LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

48 orë në arrati! Vrau Arjan Gosën, vetëdorëzohet në Polici Habib Rexha, flet pranë të atit: Më bindi familja! (Shoqërohet miku i tij)

• Habib Rexha, 31-vjeçari i akuzuar si vrasësi i Arian Gosës në Kavajë më 21 Maj, është vetëdorëzuar sot në Policinë e Kavajës. • Por para se të vetëdorëzohej regjistroi edhe një video krah babait të tij, ku rrëfeu se ishte vetëdorëzuar me vullnet të lirë, pas 2 ditësh në arrati. • Ai është shprehur se ngjarjen e ka kryer në gjaknxehtësi e sipër •Policia ka shoqëruar mikun e tij, Ervis Kurtin•Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen Nr.1 të Kavajës pasditen e së dielës, teksa Arian Gosa ishte duke konsumuar një kafe me babain e tij. Ky i fundit pa të birin t’i vritej përpara syve. • Në Prokurori tregoi se i biri ishte kthyer nga Italia për t'u kujdesur për të, e në momentin e vrasjes kishte dëgjuar vetëm krismën, e më pas pa të birin që ra në tokë. • Habib Rexha u identifikua nga policia rreth 3 orë pas krimit dhe u shpall zyrtarisht në kërkim. • Ngjarja e rëndë, vjen më pak se dy muaj nga vrasja e Edmond Gosës, vëllait të Arian Gosës, i cili në fund të marsit, pas një sherri për motive banale, në një tjetër lagje të Kavajës, u konfrontua fizikisht me shtetasin Altin Rexha, vëllain e autorit të shpallur në kërkim për ngjarjen e kësaj të diele. • Sipas informacioneve, familja Rexha konsideronte viktimë potenciale edhe nipin e mitur që pa gjithë ngjarjen e vrasjes së të atit. • Tashmë do të përballet me drejtësinë për krimin e kryer, për të cilin kishte ardhur enkas nga Gjermania.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Ndihmoi Habib Rexhën të arratiset pas vrasjes në Kavajë, shoqërohet në polici shoku i tij (EMRI)

48 orë në arrati! Vrau Arjan Gosën, vetëdorëzohet
Ervis Kurti

TIRANË- Ervis Kurti shoqërohet në Polici. Ky person, është shoku i Habib Rexhës, autorit të vrasjes së Arjan Gosës. Dyshohet se Kurti është personi që shoqëroi Rexhën deri në vendin e krimit, e më pas e largoi me mjetin e tij. 

Të paktën kështu ka dëshmuar sot Rexha, pasi u vetëdorëzua në Polici. Ai tha se shoqëruesi i tij nuk ishte fare në dijeni për ngjarjen ndërsa u shpreh se e gjitha ka qenë nga gjaknxehtësia.

‘Isha pranë një kinkaleria bashke me një shokun tim. Pashe qe shënjestra ka qene ulur ne lokal. Pashë atë dhe ika 300 metra larg. Lashë makinën atje dhe u ktheva ne këmbe. Armen e mbaja me vete. Shoku nuk ka qene ne dijeni. E pashe rastësisht ne kafe. Veprova nga gjaknxehtësia.

U largova bashke me shokun nga Durrësi me drejtim te Kukësit.”- mësohet të ketë thënë Habib Rexha.

Habib Rexha ka qenë i vetëm kur është afruar pranë lokalit dhe ka qëlluar me një plumb në kokë Arjan Gosën e më pas është larguar.

Shkak për ngjarjen e rëndë që tronditi Kavajën, është bërë një përplasje mes fiseve Gosa dhe Rexha për konfliktin e ndodhur në mars të këtij viti, kur Edmond Gosa, vëllai i Arian Gosës dhe Alrin Rexha, vëllai i autorit të krimit të ndodhur dy ditë më parë, u konfliktuan me njëri tjetrin për një shkaqe banale dhe të dy ndërruan jetë pas plagëve të marra./Dosja.al

3 VITE ME PARE

'Isha rastësisht në zonë, e pashë e VRAVA'/ DËSHMIA e Habib Rexhës: Veprova nga gjaknxehtësia

48 orë në arrati! Vrau Arjan Gosën, vetëdorëzohet
Habib Rexha

TIRANË- Zbardhen pjesë nga dëshmia e Habib Rexhës, autori i dyshuar i ekzekutimit të Arjan Gosës, pak ditë më parë në Kavajë. Ai është shprehur se krimin e ka kryer pa menduar shumë gjatë. 

