është përgjegjësi e të gjitha institucioneve të tilla duhet të jetë përpjekje e bashkërenduar në të gjithë shoqërinë," u shpreh Gonzato.

1 VITE ME PARE

"Korrupsioni dhe krimi nuk janë më të paprekshme", Dumani: Kemi vijuar përpara pavarësisht kërcënimeve personale e familjare!

5-vjetori i SPAK/ Dumani: Me hetimin e zyrtarëve të lartë treguam
Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e 5-vjetorit të krijimit të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Dumani u shpreh se korrupsioni dhe krimi nuk janë më të paprekshme. Ai shtoi se nuk ka më funksionarë të lartë imun ndaj drejtësisë.

Dumani theksoi se kanë vijuar punën pavarësisht shpifjeve e kërcënimeve personale e familjare. Ai tha se janë të vetëdijshëm se shumë gjëra mund të ishin bërë më mirë. Kreu i SPAK shtoi se shpresojnë që brezave t’iu lënë një vend më të mirë. 

"Më lejoni të përshëndes SHBA dhe partnerët tanë, që qëndrojnë krah për krah me ne. SPAK bashkëpunon me shumë vende europiane, të rajonit dhe vende të Amerikës Latine. Korrupsioni dhe krimi nuk janë më të paprekshme. Nuk ka më funksionarë të lartë imun ndaj drejtësisë. Kemi vijuar përpara pavarësisht shpifjeve e kërcënimeve personale e familjare.

 

Ne jemi krenarë për arritjet e deritanishme, jemi më të pjekur profesionalisht. Ne jemi të vetëdijshëm se shumë gjëra mund të ishin bërë më mirë. Më shumë se kujtdo iu detyrohemi brezave të ardhshëm. Shpresojmë që brezave t’ju lëmë një vend më të mirë. Një falënderim i veçantë iu shkon familjarëve tanë, falënderoj shoqërinë civile. Falënderoj edhe Policinë e Shtetit, që na garantojnë sigurinë tonë", tha ai.

1 VITE ME PARE

"SHBA mbështet punën e SPAK", Kasanof: Guxim për të ngritur një institucion nga hiçi për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar

5-vjetori i SPAK/ Dumani: Me hetimin e zyrtarëve të lartë treguam
Kasanof

TIRANË- Zëvendësndihmës sekretari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof ka marrë pjesë sot në ceremoninë e 5-vjetorit të krijimit të SPAK. Gjatë fjalës së tij Kasanof uroi kreun e SPAK, Altin Dumani për shpalljen kampion i antikorrpusionit nga sekretari Blinken. Ai u shpreh se çmimi nuk është vetëm për Dumanin, por për SPAK dhe Shqipërinë. 

Kasanof tha se SHBA mbështet punën e Prokurorisë së Posaçme në luftën për goditjen e pandëshkueshmërisë në nivele të larta të politikës. Ai shtoi se u desh guxim i jashtëzakonshëm për të nisur këtë rrugëtim dhe për të ndërtuar një institucion për të luftuar shumë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Faleminderit për mundësinë që t’iu bashkohem. Është nder dhe privilegj. Së pari, urime kryeprokurorit Dumani për shpalljen kampion i antikorrpusionit nga sekretari Blinken. Ishte ditë e madhe për Shqipërinë. Ky çmim nuk është vetëm për Dumanin, por për SPAK dhe Shqipërinë. Blinken vlerësoi punën e SPAK. Është moment emocionues, ju përgëzojmë nga Uashingtoni. U desh guxim i jashtëzakonshëm për të nisur këtë rrugëtim. Guxim për të ndërtuar një institucion nga hiçi, për të luftuar shumë korrupsionin dhe krimin e organizuar”, theksoi ai.

1 VITE ME PARE

5 vite nga SPAK/ Dumani: Dhamë mesazh se drejtësia nuk ka kah, kemi hetuar 61 zyrtarë të lartë për korrupsion

5-vjetori i SPAK/ Dumani: Me hetimin e zyrtarëve të lartë treguam
Altin Dumani

TIRANË- Prokuroria e Posaçme po feston sot 5-vjetorin e krijimit të saj. Gjatë një ceremonie për mediat, kryetari i SPAK Altin Dumani ka deklaruar se në këto vite SPAK ka treguar se drejtësia nuk ka kah politikë. Po ashtu ai ka bërë dhe një bilanc të punës së instiitucionit këto vite. Dumani ka theksuar se lidhur me korrupsion janë nën hetim 1036 persona, nga të cilët 61 zyrtar të nivelit shumë të lartë.

“Pesë vjet më parë, shoqëria shqiptare vendosi të hedhë me besim hapin vendimtar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Prokuroria e Posaçme u krijua për të treguar se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe askush nuk mund të jetë i privilegjuar prej tij. SPAK ka sekuestruar dhe konfiskuar mbi 182 milionë euro asete, të siguruara përmes mjeteve të paligjshme. Drejtësia nuk njeh anë dhe kahe; nuk ka të paprekshëm nëse ligjet e këtij vendi shkelen. Janë proceduar 61 zyrtarë të lartë për korrupsion, nga të cilët 70% janë dërguar në gjykim. Sa i përket krimit të organizuar, janë proceduar 955 persona nga ku 55% e tyre janë dërguar në gjykim. Në fushën e terrorizmit, janë proceduar 29 persona nga ku 100% e tyre janë dërguar në gjykim.Në këto pesë vite kemi ndëshkuar zyrtarë të lartë të te gjitha niveleve dhe kemi treguar se korrupsioni sfidohet, krimi i organizuar vihet përpara përgjegjësisë, dhe askush nuk është mbi ligjin”, tha Dumani.

1 VITE ME PARE

5 vite nga krijimi i SPAK/ Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Alexander Kasanof vizitë në Tiranë, takohet me ambasadorin Gonzato

5-vjetori i SPAK/ Dumani: Me hetimin e zyrtarëve të lartë treguam
Alexander Kasanof

TIRANË- Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof ndodhet ditën e sotme në Tiranë ndërsa mësohet se do të marrë pjesë në ceremoninë e 5-vjetorit të krijimit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Kjo është vizita e tij e parë në vendin tonë ndërsa ai ka 5 muaj që ka marrë detyrën si pasardhës i Gabriel Escobar.

Kasanof mbërriti në Tiranë pasditen e së mërkurës ndërsa vizita e tij nënvizon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Reformën në Drejtësi. Më tej bëhet me dije se Kasanof do të mbajë një fjalim të veçantë në ceremoninë që do mbahet duke përforcuar rolin e SHBA si një ndër ideatorët, financuesit dhe mbështetësit kryesorë të reformës. Vizitën e parë në Tiranë, Kasanof e zhvilloi në selinë e delegacionit të Bashkimit Europian ku zhvilloi për gati 60 minuta një takim kokë më kokë me ambasadorin e delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato.

 

 

altin dumani 5 vjetori i spak alexander kasanof

Sondazh

Poll

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën