Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Ditë historike për Shqipërinë dhe Kosovën. •Sot, në vigjilje të 110-vjetorit të Pavarësisë, Kuvendi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës mbajtën një seancë të përbashkët parlamentare. •Mbledhja nisi me fjalën e mirëseardhjes të kryeparlamentares së Shqipërisë, Lindita Nikolla e pas saj ka përshëndetur takimin edhe homologu i saj nga Kosova, Glauk Konjufca.•Në përfundim të seancës mbajti fjalën Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama. •Në fjalën e tij gjatë zhvillimit të seancës së përbashkët mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen “Gëzuar 110-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë”. Gjatë fjalës së tij, Kurti ka dhënë një mesazh për marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë: Duhet të gëzohemi kur përfshihemi në çështjet publike të njëri-tjetrit jo për të penguar, por për të kontribuar. • Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama është shprehur se marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë janë më të mira se asnjëherë më parë. Ai ka dhënë lajmin se në fillim të vitin 2023 do të hapet gara ndërkombëtare për Portin e Durrësit dhe në fillim të 6-mujorit të dytë të vitit të ardhshëm, do të jetë në kantjer me portin e ri të Port-Romanos që do të jetë një port i përbashkët i shtrirë nga Durrësi në Prishtinë dhe në Strugë me dy porte të thata. Në fund, Rama tha se janë dy emra që i mungojnë sallës së Kuvendit të Shqipërisë në këtë ditë të veçantë, Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi. •Kryetari i Parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca, gjatë fjalës së tij në seancën e përbashkët u shpreh se popullin e Kosovës e ka mbajtur gjallë dashuria për tokën, kombin dhe gjuhën shqipe.Ai përmendi faktin që Serbia vazhdon të luftoj shtetin e Kosovës si nga brenda edhe jashtë, dhe se synimi i saj është destabilizimi i Kosovës. • Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla zbuloi se nesër, së bashku me deputetë të tjerë do shkojnë në Hagë. • Ndërsa takimi i radhës i dy kuvendeve është propozuar të mbahet në Prizren më 10 Qershor 2023.
25 artikuj për këtë temë.
KUKËS- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ndaluar për të bërë homazhe në varrin e Hasan Prishtinës në Kukës. Pas pjesëmarrjes në seancën e përbashkët parlamentare në Tiranë, Kurti tha nga Kukësi se në shtator të vitit të ardhshëm do të zhvillojë një mori aktivitetesh në nder të 150-vjetorit të lindjes së një prej figurave më madhore të kombit shqiptar. Ai komentoi edhe samitin e përbashkët BE-Ballkan Perëndimor, duke shtuar se kjo ngjarje e kthen Tiranën në kryeqendrën evropiane.
“Ky samit e kthen Tiranën kryeqendrën europiane. Unë dua sa më shumë marrëdhënie të mira mes Ballkanit Perëndimor dhe BE. Kam dëshirë qe Ballkani të bëhet evropian e demokratik e gëzohem shumë që po mbahet në një kryeqytet si Tirana. Ne jemi të bindur që BE është e ardhmja dhe fati jonë. Mezi pres të kontribuoj si qeveri e shtetit të Kosovës me ju bashkëngjit BE, jo vetëm Kosova, por krejt Ballkani Perëndimor,”- tha Kurti.
Sot, Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës zhvilluan një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve. Kjo është seanca e parë plenare e përbashkët mes kuvendeve. Mbledhja e përbashkët u hap nga fjalimet e kryeparlamentarëve të dy vendeve. Më 6 dhjetor, Tirana do të presë liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor së bashku me drejtuesit më të lartë të institucioneve të Brukselit.
TIRANË- Ish-ministri Ditmir Bushati ka komentuar seancën e përbashkët e Parlamenteve të Shqipërisë dhe Kosovës në prag të 110 vjetorit të pavarësisë. Në një postim në Facebook, ai shkruan se kjo mbledhje shënon një moment të rëndësishëm për kombin tonë. Sipas Bushatit, thellimi dhe kapilarizimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës shkon në raport të drejtë me avancimin e pozitave të shqiptarëve në Ballkan. Ai shton se shqiptarët, duke qëndruar në anën e duhur të historisë, kanë fituar luftën, ndaj si sfidë kanë tani të garantojnë paqen.