“Krimin e kreva pa e menduar, e pashë dhe e vrava”, ka thënë ai.

Ai ka treguar për policinë se ditën e ngjarjes ka qenë rastësisht në të njëjtën zonë me Arjan Gosën. Ai është shprehur se në makinë ka qenë një shokun e tij, i cili nuk ka qenë në dijeni të situatës. I ka kërkuar mikut të tij të parkonte pak metra larg lokalit dhe ka shkuar e ka qëlluar me pistoletën, të cilën e mbante me vete dhe pa leje. 

"Isha pranë një kinkaleria bashke me një shokun tim. Pashe qe shënjestra ka qene ulur ne lokal. Pashë atë dhe ika 300 metra larg. Lashë makinën atje dhe u ktheva ne këmbe. Armen e mbaja me vete. Shoku nuk ka qene ne dijeni. E pashe rastësisht ne kafe. Veprova nga gjaknxehtësia. U largova bashke me shokun nga Durrësi me drejtim te Kukësit.”- mësohet të ketë thënë Habib Rexha.

Pas negociatave me familjarët këta të fundit kanë kërkuar 2-3 ditë kohë për ta bindur djalin e tyre të vetëdorëzohet. Sot, Rexha u vetëdorëzua, madje përmes një video deklaroi se kjo u bë me dëshirën e tij. 

Vrasja ndodhi disa ditë më parë në një lokal në Kavajë, ku Habib Rexha vrau me një plumb në ballë 48-vjeçarin Arian Gosa, i cili ishte duke pirë kafe me babanë e tij. Habibi është vëllai i Altin Rexhës, viktimë e vrasjes me dy viktima në 29 mars 2023. Konflikti banal i fundmarsit pati dy viktima Edmond alias Armand Gosa dhe Altin alias Sali Rexha. Një sherr banal për "pse më sheh ashtu" nga ana e Edmond Gosës acaroi Altin Rexhën. Ky i fundit mori një thikë dhe e plagosi. Në këtë moment, Gosa u përgjigj me armë duke e lënë të vdekur. Gosa janë një mbiemër i "fortë" në Kavajë. Por edhe pse ngjarja ka 2 muaj që ka ndodhur, Policia nuk arriti dot të shmangë hakmarrjen mes dy fiseve./Dosja.al

3 VITE ME PARE

ME VIDEO- Momenti i vetëdorëzimit të Habib Rexhës në Policinë e Kavajës

48 orë në arrati! Vrau Arjan Gosën, vetëdorëzohet
Makina

KAVAJË- Ky është momenti kur autori i vrasjes së Arjan Gosës, Habib Rexha vetëdorëzohet në Komisariatin e Policisë së Kavajës. Rexha akuzohet se ka vrarë me një plumb në kokë, vëllain e Edmond Gosës, që pak javë më parë vrau Altin Rexhën. Policia deklaroi sot se ishte duke bërë negociata për vetëdorëzimin e tij.

'Syri' ka siguruar momentin kur makina e cila ka brenda autorin futet brenda komisariatit të Kavajës.

Në një video të dalë në media, Habib Rexha paralajmëroi vetëdorëzimin

“Unë jam Habib Rexha, ky është Fadil Rexha, babai im. Me dëshirën time do vetëdorëzohem në Komisariatin e Kavajës dhe me kërkesën e familjes time”, shprehet ai.

Pas këtij momenti ai iu drejtua ambienteve të Komisariatit të Policisë së Kavajës dhe u vetëdorëzua duke marrë përsipër krimin që ka kryer./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Pranë ka babain! ME ZË DHE FIGURË- Autori i vrasjes së Arjan Gosës: Me dëshirën time do vetëdorëzohem në Polici

48 orë në arrati! Vrau Arjan Gosën, vetëdorëzohet
Habib Rexha dhe babai

KAVAJË-Ky është Habib Rexha, autori i vrasjes së Arjan Gosës. 31-vjeçari u vetëdorëzua në Polici, e kjo tregohet dhe në videon e postuar nga 'Tvklan', ku i riu, krah me të atin thotë se me dëshirë do të dorëzohet në Polici.

'Unë jam Habib Rexha, ky është babai im. Me dëshirën time do të vetëdorëzohem në Polici dhe me kërkesën e familjes time'- thotë autori në video.

Rexha qëndroi 2 ditë në arrati pasi vrau Arian Gosën me plumb në kokë në prani të të atit në një lokal të Kavajës pasditen e së dielës. Menjëherë pas krimit, policia ofroi 10 mijë euro shpërblim për këdo që jepte informacion në lidhje me vendndodhjen e autorit Habib Rexha. 

3 VITE ME PARE

Negociuan familjarët! Vrau Arian Gosën, vetëdorëzohet në polici pas 2 ditësh Habib Rexha

48 orë në arrati! Vrau Arjan Gosën, vetëdorëzohet
Habib Rexha

TIRANË- Habib Rexha, 31-vjeçari i akuzuar si vrasësi i Arian Gosës në Kavajë më 21 Maj, është vetëdorëzuar në polici. Rexha u dorëzua pas negociatave të familjarëve me policinë. Ai qëndroi 2 ditë në arrati pasi vrau Arian Gosën në një lokal të Kavajës pasditen e së dielës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe ato të DVP Tiranë, për kapjen e autorit të vrasjes së shtetasit A. G., të kryer më datë 21.05.2023, ju informojmë se: Krahas kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Habib Rexha, strukturat e Policisë negociuan dhe me familjarët me qëllim dorëzimin e këtij shtetasi.

Si rezultat i veprimeve kërkimore, pamundësisë së largimit dhe negociatave me familjarët, shtetasi Habib Rexha u vetëdorëzua në Komisariatin e Policisë Kavajë. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ditën e sotme, familja Rexha kanë kërkuar mbrojtje nga policia, pasi kanë frikë për një hakmarrje të mundshme. Ende nuk është vendosur se çfarë masë do të marrë policia për mbrojtjen e tyre, ndërkohë që familjarët e familjes Rexha kanë theksuar se nuk kanë ndërmend që të lëvizin nga Kavaja. 

Vrasja ndodhi pasditen e djeshme në një lokal në Kavajë, ku Habib Rexha vrau me një plumb në ballë 48-vjeçarin Arian Gosa, i cili ishte duke pirë kafe me babanë e tij. Habibi është vëllai i Altin Rexhës, viktimë e vrasjes me dy viktima në 29 mars 2023. Konflikti banal i fundmarsit pati dy viktima Edmond alias Armand Gosa dhe Altin alias Sali Rexha. Një sherr banal për "pse më sheh ashtu" nga ana e Edmond Gosës acaroi Altin Rexhën. Ky i fundit mori një thikë dhe e plagosi. Në këtë moment, Gosa u përgjigj me armë duke e lënë të vdekur. Gosa janë një mbiemër i "fortë" në Kavajë. Por edhe pse ngjarja ka 2 muaj që ka ndodhur, Policia nuk arriti dot të shmangë hakmarrjen mes dy fiseve./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Ia vranë djalin para syve, flet babai i Arjan Gosës: U shokova kur pashë djalin të qëlluar, u këput menjëherë!

48 orë në arrati! Vrau Arjan Gosën, vetëdorëzohet
I moshuari me djalin e vdekur

KAVAJË- Dy ditë më parë, në sy të të atit të moshuar, u vra me armë zjarri Arjan Gosa. Babai i 48-vjeçarit vetë 80 vjeç, ka dhënë deklarimin e tij në Prokurori për gjithë çfarë dëshmoi në vetë të parë lidhur me ekzekutimin e të birit. Sipas tij, të dy kishin dalë për të parë një ndeshje futbolli në lokal, pasi nuk ruheshin sepse mendonin që familja Rexha e kishte mbyllur konfliktin me ta, pasi në ngjarjen e disa muajve më parë, mbetën të vdekur që të dy të rinjtë e përfshirë në konflikt. 

“Ne nuk mendonim se ngjarja e marsit do të vazhdonte. Në ngjarjen e parë, vdiqën të dy. Nuk kishte pse të vazhdonte më kjo histori. Ne nuk ruheshim, pasi nuk na shkonte në mendje që familja Rexha do të vazhdonte hakmarrjen. Djali im Arjani kishte ardhur vetëm pak ditë më parë nga Italia, sepse jetonte atje. Të dy bashkë dolëm që të pinim kafe dhe të ndiqnim ndeshjen Napoli-Inter. Ishim ulur të ajo tavolina aty, pasi konsumonim cigare dhe ishim kthyer me shpinë nga rruga dhe po shikonim ndeshjen. Nuk e pamë fare që autori erdhi. Vetëm kur plasi arma. Ktheva kokën dhe pashë që Arjani u këput, ndërsa pas meje një person iku me vrap. U shokova kur pashë tim bir të goditur në kokë. S’kishte asnjë shpresë, humbi jetën menjeherë. Unë nuk di çfarë të them më shumë,"-ka deklaruar i moshuari, i cili i qëndroi të birit pranë në momentet e fundit duke i mbajtur dorën. 

