LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

300 banesa dhe 40 hektarë tokë të përmbytura në Durrës/ Evakuohen disa familje, akomodohen te Kavalishenca, banorët: Është hera e tretë, Bashkia duhet të ndërhyjë!

• Vendi ynë është përfshirë ditën e djeshme nga moti i keq. • Reshje të dendura shiu "pushtuan" qytetet e vendit ndërsa u regjistruan edhe problematikat e para. • Në qytetin e Durrësit reshjet e dendura të shiut kthyen rrugët në pellgje uji ndërsa u përmbytën edhe disa banesa. • Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit në Durrës. • Problematika më të theksuara kanë rrugët dytësore në zonën e Durrësit të Ri, Shkozetit, Gjykata e Apelit, pjesërisht Zona e Plazhit. • Bëhet me dije se uji ka hyrë në një të konsiderueshëm banesash dhe ambientesh publike dhe si pasojë janë evakuuar disa familje të cilat janë akomoduar te Kavalishenca. • 40 hektarë toke bujqësore llogaritet të jetë nën ujë. • Sipas ministrisë, në mbështetje të forcave në terren janë angazhuar 2 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe 3 kamionë të kalueshmërisë së lartë nga Forcat e Armatosura. • Bashkia e Durrësit gjithashtu ka dalë ditën e sotme me një njoftim zyrtar ndërsa ka bërë me dije se banesat e përmbytura ndodhen në zonën e Durrësit të Ri, Shkozet, Nishtull dhe kryqëzimi pranë IEVP. Më tej bashkia bën me dije se uji ka hyrë në rreth 300 banesa. • 200 shtëpi janë përmbytyr në zonën e Durrësit të Ri, 60 në zonën e Shkozetit dhe Plazhit, 4 banesa në njësinë administrative 4, 1 shtëpi në njësinë 1, 20 banesa në Sukth, 10 në Katund të Ri dhe 5 shtepi në Rrashbull. • Ndërkohë banorët shprehen se ata janë përmbytur edhe herë të tjera por jo në këtë masë që jemi përmbytur këtë herë. • Sipas një banori shkak i përmbytjeve nuk janë reshjet e shiut por problem është kanali kryesor. • Ai theksoi se bashkia duhet të vendosë një projekt për këtë këtë kanal pasi ështe herë e tretë që përmbyten. • Një tjetër i prekur nga përmbytja u shpreh se edhe në banesë rri me çizme pasi është dëmtuar çdo gjë nga uji. • Sipas tij kanalet kulluese i mbyllën kur u bë rruga. Ai thekson se kanë kërkuar që të futej një tubacion por nuk është pranuar kërkesa e tyre.

2 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

300 banesa banesa të përmbytura në Durrës, flasin banorët: Është hera e tretë, Bashkia duhet të ndërhyjë! Është dëmtuar çdo gjë që ka kapur uji

300 banesa dhe 40 hektarë tokë të përmbytura në
Banesë e përmbytyr në Durrës

DURRËS- Vendi ynë është përfshirë ditën e djeshme nga moti i keq. Reshje të dendura shiu "pushtuan" qytetet e vendit ndërsa u regjistruan edhe problematikat e para. Në qytetin e Durrësit reshjet e dendura të shiut kthyen rrugët në pellgje uji ndërsa u përmbytën edhe disa banesa.

Bashkia e Durrësit ka dalë ditën e sotme me një njoftim zyrtar ndërsa ka bërë me dije se banesat e përmbytura ndodhen në zonën e Durrësit të Ri, Shkozet, Nishtull dhe kryqëzimi pranë IEVP. Më tej bashkia bën me dije se uji ka hyrë në rreth 300 banesa.

200 shtëpi janë përmbytyr në zonën e Durrësit të Ri, 60 në zonën e Shkozetit dhe Plazhit, 4 banesa në njësinë administrative 4, 1 shtëpi në njësinë 1, 20 banesa në Sukth, 10 në Katund të Ri dhe 5 shtepi në Rrashbull.

Ndërkohë banorët shprehen se ata janë përmbytur edhe herë të tjera por jo në këtë masë që jemi përmbytur këtë herë. Sipas një banori shkak i përmbytjeve nuk janë reshjet e shiut por problem është kanali kryesor. Ai theksoi se bashkia duhet të vendosë një projekt për këtë këtë kanal pasi ështe herë e tretë që përmbyten.

“Jemi përmbytur edhe herë të tjera, por jo në këtë masë që jemi përmbytur këtë herë. Problemi është kanali kryesor që del nga shtrati dhe na përmbyt, nuk janë reshjet e shiut. Na ka hyrë uji brenda, kemi ngelur gjithë natën nëpër dritare. Shteti duhet të ndërhyjë për kanalin, Bashkia Durrës ta vendosë në projekt kanalin, është hera e tretë që na përmbyt”, tha një banor.