Postimi:
Seanca e përbashkët e Parlamenteve të Shqipërisë dhe Kosovës në prag të 110 vjetorit të pavarësisë, shënon një moment të rëndësishëm për kombin tonë. Ky takim është një hap përpara praktikës së konsoliduar të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, që prej mbledhjes së Prizrenit, në Janarin e 2014-ës. Edhe pse historia na ndau padrejtësisht, sot jemi qartësisht të bashkuar për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit tonë drejt familjes së përbashkët europiane. Rruga jonë ka qenë e mundimshme dhe produkt i sakrificave të papërshkrueshme për liri. Ndaj, sa herë flasim për të ardhmen, pavarësisht diferencave botëkuptimore, nuk duhet ta harrojmë historinë. Pasi siç thoshte me mençuri Ëinston Churchill “në histori qëndrojnë të gjitha sekretet e shtetbërjes”. Thellimi dhe kapilarizimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës shkon në raport të drejtë me avancimin e pozitave të shqiptarëve në Ballkan. Po kështu, ndërtimi i marrëdhënieve të mira me fqinjët e tjerë në rajon ndikohet nga ky bosht dhe ndarja e përgjegjësive e roleve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ne shqiptarët, duke qendruar në anën e duhur të historisë, kemi fituar luftën. Sfida jonë është të garantojmë paqen dhe të kemi një qeverisje më të mirë, më të drejtë e më të ndershme, për të ngjallur shpresen dhe besimin e brezit të ri, e për të nderuar veprën dhe kontributet e të parëve tanë.
Sot, Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës zhvilluan një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve. Kjo është seanca e parë plenare e përbashkët mes kuvendeve. Mbledhja e përbashkët u hap nga fjalimet e kryeparlamentarëve të dy vendeve.
TIRANË- Dosja.al ju sjell mbledhjen e dy qeverisë, të Shqipërisë e Kosovës përmes fotove. Kuvendi sot, ndryshe nga herët e tjera, nuk ishte arena e debateve dhe e sherreve, por e festës. Të gjithë u panë të veshur me ngjyrat kuqezi dhe duke shtrenguar duart, të buzëqeshur me njëri-tjetrin. Shfletoni fotogalerinë:
KOSOVË- Gjatë mbledhjes së përbashkët të dy Kuvendeve, atij të Kosovës dhe Shqipërisë, me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë u vunë re disa mungesa nga opozita e Kosovës.
Në sallën e Kuvendit të Shqipërisë ra në sy mungesa e kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku si dhe atij të AAK-së Ramush Haradinaj, ndërkohë që prezent ishte Memli Krasniqi.
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thë se Abdixhiku ka munguar në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive pasi ka patur disa angazhime të tjera.
“Nuk ka ardhur ka pas disa angazhime tjera”, ka theksuar Gashi për Klan Kosova.
Ndërkohë, i njëjti arsyetim është dhën dhe nga zëdhënësi për media i AAK, Lulzim Blaka, për Haradinaj i cili ka thënë se ai gjithashtu nuk ka marrë pjesë për arsye të njëjtë.
Dita e sotme do të jetë një ditë historike, pasi për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve. Kjo është seanca e parë plenare e përbashkët mes kuvendeve. Mbledhja e përbashkët do të hapet nga fjalimet e kryeparlamentarëve të dy vendeve.
TIRANË- Fjalimi i kryeministrit Edi Rama ishte ai që përmbylli mbledhjen e përbashkët mes dy kuvendeve Shqipëri-Kosovë, të mbajtur në Tiranë me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë. Rama deklaroi se shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më mirë se sot në raport me të huajt, duke mos lënë pa përmendur dhe shqiptarët e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
Rama shtoi në fund se janë dy emra që i mungojnë sallës së Kuvendit të Shqipërisë në këtë ditë të veçantë, Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi.
'Marrëdhëniet nuk janë thjesht të shkëlqyera por dhe produktive, më shumë seç kanë qënë ndonjëherë tjetër. Këtë e tregojnë faktet dhe vullneti e rritja e aftësisë për ta zbatuar në praktikë bashkëpunimin në interes reciprok. Apo lirinë e lëvizjes që deri dje dukej mision i pamundur. Apo punën e përbashkët për fjalorin enciklopedik. Apo punën e nisur për të bërë në realitet atë që është vepra më e madhe e të ardhmes, Portin dhe Hekurudhën. Për hekurudhën kemi tanimë ofertuesit, kompanitë më të mëdha të europës, që kanë ofertuar për të marrë përsipër projektin e dy qeverive, me vendim të përbashkët. Në fillim të vitit të ardhshëm, ne fillojmë dhe hapim garën për Portin e ri të Durrësit, që do ndërtohet në Porto Romano, nëse cdo gjë shkon sipas planit, në fillimin e 6 mujorit te dytë të vitit të ardhshëm ne do jemi në kantier, do jetë port i përbashkët, i shtrirë në Prishtinë e në Strugë.
Për hekurudhë tjetër jemi në diskutime në bashkëpunim me Qeverinë e Maqedoninë e Veriut.Shpresoj të na bashkohen në projektin përfundimtar, pasi kemi parashtruar konceptin. Dua të rikthehem te ata që e nisa, te ata që i hapën rrugë atyre që na dhanë mundësi, disa i shfrytëzuam, disa i huqëm. Sot është ditë e mirë, e bukur, frymëzuese për këtë pamje që na ka mbledhur të gjithë bashkë, pavarësisht nëse do donim e jo. Dy emra do sjell në vëmendje, pa të cilët nuk do ishte kjo ditë, lidhja demokratike e Kosovës dhe Ushtria Clirimtare e Kosovës. Të dyja lidhen me Kosovën, Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi, ky është i ndarë përkohësisht nga ne.'- tha Rama.