Vrasja ndodhi pasditen e djeshme në një lokal në Kavajë, ku Habib Rexha vrau me një plumb në ballë 48-vjeçarin Arian Gosa, i cili ishte duke pirë kafe me babanë e tij. Habibi është vëllai i Altin Rexhës, viktimë e vrasjes me dy viktima në 29 mars 2023. Konflikti banal i fundmarsit pati dy viktima Edmond alias Armand Gosa dhe Altin alias Sali Rexha. Një sherr banal për "pse më sheh ashtu" nga ana e Edmond Gosës acaroi Altin Rexhën. Ky i fundit mori një thikë dhe e plagosi. Në këtë moment, Gosa u përgjigj me armë duke e lënë të vdekur. Gosa janë një mbiemër i "fortë" në Kavajë. Por edhe pse ngjarja ka 2 muaj që ka ndodhur, Policia nuk arriti dot të shmangë hakmarrjen mes dy fiseve./Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Familja Rexha mori hak për nipin e mitur"/ Mbeti i vetëm pas vrasjes së djalit, gazetarja: Arian Gosa u kthye nga jashtë për t’u kujdesur për babain

48 orë në arrati! Vrau Arjan Gosën, vetëdorëzohet
Klodiana Lala

TIRANË- I moshuari që qëndronte dje pranë trupit të djalit të tij bëri xhiron e rrjetit. Por pas ekzekutimit të Arian Gosës, i moshuari ka mbetur i vetëm. Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se 80-vjeçari kishte 3 djem; njëri i larguar në Gjermani tjetri iu vra 2 muaj më parë dhe të tretin e pa t’i vritej në sy. Gjatë fjalës së saj në emisionin "Opinion" ajo bëri me dije se 48-vjeçari Arian Gosa ishte kthyer nga Italia, pas vrasjes së vëllait të tij, Edmond Gosa, pasi i moshuari kishte mbetur i vetëm.

PJESË NGA EMISIONI:

Klodiana Lala: Arian Gosa është kthyer nga Italia, pasi…

Blendi Fevziu: Ai jetonte në Itali?

Klodiana Lala: Jetonte në Itali. Familja Gosa është nga zona e Peqinit, e zhvendosur në zonën e Kavajës prej vitesh. Janë tre vëllezër të cilët jetonin me babain e tyre të moshuar 80-vjeçar. Në momentin që është vrarë Edmond Gosa, pra vëllai i tij, sepse një vëlla tjetër nuk jeton në Shqipëri. Ai ka vite që është larguar për arsye shëndetësore, në drejtim të Gjermanisë. Në momentin që është vrarë Edmond Gosa, i moshuari mbetet i vetëm. Dhe për këtë arsye Arian Gosa është larguar nga Italia dhe ka ardhur në Shqipëri.

Blendi Fevziu: Është kthyer nga Italia në Shqipëri.

Klodiana Lala: Është kthyer për t’u kujdesur për babain.

Ndërsa shtoi se për familjen nga Kukësi, viktimat ishin 2 pasi ngjarja ndodhi në sy të nipit të tyre të vogël, të cilit gjithashtu iu rrezikua jeta. 

“Familja Rexha e bënte përgjegjës Edmond Gosën për vrasjen e vëllait. Familja Rexha e konsideronte si viktimë potenciale djalin e vogël dhe është një hakmarrje, jo vetëm për vëllain, por edhe për nipin e vogël,”-shtoi Lala.

Habib Rexha është kthyer vetëm pak ditë më parë nga Gjermania dhe ka patur si motiv për vrasjen, hakmarrjen. Më 29 Mars vëllai i tij gjeti vdekjen i vrarë nga vëllai i Arian Gosës, Edmond Gosa, gjithashtu i mbetur viktimë në ngjarje. Prezent në këtë përplasje kishte qenë dhe djali i mitur i Altin Rexhës, i cili u lëndua lehtë.

habib resha vritet arjan gosa ervis kurti

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari