Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Fushata ka nisur! Të paktën nga ana e Partisë Socialiste. • Edi Rama dhe socialistët e tjerë u mblodhën pasditen e sotme në sheshin "Europa" për të mbjellur 61 pemë, nga një për secilën bashki. • Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në sheshin 'Skënderbej' tha se socialistët janë e ardhmja e ndërsa Sali Berisha dhe Meta e shkuara. • Ai tha se kjo dyshe kërkon Bashkitë që të mbrohen nga drejtësia, që vonon, por nuk harron. Por në asnjë moment nuk i përmendi kundërshtarët e tjerë, të zgjedhurit e Enkelejd Alibeajt, të cilët mesa duket nuk i konsideron. • Teksa fliste, Rama dha edhe direktivat; të mos varnin postera; të kishin kujdes për fjalorin e përdorur në fushatë; të dhuronin sa më shumë pemë; të mos merreshin shumë me kundërshtarët. • Kështu shënoi një nga një fjalimet e tij më të shkurta, ndoshta për të prezantuar edhe stilin e ri të fushatës për këto zgjedhje. • Fushata do të vijojë nesër në Durrës.
12 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Nën ritmet e kolonës zanore që do të shoqërojë fushatën e zgjedhjeve te 14 majit, socialistët janë mbledhur në Farkë. Pas nisjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me strukturat e PS në "Parkun Helen" në Liqenin e Farkës.
Atje, disa orë pasi u kërkoi që të mos bënin shumë zhurmë në fushatë, shkoi edhe kryeministri Edi Rama. Ndërkohë që gjatë gjithë kohës në sfond luhej ajo që deri më tani mendohet se është kënga zyrtare e fushatës, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Sigurisht pjesë e tekstit është edhe slogani i socialistëve, “të ecim para, jo kthim pas”.
PJESË NGA BISEDA MES RAMËS DHE VELIAJ:
Edi Rama: Ej, e dini pse erdha unë? Ky më çoi mesazh dhe më tha: “Lal këtej nga Farka ka qofte, ka birra, ka qingja, ka bërxolla, ka keca, ka pula… Hajde po pate qejf se dhe mileti është mbledhur”. Po për ça erdha unë? Të dëgjoj fjalimin e këtij. Nuk e kuptoj këtë. Erdha të dëgjoj fjalimin tat tani?
Erion Veliaj: T’i përshëndesim njerëzit dhe ta bëjmë gëzuar...
Edi Rama: Ti shko mbill ndonjë pemë se e bëjmë gëzuar vetë ne. Kështu është me Lalin./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat me Pandeli Majkon. Teksa kërkonte me ngulm një foto me të dhe me Bora Muzhqin, si për të treguat larmishmërinë e brezave në Partinë Socialiste, mes tyre nuk kanë munguar edhe shakatë e të qeshurat.
PJESË NGA BISEDA:
Rama: Hajde bëjmë një foto, veteranët, unë dhe rinia.
Muzhaqi: Hajde Pandi mos ma prish.
Rama: O Pandi po jemi live, thonë pastaj kanë probleme me kryetarin. Hajde pra. Bëjmë foto të tre brezave.
Majko: Po ky është më i madh se unë. Më merr të keqen mua ti...
Rama: Të tre brezat para, kurrë mbrapa.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka një "fiksim"...të fitojë Bashkinë e Shkodrës. Sot, gjatë mbjelljes së pemëve, Rama nuk i ka kursyer batutat edhe me kandidatin Benet Beci, i cili ka zgjedhur vetëm të buzëqeshë si përgjigje.
PJESË NGA BISEDA:
*një nga të pranishmit: O do e nxjerrim socialist o do vdesi...
Rama: Tek Parku Europa Shkodra ë? Hajde bëjmë fotografi!
Rama-Becit: Ti s'je as socialist...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka tentuar që të afrojë Erion Braçen me Taulant Ballën, por sërish nuk ia ka dalë. Edhe pse kërkoi që të pozonin afër e afër teksa mbillnin pemët e fushatës, sërish nuk ia doli dot. Por teksa pozonin para kamerave nuk shpëtuan dot pa përmendur edhe "Big Brother VIP", pasi në një moment Taulant Balla u "mburr" se moderatoria Kiara Tito, ishte nga Lushnja.
PJESË NGA BISEDA:
Braçe: Ne nuk kemi pemë, ne kemi pyll
Balla: Ia kemi lënë Eriseldës
Rama kërkon Braçen: O Erion hajde!
Braçe largohet, tregon me gisht nga Balla: Ke profesorin matanë
Balla: Ne kemi Kiarën se e kemi nga Lushnja...
TIRANË- Nga “Parku Europa” pranë sheshit Skënderbej, kryebashkiaku Erion Veliaj mbolli pemët e Qarkut të Tiranës, në shenjë simbolike për nisjen e fushatës për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Por kryeministri Edi Rama ishte gjithmonë pranë tij duke e ironizuar marrëdhënien e tij me kamerat e pranishme dhe reklamimin e punës.
PJESË NGA BISEDA:
Rama: Durrësi është bashkia ime numër 1. Do e mbjell vetë...
Veliaj: Shoku Fatmir hajde na trego si bëhej zbori në vakt. Unë të vërtetën thashë
Rama: Hajde punoni, mbillni pemë, pemë, pemë. Nice!
*largohet dhe sheh nga larg
Rama: Ia shihni si bëhet skema *tregon Veliajn me kamerat. Shkoni tek Rakipi se bëhet xheloz për Lalin
TIRANË- Rama provokon sërish. Sot në nisje të fushatës, kryeministri Edi Rama ka kërkuar një foto me kandidatin për Bashkinë Tepelenë, Tërmet Peçi dhe me Damian Gjiknurin. Fotos i është bashkangjitur edhe Mirela Kumbaro.
PJESË NGA BISEDA:
Rama: Dua një foto me ty, Tërmeti i vërtetë (Tërmet Peçi) dhe ai artificial. Ja mes dy tërmeteve.
Kumbaro: Tua mbaj unë?
Rama: Ti e zbute pak. I ranë ballët!
"Tërmet" është shprehja e Gjiknurit për rezultatin e zgjedhjeve në Dibër .Gjiknuri ka qenë në qendër të akuzave lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 184”. Në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, Gjiknuri zhvilloi një telefonatë me Ymer Lalën, që media e ka cilësuar si bosin e mafies, me të cilin fliste për votat që kishte mbledhur PS. Tani "tërmet" përdoret në konotacionin se do fitohet me diferencë të thellë votash.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar premtimet e bëra nga Belind Këlliçi për transport publik falas në bashkinë e Tiranës. Në fund të fjalës së tij, në nisje të fushatës elektorale, Rama tha se Veliaj është me fat me kundërshtarët që ka përballë, ndërsa gjatë gjithë kohës, kryebashkiaku aktual qeshte.
"Ju lutem jo postera. Duhet të bëjmë fushatë me pak ndotje akustike. Të tjerët kanë arsyet e tyre për të vënë kujën. U hedhshin dhe mbetshin në ajër. Ne nuk kemi nevojë për të qenë në çdo cep e kthesë me fytyrat dhe sloganet tona. E as për ndotje gjuhësore. Kështu shpenzimet ne do e kthejmë në një donacion pemësh për çdo bashki të vendit duke marrë pjesë edhe vetë sidommos tani që shtë muaji i fundit për të mbjellë. Do e nisim sot me 61 pemë për bashkinë e Tiranë dhe Lali Erin që ka lindur me këmishë dhe e duan të tërë. Nuk e duam vetëm ne që i dhurojmë vetë për fushatë, por e duan edhe ata që i japin kandidatin më të lodhur përballë. Madje këtë herë i kanë zgjedhur që duket sikur ka humbur fizarmonikën. Do bëjë transport falas. Duket sikur thotë po ma gjetët fizarmonikën se po ma gjetët do iu bëj një xhiro pa lekë. Kështu është ndarë kjo botë, por ta marrim dhe ne të qeshurën që lali do ta mbajë për vete,"-tha Edi Rama.
PJESË NGA FJALA E PLOTË:
Ne kemi ardhur në kohën më në fund kur punët tona po fillojnë të flasin për ne më shumë sesa fjalët dhe fjalët tona duhet të flasin shumë më shumë për njerëzit, për hallet dhe shpresat e tyre, për ekonominë e tyre, për të ardhmen tonë të përbashkët në Shqipëri, sesa për politikën e përditshme dhe aq më pak për kundërshtarët tanë të dëshpëruar. Natyrisht në një fushatë zgjedhore, nuk ka mundësi që të mos flasësh fare për ata që ke përballë dhe ne do ta bëjmë, por ju lutem me sa më shumë karar dhe pa harruar se njerëzit, përtej afërsisë me Partinë Socialiste presin prej nesh me plot të drejtë shumë më shumë sesa ç’mund të presin edhe vetë ata që janë shumë larg Partisë Socialiste prej atyre që kemi përballë dhe po me të drejtë them unë, njerëzit ne s’na falin as fijen e flokut, ndërkohë që atyre s’ua vënë më re as krejt lëkurën e ujkut sepse nuk kanë më asnjë forcë dhe asnjë vlerë, përveç forcës për të bërë dëm aty ku mund të gjejnë dhe vlerat negative që kanë krijuar dhe krijojnë për këdo që u beson.
Njerëzit i kanë lënë ata mbrapa sepse ata janë në fakt kufoma e një të shkuare që nuk bëhet më e ardhme në parafytyrimin e shqiptarit të zakonshëm, mjaft që ky i fundit mos jetë i indoktrinuar dhe i fanatizuar në pikën që as nuk sheh, as nuk dëgjon dhe as nuk do të kuptojë kur bie puna për tifozllëkun partiak.
Ndërsa ne jemi shëmbëlltyra e së tashmes, por që duhet t’u garantojë njerëzve parafytyrimin e tyre të së ardhmes. Një vend të sigurtë për fëmijët e tyre, me shërbime arsimore e shëndetësore të garantuara kudo në gjithë territorin ku ka familje e shkollohen fëmijë. Me drejtësi të drejtë, me mundësi ekonomike të gjithanshme, me paga gjithnjë e më të larta dhe punësim gjithnjë e më cilësor dhe në këtë rrugë sikundër folëm dhe më parë, ne jo vetëm duhet të ndihemi mirë kur ndajmë me njerëzit këtë rezultat fantastik të gjithë këtyre viteve, rritjen historike të pagave, por duhet të mos harrojmë asnjë sekondë që në çdo derë sipërmarrje, në çdo derë fabrike, në çdo derë ku punojnë shqiptarë e shqiptare, qytetarë dhe qytetare të këtij vendi të marrë në punë nga një privat, duhet të dëgjohet fjala jonë për të drejtat e këtyre punonjësve, për të drejtën që ata të paguhen ashtu siç ata e meritojnë dhe njëkohësisht duhet të dëgjohet fjala jonë për domosdoshmërinë që sipërmarrësit të kuptojnë sa s’është vonë, se nuk është më koha për tua kursyer punonjësve të tyre shpërblimin e mundit dhe të djersës që ata derdhin në kompani sepse kjo do të thotë që të përgatisësh symbyllur varrin e kompanisë e të mbesësh pa kapital njerëzor.
Njerëzit presin nga ne pikërisht këtë. Një vend dinjitoz i cili respektohet nga të tjerët botërisht, por dhe ku respektohen liritë dhe të drejtat e çdo njeriu.
Një vend ku mundi dhe djersa e çdo shqiptari shpërblehet me dinjitet dhe ku numri i atyre që kthehen nga emigracioni rritet vit pas viti, hap pas hapi, pak nga pak me durim, por me shumë vendosmëri dhe shumë angazhim.
Një vend i gjelbër, eksportues neto i energjisë, kampion i Ballkanit në turizëm dhe inovacion.
Me këtë projeksion të së ardhmes përpara syve si dhe me kujtimin e asaj Shqipërisë së telendisur ndërkombëtarisht kthyer në një vend të cilit nuk ia hidhte më sytë askush në fund, po dhe financiarisht në një gropë të cilën na u deshën vite për ta mbushur, izoluar, mbytur në borxhe dhe asfiksuar nga keqqeverisja e këtyre pengjeve të sotme dhe së shkuarës, atëherë ne mund të shohim shumë mirë dhe sa jemi ngjitur, por më e rëndësishme akoma, sa shumë duhet të ngjitemi për ta arritur atë majën e Shqipërisë 2030 që është detyrimi ynë ndaj brezave që vijnë.
Kemi plot për t’u thënë njerëzve në këtë fushatë fatmirësisht edhe në nivelin vendor pa diskutim falë gjithë atyre kryetarëve të bashkive tona që na japin mundësi të kemi gjëra për të folur sa të duash, por mos harroni edhe njerëzit kanë plot arsye për të qenë jo të kënaqur, shpesh të mërzitur, rëndom pa besim, pa motivim. Me ne, me mua, me ju të gjithë duke kërkuar më shumë, më shumë, më shumë, më shpejt, më shpejt, më shpejt, më mirë, më mirë, më mirë.
Ne duhet të bëjmë një fushatë në këtë sens të së vërtetës dhe me sa më pak zhurmë dhe sa më shumë komunikim dhe njerzillëk, prandaj dhe kemi vendosur ta përgjysmojmë minimalisht përdorimin e ekraneve të mëdha, të skenave pompoze, materialeve propagandistike. Do iu lutesha kryetarëve të bashkive, mundësisht jo postera që ngjiten për mure në rrugët e qyteteve të tyre e pastaj ngelen aty dhe zbardhen dhe bien copa-copa si lëkurë e zgjebes. Ndotëse, të shëmtuara të mjedisit dhe të vetë imazhit të politikës. Nuk ka nevojë për atë.
Shkurt, duhet të bëjmë një fushatë zgjedhore me shumë më pak ndotje akustike. Të tjerët kanë arsyet e tyre të bërtasin. Të vënë kujën, të hidhen përpjetë. U hedhshin e mbetshin në ajër, ne jo!
Ne s’kemi arsye as për ndotje akustike, as për ndotje vizuale për të qenë në çdo cep, në çdo kthesë me fytyrat dhe me sloganet tona dhe as për ndotje gjuhësore dhe kështu, shkurtimin e shpenzimeve për propagandë elektorale, ne do ta kthejmë në një donacion pemësh për çdo bashki të vendit duke marrë pjesë edhe vetë në mbjelljen e tyre kudo ku kemi takime, sidomos tani në prill që është dhe pak a shumë muaji i fundit optimal për të mbjellë thuajse gjithçka.
E do e nisim sonte këtu me 61 pemë nga donacioni ynë për bashkinë e Tiranës dhe lali Eri që ka lindur me këmishë kuptohet dhe e duan të tërë, se nuk e duam vetëm ne që vijmë këtu dhe i dhurojmë pemë për fushatë, po e duan dhe ata që i dhurojnë rregullisht kandidatin më të lodhur, nuk e di si ndodh kjo. Madje këtë herë, i kanë gjetur një kandidat që duket sikur ka humbur fizarmonikën. Mua kështu më duket. Shikojeni për shembull kur thotë “Do ju bëj transport falas”. Mua më duket tamam sikur thotë “Po më gjetët fizarmonikën, unë do ju bëj një xhiro pa lekë”.
Nejse, të qeshim pak dhe ne të tjerët, të mos qeshë vetëm Lali sepse vërtetë kështu është ndarë kjo botë por ta marrim atë të qeshur që Lali do ta mbajë gjithmonë për vete.
61 pemë do të mbjellim këtu për 61 bashkitë dhe si këtu, kudo do të ndjejmë, do mbeten mijëra e mijëra të tjera. Ndërkohë që, fushata do jetë harruar dhe vetëm një fakt do kujtohet statistikisht, kur Pandi të jetë President Nderi i Partisë Socialiste, ne të tjerët të jemi në Sharrë dhe fëmijët e fëmijëve tanë të jenë rreth tryezës që Pandi do ta drejtojë në ato ngjarjet solemne përvjetore do thotë që “Në vitin 2023, Partia Socialiste e fitoi për të 8-tën herë nga 9 palë zgjedhje dhe edhe gjyshërit e gjyshet tuaj ishin aty me mua”. Por, përtej kësaj asgjë nuk mbetet nga fushata dhe kjo do jetë fushata e parë që do lerë pas mijëra e mijëra pemë dhe kështu besoj do hyjë në historinë e re të zgjedhjeve si fushata e parë që fillon dekarbonizon procesin e përballjes politike. Vetëm përpara, kurrë mbrapa dhe kini besim që aq sa i flasin pemët qytetarëve, në të shumtën e herës, ne nuk arrijmë t’iu flasim dot.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se Ilir Meta dhe Sali Berisha janë e shkuara. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duan që të marrin peng Bashkitë për t’u mbrojtur nga drejtësia. Ndaj edhe kërkoi nga socialistët e tij që të flisnin sa më pak për ta në fushatë, edhe pse e pranoi se do t'i përmente pasi e kundërta do të ishte e pamundur. Por ajo që ra në sy është fakt që në asnjë moment nuk përmendi Enkelejd Alibeajn, i cili gjithashtu ka kanditatët e tij në garë, si kundërshtar.
“Fjalët tona duhet të flasin më pak për kundërshtarët tanë. Nuk ka mundësi që të mos flasësh fare, por ju lutem me sa më shumë karar dhe pa harruar që njerëzit presin prej nesh shumë më shumë se ç'mund të presin edhe ata që janë shumë larg PS-së prej atyre që kemi përballë. E po me të drejtë ne nuk na falin as fijen e flokur kurse atyre as lëkurën e ujkut. Ata duan të marrin peng sa më shumë Bashki, sa më shumë Shqipëri, shqiptarët për, t’u mbrojtur nga drejtësia që vonon, por që ka më pak shans që të harrojë.
Unë sot nuk kam asnjë këshillë më të mirë për t’iu dhënë demokratëve për hir të asaj që ishte PD, sesa t’ju them mos e lidhni fatin me qytetet tuaja, fatin e pastrimit, të qendrave shëndetësore, të hapësirave të gjelbrat me dy hije të se kaluarës që rrezikojnë t’ju ndajnë nga treni i zhvillimit kombëtar, t’ju hedhë në erë urat e bashkëpunimit. Ua them demokratëve në të gjithë Shqipërinë, sidomos në Shkodër dhe zona të tjerët, se në pjesën dërrmuese demokratët dhe kur gabojnë i ndihmojnë socialistët t’i mbajnë në rrugën e duhur. Me o se pa ju Shqipëria do ecë përpara. Kandidatët tanë nuk janë të rënë nga qielli, por kemi provën se asnjëri prej tyre nuk është aq mendërisht i lënduar si ata që i japin fytyrën, zërin, karrierën në dispozicion 2 hijeve që turpërojnë Shqipërinë. Njerëzit i kanë lënë ato mbrapa se janë kufoma të një të shkuare që nuk bëhet me e ardhme”, tha Rama.
PJESË NGA FJALA E PLOTË:
Pa votën për PS për të ecur vetëm përpara, pavarësisht ngecjeve, rrëshqitjeve, rrëzimeve gjatë rrugës, jo që këto nuk bëhen, por vendi kthehet përsëri prapa, teposhtë siç në të vërtetë është kthyer sa herë që ata të tjerët kanë marrë në duart e tyre, fatet e tij.
Vota për të tjerët ka sjellë si rregull në shkallë kombëtare apo në shkallë lokale, më shumë dëme sesa të mira. Madje dëme tejet serioze, krejt të pariparueshme apo dëme të atilla që janë dashur vite e vite të riparohen.
Pa diskutim që edhe ne, nuk e kemi bërë mirë çdo gjë. Kemi bërë dhe kemi thënë edhe ne gjërat për të cilat sot nuk jemi krenarë, por ama asgjë, me dëm serioz për Shqipërinë dhe për shqiptarët nuk kemi bërë dhe mbi të gjitha ne nuk jemi pajtuar asnjëherë as me gabimet tona, as me ata prej nesh që kanë gabuar duke shkelur parimet tona.
Bilanci ynë është pozitiv në raport me të gjitha kontratat tona zgjedhore, nga ato kombëtare, tek ato vendore. Ne jemi pa diskutim fuqia e ndryshimit në këtë vend. Kudo dhe kurdo që zgjedhësit na e besojnë ne votën e tyre, në bëjmë dhe këtë e kemi provuar në gjithë këtë rrugëtim, atë çka të tjerët as nuk dinë ta bëjnë, as nuk munden ta bëjnë dhe as nuk e kanë bërë ndonjëherë qoftë në një bashki të vetme në tërë këto vite.
Nuk është ekzagjerim kjo që po them dhe le të dalë dikush dhe të na tregojë një bashki, një të vetme në harkun e 30 vjet zgjedhje vendore dhe kontrata bashkish dhe kryebashkiashësh me zgjedhësit, ku vota për ata të tjerët ka sjellë ndryshim, ka sjellë përparim, ka sjellë shembull pozitiv në qeverisje. Më besoni, kam kërkuar me mend jo një herë, po rëndom në gjithë këto vite dhe nuk e gjej një. Përkundrazi është i njëjti avaz si në Shkodër. Kudo tjetër, ku vota ka shkuar në drejtim tjetër nga ai, për PS.
Shikoni Lezhën sot me Partinë Socialiste dhe ktheni kokën e shikoni Lezhën me ata dje dhe imagjinoni largqoftë nesër me po ata të cilët mos harroni dhe s’duhet ta harrojë askush, sot janë ku e ku më keq se ç’ishin dje, vetë ata. Prandaj kurrë më prapa dhe vetëm përpara është gjëja më e natyrshme që ne mund të bëjmë dhe mund t’i kërkojmë të gjithë zgjedhësve të bëjnë.
Shikoni Matin, Dibrën, shikoni Pukën, shikoni Tropojën, Kukësin, Vaun e Dejës. Shikoni Kurbinin që sot është një qytet krejt i ri dhe imagjinojeni sa gjynah të ribjerë në duart e atyre të cilët sot ndryshe nga dje, nuk i sheh dot më me sy as e gjithë bota, përveçse shumica dërrmuese e shqiptarëve që as i ka parë ndonjëherë dhe as ka për t’i parë dot me sy, aq me tepër sot që janë bërë një arsye turpëruese për Shqipërinë në sytë e botës.
Problem më i madh i këtyre zgjedhjeve me ta, është se ata nuk janë më as vetvetja, por janë pengje të së shkuarës së tyre, të korrupsionit madhor dhe minimit të demokracisë, të damkës ‘’non gratta’’, të parave ruse dhe të kontove bankare te fshehta që kanë nisur të dalin mbi ujë si ato shishet e anijeve të mbytura, që i sjell dallga pak nga pak në breg.
Ata janë i mbyturi që të mbyt dhe slogani i tyre i vërtete dhe i vetëm është “pas nesh le të bëhet qameti’’. Ata duan të marrin peng sa më shumë bashki, sa më shumë Shqipëri, sa më shumë shqiptarë, për t’i thënë botës që pa negociuar me ta, nuk bashkëpunon dot normalisht me Shqipërinë, për t’u mbrojtur nga drejtësia që vazhdon vonon, por ka gjithmonë e më pak shans që të harrojë. Për të qëndruar me pahir në lojë kur i thonë fjalës duke e kthyer Shqipërinë mbrapsht tek kapitulli i zymtë i halleve dhe mëkateve të tyre krejt personale.
Unë sot nuk kam asnjë këshillë më të mirë për t’iu dhënë njerëzve të zakonshëm që ndihen të lidhur me emrin demokrat për hir të asaj që dikur ishte Partia Demokratike se sa iu them, mos e lidhni fatin e qyteteve tuaja, të kopshteve e çerdheve, të shkollave të fëmijëve tuaj, fatin e pastrimit dhe të ndriçimit të lagjes tuaj, fatin e qendrave shëndetësore dhe të hapësirave të gjelbërta, fatin e ujitjes dhe kullimit në fshatrat tuaj, me dy hije të së kaluarës që rrezikojnë t’ju ndajnë nga treni i zhvillimit kombëtar, urban dhe rural, t’ju hedhin në erë urat e bashkëpunimit me qeverinë dhe t’ju kthejnë prapa mish për topat e luftës së tyre me mullinjtë e erës.
Ja u them këtë demokratëve në të gjithë Shqipërinë, por sidomos demokratëve në Shkodër dhe në disa zona të tjera sepse gjithsesi për pjesën dërrmuese të Shqipërisë, demokratët edhe kur gabojnë, fitojnë sepse i ndihmojnë socialistët me votën e tyre që t’i mbajnë në rrugën e duhur qytetet e tyre, fshatrat e tyre.
Me ose pa ju, u them Shqipëria do të ecë vetëm përpara dhe vetëm përpara do të ecin dhe të gjithë ato komunitete që do t’ia besojnë kandidatëve tanë dhe Partisë Socialiste votën e tyre.
Ka një element të thjeshtë, kandidatët tanë nuk janë të rënë nga qielli por ama ne kemi provën që asnjëri prej tyre nuk është aq mendërisht i lënduar si ata që i japin fytyrën, zërin, emrin e familjes, karrierën e tyre në dispozicion dy hijeve që turpërojnë Shqipërinë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në hapjen e fushatës zgjedhore për 14 majin. Në fjalën e tij para socialistëve, Rama zgjedhjet kanë shumë rëndësi për një vend, duke përmendur herët që Partia Socialiste ka fituatr zgjedhet, duke përmendur vetëm vitin 2009 si humbje.
"Kemi fituar 7 nga 8 palë zgjedhje. Atë të 2009 më shumë se e humbën na e morën. Por të fitosh zgjedhjet është një gjë, gjë tjetër është ta kthesh në vlerë të shtuar për vendin dhe njerëzit. Jam krenar për vlerën e shtuar që fitoret e PS kanë sjellë për Shqipërinë. Jemi vend krejt tjetër në sytë e botës. Sot marrëdhëniet tona janë në nivelin më të lartë dhe deri në nivelin më të lartë. Takimet nuk janë më ngjarje të rralla por pjesë e punës tonë si faktor me rol të veçantë në rajon. Ky aspekt ka një rëndësi të posaçme. Kjo sjell me vetë më shumë hapje, interes dhe siguri në vendin tonë. Rritja e paimagjinueshme e turistëve është vetëm paralajmërimi kuptimplotë e një të ardhme me shpresë, aty e ka bazën transformimi si dita me natën. Zgjedhjet kanë shumë rëndësi për një vend, sesa çfarë gabimisht mendojnë shumë prej zgjedhësve duke mos dhënë votën, sa shumë punë nuk do ishin bërë pa votën e PS, dhe sa shumë dëme do ishin shmangur pa votën e PD,”- tha Rama.
PJESË NGA FJALA E PLOTË:
Këto ditë nis zyrtarisht fushata jonë e nëntë qëkur unë kam privilegjin të udhëheq Partinë Socialiste. Kemi fituar së bashku 7 nga 8 palë zgjedhje, duke humbur vetëm një, atë të 2009-ës, të cilën më shumë sesa e humbëm ne na e morëm por megjithatë, nuk e fituam ne, e morën ata. Sidoqoftë, të fitosh zgjedhjet është një gjë, ndërsa një gjë krejt tjetër është ta kthesh fitoren e zgjedhjeve në vlerë të shtuar për vendin, njerëzit, komunitetet, gjeneratat e tjera. Prandaj, shumë më tepër sesa për bilancin historik të fitoreve 7 me 1 përballë kundërshtarësh sa të egër aq edhe të dobët, unë jam krenar për vlerën e shtuar që fitoret e Partisë Socialiste kanë sjellë për Shqipërinë.
Sot, Shqipëria është një vend krejt tjetër në sytë e botës. Për herë të parë në historinë tonë na janë besuar edhe role të dorës së parë në arenën ndërkombëtare, që nga presidenca e OSBE-së, deri tek ulësja e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Sot marrëdhëniet tona ndërkombëtare janë në nivelin më të lartë dhe deri në nivelin më të lartë janë konstante, miqësore, janë active. Takimet e nivelit të lartë nuk janë më ngjarje të rralla, por pjesë e punës sonë si një faktor me peshë të veçantë në rajon dhe aktorë të respektuar të bashkësisë euro-atlantike.
Ky aspekt i ndryshimit transformues që ne kemi sjellë me fitoret e Partisë Socialiste ka një rëndësi të posaçme për vendin, për kombin dhe për popullin tonë sepse do të thotë, jo thjeshtë ndryshim rrënjësor i pozicionit tonë në botën e jashtme, por ndryshim rrënjësor i botës së jashtme ndaj nesh dhe kjo sjell me vete, siç po sjell hap pas hapi, më shumë vëmendje, më shumë interes, më shumë besim dhe siguri tek vendi ynë si një destinacion për t’u vizituar, për të investuar, punuar dhe pse jo edhe jetuar.
Rritja deri para disa vjetësh e paimagjinueshme, megalope e prurjeve të përvitshme të turistëve është vetëm paralajmërimi kuptimplotë i një të ardhmeje plot shpresë dhe prosperitet. e cila e ka zanafillën dhe bazën e saj pikërisht tek ato 7 fitoret e Partisë Socialiste në 8 zgjedhjet e fundit; aty e ka bazën edhe transformimi si dita me natën i qyteteve tona në këto vite, edhe vijimi i transformimit historik të Tiranës, i cili pas grabitjes së mandatit tonë legjitim për bashkinë e Tiranës në vitin 2013 ndali siç ndal zemra e njeriut nga një atak kardiak sepse zgjedhjet kanë shumë më tepër rëndësi për një vend, për një qytet, për një komunitet, për një zgjedhës sesa ç’gabimisht mendojnë shumë prej zgjedhësve duke mos e ushtruar të drejtën e votës së tyre.
Sa shumë punë nuk do të ishin bërë pa votën e Partisë Socialiste dhe sa shumë dëme do ishin shmangur pa votën për ata të tjerët? Pa votën për Partinë Socialiste, sot asnjë nga qytetet që ne kemi qeverisur nuk do të ishte transformuar sikundër është transformuar. Mjafton të shikoni Shkodrën ku vota kundër Partisë Socialiste nuk ka sjellë as edhe një nga ndryshimet pozitive që meriton ai djep kulture dhe historie në të cilin kanë lindur figurat themelore të botës shqiptare. Përkundrazi, vota në vijimësi kundër Partisë Socialiste në Shkodër ka krijuar një pashallëk mediokriteti dhe harbutllëku të një force politike e cila, duke drejtuar vetëm mbrapsht, e ka katandisur një prej kryeqendrave të vendit në shëmbëlltyrën e papastërtisë, paaftësisë, palëvizshmërisë.
Pa votën për PS nuk do ishin kryer tërë ato punë të vështira, reforma të dhimbshme dhe s’do ishin marrë ato masa të forta të cilat po i japin pak e nga pak, po pathyeshmërish formë një shteti të ri që sot, negocion anëtarësimin në BE dhe ka arritur që pas vitesh të ngarkuara me barrën e disa krizave marramendëse të mundësojë tanimë dhe rritjen historike të pagës mesatare nga 530 euro këtë fillimvit në 900 euro fillimvitin e ardhshëm.
Rritja historike e pagave e cila ka nisur të konkretizohet është frut i mundimit dhe i durimit të të gjithë atyre që na kanë ndjekur në rrugën e re për Shqipërinë, që na kanë besuar vijimësisht me votë dhe na kanë mbështetur jo me fjalë por me punën, djersën, kontributin e tyre në ekonomi. Kjo rritje pagash nuk është vetëm fundi shpërblyes i një kapitulli ndryshimi të shkruar me shumë vështirësi, por dhe fillimi i një kapitulli të ri që do ta shkruajmë së bashku duke mos e hequr asnjë minutë nga mendja majën ku kemi marrë përsipër ta ngjisim Shqipërinë e 2030-ës. Në këto vite ne thuajse i kemi dyfishuar të ardhurat për frymë të Shqipërisë, nga 3300 euro në 6400 euro, por ambicia ime është që t’i çojmë në 10 mijë euro në rrugën drejt Shqipërisë 2030 dhe të kemi një pagë minimale të paktën 60 mijë lekë.
TIRANË- Nga “Parku Europa” pranë sheshit Skënderbej, kryeministri Edi Rama ka vendosur direktivat për zgjedhjet lokale të 14 majit. Në mes të sheshit ka ngulur një tabelë tek e cila shkruhet: Vetëm përpara, kurrë më mbrapa. Pjesa e dytë e fjalisë ishte ngjyrë blu dhe e baltosur, ndërsa "përpara", ishte në ngjyrë mavi dhe e shndëritshme.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit. Fushatën, Rama sot e ka nisur duke dhuruar lule për një zonjë në selinë e Partisë Socialiste, e më pas, ka dalë jashtë më gjithë socialistët e tjerë për të mbajtur dhe një fjalim para kamerave.
TIRANË- Mesa duket 'fansat' e kanë mbushur kryeministrin Edi Ramën me këngë për fushatën zgjedhore. E ai është impresionuar. Të paktën kështu duket në videon që sapo ka publikuar në 'Facebook', ku bën sikur është mahnitur e nuk po e ndan dot mendjen. Ai kërkon ndihmë nga stafi, të cilët shfaqen të buzëqeshur, e duke kërcyer në video.
'Paj Zotin nigjojeni içik kët kongën që m’çoi i fans. A e keni idenë e kujt o se kushedi ju pëlqe…?- pyet Rama stafin e tij.
Një ditë më parë u zbulua slogani i PS për zgjedhjet vendore të 14 Majit, “kurrë pas, përpara”.