TIRANË- Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në fjalën e tij me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë u shpreh se Shqipëria dhe Kosova kanë rrugë të përbashkët europiane.
Gashi foli para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës ku theksoi se thellimi i bashkëpunimit të dy vendeve është i domosdoshëm. Ai nënvizoi se Kosova tanimë ka një demokraci të zhvilluar.
“Republika e Kosovës është një storie suksesi kombëtare e ndërkombëtare, edhe pse jemi një shtet i ri, me përkrahjen e miqve tanë, ne kemi arritur të ndërtojmë një demokraci të qëndrueshme, me institucione funksionale, konkurrente për rajonin”, u shpreh ai.
Dita e sotme do të jetë një ditë historike, pasi për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve. Kjo është seanca e parë plenare e përbashkët mes kuvendeve. Mbledhja e përbashkët do të hapet nga fjalimet e kryeparlamentarëve të dy vendeve.
TIRANË- Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë ka kërkuar mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Këshillin e Evropës.
Gjatë fjalimit të tij me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Tahiri tha se ata i kanë borxh të gjithë heronjve dhe veprimtarëve që të ketë unifikim të shqiptarëve për aspiratat kombëtare.
“E kemi detyrë kombëtare, fal gjithë sakrificës që të punojmë dhe ta gjejmë rrugën që si njëri ndër popujt më të vjetër në Ballkan, të bëhemi popull lider në Ballkan, duket të jemi më të bashkuar, më të mirë, më të zhvilluar, më të përparuar dhe ta duam njëri-tjetrin më shumë. Këtë ua kemi borxh të gjithë atyre që kanë dhënë për Shqipërinë, shqiptarinë e Kosovën. Zoti e bekoftë Kosovën e Shqipërinë, Zoti e bekoftë këtë komb të bekuar”, u shpreh ai.
Dita e sotme do të jetë një ditë historike, pasi për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve. Kjo është seanca e parë plenare e përbashkët mes kuvendeve. Mbledhja e përbashkët do të hapet nga fjalimet e kryeparlamentarëve të dy vendeve.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk qëndroi në sallën e Kuvendit, kur fjalën e mori kryeministri Edi Rama. Për mediat e pranishme, ai uroi shqiptarët për ditën e pavarësisë, si dhe shprehu përuljen para figurave që bënë të pamundurën që Shqipëria dhe Kosova të ishin vende të pavarura. Më tej, Berisha nuk la pa akuzuar Ramën, për të cilin tha se është avokat i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
'Ju uroj shqiptarëve sot, gëzuar përvjetorin e pavarësisë, shpreh dhe përulem me nderimin më të madh përpara Ismail Qemalit, Ibrahim Rugovës dhe burrave të mëdhenj të botës që bënë të pamundurën që Shqipëria dhe Kosovës të jenë dy vende të pavarura. Një nderim i veçantë u përket atyre që derdhën gjak që sakrifikuan për lirinë dhe jetën që të jemi të pavarur. Asnjë komb nuk ka sakrifikuar për liri më shumë se shqiptarët. Nën udhëheqjen e komandantit Adem Jashari, shqiptarët kryen luftën e fundit në Europë dhe Kosova falë ndërhyrjes së NATO-s u bë e lirë. Por, sot nuk mund të mos ndalem të theksoj se aktualisht, në platformën e këtij parlamenti, po flet njëri nga dy armiqtë kryesorë të qenies së shqiptarëve që nga themelimi deri më sot, një nga armiqtë më kryesorë ët Kosovës, njeriu i njohur botërisht si avokati më i shpifur i padronit të tij, Alekandër Vuçiç, njeriu që në vend që të bëjë avokatinë e Kosovës, të mbrojë interesat legjitime të saj, kalon nga samiti në samit duke lobuar për Vuçiçin dhe Rusinë e vogël në zemër të Ballkanit, Serbinë. Edi Rama ka futur thika pas shpine ndaj Kosovës në mënyrë të vazhdueshme. Ai u përpoq të zhbëjë arritjet e saj, përfshirë këtu edhe skenarët për ndarjen e saj me Aleksandër Vuçiç. Për të justifikuar vasalitetin ndaj Vuçiçit, ai kërcënon me luftën e Vuçiçit. Në të gjithë këto qëndrime, ai rezulton të jetë një antishqiptar i rrezikshëm për kombin shqiptar.'- tha Berisha.
Po ashtu, ai komentoi edhe protestën e 6 dhjetorit.
“6 dhjetori protesta më e madhe do mbahet para Kryeministrisë, bashkia të mos përzihet se s’ka forcë në botë që mund të pengojë. Ramës i intereson dhuna atë ditë por bën mirë që as dyert të mos i blindojë se do bëjë lajm botëror. Jemi në protestë pro samitit dhe kundër Ramës”, tha Berisha.
TIRANË- Në Kuvendin e Shqipërisë është duke u mbajtur mbledhja e përbashkët e deputetëve të Shqipërisë dhe të Kosovës, për nder të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në momentin kur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka marrë fjalën, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë nga salla.
Ai mbajti një fjalim para gazetarëve, aty ku foli për Ramën dhe për protestën e 6 dhjetorit.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvendin e Shqipërisë, përballë deputetëve të Shqipërisë dhe të Kosovës. Gjatë fjalës së tij, kreu i Qeverisë shqiptare, deklaroi se 40 firmëtarët e pavarësisë së Shqipërisë, kanë pasur funde tragjike.
' Ja ku jemi bashkë, si asnjëherë më parë. Dua të them dicka që nuk kam pasur rastin ta them, sot nuk mund të lihet pa kujtuar se historia jetësore e atyre 40 firmëtarëve të pavarësisë përshkohet në funde tragjike. Dhe trajtimi i tyre i mëvonshëm, para dhe pas rënies së komunizimit është i kufizuar sporadikisht'- tha Rama.
TIRANË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbajti fjalën e tij gjatë mbledhjes së dy Kuvendeve Shqipëri-Kosovë. Ai u shpreh se dy vendet nuk duhet të ndalojnë së punuari së bashku. Po ashtu, kreu i Qeverisë së Kosovës, vuri theksin tek largimi i të rinjve nga vendi, situatë kjo e cila për të është shumë e rëndë dhe problematike. Në fund, Kurti mbylli fjalimin duke uruar shqiptarët për festën e pavarësië.
'Stërgjyshërit tuaj kanë kontribuar gjak e djersë për atë që ka emrin Shqipëri. Deklatrata mendohet se është shkruar nga Luigj Gurakuqi. Në këtë ditë duhet të vëmë të gjithë dorën në zemër, të pyesim nëse kemi bërë detyrën që kemi për atdheun. Të njohim fajet tona, të harrojmë armiqësitë që na ndajmë, ti japim dorën njëri tjetrit, e të betohemi se sot e mbrapa do luftojmë për nderin e kombit tonë.
Na duhet të jemi më shpesh bashkë, jo vetëm ne politikanët, të punojmë së bashku. Teksa në europën lindore po vinte demokracia, një shkencëtar politolog i madh thoshte se politikanët shqiptarë duke theksuar ndarjen po u jepnin arsye atyre që duan ti shohin të ndarë.
Nesër shënojmë 110 vjetorin e pavarësisë në Vlorë. Në Kosovë ne i gëzohemi çdo suksesi të qeverisë, si atyre të mëparshme dhe të tanishme. Keni bërë hapa të mëdhenj, ka bërë hapa në shumë fusha. Uroj që sukseset të mos iu ndalen dhe ti shtohen flamurit. Jam i sigurtë se kështu gëzoheni dhe ju. Jam i sigurtë për bashkëpunimin tonë, kemi abetaren e përbashkët. Kemi financuar së bashku fizibilitetin për hekurudhën e përbashkët. Të dashur qytetarë, nëse ndalojmë se punuari është rrezik, vendet tona ballafaqojmë me probleme, i rëndi është largimi i të rinjve. Sot nuk dua të flas për halle e probleme, por dua t'i drejtohem atyre që kanë marrë rrugën e kurbetit. Mërgimtarët janë burim demokratizimi e kulture që e marrin në vende të tjera, e di që nuk po shkoni për qejf por prej brengës. Ju garantoj se betejën do ta bëjmë deri në fund, Shqipëria bëhet, Kosova bëhet, trojet tona bëhen. Puna është rruga jonë, nderi dhe besa janë cilësite tona. Do i tregojmë botës se ashtu si nxjerrim këngëtarë e të tjerë, jemi të aftë të bëjmë shtetin. Mbarësi për të gjithë shqiptarët.'- tha Kurti.
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla bëri të ditur se nesër ai dhe një grup tjetër deputetësh do të shkojnë në Hagë, për t'i uruar komandantëve që janë në burg festën e Pavarësisë. Nga mbledhja e dy Kuvendeve, Balla po ashtu zbuloi se propozimi i PS-së është që mbledhja e ardhshme mes dy Kuvendeve të jetë në Prizren më 10 Qershor 2023.
FJALA E PLOTË E BALLËS:
'Nesër më 28 Nëntor, Adem Jashari do të festonte dy festa: 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindjen e tij të 67. Unë nuk e di se çfarë do të donte të na thoshte, apo të na qortonte nëse do të ishte këtu mes nesh sot Adem Jashari. Ai nuk e jetoi dot lirinë, nuk e arriti dot çlirimin, nuk e gëzoi siç do donte ditën e pavarësisë së Kosovës edhe pse dha gjithcka për t’i mbërritur. Kosovën, Bill Klinon do ta quante një fitore të paqes, një fitore për demokracinë dhe vlerat e saj duke nënvizuar se “edhe kombet e vogla” mund të fitojnë nëse e drejta qëndron pas tyre. “Kosova, për botën dhe për Shtetet e Bashkuara, për NATO-n qëndroi për diçka më të madhe sesa vetë (Kosova)”. E ndërsa flasim për këto vlera nuk duhet të harrojmë faktin e njohur ndërkombëtarisht dhe meritën e veçantë të Presidentit Rugova, i cili demokracinë e ktheu në doktrinë të shpëtimit të Kosovës dhe Perëndimin në aleat të saj.
Për çfarë do të na qortonte sot baca Adem? Ndoshta do të ishte dëshira e tij për të na parë më shumë sëbashku, më shumë të integruar, më shumë të koordinuar, më shumë të bindur se liria e Kosovës ka qenë një ëndërr e madhe qysh prej Kongresit të Berlinit në shekullin e 19-të, të cilën e arritëm me aq shumë sakrificë dhe në aleancë me perëndimin. Kështu si sot Adem Jashari do të donte të na shihte shpesh ne përfaqësuesve të Shqipërisë dhe Kosovës. Dhe ndoshta do të na qortonte për çkujdesjen tonë për të mbrojtur shkëlqimin e merituar të fitores dhe pastërtinë e luftës çlirimtare. Sepse, ndërsa ne i gëzoheshim fitores dhe shpalljes së pavarësisë, të tjerët, humbësit bashkë me aleatët e tyre u kujdesën mjeshtërisht që të njollosnin tinëz, luftën e ndritshme çlirimtare.
Qëndresa paqësore, beteja e drejtë për liri dhe demokraci e popullit shqiptar të Kosovës dhe valët biblike njerëzore që i iknin kasaphanës, vunë në lëvizje botën demokratike me një reagim të vendosur. Reagim që erdhi pas operacionesh barbare ushtarake spastrimesh etnike, që sollën si rezultat zhvendosjen e qindra mijëra civilëve, gjysmë milioni vetëm këtu në Shqipëri, Masakrat dhe spastrimet e pamëshirshme etnike në Kosovë janë një monument tmerri dhe errësire!
Janë 12.000 bij e bija nënash të cilëve ju grabit jeta, janë 20 000 gra dhe vajza që u përdhunuan… dhe ende sot: janë rreth 1600 persona të tjerë të vdekur e të pakallur, ose si i thonë në gjuhën burokratike: rezultojnë të zhdukur.
Dhe ende sot, të gjallët kërkojnë nëpër terr, të dashurit e tyre. Por Monumenti I Errësirës, nuk mbaron me kaq! Sepse sot, komandantët e UCK-së mbahen të arrestuar, në të njëjtin burg, sikur ata që urdhëruan masakrat në Kosovë, Srebrenicë e gjetkë, mbi bazën e disa akuzave të paqena, të një raporti dhe një rezolute turpi, për ata që e shkruan dhe ata që e votuan. Ne shqiptarët i jemi gjithmonë mirënjohës komunitetit ndërkombëtar dhe në mënyrë të veçantë SHBA-ve, të cilet morën përgjegjësinë dhe na erdhën në ndihmë. Nesër do shkojmë në HAGE që ti urojmë komandantëve festën e Pavarësisë. Ndërhyrja e parë e plotë dhe e vetme deri më tani, ushtarake e NATO-s në tokën europiane, e njohu luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që solli si rezultat pavarësinë e Kosovës.
Kjo po ishte Drejtësia që duhej vënë në vend. Lufta e Putinit në Ukrahinë e ka futur Europën në një Epokë të re rreziku. Lufta e Putinit po na risjell shumë analogji. Një ndër to lidhet me me faktin se Rusia po flet njëlloj për trafik organesh njerëzore në Ukrahinë. Duhet ta kishim mbrojtur dhe duhet ta mbrojmë legjitimitetin e luftës heroike të UÇK për çlirimin e vendit dhe duke qenë të bindur se pavarësisht se nuk mund të vendosen paralele midis masakrave çnjerëzore, spastrimeve etnike, vrasjeve, përdhunimeve, dhe krimeve të luftës, nga drejtues dhe anëtarë të makinerisë zyrtare luftarake serbe dhe paramilitarët e saj gjatë luftës në Kosovë, nga njëra anë, dhe integritetit e kauzës së drejtë të luftës së UÇK si reagim në mbrojtje të jetës dhe lirisë të popullit në Kosovë, nga ana tjetër, çdo dyshim për krime duhet zbardhur nga organet e drejtësisë sipas parimeve të procesit të rregullt ligjor, por se nuk mund të ketë çështje pafundësisht në hetim; çdo proces do duhet të mbarojë dikur, me qëllim që popujt të gjejnë focën të pajtohen e jetojnë së bashku duke shëruar plagët e së shkuarës.
Sot, duhet të mbajmë e ndjejmë seicili një ndjenjë faji se si duhet të sillet politika shqiptare në Kosovë e Shqipëri sot, që të jetë po aq e vlefshme sa sakrifica e jasharëve. Guximi për tu vrarë për liri është po aq i rëndësishem sa guximi sot për tu përballur në paqe me kundërshtarin dhe për të mbrojtur ëndrrën e të rënëve për liri. Duke mos harruar se fitoren e arritëm me perëndimin në krah dhe duhet të mbyllet e të sanksionohet në aleancë me Bashkimin Europian dhe NATO-n. Kolegë deputetë, Ndërsa vitin e ardhëm festojme 145 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, do të propozoja që Takimi i radhës i dy kuvendeve tona të jetë ne Prizren më 10 Qershor 2023.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj theksoi kundërshtimin e PD-së ndaj projektit ‘Open Balkan’ projekt i cili sipas tij së fundmi nga Parlamenti Evropian u vlerësua si papërputhshëm. Alibeaj tha gjatë seancës së përbashkët mes deputetëve të Kosovës dhe Shqipërisë se PD do ta shihte Serbinë nëpërmjet syve të Kosovës.
'Partia Demokratike është e percaktuar në qëndrimin se dhe një ndër çështjet më delikate në rajon, siç është ai i i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ka të gjithë mbështetjen tonë për t'u zgjidhur ne dialog, por në ç'do rast ne, Partia Demokratike, do ta shohim Serbinë vetëm përmes syve të Kosovës. Ne jemi për paqen midis popullit serb e atij shqiptar, por të palekundur mendojmë se të drejtën e shpalljes së kësaj paqeje e ka Kosova e populli i saj.
Edhe pse në një mosdakordësi të plotë me qeverinë aktuale në Tiranë, PD ka votuar e mbështetur pa asnjë dilemë, çdo nisme që shkon në mbështetje apo me pjesmarrjen e Kosovës. Kemi mbështetur mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive dhe kemi kërkuar që marrëveshjet të implementohen në terren në mënyrë aktive e të mos mbeten në letë.
Kundërshtitë tona energjike ndaj një projekti si ish-minishengen apo Open Ballkan, i cili së fundmi edhe nga parlamenti evropian në dokumentin e strategjisë se zgjerimit u vlerësua me rezerva kundërshtuese, si i papërputhshëm me normat evropiane dhe që nuk garanton gjithëpërfshirje. Kundërshtitë tona për këtë projekt kanë qenë mbi të gjitha, se Kosova kurrë nuk e pranoi, se ky ishte e mbetet një projekt që e fut çështjen e Kosovës dhe rolin e shqiptarëve në Ballkan në një rrugë të dyshimtë e të paqartë.'-tha Alibeaj.
TIRANË- Gjatë mbledhjes së përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, ka mbajtur fjalën dhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.
Gjatë fjalimit të tij Sveçla e cilësoi 28 nëntorin si ditën më të rëndësishme të kombit shqiptar, ku foli për sakrificat që bënë shqiptarët për të çliruar vendin e ndërtuar shtetet.
"Përvoja e jonë si shqiptarë nuk ka qenë e qetë, ne nuk përjetuam periudha të gjata e të qeta të ndërtimit të shtetit tonë. Na është dashur të punojmë me regjime që jo patjetër kanë qenë në përputhje me qëllimin dhe interesat jetike të kombit tonë”.-tha Sveçla.
Sveçla tha se shqiptarët kanë patur vuajtjet më të mëdsha nga luftërat por kurrë nuk u dorëzuan dhe luftuan deri në fund për pavarësinë dhe lirinë, gjë e cila u finalizua me çlirimin e Kosovës.
“Siç na mëson edhe poeti ynë i madh i ndërgjegjes, Migjeni, në forma dhe akte rezistence nga më të ndryshmet nuk i duam humbjet prore. Ne vepruam si një popull edhe pse ne troje të ndara. I shuam barrierat që na vendosën armiqtë”.-shtoi Sveçla.
Gjithashtu, Sveçla foli edhe për pikëkalimet kufitare dhe lehtësirat që do të krijohen për kalimin e tyre.
Dita e sotme do të jetë një ditë historike, pasi për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve. Kjo është seanca e parë plenare e përbashkët mes kuvendeve. Mbledhja e përbashkët do të hapet nga fjalimet e kryeparlamentarëve të dy vendeve.
TIRANË- Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, në fjalën që mbajti në mbledhjen e përbashkët të parlamenteve të Kosovës e Shqipërisë me rastin e 110-vjetorit, u shpreh se krerët e UÇK-së të cilët janë të akuzuar në Hagë në Dhomat e Posaçme, janë heronj e jo kriminelë lufte.
“Është gabim mos të punosh për të jetësuar bashkimin kombëtar. Kemi detyrimin të afrojmë të rinjtë me programe të përbashkëta arsimore. Krijimi i comunuelthit ekonomik me Lekun si monedhë të përbashkët. Krijimin e Akademisë të përbashkët të Shkencave. krijimi një komisioni të përbashkët parlamentar që do koordinonte nismat ligjore dhe agjendën politike. Duhet t’i japim jetë kombit modern shqiptar, më i madh në numër dhe me resurse më të mëdha. Duhet të kujtojmë që Shqipëria sot nuk është ajo që shpalli Ismail Qemali. Rrethohemi nga shqiptarë në të katër anët. Kjo sallë ka mungesa të mëdha sot, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e të tjerë. që akuzohen në Hagë. Lufta e UÇK faqe lavdie në historinë e kombit dhe ata që i dalin zot kombit janë heronj jo kriminele lufte. Nuk mund të humbim në paqe atë që fituam me luftë”, tha ajo.
TIRANË- Kryetari i Parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca, gjatë fjalës së tij në seancën e përbashkët që po mbahet mes Kuvendeve të Kosovës e Shqipërisë me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë, u shpreh se popullin e Kosovës e ka mbajtur gjallë dashuria për tokën, kombin dhe gjuhën shqipe.
“Jemi me ju dhe ju kemi në zemër. 28 nëntori mban në zemër ëndrrat tona kolektive dhe dashurinë e madhe për kombin. Kjo ditë ka simbolikën e vet për të mbajtur gjallë emocionet, krenarinë, gatishmërinë tonë. 28 nëntori është i Shqipërisë aq sa është i Kosovës. Kur ishim të shtypur e jetonim nën terrorin jugosllav, popullin tonë e mbajti gjallë dashuria për tokën, kombin re gjuhën shqipe."- shpreh Konjufca.
Ai përmendi faktin që Serbia vazhdon të luftoj shtetin e Kosovës si nga brenda edhe jashtë, dhe se synimi i saj është destabilizimi i Kosovës.
"Rruga ishte e gjatë dhe aspak e lehtë. Dy ngjarje kanë qenë të rëndësishme, ardhja e demokracisë në Shqipëri dhe çlirimi i Kosovës pak vite më vonë. Ne shqiptarëve historia na ka mësuar se aq sa duhet të festojmë duhet të reflektojmë. Bota sot është më pak e sigurt se dje si fakt i luftës në Ukrainë. I vetmi shtet i lidhur me Rusinë është Serbia, na lufton nga brenda e jashtë. Sa më afër njëra tjetrës Shqipëria e Kosova aq më lehtë mund të mbrojmë interesat e kombit tonë.
Rrnoftë dita e flamurit. Rrnoftë kombi shqiptar”, përfundoi Konjufca.
Dita e sotme do të jetë një ditë historike, pasi për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve. Kjo është seanca e parë plenare e përbashkët mes kuvendeve. Mbledhja e përbashkët do të hapet nga fjalimet e kryeparlamentarëve të dy vendeve.
TIRANË- Deputeti demokrat, Lulzim Basha nuk mungoi në seancën e sotme historike, të mbledhjes së dy Kuvendeve Shqipëri-Kosovë. Ai ka ndarë një selfie, së bashku me politikanët e Kosovës, që janë ulur pranë tij. Basha thotë se dita e sotme është një moment i bukur dhe emocionues në prag të ditës së Pavarësisë.
'Nisim sot mbledhjen e parë të përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës. Një moment i bukur dhe emocionues në prag të ditës së Pavarësisë dhe themelimit të Shtetit shqiptar'- shkruan Basha në Tëitter.
Nisim sot mbledhjen e parë të përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës. Një moment i bukur dhe emocionues në prag të ditës së Pavarësisë dhe themelimit të Shtetit shqiptar ???????????????? pic.tëitter.com/Kmbn0FxoFE
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 27, 2022
Kjo shënon një ditë historike për dy vendet, pasi është mbledhja e parë mes dy Kuvendeve. Ligjvënësit e të dy vendeve e ngritën në këmbë për të nderuar himnet kombëtare të dy vendeve përpara se të niste seanca e jashtëzakonshme plenare.
TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë seancës së përbashkët mes kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës, ka thënë se vendi ynë do të vazhdonte të kërkonte liberalizimin e vizave për Kosovën. Ministrja tha se së shpejti në të dy anët e Drinit, do të valëvitej edhe flamuri i Bashkimit Europian.
“Shqipëria ka qenë dhe do të jetë një nga avokatet më të zëshme të Kosovës për liberalizimin e vizave. Ne e gjykojmë aburde sesi ekziston regjimi i vizave. Sesi ata që sot në Kosovë kanë moshë gjyshërish lëviznin lirisht në kohën e ish Jugoslllavisë ndërsa nipërit e tyre sot janë të izoluar. Rajoni duket se i ka mbyllur hesapet me luftën por paqja nuk është kurrë një ekuilibër. Dua të përmend një fakt, memorandumet mes Shqipërisë dhe Kosovës po i afrohen numrit, 200. Duhet të dëshmojnë qartë, shpejt në të dy brigjet e Drinit do valëvitet edhe flamuri i Europës. Për ne kjo është e vetmja zgjidhje”- u shpreh Spiropali.
TIRANË- Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ishte e para që hapi seancën e dy kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës që mbahet në Tiranë. Ajo tha se dikur mbledhja e shqiptarëve në një kuvend na dukej ëndërr ndërsa renditi disa nga sfidat ndër vite që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë dhe deri më sot.
“E shënuar e para herë, ditë e bukur dhe e paharrueshme kjo e sotmja ku dy kuvendet mblidhen për të kremtuar 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Dikur edhe si ëndërr nuk nga shfaqej ky moment nga pengesat e historisë. Shqiptarët e gjetën shekullin e tyre ngado ku ata u nisën. Asnjëherë nuk i ikën privilegjit dhe nderit që id ha emri shqiptar.
U bë Shqipëria dhe Kosova. U bënë shqiptarët qytetarë të denjë të civilizimit që i përkasin. Nder dhe lavdi burrave të pavaresisë. Shqipëria dhe Kosova sot janë dy shteteve të pavarura. Ajo që ndodhi më 28 nëntor nuk ishte gjithçka që shqiptarët dëshironin por guri i themelit mbi të cilin do ndërtohej e ardhmja. Mbi supet e luftëtarëve të lidhjes së Prizrenit, të Dedë Gjo Lulit, të Isa Boletinit dhe të Isamil Kadaresë letërsia e të cilit i bëri shqiptarë të përbotshëm. Ata që luftuan kundër okupatorëve. Sot është dita dhe vendi për të kujtuar martirët e burgjeve komuniste, të gjithë ata që nuk e humbën kurrë besimin te liria. Po ashtu edhe studentët e dhjetorit.
Historia është edhe një shkollë ku kemi arkivin tonë që na sjell në mendje ngjarjet por edhe vitet e mbrapshta me emrat nga të cilët duhet të ruhemi. Në jo pak raste ne mendojmë sin ë kushtet e barrierave të dikurshme. Sfidat e shqiptarëve në shekullin ku kemi hyrë janë të përbashkëta. Sot Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe ka hapur negociatat për anëtarësim në BE. Nder i madh për vendin tonë 6 Dhjetori. Në këto dekada kemi qenë të ndarë në mur por kemi pasur në qendër të vetëdijes njëri tjetrin. Thyem besëtytnitë dhe paragjykimet. Shtetet shoqëritë dhe burimet tona janë komplementarre. Zhvillimi kulturor ekonomik ndihmon pjesët e tjera.
Kjo vetëdije nuk i kundërvihet asnjë bashkësie tjetër në rajon dhe Europë. Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkëndajnë përgjegjësinë për t’i shndërruar kufijtë shtetëror mes dy vendeve në formalë. Për këtë përgjegjësi kanë dy kuvendet tona. Shqiptarët, pasardhësit e Nënë Terezës do dinë të bëjnë më të mirën. Zoti e bekoftë kombin shqiptar”, deklaroi Nikolla.
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë nuk ka qënë asnjëherë më plot se sot. Dy Kuvendet, ai i Shqipërisë dhe i Kosovës kanë mbushur sallën e parlamentit.
Kjo shënon një ditë historike për dy vendet, pasi është mbledhja e parë mes dy Kuvendeve. Ligjvënësit e të dy vendeve e ngritën në këmbë për të nderuar himnet kombëtare të dy vendeve përpara se të niste seanca e jashtëzakonshme plenare.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Albin Kurti u takuan në oborrin e Parlamentit shqiptar. Ata u pritën me këngë dhe valle shqiptare. Më pas dy liderët dhe kryeparlamentarët realizuan foton e përbashkët në derën kryesore të Kuvendit Shqiptar.
Dita e sotme do të jetë një ditë historike, pasi për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve. Kjo është seanca e parë plenare e përbashkët mes kuvendeve. Mbledhja e përbashkët do të hapet nga fjalimet e kryeparlamentarëve të dy vendeve.
TIRANË- Delegacioni i Kosovës ka mbërritur në Tiranë, pak para nisjes së mbledhjes së dy kuvendeve në kuadër të 110 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca është pritur nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.
Dita e sotme do të jetë një ditë historike, pasi për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve. Kjo është seanca e parë plenare e përbashkët mes kuvendeve. Mbledhja e përbashkët do të hapet nga fjalimet e kryeparlamentarëve të dy vendeve.

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në ambientet e jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, për të marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës. Ai u njoh me stendat që janë vendosur në oborrin e Kuvendit. Në fund, Berisha la një koment. Ai kërkoi që të vendosej dhe një stendë tjetër, mirëpo të ishte e zezë e në të të shtohej emri i Ramës pasi e cilëson armik dhe vëlla të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
'Do doja të kishit një stendë të zezë ku të vendoseshin personalitete antikombëtare, si Enver Hoxha dhe Rama, si vëllai i Vuçiç. Historinë duhet ta shikojmë siç është.'-tha Berisha.
Dita e sotme do të jetë një ditë historike, pasi për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve.