LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sot Kosova shënon Ditën e Çlirimit, Bill Clinton: Mirënjohës për 25 vjet paqe. Kurti: BE është synimi ynë politik dhe NATO destinacioni ushtarak

• Sot bëhen 25 vjet nga dita kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke shënuar fundin e luftës që la më shumë se 13.500 njerëz të vrarë, kryesisht shqiptarë. • Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare.• Hyrja e trupave të NATO-s u bë pas Marrëveshjes së Kumanovës e cila u arrit më 09.06.1999, ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga gjenerali britanik, Mike Jackson. • Me këtë marrëveshje, Serbia pranonte kapitullimin dhe detyrohej t’i tërhiqte të gjitha forcat policore dhe ushtarake nga Kosova. • Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, shkroi në rrjetin social X se ndihet mirënjohës për 25 vjet paqe në Kosovë. • Presidentja Vjosa Osmani u shpreh se hyrja e ushtarëve të NATO-s më 12 qershor në Prishtinë tregoi se bota nuk e kishte harruar Kosovën. • Osmani tha se Lufta e UÇK-së nuk ishte vetëm për tokën, por për vetë shpirtin e Kosovës. • Kryeministri Albin Kurti tha se Ushtria e Kosovës e ka origjinën nga UÇK-ja dhe kurrë nuk ka qenë më e madhe e më e armatosur. •  Kurti tha se BE është synimi ynë politik dhe NATO destinacioni ushtarak. 

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Hovenier për 25-vjetorin e çlirimit: Përkushtimi i SHBA-së ndaj Kosovës është po aq i fortë si gjithmonë

Sot Kosova shënon Ditën e Çlirimit, Bill Clinton:
Jeff Hovenier,

KOSOVË- Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, përmes një videoje ka uruar për Ditën e Çlirimit, duke u zotuar se vendi i tij do të jetë përkrah Kosovës gjithmonë. Hovenier gjithashtu përmendi rolin e SHBA-së 25 vjet më parë për dhënien fund spastrimit etnik nga regjimi i Millosheviç, ndërsa citoi edhe Presidentin Clinton. Hovenier tha se porosia e presidentit Clinton është po aq e rëndësishme sot sa ishte 25 vjet më parë.

“25 vjet më parë, forcat e NATO-s mbërritën në Kosovë. Lidershipi i SHBA-së luajti rol jetik për të mundësuar këtë meqenëse ne, së bashku me aleatët tanë, i dhamë fund njëherë e përgjithmonë fushatës së tmerrshme të spastrimit etnik që regjimi i Millosheviç e kreu këtu në Kosovë. Por, gjithashtu kemi parë trimërinë e trupave tanë, vendosmërinë e demokracisë sonë, mirësinë e popullit tonë dhe guximin dhe qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës. Falë të gjitha këtyre veçorive, tani kemi një moment shprese dhe duhet ta përfundojmë punën dhe të ndërtojmë paqen. Fundi i citatit”, tha Hovenier.

1 VITE ME PARE

"38 mijë ushtarë folën në gjuhën globale të lirisë"/ Osmani: Kemi paguar çmim të shtrenjtë për lirinë

Sot Kosova shënon Ditën e Çlirimit, Bill Clinton:
vjosa osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në fjalimin e saj me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të vendit, ripërsëriti edhe njëherë falënderimet ndaj NATO dhe anëtarëve të saj që bën të mundur lirinë e Kosovës. Osmani teksa nderoi heronjtë dhe kontributorët e kësaj dite historike, shtoi se Kosova, sot është një realitet i pakthyeshëm me objektiv të qartë për tu anëtarësuar në NATO e BE. 

“NATO ishte dritë shprese, një shans për drejtësi, liri. Thirrjet e popullit tonë, dëbimi dhe spastrim etnik ishin thirrje për drejtësi. Prandaj në qershor 1999 muret e tiranisë u shembën. Atë ditë 38 mijë ushtarë komunikuan me gjuhën globale të lirisë. Atë ditë Evropa lindi në një Prishtinë të lirë. Do të kujtojmë rezistencën e presidentit Rugova për liri e pavarësi dhe aleancat e fuqishme që krijoi. Do ta kujtojmë heroizmin e komandantit Adem Jashari që u shndërruan në gurthemelin e lirisë.

Do nderojmë kujtimin e të gjithë dëshmorëve. Mijëra familje nuk kanë ku të vendosin lule pasi varret janë të zbrazëta. Sot qëndrojmë në tokën e lirë duke kujtuar historinë e lavdishme. Prania e aleatëve, dëshmi e botës ndaj drejtësisë dhe dinjitetit. Liria nuk është dhuratë, ne kemi paguar një çmim të lartë për të. NATO në 1999 na dha mbështetje, prandaj ne sot synojmë anëtarësimin në këtë organizatë me ushtrinë tonë e cila është e gatshme”, tha Osmani.