Gjatë fjalës së tij një tjetër i prekur nga përmbytja u shpreh se edhe në banesë rrinë me çizme pasi është dëmtuar çdo gjë nga uji. Sipas tij kanalet kulluese i mbyllën kur u bë rruga. Ai thekson se kanë kërkuar që të futej një tubacion por nuk është pranuar kërkesa e tyre.

“Edhe brenda në shtëpi rrimë me çizme, ka dëmtuar çdo gjë që ka kapur uji. Jemi përmbytur se uji në kanal ka dalë sipër rrugës. Kanalet kulluese i mbyllën kur u bë rruga, kërkuam që të futej një tubacion, por nuk pranuan. Kanali i madh nuk e përballon, kanalet kulluese e dërgonin ujin tek një kanal tjetër”, shtoi një tjetër.

Njoftimi i Bashkisë Durrës: 

Të gjitha grupet tona, mjetet e rënda, punonjësit e ndërmarrjeve dhe zjarrfikësit janë në terren duke punuar për largimin e ujit nga banesat. Aktualisht prania e ujit është në shumë banesa në zonën e Durresit te Ri, Shkozet, Nishtulla, kryqëzimi pranë IEVP.

Uji ka hyrë në rreth 300 banesa në total, nga të cilat 200 shtëpi janë ne zonën e Durrësit të Ri, 60 në zonen e Shkozetit dhe Plazhit, 4 banesa në njësinë administrative 4, 1 shtëpi në njësinë 1, 20 banesa në Sukth, 10 në Katund të Ri dhe 5 shtepi në Rrashbull. Teksa situata në akset kryesore rrugore në Durrës është normalizuar, zona e Durrësit te Ri, Nishtulla, Shkozet dhe Plazh ka problematika.

1 VITE ME PARE

Moti i keq dhe përmbytjet në Durrës/ Evakuohen disa familje dhe akomodohen te Kavalishenca, rreth 40 hektarë toke bujqësore është nën ujë

300 banesa dhe 40 hektarë tokë të përmbytura në

DURRËS- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit në Durrës. Problematika më të theksuara kanë rrugët dytësore në zonën e Durrësit të Ri, Shkozetit, Gjykata e Apelit, pjesërisht Zona e Plazhit.

Bëhet me dije se uji ka hyrë në një të konsiderueshëm banesash dhe ambientesh publike dhe si pasojë janë evakuuar disa familje të cilat janë akomoduar te Kavalishenca. 40 hektarë toke bujqësore llogaritet të jetë nën ujë. Sipas ministrisë, në mbështetje të forcave në terren janë angazhuar 2 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe 3 kamionë të kalueshmërisë së lartë nga Forcat e Armatosura.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Informacion mbi situatën e krijuar nga reshjet në qarkun e Durrësit

Gjatë gjithë natës dhe sot, vazhdon puna nga forcat në terren për largimin e ujit nga zonat e prekura nga reshjet intensive të shiut, në një pjesë të bashkisë së Durrësit. Problematika më të theksuara kanë rrugët dytësore në zonën e Durrësit të Ri, Shkozetit, Gjykata e Apelit, pjesërisht Zona e Plazhit.

· Ka prani të ujit në një numër të konsiderueshëm banesash dhe ambientet publike.

· Eshtë bërë evakuimi i disa familjeve, të cilat janë akomoduar te Kavalishenca.

· Sipërfaqja e tokës bujqësore nën ujë llogaritet në rreth 40 Ha.

· Ka një rritje të lehtë të niveleve të lumenjve Ishëm dhe Erzen, por pa rrezik për daljen nga shtrati.

· Hidrovorët në Hamallaj dhe Porto Romano vijojnë punën me kapacitet të plotë

· Në terren janë të angazhuara forca nga MZSH, Autoriteti Portual, Bordi i Kullimit, ndërmarrjet e punëve publike të bashkisë.

· Në mbështetje të forcave në terren janë angazhuar 2 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe 3 kamionë të kalueshmërisë së lartë nga Forcat e Armatosura.

· Gjatë natës kapacitetet nga FA u përforcuan edhe me 2 pompa të vogla nga batalioni i mbështetjes Poshnjë, të cilat janë duke punuar për largimin e ujit te IEPV Durrës.

Grupet e punës janë në terren për identifikimin, vlerësimin dhe raportimin e saktë të dëmeve.

permbytjet ne durres

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve