LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve/ Liderët poltikë urojnë vendin: 4 Korriku festë edhe për shqiptarët. SHBA ka pasur një rol përcaktues në historinë e lirisë së kombit tonë

• Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 250 vjetorin e pavarësis së tyre. • Në kuadër të kësaj shumë liderët politik të vendit kanë uruar festës e saj. • Kryeministri i vendit Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook u shpreh se 4 Korriku është festë edhe për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër që kanë dashur ta zbehin energjinë e vendit. • Ambasada amerikane në Tiranë ka përcjellë urimet e saj, duke thënë se SHBA-të festojnë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara. • Postimin e ka shoqëruar me një video, e cila tregon copëza nga Amerika. • Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kombi i lirë amerikan, e shndërroi vendin e tij nga një ish-koloni e Mbretërisë së Bashkuar në vendin dhe kombin lider të njerëzimit në politikë, siguri, ekonomi dhe në çdo fushë tjetër. • Ai shtoi se për shqiptarët, qeveria e SHBA-së kanë pasur një rol përcaktues në historinë e lirisë së kombit. • Këtu ai permendi shpëtimin e Shqipërisë nga ata që donin ta fshinin nga faqja e dheut, si dhe në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. 

3 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Berisha: SHBA ka pasur një rol përcaktues në historinë e lirisë së kombit tonë

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve/ Liderët poltikë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar SHBA-në me rastin e 250-vjetorit të pavarësis së saj. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se kombi i lirë amerikan, e shndërroi vendin e tij nga një ish-koloni e Mbretërisë së Bashkuar në vendin dhe kombin lider të njerëzimit në politikë, siguri, ekonomi dhe në çdo fushë tjetër.

Ai shtoi se për shqiptarët, qeveria e SHBA-së kanë pasur një rol përcaktues në historinë e lirisë së kombit. Këtu ai permendi shpëtimin e Shqipërisë nga ata që donin ta fshinin nga faqja e dheut, si dhe në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. 

Postimi i Sali Berishës

Sot, 250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së
Të dashur miq, sot kombi i madh amerikan feston 250-vjetorin e Pavarësisë së vendit të tij.
Amerikanët e festojnë këtë 250-vjetor më të lirë, më të begatë dhe më të sigurt, por edhe me një lavdi e krenari si asnjë komb tjetër. Përgjatë këtyre 250 viteve, kombi i lirë amerikan, me gjeninë e tij krijuese, e shndërroi vendin e vet nga një ish-koloni e Mbretërisë së Bashkuar në vendin dhe kombin lider të njerëzimit në politikë, siguri, ekonomi, shkencë, arsim, shëndetësi, teknologji të lartë dhe në çdo fushë tjetër.

Por, mbi të gjitha, në vendin lider të lirisë në botë. Prandaj, ky 250-vjetor është një ngjarje e madhe për mbarë njerëzimin liriadashës. Për ne shqiptarët, kombi i madh amerikan dhe qeveria e SHBA-së kanë pasur, në disa momente kyçe, një rol përcaktues në historinë e lirisë së kombit tonë: në shpëtimin e Shqipërisë nga ata që donin ta fshinin nga faqja e dheut, si dhe në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Zoti i bekoftë SHBA-në, kombin dhe flamurin e tyre krenar!/Dosja.al

6 ORE ME PARE

SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë/ Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori dhe të ardhmen e ndritur përpara

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve/ Liderët poltikë
Foto ilustruse

TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 250 vjetorin e pavarësisë, ndërsa të shumta kanë qenë edhe urimet në lidhje me këtë ngjarje. Ambasada amerikane në Tiranë ka përcjellë urimet e saj për 250-vjetorin e pavarësisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo shkruan se SHBA-të festojnë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara. Postimin e ka shoqëruar me një video, e cila tregon copëza nga Amerika.

“Gëzuar 250-vjetorin, Amerikë! Po festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara”, shkruhet në faqen zyrtare në Facebook./Dosja.al

7 ORE ME PARE

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve/ Rama: 4 Korriku festë edhe për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër që kanë dashur ta zbehin

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve/ Liderët poltikë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka uruar 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se 4 Korriku është festë edhe për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër që kanë dashur ta zbehin energjinë e vendit.

"Ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan në fund Rama. 

“Nën hijen madhështore të Statujës së Lirisë, që është edhe një festë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër që historikisht kanë dashur ta zbehin energjinë e bukur të këtij vendi, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan kryeministri në Facebook./Dosja.al

Sondazh

Poll

Zjarret

Zjarret

Protestuesit kundër qeverisë dhe klasës politike: Rama në burg, Berisha në burg

Mijëra qytetarë "pushtojnë" rrugët drejt Komisariatit nr. 3, protestuesit në kor: Lironi çunat

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 34-t ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Protestoj për një Shqipëri të lirë”/ Vogëlushja thirrje kryeministrit: Liroi çunat

Sot protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Edi Ramës

34 ditë revoltë qytetare, emigrantja thirrje Berishës: Sali mos i fut spiunat me përça tubimin

Dita e 34 e protestës për largimin e Ramës, qytetarët një zëri: Shqipëria kërkon Revolucion

Dalin pamjet nga arrestimi i ‘bosit’ të call center-ave, Granit Pepnika teksa fshihej në Dhërmi

Stuhi shiu e breshëri në Elbasan, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim

"140 nëpunës të administratës kanë hyrë në një program të IA"/ Rama: Do të shtrihet edhe...

Rama: Shqipëria po punon për modelin e parë të IA për prokurimet publike

Rama: Sistemi për herë të parë në Shqipëri, po lufton me korrupsionin

Rama tregon rastin e të moshuarës: Njerëzit nuk dalin në protestë vetëm për halle...

Rama për protestat: Janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët

Aksion i IKMT në Jalë, shembet beach bar-i i ndërtuar pa leje

Dita e 33-të e protestës, protestuesi: U bëj thirrje pensionistëve të vijnë në protestë

Reagon protestuesi që u shoqërua në komisariat: Prangat na bënë ta duam më shumë lirinë

"Policia të mos ushtrojë dhunë"/ Ish-oficeri Ahmeti thirrje Hitës: Mbroje popullin tënd me ligj

Aktivisti nga kryeministria: Ata që janë sot në qeli do zëvendësohen me ministrat e qeverisë Rama

Gazetari lexon deklaratën në emër të protestuesve: Agresionit do i përgjigjemi me rezistencë

Protesta e 33-të, protestuesit para kryeministrisë: Edi Rama, o tradhtar, liro çunat sa më parë

Protesta para Parlamentit/ Aktivistja: Policët provokuan dhunë dhe ishte tërësisht joprofesionale

Urbani po kalonte në zonën ku ata po protestonin, protestuesit gjuajnë me vezë autobusin e Tufinës

Aktivisti: Taulant Balla është një bandit, i ka bërë thirrje policisë të ushtrojë dhunë

Protestuesja i gjen deputetët brenda qendrës tregtare: Idiot je vetë, palaço! I fshiheni popullit

Përshkallëzohet situata, protestuesit thyejnë xhamat e makinave të policisë

Përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, nisin arrestimet masive

Momenti kur një protestues godet me gur në kokë efektivin e policisë

Tensione te Kuvendi, protestuesit pengojnë largimin e Peleshit dhe qëllojnë me vezë automjetin e tij

Vijojnë tensionet, protestuesit heqin pjesë të gardhit metalik te Ministria e Brendshme

Adriatik Lapaj i bashkohet revoltës, protestuesit i kërkojnë të largohet

Tensione para parlamentit/ Protestuesit qëllojnë me miell e vezë makinën e Niko Peleshit

Protesta para Parlamentit/ Lëndohen tre efektivë, tre protestues shoqërohen me ambulancë

Spraj lotsjellës ndaj protestuesve, qytetarët pësojnë komplikacione shëndetësore

Protesta para Kuvendit/ Qytetari: Nisi shumë paqësisht, por më pas nisën provokime

Protestuesit heqin kordonin e policisë, efektivët përplasen me qytetarët

Protesta para Kuvendit/ Spiropali: Nuk duhet të merremi me protestuesit por me veten

Protestuesja qëllon me vezë deputetin e PS, Ramion Kurti

Deputeti i PS tenton të shkojë drejt Kuvendit nga qendra tregtare, por gjen dyert e mbyllura

Përshkallëzohet protesta para parlamentit, policia shoqëron pesë qytetarë

Protesta para Kuvendit/ Protestuesit presin deputetët e opozitës me thirrjet: Opozitë e shitur!

Aktivistët mobilizohen sërish: Do ndalojmë deputetët të futen në seancë, s’na përfaqësojnë

Dita e 32-të e protestës, qytetarët- Ramës: Do të të rrëzojmë si Enver Hoxha

Dita e 32-të e protestës, studentët: Kemi pafund arsye për të protestuar!

Studentët në ditën e 32-të të protestës: Nuk jemi financuar nga asnjë organizatë

Berisha:Është tradhti ndaj idealeve të lirisë po të mos mbështesësh këtë lëvizje të gjeneratës së re

Berisha: Këshilli Kombëtar do të drejtohet nga një zonjë, ja dy kandidaturat

Dita e 32-të e protestës/ Pensionisti: Duhet t’i kontrollojmë pasurinë politikanëve

Berisha: Mbështesim lëvizjen e gjeneratës së re, e cila nuk ndalet pa e rrëzuar këtë qeveri