1 VITE ME PARE

25-vjetori i çlirimit të Kosovës/ Vjosa Osmani në Kuvend: Hyrja e NATO-s tregoi që bota nuk e kishte harruar Kosovën

Sot Kosova shënon Ditën e Çlirimit, Bill Clinton:
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani gjatë fjalimit të saj në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës u shpreh se hyrja e ushtarëve të NATO-s më 12 qershor në Prishtinë tregoi se bota nuk e kishte harruar Kosovën. Gjithashtu Presidentja tha se ushtarët e NATO-s nuk ishin vetëm ushtarë, por shpëtimtarë që sollën me vete premtimin për liri. Osmani ka kujtuar të rënët për liri, si dhe “ezistencën këmbëngulëse të presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova për liri, demokraci dhe Kosovën e pavarur.

“Do të jetojmë gjithnjë edhe me kujtimin për të gjithë dëshmorët e UÇK-së, mbi 13 mijë të vrarët gjatë luftës, në mesin e të cilëve 1133 fëmijë. Nuk do të harrojmë kurrë dhimbjen e shkaktuar nëpërmjet një prej krimeve më të llahtarshme që njeh cilado luftë, krimit të dhunimit si dhe dhimbjen që ende vazhdon për mijëra familje në Kosovë që akoma nuk kanë ku të vendosin lule sepse varret janë të zbrazëta, në kërkim të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës”, tha Presidentja e Kosovës. 

1 VITE ME PARE

Sot 25-vjetori i çlirimit të Kosovës/ Kurti: BE është synimi ynë politik dhe NATO destinacioni ushtarak

Sot Kosova shënon Ditën e Çlirimit, Bill Clinton:
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot në Kuvendin e Kosovës se 25-vjetori i çlirimit të vendit, është ditë e veçantë. Kurti tha gjithashtu se është e rëndësishme të përqendrohemi në të tashmen për të reflektuar mbi rrugën që kemi kaluar deri këtu. Kryeministri i Kosovës u shpreh më tej se 12 qershori i vitit 1999 është fiksuar si dita e çlirimit të Kosovës sepse atë ditë dhjetëra e mijëra ushtarë të NATO-s kaluan kufirin dhe u futën si trupa këmbësorie në territorin e Kosovës.

Ai shtoi se 25 vjet pas çlirimit, duam marrëdhënie të mirë me fqinjët, me njohje e pa sulme. Kurti theksoi se pikërisht se kemi vuajtur dhe kemi humbur, tash duam që Kosova e të gjithë qytetarëve ta gëzojnë, shumica shqiptare me pakicat.

“Kjo erdhi pas fushatës 78 ditore të bombardimeve të NATO-s mbi Serbi në përpjekje për ta ndaluar spastrimin etnik dhe gjenocidin që shteti serb po e kryente mbi shqiptarët në Kosovë. Të bashkohemi fizikisht e shpirtërisht si sot në Kuvend e sheshet e qyteteve, për të shënuar një ngjarje historike që e ka sjell të tashmen dhe e ka përcaktuar të ardhmen. Sikur atëherë edhe tani Serbia rri e rreshtuar prapa Rusisë. Kosova ka shkuar në vazhdimësi duke forcuar aleancat e saja me vendet partnere. BE është familja jonë e synuar politike, kurse NATO është destinacioni ynë ushtarak. Duam marrëdhënie të mira fqinjësore, e njohje, pa sulme. Kurrë më të lirë e të pavarur nuk kemi qenë”, tha Kurti. 

1 VITE ME PARE

Kosova shënon Ditën e Çlirimit, Bill Clinton: Mirënjohës për 25 vjet paqe

Sot Kosova shënon Ditën e Çlirimit, Bill Clinton:
Një ushtar britanik duke mbajtur në duar fëmijë kosovarë në Prishtinë më 13 qershor 1999, një ditë pas hyrjes së trupave të parë në Kosovë.

KOSOVA- Kosova sot e shënon 25-vjetorin e Ditës së Lirisë apo Çlirimit të Kosovës, kur trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë pas fushatës ajrore të Aleancës së Veri-Atlantikut kundër caqeve ushtarake e policore serbe në Kosovë dhe Serbi. Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, shkroi në rrjetin social X se ndihet mirënjohës për 25 vjet paqe në Kosovë.

Clinton është nderuar në Kosovë për kontributin e tij në çlirimin e vendit. Në Prishtinë, në sheshin e emëruar për nder të Clintonit ndodhet edhe një shtatore e tij, ndërsa aty afër është hapur edhe një dyqan rrobash i emëruar Hillary, për nder të Zonjës së Parë të atëhershme të SHBA-së, Hillary Clinton. Për nder të Ditës së Çlirimit, do të mbahen disa ceremoni të ndryshme në vend, përfshirë një seancë solemne në Kuvendin e Kosovës mëngjesin e sotëm.

Më vonë gjatë ditës, në sheshin e kryeqytetit do të bëhet parakalimi i njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës. Fushata bombarduese e NATO-s, që zgjati 78 ditë, përfundoi më 10 qershor 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), me kapitullimin e Serbisë dhe tërheqjen e forcave të saj nga Kosova.

Rezoluta 1244 e OKB-së në Kosovë vendosi administratën e përkohshme të OKB-së, UNMIK, për të administruar me vendin e shkatërruar nga lufta, për një periudhë transitore deri në ngritjen e kapaciteteve vendore dhe zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Ajo, po ashtu, siguroi bazën ligjore për vendosjen e 50.000 trupave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja për ta siguruar paqen në Kosovë, që njëherësh ishte edhe misioni më i madh paqeruajtës i Aleancës veriatlantike. Vendosjes së trupave paqeruajtëse i parapriu Marrëveshja Teknike e Kumanovës, që parashihte tërheqjen e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave ndërkombëtare të NATO-s në Kosovë.

Tërheqja e plotë e trupave serbe përfundoi më 20 qershor 1999. Ushtarët e parë që u futën brenda territorit të Kosovës më 1999 ishin pjesëtarë të ushtrisë norvegjeze. Ata ishin pjesë forcave paqeruajtëse nga 36 vende të botës - prej të cilëve 30.000 ishin të shteteve të NATO-s - që erdhën në Kosovë.

Me hyrjen e trupave ndërkombëtare u mundësua kthimi në shtëpitë e tyre i më shumë se 800.000 refugjatëve, persona të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës, të dëbuar nga shtëpitë e tyre, që po strehoheshin në kampe në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Ndërhyrja ushtarake e NATO-a ndodhi pas gati një dekade përpjekjesh diplomatike ndërkombëtare për t'i ndalur luftërat në ish-Jugosllavi. Në Kosovë, asaj i parapriu Konferenca e Rambujesë dhe e Parisit, ku Serbia refuzoi kompromisin që të ndalte dhunën e forcave të saj në Kosovë.

Në luftën e viteve 1998-'99 janë vrarë më shumë se 13.000 persona dhe janë zhdukur më shumë se 6.000 persona. Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi. Trupat e tyre janë bartur nga forcat serbe me qëllim që të fshihen krimet. Udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të Serbisë janë arrestuar, gjykuar dhe dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për ish-Jugosllavi për krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë.

Ndër ta ishte edhe Slobodan Millosheviçi, i cili vdiq në burg pa arritur të dënohet për përgjegjësinë në urdhërimin e krimeve të luftës në Kosovë. Sipas të dhënave, më shumë se 1.600 persona konsiderohen ende të pagjetur. Njëzetetre vjet pas hyrjes në Kosovë, numri i trupave të KFOR-it është zvogëluar dhe aktualisht në vend janë mbi 4 mijë trupa nga 28 shtete të botës./ REL

1 VITE ME PARE

"25 vite që nga hyrja e trupave të NATO-s!" Sot Kosova shënon Ditën e Çlirimit, nderime nga institucione dhe personalitete, agjenda

Sot Kosova shënon Ditën e Çlirimit, Bill Clinton:
Foto ilustruese

KOSOVË- Sot bëhen 25 vjet nga dita kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke shënuar fundin e luftës që la më shumë se 13.500 njerëz të vrarë, kryesisht shqiptarë. Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare. 

Gjithashtu sot janë organizuar një sërë aktivitetesh nga institucionet e shtetit për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pret në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Po ashtu në ora 10:00 do të mbahet seancë solemne e Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa aktiviteti kryesor është në orën 12:00, ku në nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, bëhet parakalimi i njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës.

Hyrja e trupave të NATO-s u bë pas Marrëveshjes së Kumanovës e cila u arrit më 09.06.1999, ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga gjenerali britanik, Mike Jackson. Me këtë marrëveshje, Serbia pranonte kapitullimin dhe detyrohej t’i tërhiqte të gjitha forcat policore dhe ushtarake nga Kosova.

AGJENDA:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kabineti i Presidentes, ora 09:15)

Kuvendi i Kosovës mban seancë solemne në shënim të 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Për nder të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, mbahet ceremonia e përurimit të “Kalasë së UÇK-së”. (Fshati Leskovec, Prizren, ora 11:00)

Për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, bëhet parakalimi i njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Ekspozohen sisteme të ndryshme të armatimit. (Nisja nga objekti i Qeverisë deri te Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, hapin ekspozitën “Rizgjimi në vlerat Kombëtare, Kosova Republikë”. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë, ora 12:00)

Zbulohet shtatorja e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair. (Sheshi “Tony Blair”, Ferizaj, ora 14:00).

Përurohet Kulla e Lirisë, e cila simbolizon lirinë dhe sakrificën e popullit të Kosovës. (Krushicë e Epërme, Suharekë, ora 15:00)

Në nder të 25-vjetorit të Çlirimit organizohet pritje shtetërore nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca. (Grand Events, Ora 17:00)

Organizohet koncert festiv publik në nder të 25-vjetorit të Çlirimit. (Sheshi Zahir Pajaziti, Prishtinë, ora 18:00)

clirimi i kosoves

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë